Kronikë

  • Shqipëria në luftën kundër ISIS dhe përpjekjet e përbashkëta ndërinstitucionale kundër terrorizmit strategjia që do të ndjekë ajo në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.Kjo është tema kryesore që po diskutohet në një tryeze të rrumbullakët me politikëbërës, ekspertë si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.Kreu i SHISH Visho Ajazi Lika në fjalën e tij në këtë tryezë tha se Shqipëria është në vijën e parë të frontit të kësaj lufte dhe se për ta parandaluar duhet kushtuar më shumë vëmendje nga shkolla nga shteti shoqëria dhe familja 

     
  • Rama: Mos prisni ndryshime
    në qeveri, nuk ka as zgjedhje

    Rama e Meta mbledhin njesine e koordinimit te koalicionit qeverises. Rama: Mos prisni asgjë tjetër përveçse forcimit të linjës së reformave dhekonsolidim të reformave. Meta: Ky është një koalicion shumë i qëndrueshëm, që po funksionon në mënyrë mjaft konstruktive dhe të dobishme  VIDEO

  • Kapet në Durrës ish-polici i
    përfshirë në vrasjen e Nikajt

    Ish efektivi i policisë Mirsad Kucanaj i dyshuar si pjesë e atetnatit ku u ekzekutua Enton Nikaj është arrestuar nga forcat RENEA. Kontrolle janë kryer në Tiranë, Durrës e Laç ndërsa ende në kërkim rezultojnë 4 bashkëpunëtorët e tij mes tyre dhe biznesmeni i lojërave të fatit Ervis Martinaj.
    VIDEO- Arrestimi i Kucanaj
    Plumb në kokë Nikajt, la burgun para 3 muajve
    Një i dyshuar, ish-efektiv policie
    Morën pistoletat e makinën e Nikajt

  • Sekuestrohen 130 kg kanabis në
    portin e Durrësit, pranga 49 vjeçarit

     Policia e Durrësit ka kapur 130 kilogramë hashash në port që po tentohej të trafikohej në Itali me anë të një trajleri, ndërsa është arrestuar transportuesi Besnik Goxho  49 vjeç nga qyteti i Gjirokastrës VIDEO  FOTO

  • Gjobat e larta, tregtarët ngrihen
    në protestë para kryeministrisë

    Dhjetra tregtarë protestuan këtë mëngjes në sheshin para kryeministrisë kundër ligjit për procedurat tatimore.Tregtarët u mbledhën në kryeqytet kundër masave të rrepta sipas tyre ndaj biznesit. Protesat e bizneseveu përshkallëzua edhe në shkallë vendi. Mëngjesin e kësaj të premteje kanë nisur të protestojnë bizneset edhe në qytetin e Korcës.  FOTO

  • Celularët, rregjistrimi i IMEI-t, ja
    kush rrezikon 30 mijë lekë gjobë

    Do të rregjistrohen të gjithë aparatet e telefonave celularë që tatimpagues të shumicës dhe të pakicës importojnë dhe tregtojnë në Shqipëri. Ka një problematikë disavjeçare në tregtinë e telefonave celularë, që e ka detyruar ligjvënësin të shtojë një nen i veçantë në ligjin e procedurave tatimore, ku përcaktohet ngritja e Bazës së të Dhënave të Numrave IMEI dhe detyrimi i tatimpaguesve për të populluar me të dhëna këtë bazë. 

  • Eksluzive/Arrestimi i Zaganit gjatë
    operacionit të koduar “Hidrovori”

    Emri i Dritan Zaganit, ish- shefit të antidrogës në Policinë e Fierit, është bërë për herë të parë publik gjatë operacionit të koduar “Hidrovori”. Operacioni është drejtuar nga prokurori i Krimeve të Rënda Anton Martini, i cili ka vënë në pranga 9 persona të lidhur me trafikikmin drejt Italisë të një sasie prej 900 kg lënde narkotike.

  • Vendimi i Strasburgut për pronat 
     rrëzohet ulja e çmimit të tokës

    INTERVISTA/ Sekretari i përgjithshëm i shoqatës “Pronësi me Drejtësi” Agim Toro në një intervistë të dhënë për Shqiptarja.com shprehet se Gjykata e Strasburgut nuk do të pranojë çmimet e reja të vlerësimit të tokës për efekt të kompensimit. Sipas tij, me një vendim të marrë tre ditë më parë, Gjykata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut u ka dhënë të drejtën ish pronarëve të cilët janë shprehur kundër uljes së vlerës së tokës në vitin 2014. Ndaj Toro shprehet se dhe ligji i ri nuk do të respektohet. “

  • Fushë-Krujë, minë anti-tank në
    banesën e policit, nuk shpërthen

    Gjendet në Fushë Krujë një minë anti-tank në banesën e një polici e cila fatmirësisht nuk ka shpërthyer. Mina është vendosur në banesën e një policvi me inicialet L.D në fshatin Luz. Policia dhe grupi hetimor janë kanë mbërritur në vendngjarje menjëherë sapo janë njoftuar nga qytetarët dhe kanë nisur hetimet VIDEO 

  • EKSKLUZIVE/ Çështja "Zagani" 
    historia e vërtetë e Anna Poggit

    Prej disa ditësh pranë emrit të Dritan Zaganit disa media kanë vendosur dhe emrin e Anna Poggi-t, prej 6 vitesh kreu i zyrës italiane të Interpolit në Tiranë dhe prej disa muajsh e transferuar me të njëjtën detyrë në Slloveni. Cfare fshihet në të vërtetë pas kësaj oficere policie italiane? Cfarë roli ka pasur në këtë ngjarje, që nga një hetim i thjeshtë antidrogë po transformohet në një rrebesh politik? Shqiptarja.com ka investiguar këtë çështje dhe falë informacioneve dhe dokumenteve ekskluzive tenton të hedhë dritë mbi këtë histori.

  • Janullatos në Panairin e Librit
    shfleton “Çamët myslimanë të Epirit”

    Krypeshkopi i Kishës autoqefale Shqiptare, Janullatos, ka vizituar sot pasdite Panairin e Librit “Tirana 2015”. Ndërsa ka shëtitur stendat e shtëpive botuese së bashku me priftërinjtë që e shoqëronin, kryepeshkopi Janullatos ka ndalur në stendën e shtëpisë botuese “Toena”. FOTO

  • Kuvendi voton Manjanin në krye
    të Drejtësisë, opozita del kundë

    ​Kuvendi ka miratuar me 81 vota pro emërimin e Ylli Manjanit si ministër i ri i Drejtësisë, ndërsa 27 deputetë të opozitës votuan kundër. Nga ana tjetër shkarkimi i Nasip Naços u miratua me 104 vota pro dhe dy vota abstenim ndërsa nuk pati vota kundër.

  •  Laboratori i kriminalistikës, zjarri
     nga nxehtësia e çliruar nga llambat

    Zjarri në laboratorin e Kriminalistikës është shkaktuar nga dy llamba luminishente të prodhimit kinez, që kanë burim nxehtësie përtej standardit të 70 gradëve. Kjo është përgjigjja e ekspertëve, e dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës, mbi ngjarjen që shkaktoi akuzat e opozitës ndaj ministrit të Brendshëm, pasi - sipas saj, - me këtë zjarr ai ishte njeriu, që kishte zhdukur provat për trafikantët.

  • ​Filip Çakuli Berishës: Djali yt e bën
    gjumin top, nuk ka shtyp asnjë dele

    Ish-kryeministri, Sali Berisha ka komentuar gjatë seancës së sotme parlamentare emërimin e Zhani Çakulit si drejtor i Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit pas dorëheqjes së Luneda Sufalit.

  • Një nga autorët e dyshuar të
    vrasjes së Nikajt, ish-efektiv policie

    Një nga autorët e dyshuar për vrasjen  e ndodhur një ditë më parë në Linzë, është ish-efektiv i Policisë së Tiranës. Burime nga policia konfirmojnë se ish-efektivi Mirsad Kuçanaj ka qenë polic i patrullës së përgjithshme të policisë në komisariatin 2 në Tiranë nga viti 2004 deri në 2013. 

  • Reforma në drejtësi, konsultime për
    paketën e ndryshimeve nëntor-dhjeto

    Në kuadër të Reformës në Sistemin e Drejtësisë do të zhvillohet prezantimi dhe konsultimi publik i paketës së ndryshimeve kushtetuese, i përqendruar në katër tryeza qendrore, që do të zhvillohen në Tiranë, gjashtë tryeza rajonale me përfaqësues të shoqërisë civile dhe grupet e interesit, si dhe nëntë tryeza në tryeza në qendra universitare, ku do të zhvillohen bashkëbisedime me pedagogë dhe studentë të Fakulteteve të Drejtësisë.

  • ​Vranë pensionisten në Mal të Zi
    arrestohen tre persona në Pukë

    Policia ka arrestuar tre të rinj të cilët dyshohet se kanë vrarë një pensioniste 67-vjeçare në tentativë për ta grabitur. Të arrestuarit janë  A. P., 16 vjeç, Adrijan Pjetri, 27 vjeç dhe A. P., 17 vjeç, të tre banues në fshatin Arës-Miliska, Thumane, Krujë. Këta tre persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin tjetrin kanë kryer veprën penale të vjedhjes me dhunë me pasojë vdekjen e shtetases S. B., ndodhur në  qytetin Ulqin, Mali i Zi, ku mbeti e vdekur Stana Bozoviç.

  • Durrës, qindra nxënës emigrojnë
     në Gjermani, DAR konfirmon

    Emigrimi i familjeve durrsake drejt vendeve të Europës ka sjell një ulje të numrit të nxënësve në shkollat 9-vjeçare. Një gjë të tillë e pranon edhe drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Durrës Lindita Muka, e cila  thotë se shifrat nuk janë aq sa thuhen në media. Sipas saj nxënësit e riatdhesuar do të pranohen sërish në shkollë.

  • Kuvend, Peleshi: Brenda 10 vitesh
    merr fund çështja e kthimit të pronës

    Zv/kryeministri Niko Peleshi tha sot nga salla e Kuvendit, se  Shqipëria e dy viteve të fundit, është Shqipëria e standardeve të tjera. Duke u ndalur tek standardi i respektimit të të drejtave të njeriut, numri dy i qeverisë nënvizoi se “Shqipëria nuk është sot vend i kulluar i të drejtave të njeriut, por nuk është as vendi ku e drejta e qytetarëve  për të protestuar shtypet me zjarr e viktima siç ndodhi në 21 janar.  Nuk është as vendi ku gazetari plagoset në rrugë e detyrohet më pas të kërkojë azil jashtë vendi”.

  • Fier, zjarri shkrumbon një banesë
    dy-katëshe, s'ka persona të lëndua

    Një banesë dy-katëshe në lagjen “15-tetori” në Fier është shkrumbuar nga zjarri si pasojë e një shkëndije elektrike. Në momentin e përhapjes së flakëve, në banesë ndodheshin 3 pjesëtaret e familjes Zeqiri, të cilët fatmirësisht kanë mundur të largohen në kohë duke i shpëtuar flakëve.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv