Kronikë

  • Takimin e parë si ministër Drejtësie, Ylli Manjani e ka zhvilluar me ambasadorin amerikan në vendin tonë dhe kreun e delegacionit të Bashkimit Evropian. Pak minuta pasi Naço i dorëzoi detyrën në një ceremoni zyrtare, Manjani priti në zyrën e tij, ambasadorin Donald Lu dhe ambasadoren Romana Vlahutin.
  • Rama: PS ka sot në dorë fatin
    e vendit për 25 vitet e ardhshme

    Në kuadër të takimeve në çdo qytet me moton “Me Partinë Socialiste për të pastruar më tej Shqipërinë”, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Lezhë. Në fjalën e mbajtur, Rama u ndal gjatë tek reformat e nisura nga qeveria, që siç tha ai ende nuk kanë dhënë rezultat. Kryeministri theksoi se, sot qeveria ka në dorë fatin e vendit për 25 vitet e ardhshme.  VIDEO-Fjala e Ramës

  • Në 2013 Martinaj kërcënoi me jetë
    shefin e Komisariatit, dosja u pushua

    Elvis Martinaj i shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës si i dyshuar për vrasjen e Enton Nikës në vitin 2013 në kulmin e operacionit "Marrëzia e Fundit" për lojërat e fatit është denoncuar për kanosje nga ish-shefi i komisariatit numër 2, Engjëllush Avdylaj, aktualisht shef komisariati në Malësinë e Madhe.

  • Zgjedhjet e FRPD, Vlora voton e
    para, Tirana voton më 6 dhjetor 

    Zgjedhjet për kryetarin e ri të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, nisin këtë të diel me Kuvendin e Vlorës. Pas thuajse një muaji fushate intensive të 6 kandidatëve dhe procesit të anëtarësimeve në të gjithë vendin, i lihet vendi Kuvendeve ku do të ballafaqohen programet dhe platformat e kandidatëve si dhe anëtarësisë të cilët sipas parimit “një anëtar, një votë”, do të zgjedhin kandidatin e preferuar

  • ​Rama: Ka përgjysmim të kërkesave të
    azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani

    Kryeministri, Edi Rama dje gjatë një vizite 1-ditore në Gjermani është takuar me Kancelarin e landit të Hessen, Volker Bouffier si edhe me Kryetarin e Parlamentit rajonal Norbert Kartmann, në kuadrin e programit të takimeve për të zhvilluar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe landeve gjermane.  FOTO

  • Shkarkohen nga detyra truprojat e
    Nishanit pas konfliktit në Presidencë

    Garda e Republikës liron nga detyra dy ish-truprojat e presidentit Nishani, Krenar Ahmeti dhe Hazbi Pëllumbi.

  • Naço i dorëzon detyrën Manjanit
      'Korrupsioni armiku kryesor"
    VIDEO/ Naço-Manjani takim në kafe

    Ylli Manjani, pas miratimit të dekretimit të tij si ministër Drejtësie dhe pas betimit në presidencë, ka marrë zyrtarisht detyrën. Ish-ministri, Nasip Naço në ceremoni i dorëzoi atij dosjen e reformave të arritura dhe të nisura nën drejtimin e tij. FOTO
    Kuvendi voton Manjanin në krye të Drejtësisë, opozita del kundër

  • I dyshuari për vrasjen në Linzë,
    Martinaj dënohet me 90 ditë burg

    Gjykata e Tiranës ka dënuar në mungesë këtë të premte Ervis Martinaj me 90 ditë burg për organizim të lotarive të palejuara, ndërkohë Martinaj prej 48 orësh rezulton personi më i kërkuar për Policinë e Tiranës pasi është i dyshuar se në bashkëpunim me disa shokë të tij vrau për shkak të një borxhi Enton Nikaj në parkingun e lokal “Muragës” në periferi të Tiranës.

  • 30 mijë të pastrehë, Gjermeni
    paraqet strategjinë 10-vjeçare

    Në Shqipëri janë rreth 35 mijë persona të identifikuar si të pastrehë, të cilët kanë aplikuar në programet sociale për strehim. 14% prej të cilëve kanë mundur të përfitojnë nga programet sociale të strehimit për periudhën 2005 – 2014. Ndërsa për 10-vjeçarin e ardhshëm (2015- 2025), MZHU synon që të rritet më të paktën 50 – 70% numri i përfituesve nga programet sociale të strehimit.

  • KLD hap garën për kreun e Apelit
    Malajt i përfundon mandati në shkurt

    Këshilli i lartë i drejtësisë vendos të hapë garën për zgjedhjen e ri të kryetarit të Gjykatës së Apelit në Tiranë.

  • Wilton: Egoizmi dhe korrupsioni
    mund të shkatërrojnë Shqipërinë

    Prezenca e OSBE-së në Tiranë ka qenë shumë aktive me procesin e reformës në drejtësi. Robert Wilton, zëvendës-shefi i këtij misioni mendon se kohëzgjatja e saj nuk është problem; është më mirë të bëhet mirë sesa të bëhet shpejt. “Retorika për reformën nuk duhet të jetë aq histerike sa të mos e bëjë të mundur arsyen,” – thotë ai, duke iu drejtuar palëve dhe rreshton në këtë intervistë disa çështje. Wilton mendon se të gjithë janë përgjegjës për situatën aktuale të drejtësisë në Shqipëri, ndaj të gjithë duhet të marrin përgjegjësi për ndryshime pozitive.

  • Tepelenë, protestojnë infermierët
    e shkarkuar: Reformë e politizua

    Rreth 85 infermierë dhe sanitarë në Spitalin e Tepelenës dhe Memaliajt, kanë dalë sot në protestë kundër reformës së shkurtimit të personelit të spitalit. Sipas tyre, reforma bëhet mbi bazë të bindjeve politike.

  • Lu: Ministrat dhe deputetët
    kriminelë i tremben drejtësisëVIDEO/Fjala e plotë e ambasadorit

     Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu në takimin e parë konsultativ për reformën në drejtësi ka folur hapur për “penguesit” e kësaj reforme. Lu tha se kësaj reforme i tremben ministrat e korruptuar, deputetët kriminelë, gjykatësit e paaftë dhe prokurorët e korruptuar. "Kush i trembet më shumë reformës në drejtësi? Unë e di kush, ministrat e korruptuar, deputetët kriminelë, gjykatësit e paaftë, dhe prokurorët që marrin paratë tuaja kur nuk e ndjekin penalisht dikë”, tha ambasadori amerikan

  • Sarandë, 5 ushtarë në pranga
    vodhën karburant nga anija luftarake 

    Erion Lala, Adrian Mehmeti, Vangjel Shyti,  Afrim Buxhela dhe  Ardit Avduli jane kapur nga koleget e tyre pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin tentuan të vidhnin një sasi prej 250 litra karburant nga një anije luftarake. Të pestë janë shoqëruar për në komisariatin e Sarandës. 

  • Lezhë, qëlloi me plumba manovër
    gjatë sherrit, 22-vjeçari në kërkim

    Një 22-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Lezhës pasi gjatë së enjtes u përfshi në një konflikt me armë me dy persona të tjerë. Vitor Gjini është përleshur me Agustin Sherrin dhe Almario Perkolën, të dy të arrestuar, ndërsa një i katërt, Pal Paluca ka ndërhyrë t'i ndajë, edhe ky i arrestuar për moskallëzim krimi. 

  • Itali, kokainë në bidonë me benzinë
    shqiptarët kamuflim pas të miturve

    Katër shqiptarë kanë rënë në pranga të policisë italiane për shpërndarje të lëndëve narkotike në dy Romë dhe Napoli. Sekuestrohen 20 kg kokainë, që nëse hidhej në treg kapte vlerën e 1 milion euro. Shqiptarët e tregtonin kokainën në bideona benzine, shoqëroheshin me të mitur për të mos ngjallur dyshime. Në Napoli kapet shqiptari me 115 kg marijuanë në furgon.

  • "Mos u përdorni nga mashtruesit 
    nuk ju vjen e keqja nga formalizimi"

    Shefi i mazhorancës Edi Rama i dha përgjigje protestës së qindra tregtarëve që u ngritën këtë të premten para kryeministrisë për të kundërshtuar ligjin për procedurat tatimore i cili parashikon gjoba të larta dhe burgosje për bizneset në informalitet. Shefi i qeverisë i bëri apel që të mos përdoren për qëllime politike, duke sqaroi se për tregjet e komunitetit janë parashikuar procedura lehtësuese.

  • "Buon Giorno" prangos dy
    mirditorë, tregtuan 15 kg kanabis

    Policia e Lezhës ka shpallur në kërkim 2 të rinj  dhe ka arrestuar 2 të tjerë pasi në bashkëpunim po tregtonin lëndë narkotike. Policia bën me dije se lënda narkotike ishte e paketuar dhe e presuar në 3 pako dhe ishte gati për shitje.  

  • Ja si i trajton Ministria e Kulturës
    ikonat e sekuestruara të Thimios

    Dy vjet pasi qëndruan nën sekuestro në ambientet e Galerisë Kombëtare të Arteve, ikonat qindra vjeçare të koleksionistit Gjergji Thimio, aktualisht në burg, janë transferuar në Muzeun Kombëtar. Lëvizja e tyre nga Galeria tek Muzeu është një skandal, pasi ikonat me vlerë të rrallë janë transportuar me furgon policie dhe në kushte skandaloze, më keq se të ishin mallra për t'u hedhur. VIDEO  FOTO
    INTERVISTA/ Frederik Stamati: Restaurimet në dorë të sharlatanëve

  • 6 vite burg/ E gënjeu me makarona
     donte ta përdhunonte 9-vjeçaren

    Hynte dhe dilte në shtëpinë e djalit të tezes, por një ditë ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur. Ngjarja ka ndodhur në muajin Prill të 2015 ku F. Mile 57 vjeç, ka tentuar të abuzojë seksualisht me vajzën 9 vjeçe të djalit të tezes, teksa e kishte gënjyer se do i bënte makarona. Gjykata e denon me 6 vjet.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv