Kronikë

  • Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përfunduar hetimin dhe dërgon për gjykim kërkesën ndaj 4 shtetasve, të akuzuar për trafikimin 2365 kg lëndë narkotike kanabis sativa. Burim Gjunkshi, administrator i shoqërisë së transportit “Donjeta”, lindur dhe banues në Maqedoni; Aco Nikolovksi me shtetësi maqedonase, shofer kamioni, si edhe Julian Byzyka dhe Armand Kuçi akuzohet se janë përgjegjës për trafikun e mbetur në tentativë. 
  • Zhvillohet parada e katërt e LGBTI
    këtë fundjavë, të ftuar edhe zyrtarë

    Këtë fundjavë aktivistët LGBTI do të zhvillojnë paradën e katërt me biçikleta në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe përgjatë bulevardit “Zogu I”. 

  • Muçaj: Mbyllja e ‘Gylen’ në Shqipëri
    s'është kusht i Turqisë për investimet

    Ambasadori shqiptar në Turqi Genci Muçaj, i ftuar në studion e A1Report ka deklaruar sot se propozimi i presidentit turk Rexhep Taip Erdogan për mbylljen e bizneseve të kundërshtarit të tij Fetullah Gylen nuk është kusht për investimet që qeveria turke do të sjellë në Shqipëri. Muçaj tha se për Turqinë Shqipëria është nj vend mik dhe se është mjaft e rëndësishme që edhe investimet në vendin tonë të jenë të mëdha në kuadër të zhvillimit dhe rritjes ekonomike. VIDEO

  • Gazheli takon Lu, merr mbështetje
    në luftën kundër pastrimit të parave

    Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit dhe Pastrimit të Parave, Gent Gazheli është thirrur në ambasadën amerikane për të zhvilluar një takim pune me ambasadorin e SHBA në Shqipëri Donald Lu. Në këtë takim është diskutuar bashkëpunimi i institucionit që Gazheli drejton me autoritetet amerikane në funksion të parandalimit të Pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

  • Maqedoni, përfundon takimi i
    liderëve, s’ka marrëveshje konkrete

    Liderët e katër partive kryesore në Maqedoni, VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH miratuan të enjten një deklaratë të përbashkët, por ata janë ndarë pa ndonjë marrëveshje konkrete. Përmes deklaratës nënvizohet gatishmëria për të vijuar dialogun dhe për protesta paqësore.

  • Rama me ndërtuesit italianë:
    Investoni, klima e hapesira e duhu

    Shqipëria përbën një destinacion mjaft interesant investimesh falë pasurive të mëdha natyrore, falë klimës mikpritëse për biznesin, si dhe fuqisë së lirë punëtore. Këto qenë disa prej elementeve pozitivë që ofron Shqipëria për investitorët të përmendura nga Kryeministri Edi Rama gjatë samitit “Të ndërtojmë së Bashku”, e organizuar nga Ambasada Italiane ku morën pjesë 124 biznese nga vendi fqinj. VIDEO

  • Video/ Këmbëngulja e Erdogan, 2
     herë: Të jemi të qartë për Gulen!

    Televizioni A1 Report risjell edhe njëherë momentin kur udhëheqësi turk flet me tone kërcënuese për “shtetin paralel” dhe organizata që ai i cilësoi terroriste gjatë inaugurimit të nisjes së punimeve për Xhaminë e Namazgjasë. Erdogan përsërit dy herë “të jemi të qartë për këtë gjë” (në gjuhën turke), ndërsa më herët gjatë fjalës së tij kish theksuar se të gjitha aktivitetet e kësaj organizate në Shqipëri do të mbulohen nga Turqia. VIDEO

  • Bieber:Fantazma e Shqipërisë së
    Madhe shërben për të krijuar frikë

    Eksperti i Europës Juglindore Florian Bieber mbi zhvillimet e fundit në Maqedoni, sfondin politik dhe jo etnik të ngjarjeve në Kumanovë dhe rrezikun e një destabilizmi të rajonit.

  • Pranga 2 personave për armëmbajtje
    kapen me 2 pistoleta dhe 220 fishekë

    Dy persona të cilët lëviznin të armatosur janë arrestuar pasditen e sotme nga efektivët e policisë në Kamëz. ​Mësohet se 2 të arrestuarit janë Bedri Azemi dhe Pashk Marashi të cilët janë ndaluar nga policia në Bulevardin Blu duke udhëtuar me një motor tip skuter, gjatë kontrollit të tyre u është gjetur me vete një pistoletë tip ‘Zastava’ me silenciator.

  • Lezhë, ujërat e zeza derdhen në Drin
    Viktor Tushaj: E zgjidhim së shpejti

    Ujërat e zeza të qytetit të Lezhës derdhen në Lumin Drin e më pas përfundojnë në det, duke shkaktuar një ndotje të lartë ujërave të këtij lumi që përshkon mes përmes qytetin. Kjo ka krijuar një ndotje të madhe, duke u kthyer në një rrezik serioz edhe për shpërthimin e ndonjë epidemie për qytetarët. VIDEO

  • Meta në Cërrik: LANÇ e shenjtë 
    duhet nderuar nga të gjitha brezat

    Kryetari i Kuvendit Ilir Meta i shoqëruar nga ministri Haxhinasto dhe deputetë të kësaj force politike ka marrë pjesë në ceremoninë e zhvilluar në Cërrik me rastin e 72-vjetorit të themelimit Batalionit të Dumresë. VIDEO

  • Bushati në takimin e NATO: Hetim
     ndërkombëtar për "Kumanovën"

    Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka deklaruar në takimin Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s në Antalia të Turqisë se është i domosdoshëm hetimi ndërkombëtar, për të qartësuar në mënyrë të plotë dhe transparente konfliktin e rëndë të Kumanovës.Duke nënvizuar faktin që çdo përshkallëzim i mëtejshëm i situatës nuk i shërben stabilitetit demokratik dhe prosperitetit të Maqedonisë, Ministri Bushati ftoi që gjuha e urrejtjes dhe veprimet ekstreme t’i lenë vend angazhimit ndaj të drejtave themelore, demokracisë, shtetit të së drejtës dhe perspektivës Euro-Atlantike të Maqedonisë.

  • Tentoi të korruptojë policin me 1.000
    lekë mos paguante gjobën,arrestohet 

    Nga ana e Komisariatit të Qarkullimit Rrugor Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin e Anti-korrupsionit Tiranë, në Rrugën e "Dibrës" Tiranë, është bërë arrestimi në flagrancë i Enver Eski për tentativë korrupsioni. VIDEO

  • Padia e Doshit ndaj Brahos, në 8
    qershor nis gjyqi, zgjidhen gjyqtarët

    Procesi çelet në Gjykatën e Lartë në orën 11:00 më 8 qershor, ndërsa 5 e gjyqtarëve Artan Zeneli, Arjana Fullani, Mehdi Bici, Mirela Fana dhe Andi Celiku do të shqyrtojnë padinë e Doshit.

  • Policia e Shtetit teston dronët
    për kapjen e personave në kërkim

    Përdorim i dronëve për  kapjen e personave në kërkim dhe monitorime nga ajri të tubimeve.Me këtë synim policia e shtetit ka nisur testimin e dronëve që do të përdoren për të rritur efikasitetin në aksionet policore dhe shmangur rrezikun për jetën e punonjësve. VIDEO

  • Lezhë, përplaset me kamionin
    vdes shoferja, Benzi mori flakë

    Një grua ka humbur jetën mesditën e sotme pas një aksidenti të rëndë në autostradën Lezhë-Shkodër. Një kamion dhe një automjet tip Benz me targa LE 6200 A, janë përplasur dhe njëri prej tyre u përfshi nga flakët.  FOTO

  • Rikthehet protesta e banorëve të 
    Unazës së Re: Do hidhemi nga pallati

    Shtatëmbëdhjetë(17) familjet në Unazën e Re që prej vitesh kanë konflikt me firmën e ndërtimit “ Pelivani” janë futur sërish në grevë.
    VIDEO

  • Tentoi të godiste me karrige Bashën
     Dënohet me 14 ditë...lirohet nesë

    Suel Liçaj do të dalë nga burgu nesër sepse i ka plotësuar tashmë ditët e qëndrimit I izoluar në dhomat e paraburgimit pasi incidenti ka ndodhur më 6 maj të këtij viti dhe janë plot 14 ditë nga momenti i arrestimit të tij. 

  • Ishulli ish-ushtarak i Sazanit këtë
    verë atraksion i hapur për turistët

    Agjencia Kombëtarë e Bregdetit ka lajmëruar se ishulli “fantazmë” i Sazanit do hapet për turistët këtë verë. Nëpërmjet postimit në Facebook të një artikulli të marrë nga organizata “Lonely Planet”, kryeministri Edi Rama ka shprehur entuziazmin e tij për këtë projekt duke thënë: “Kuriozitet i madh në faqet ndërkombëtare të turizmit për projektin tonë të çeljes së ishullit të Sazanit për Turistët”.  VIDEO

  • Durrës, Dako përuron terrenet e
    reja sportive pë shkollat 9-vjeçare

    Terrenet sportive janë inauguruar këtë të enjte në shkollat e ciklit 9-vjeçar dhe të mesme në qytetin e Durrësit. Investimi i mundësuar nga Bashkia e qytetit bregdetar konsiton në ndërtimin e fushave të mini-futbollit dhe ato të lojërave me dorë. VIDEO
    FOTO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv