Kronikë

  • Pas shisheve më qumësht banorët e Marinzës, kane vendosur bagëtitë e tyre para zyrave të kompanisë kanadeze të naftës “Bankers Petroleum”. Kjo për t’i treguar kompanisë se dëmi i saj në blegtori është kolosal dhe së qumështi i këtyre bagëtive është i pakonsumueshëm. VIDEO
  • Kurvelesh, asgjësohen 720 bimë
    kanabis, në kërkim të kultivuesve

    Në saj të informacioneve të marra në rrugë operative, efektivët e komisariatit të Policisë së Tiranës zhvilluan një kontroll të imtësishëm në vendin e quajtur “Kurtez” ku gjetën në kultivuara në gropa, në një parcelë të hapur rishtas 750 bimë narkotike me një lartësi 5-10 cm

  • Tropojë, makina bie në Valbonë
     Një grua e pajetë, një i humbu

    Një aksident i rëndë është shënuar këtë mëngjes në Urën e Dragobisë kur një automjet në të cilin udhëtonin katër persona ka rënë në lumin e Valbonës. Deri më tani është gjetur trupi i pajetë i një gruaje, identiteti i së cilës ende nuk mësohet, një tjetër rezulton i humbur, ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. VIDEO

  • Shkresa/ KKR-Bashës: Jo lejes
     për pallat, vila është monument

    Leja abuzive e Bashkise Tirane per pallat 11-katësh në zonën e ish Bllokut. Gazeta Shqiptarja.com zbulon shkresën e Keshillit Kombetar te Restaurimit ku i kërkohet kryetarit të Bashkisë Lulzim Bashës, dokumentacioni i plotë per lejen, duke i kujtuar përmes shkresës se në janar të 2015-ës i ka dërguar shkresën për shpalljen e monunentit në mbrojtje. Vila, trashegimi kulutore u shemb per ndertimin e pallatit.

  • Fondi për Çështjet e Mira nga Lotaria
    Kombëtare, ja kush mund të aplikojë

    Bordi i Çështjeve të Mira të Lotarisë Kombëtare, i përbërë nga përfaqësues të Minsitrisë së Financave dhe Lotarisë Kombëtare, fton për të paraqitur kërkesat për pjesëmarrje në procesin e përzgjedhjes së projekteve.

  • Divjakë, dhunohet sekretari i PS
    Mane: U dhunonva pas denoncimit

    Nje tjetër incident është shënuar ende pa nisur fushata elektorale. Ne Divjakë Sekretari i PS ka denoncuar se është dhunuar nga vëllai i kandidatit të PS Fredi Kokoneshi, njëkohësisht edhe kreu aktual i Bashkisë Divjakë. Sipas tij gjithçka ka ardhur pasi ai ka denoncuar aferat korruptive të Kokoneshit.  VIDEO

  • Tirana Bussines Park, modeli i një
    biznesi inovativ dhe të qëndrueshëm

    Tirana Business Park qëndra më e madhe e biznesit që po ndërtohet  në dalje të aeroportit ndërkombëtar Nënë Tereza ka prezantuar sot edicionin e dytë të konkursit për Përgjegjësinë Sociale të Korporatave, në të cilin kompani të ndryshme aplikojnë përgjegjësinë  sociale në projekte të ndryshme. Vetë Tirana Bussines Park ka si kryefjalë të saj kujdesin dhe përkushtimin ndaj punonjësve e  klientëve si partner të përbashkët në sukses në biznes.  VIDEO

  • Speciale/Dosjet e sigurimit të shtetit
    Kodet dhe pseudonimet e përdorura
    VIDEO/ A1 Report në arkivin e sigurimit

    A1Report sjell pamje të rralla nga Fondi i Sigurimit në 12 qarqe. Ja disa nga kodet e sigurimit ‘Vila, Revizori, Shkumbini, Lapidari, Ahu”. Janë 30810 dosje për strukturën e sigurimit të shtetit si dhe mes tyre dokumente origjinale nga gjykimi i grupit të Musine Kokalarit  FOTO  VIDEO

  • Burrel, ekzekutohet  35-vjeçari
    policia nis hetimet për ngjarjen

    Një 35­-vjeçar është ekzekutuar pasditen e sotme. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 18:30 në aksin rrugor Burrel­-Milot. Sipas policisë, viktima është M.Pergjokaj, 35 vjeç. Ende nuk dihet shkaqet e vrasjes dhe autori.

  • VIDEO/ Kukës, shefi i Krimeve u 
    drejton armën e rreh protestuesit

    Ka degjeneruar në përplasje të forta fizike me policinë protesta e të rinjve kuksianë, te cilët kishin vendosur të tuboheshin në Rrugën e Kombit kundër OSHEE-së për pagesën së debive dhe kamatvonesave të energjisë elektrike, ndonëse më parë nuk kishin siguruar një leje në polici për të bllokuar këtë aks rrugor.  Debati verbal degjeneroi në përplasje fizike mes protestuesve dhe policisë ku shefi i krimeve, Albion Gjitoni për një moment ka nxjerrë armën duke ua drejtuar atë protestuesve.   VIDEO

  • Panik në Itali, përleshen bandat 
    e shqiptarëve, 5 të arrestua

    Një grup shqiptarësh kanë qenë protagonistë në një skenë dhune në Ravena të Italisë, në qytezën e quajtur Lugo. Dy bandat e përbëra vetëm nga shqiptarë janë përleshur mes tyre me leva e shufra hekuri duke krijuar panik në mesin e dëshmitarëve dhe të pranishmëve, janë larguar më pas nga vendngjarja. 

  • Gjetjet e ekspertëve në drejtësi:
    Problem zgjedhja e Kryeprokurorit

    Mënyra se si zgjidhet Prokurori i Përgjithshëm është një nga treguesit e një morie problemesh që ka sot sistemi i drejtësisë. Në një konferencë të posaçme ekspertët ligjor që po punojnë mbi reformën në drejtësi kanë nxjerrë në pah problematikat me të cilat përballet sistemi gjyqësor . VIDEO

  • Londër, arrestohet shqiptari
    akuzohet për tregtim kokaine

    Një 25 vjecar me nënshtetësi shqiptare është arrestuar nga efektivët në Londër, pasi në automjetin e tij u gjet një sasi kokaine dhe një thikë gjatë kontrollit rutinë nga autoritetet. Kristian Gecaj u vetëdeklarua fajtor dhe u dënua me 28 muaj burgim. 

  • A1Report siguron dokumentet e
    shpalljes si monument kulture

    A1Report ka siguruar dokumentat që vërtetojnë jo vetëm procedurat për shpalljen e banesës si monument në mbrojtje paraprake deri ne marrjen e statusit monument Kulture, por edhe një deklaratë të Ministrisë së Kulturës ku i kërkohet kryetarit të bashkisë dokumentacioni i plotë, duke i kujtuar në këtë deklaratë se në janar te 2015-s i ka dërguar shkresën për shpalljen e monumentit në mbrojtje. PDF - Shkresa që vërteton shpalljen monument kulture 

  • Atentati, Frroku akuzohet vetë për 
    kallëzim të rremë, rrezikon 5 vjet

    Edhe deputeti Mark Frroku ashtu sikurse Tom Doshi ka dalë vetëm me një akuzë nga shqyrtimi i çështjes Doshi.  Mesditën e sotme Prokuroria e Përgjithshme i ka komunikuar akuzën “kallëzim i rremë” deputetit kristian demokrat Mark Frroku, në lidhje me hetimin ndaj tij për dosjen e atentatit të supozuar të deputetit Tom Doshi.  VIDEO

  • E refuzoi vajza, vetëvritet 20-vjeçari
    Status në Facebook: Jap jetën për ty

    Një 19-vjeçar nga Libohova ka vendosur t’i japë fund më mënyrën më tragjike jetës tij, teksa është hedhur nga kati i shtatë i një godinë. Visi Llacini kishte ardhur paraditen e sotme në Gjirokastër dhe teksa po konsumonte një kafe në një lokal në katin e 7 të qytetit të gurtë ka marrë vendimin deçiziv për t’i dhënë fund jetës në mënyrë tragjike.  VIDEO

  • Ahmetaj:Do të ulet TVSH e turizmit
    Hiqet ekskluziviteti edhe për Rinasin

    Tatimi mbi vlerën e shtuar për turizmin që është aktualisht 20% do të pësojë ulje. Kjo është lajmëruar nga ministri I zhvillimit ekonomik, tregtisë dhe turizmit Arben Ahmetaj në komisionin e veprimtarisë prodhuese. Po ashtu ministri ka thqnë se brenda dy muajsh do të hiqet edhe ekskluziviteti i fluturimit  nga Aeroporti i Rinasit. VIDEO

  • Rusia dekoron 24 veteranë të luftës
    LANC, edhe ish-presidentin Moisiu

    Ambasada e Rusisë ka organizuar një ceremoni të veçantë, duke dekoruar 24 veteranë të luftës nacional çlirimtare kundër pushtuesve fashist, me medaljen 70 vjetori i fitores. Mes të dekoruerve ka qenë edhe ish-presidenti shqiptar Aleksandër Moisiu 

  • Golem,biznesi bllokon rrugën
    banorët apelojnë për ndërhyrje

    Rreth 100 banore të zonës së Golemit kanë protestuar mesditën e sotme për bllokimin e rrugës ekzistuese që shërben për të lidhur segmentet e tjera rrugore me bregdetin.

  • Rama në Malësinë e Madhe:
    Siguruam ujë për banorët e zonës

    Kryeministri Rama vizitoi dje ujësjellësin e ri të ndërtuar në zonën e Malësisë së Madhe. Ky ujësjellës arrin të furnizojë 24 orë me ujë mijëra banorë nga Malësia e Madhe deri në komunën Rrethina. Kryeministri e vlerësoi investimin si një vepër shumë të rëndësishme dhe strategjike për këtë zone dhe vuri ne dukje se nuk do të jetë i vetmi.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv