Kronikë
-
Për herë të parë një i burgosur shqiptar ka mundur të japë online provimin e diplomimit në Universitetin e Romës. Alban Bardhi, lindur e banues në Tiranë, vuan në burgun “Mine Peza” dënimin prej 27 vitesh e gjashtë muaj, ndërsa ditën e djeshme ka mundur të diplomohet për Letërsi Italiane. (Foto/Alban Bardhi duke dhënë provimin online) 22 Korrik 2014, 20:12
-
Elbasan, breshëri shkatërron serat
22 Korrik 2014, 18:44
dhe të mbjellat në DumreReshjet e dendura të breshrit kanë shkatërruar serat dhe shumë të mbjella në Dumre. Nisur nga situata e krijuar, kreu i bashkisë së Belshit i bën apel qeverisë për mbështetje.
VIDEO -
Territori, minoriteti grek në Sarandë
22 Korrik 2014, 18:08
peticion për krijimin e dy komunavePërfaqësues të minoritetit grek në këshillat e komunave Livadhja, Aliko, Mesopotam, Dhiver dhe Finiq, nën siglën e partive greke, kanë hartuar një peticion ku kërkojnë më shumë njësi vendore minoritare.
VIDEO -
Gjykata:Postimi i Tahirit në “Fb” nuk
22 Korrik 2014, 17:58
shkeli privatësinë e Nokës e RistanitZbardhen argumentet e Gjykatës së Tiranës që rrëzuan padinë e Flamur Nokës dhe Arben Ristanit, për foton e tyre me shoferin e Arben Frrokut që Saimir Tahiri postoi në “Facebook” kur ishte deputet në opozitë. Sipas gjykatës Tahiri si deputet kishte të drejtë për të postuar foton dhe kërkuar përgjigje për afrimitetin e dy ish-krerëve të ministrisë së Brendshme me biznesmenin e dyshuar për vrasjen e kryekomisarit të policisë Dritan Lamaj dhe se nuk provohet t’ua ketë dërguar foton mediave me e-mail.
VIDEO -
FOTOLAJM/ E pazakontë, tornado
22 Korrik 2014, 17:22
në bregdetin e SarandësNuk është aspak e favorshme për klimën që ka Shqipëria, por ja që ndodhi. Në bregdetin e Sarandës është formuar një tornado, e ndërsa në rrjetet sociale janë publikuar një mori fotosh. Pushuesit më tepër janë trembur nga torndoja, e ndërsa moti me kapriçot e tij ka prishur edhe ditët e pushimit të shumë njerëz.
-
Mbledhja e KLD-së, Naço kërkon
22 Korrik 2014, 16:17
shkarkimin e inspektorit Arjan QafaMinistri i Drejtësisë Nasip Naço ka kërkuar shkarkimin nga detyra të inspektorit të KLD-së, Arjan Qafa, mbi bazën e materialit të ILDKPI-së si dhe zhvillimi i procedurës për emërimin e kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.
-
Godina “fantazmë” e Tafajt, mori
22 Korrik 2014, 15:52
1.14 mln $,e la në mëshirë të fatitPlot 1.14 milionë dollarë nga buxheti i shtetit për ndërtimin e qendrës së rehabilitimit të të verbërve, në Vaqar, janë hedhur në një investim I cili jo vetëm duhet të ishte mbyllur prej vitesh, por është amortizuar ende pa përfunduar. Kamera e “A1 Report” ka filmuar gjendjen në të cilën ndodhet kjo godinë 5-katëshe e lënë në mëshirë të fatit nga Shoqata e të Verbëve e Sinan Tafajt, që mori fondet për këtë investim.
VIDEO
"Perandori i të Verbërve" si ikën 1.14 mln $ me qendra fantazmë
Invalidët nga tani përcaktohen nga Shteti, Tafaj hidhet në revoltë -
Ndërtimet pa leje, 1 vit burg
22 Korrik 2014, 15:26
ish-kryeinspektorit të INUV ElbasanGjykata e Elbasanit dënoi të martën me 1 vit burg ish-kryeinspektorin e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik të Bashkisë së këtij qyteti, Neritan Zotaj, i akuzuar për “shpërdorim detyre”.
Ndërtimi pa leje në bregdet hetim kreut të INUK në Ksamil -
Porti i Durrësit,koncesionet Berisha
22 Korrik 2014, 15:23
ulin të ardhurat për këtë vitKoncensionet e dhëna nga qeveria Berisha pak kohë para zgjedhjeve në portin e Durrësit, ndikuan në uljen e të ardhurave në këtë port. Ky fakt është pranuar nga vetë drejtori, Selim Belortaja, sipas të cilit fitimet për 2013 janë 50% më të ulëta në raport me vitin paraardhës.
VIDEO -
Protestë-Homazh te Kryeministria
22 Korrik 2014, 14:20
për 5 të vetëvrarë:I larguat nga punaNjë “protestë-homazh” u zhvillua përball Kryeministrisë nga ana e Shoqatës së të Larguarve nga Administrata në nder të 5 të vetëvrarëve me motivacionin, sipas pretendimeve të kësaj shoqate, largimin nga puna. Të pranishëmishin dhe familjarët e 5 personave të vetëvrarë gjatë muajve të parë të këtij viti.
-
Tiranë, kapen 4 adoleshentët që
22 Korrik 2014, 14:43
bënin kërdinë me vjedhje për skrapKatër të rinj nga Tirana janë arrestuar në flagrancë pasi vidhnin në kryeqytet pravaze metalike dhe kangjella rrethuese për ti shitur për skrap në pikat e grumbullimit. Ata u kapën reth orës 4 të mëngjesit në ditën e djeshme duke tentuar të vjedhin pravazet metalike të apartameneteve dhe lokaleve në rrugët ”Shkelqim Fusha” dhe ”Frederik Shiroka”.
-
FotoLajm/ Shiu në mes të verës
22 Korrik 2014, 14:04
"përzë" pushuesit nga ShëngjiniRebeshi i cili përfshiu Lezhën mëngjesin e së martes, ka boshatisur plazhin duke bërë që pushuesit të largohen. Moti i paqëndrueshëm dhe me reshje shiu gjatë gjithë muajit Korrik ka bërë që turistët dhe pushuesit të largohen shpesh herë nga kjo zonë bregdetare.
-
Video/ Shoferi që ka në dorë jetën
22 Korrik 2014, 11:50
e pasagjerëve...me telefon në veshNë këtë video amatore mund të dallohet qartazi pakujdesia e shoferit të autobuzit, i cili ndërkohë që është duke kaluar një kthesë në një nga akset rrugore më të vështira siç është Llogaraja, vijon të komunikojë në telefonin e tij duke rrezikuar jetën e pasagjerëve dhe gjithashtu të tijën.
-
Pukë, rrihet kryekomunari Gjoni..i
22 Korrik 2014, 11:39
merret dhe patenta se ishte i dehuKreu i Komunës së Rrapë në Pukë, Ndrue Gjoni është dhunuar fizikisht nga një 55-vjeçar nga Puka, i cili po procedohet në gjendje të lirë. Ndërsa vetë kryekomunarit i është bllokuar patenta (leja e drejtimit të automjetit) pasi në momentin kur është shoqëruar nga polici po i jepte makinës në gjendje të dehur.
-
Zbulohet në Kamëz lokali si bazë
22 Korrik 2014, 09:55
kanabisi dhe lojëra ilegale pokeriTIRANE/ Policia e Tiranës ka arritur të zbulojë sot një lokal në Kamëz i cili shërbente si bazë për shpërndarjen e lëndëdës narkotike të llojit kanabis sativa si dhe lojërave ilegale të pokerit, ndërsa është vënë në pranga edhe pronari i tij.
VIDEO
FOTO -
Tronditet Fieri, vret 4 familjarë
22 Korrik 2014, 09:07
dhe veten në fejesën e mbesësPërgjaket mëngjesi i kësaj të marte me një vrasje tragjike të 5-fishtë duke shuar një familje. Bajram Vrapi ka vrarë mbesën e tij minorene, dy vëllezërit e tij, kunatën dhe pas këtij akti tragjik, i ka dhënë fund edhe jetës së tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit të kësaj të marte, në fshatin Suk 2 të komunës Strum të Fierit. Dyshohet se autori të ketë qenë kundër fejesës së mbesës së tij 17-vjeçare. Autori vrau veten në një arë, pas thirrjes së policisë për t'u vetëdorëzuar.
VIDEO
FOTO -
Durrës, atentat 40-vjeçarit në
22 Korrik 2014, 09:01
Manzë...por i mbijeton plumbaveNjë 40-vjeçar është plagosur me armë zjarri nga një person ende i paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të së martës në rrugën Durrës-Manzë, tek kthesa e Maminasit.Roland Farruku, banues në Manzë, është qëlluar me armë dhe ka marrë një plumb në shpatull dhe një në ije, por fatmirësisht arriti t’i mbijetojë plumbave.
-
Elbasan, pranga 2 mashtruesve
22 Korrik 2014, 08:40
premtonin punësim në Kanada e BEPolicia e Elbasanit, në kuadër të operacionit të koduar “Punësim i rremë”, ka arrestuar dy persona të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin mashtronin qytetarët se do t’i çonin të punonin në Kanada dhe vende të tjera të BE, duke marrë në këmbim 500 euro.
Maqedonasi zyrë fiktive para policisë, mori 300 mijë € për viza -
ILDKPKI 500 mijë lekë gjobë për
22 Korrik 2014, 07:57
Auron Taren, nuk deklaroi pasurinëILDKPKI gjobit Auron Taren, s`deklaroi pasurinë para se të bëhej drejtor. Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka gjobitur kreun e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit për shkak të mosdeklarimit të pasurisë së tij para se të merrte postin e drejtorit.
-
KLD ironi Naços: Ju vetëm kërkoni
22 Korrik 2014, 07:42
shkarkim se e pranojmë kërkesënMinistri i Drejtësisë Nasip Naço tërhiqet në momentin e fundit nga kërkesa për uljen në detyrë të dy gjyqtarëve Ilir Pashja dhe Herila Çela, duke u mjaftuar me vërejtje. Gjatë mbledhjes mes anëtarëve të KLD kanë plasur debatet ironike, ku mësohet se disa prej tyre kanë pohuar se dy gjyqtarët kanë shkelje të rënda dhe se është e nevojshme që ministri të propozojë shkarkimin e tyre