Kronikë
-
Edhe në qytete të tjera të vendit janë zhvilluar aktivitete në kuadër të ditës Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar. Kryefjalë e kësaj ditë ka qenë diskriminimi i personave me aftësi të kufizuara dhe vonesat prej disa muajsh në kompensimin financiar. 3 Dhjetor 2013, 22:12
-
Shkodër e Lushnjë, AKU aksion
3 Dhjetor 2013, 22:01
për kushtet e tregtimit të mishitAKU ka bllokuar markatën ku tregtohet mish në lagjen “Rus” në qytetin e Shkodrës, për shkak të mungesës së kushteve higjieno-sanitare. Në Lushnjë, AKU ka paralajmëruar tregtarët ambulantë të marrin masa, përndryshe do përballen me penalitete.
-
Korçë, shoferët në radhë, fluks
3 Dhjetor 2013, 21:55
automjetesh në pikën e kolaudimitFluks automjetesh në pikën e koaludimit në Korçë. Drejtuesit e mjeteve ankohen se kanë pritur për disa orë në radhë, ndërsa kërkojnë shtimin e pikave të tjera të koaludimit në rang qarku për të lehtësuar fluksin.
-
USAID projekt për turizmin në
3 Dhjetor 2013, 21:16
Shqipëri, Gjermeni: Rrit shërbimetUSAID në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit dhe Universitetin “Marlin Barleti”, prezantuan programin e Institutit Arsimor Amerikan për Hotelerinë “ Programet e çertifikuara për turizmin në Shqipëri”.
-
Lezhë,shtohen rastet me kancer gjiri
3 Dhjetor 2013, 20:58
Bashkia: S’kanë mundësi financiareBashkia e Rubikut ka vënë në dispozicion një automjet transporti për të gjitha gratë, që nuk kanë mundësi financiare për kryerjen e diagnostikimit për kancerin e gjirit. Rubiku njihet si zonë industriale dhe mundësitë për rritjen e numrit të grave më kancer gjiri është më i lartë.
-
Fier, zgjidhet drejtori i ri arsimit
3 Dhjetor 2013, 20:51
Nikolla:Gara bëhet me transparencëEdhe në Fier, ashtu si në qarqet e tjera të vendit, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla kërkoi eliminimin e korrupsionit në arsim. Deklaratat e saj erdhen gjatë përzgjedhjes së drejtorit të ri të Arsimit për këtë qark.
-
Manjani: Kompleksi Jon është
3 Dhjetor 2013, 19:32
një pavlefshmëri absoluteNë studion e 'A1 Report" i ftuar për të komentuar mbi prishjen e kompleksit Jon në Vlorë dhe ndërtimet pa leje në territorin shqiptar ka qenë zv/ministri i Transporteve, Ylli Manjani.
-
Itali, shuhet në moshën 89-vjeçare
3 Dhjetor 2013, 19:26
pinjolli i familjes GjomarkajNdërron jetë në moshën 89-vjeçare, Ndue Pjeter Gjomarkaj, pasardhës i familjes së njohur të Markagjonit që për shekuj me radhë kanë qeverisur krahinën e Mirditës. (Foto/ Ndue Pjeter Gjomarkaj)
-
Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme
3 Dhjetor 2013, 18:36
propozon lëvizjen e disa prokurorëveKreu i Prokurorisë së Përgjithshme Adriatik Llalla propozon lëvizjen e disa prokurorëve në Tiranë dhe rrethe. Në kryeqytet pritet të transferohen edhe prokurorët Dritan Nushi që aktualisht ushtron detyrën në Kavajë, dhe Elena Bandi në Pogradec.
-
Vlorë, kapet dhe lëshohet në ujë
3 Dhjetor 2013, 18:12
me kodin AL breshka 20 kilogramëNjë breshke ujore 20-kg, specie e Mesdheut është kapur nga peshkatarët e Radhimës. Në asnjë rast më parë nuk janë gjetur si ato që shumimin e bëjnë në bregdetin shqiptar, por në si Greqia apo Italia. Breshkës i kanë vendosur një kod AL në këmbë dhe e kanë hedhur në ujë.
-
Burrel, shtyhet gjyqi për të akuzuarit
3 Dhjetor 2013, 16:45
për vrasjen e Fatjon BarmetajtGjykata e Burrelit ka shtyrë gjyqin për të akuzuarit për vrasjen e Fatjon Barmetajt. Shtyrja e gjyqit është bërë me kërkesë të prokurorit të çështjes, ndërsa nuk dihen motivet. (Foto/Viktima Fatjon Barmetaj)
-
Ministri i Mjedisit firmos ndalimin
3 Dhjetor 2013, 16:22
e eksportit të qymyrit të druritMinistria e Mjedisit ndalon eksportin e qymyrit të drurit. Vendimi është firmosur nga Ministri i Mjedisit Lefter Koka.
-
Raporti i TI për korrupsionin,debate
3 Dhjetor 2013, 16:09
në Kuvend, Balla: Një turp!Debate në Komisionin parlamentar të Integrimit, mes Çuçit, Bregut dhe Ballës për raportin e Transparency International mbi Indeksin vjetor të korrupsionit. Balla: Turp! Jemi aty ku kemi qenë.
-
Gjiknuri: Punëtorët e minierës do të
3 Dhjetor 2013, 15:52
trajtohen me pagesë sipas kontratësTë gjitha subjektet që ushtrojnë aktivitetin e tyre në rajonin krom mbajtës të Bulqizës do të jenë të detyruara të trajtojnë me pagesë punëtorët në zbatim të Kodit të Punës dhe detyrimeve që lindin prej kontratave të punës. Ka qenë kjo përgjigjja e dhënë nga ministri Gjiknuri.
-
Braçe: Të kthehen ujërat territorialë
3 Dhjetor 2013, 15:39
që ka marrë vjehrri i BashësSipas deputetit socialist, Erion Braçe gjithçka është e paligjshme në ndërtimin e kompleksit "Jon" në bregdetin e Vlorës dhe janë një seri zyrtarësh publikë që kanë shkelur me vetëdije të plotë ligjin. "Duhet bërë drejtësi me ta! Paligjshmëria duhet zhbërë! Ujërat territoriale të shtetit shqiptar duhet të rikthehen menjëherë!".
-
Hetimet në Ministrinë e Brendshme
3 Dhjetor 2013, 15:20
merret në pyetje edhe Fatmir KonjaIsh-zëdhënësi i ministrisë së Brendshme, Fatmir Konja, është marrë ditën e sotme në pyetje nga policia. Konja dyshohet se është përfshirë në aferën ku po hetohet Ferdinand Poni. (Foto/Fatmir Konja, ish-Zëdhënës i Ministrisë së Brendshme)
-
Shqiptarja nënë e 3 fëmijëve do të
3 Dhjetor 2013, 13:42
deportohet brenda ditës nga SHBANgjarja që ka tërhequr vëmendjen e medias amerikane pasi vendimi për deportim i është komunikuar 24 orë para dhe bashkëshorti dhe fëmijët janë tronditur nga ky vendim.
-
Këlcyrë, gjendet skeleti i një të
3 Dhjetor 2013, 13:24
riu,nis puna për identifikiminSkeleti është gjetur në fshatin Toc dhe sipas policisë së qarkut Gjirokastër dyshohet se viktima mund të jetë mbytur në lumë para shumë kohësh.
-
Pallati i Bashës, Tahiri dorëzon
3 Dhjetor 2013, 14:27
padi në Prokurorinë e Vlorës
PDF/Pallati i Bashës kallëzimi i Min.Tahiri tek LlallaMinistri i Brendshëm Saimir Tahiri ka shkuar sot në Prokurorinë e Vlorës për të dorëzuar kallzim penal lidhur me shkeljet e konstatuara gjatë marrjes së lejes dhe ndërtimit të “Kompleksin Jon” tek "Uji i Ftohtë" në pronësi të vjehrrit të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Sipas dosjes prej 49 faqesh kompleski është ndërtuar në një zonë në të cilën nuk lejohet ndërtimi, në kundërshtim me kushtet e lejes së ndërtimit, jashtë hapësirës tokësore (në det) dhe pa një certifikim ligjor të sigurisë së përdorimit të këtij objekti (pa leje shfrytëzimi).
Investigimi i Shqiptarja.com -
Korçë, pranga për korrupsion
3 Dhjetor 2013, 11:38
kreut të Policisë Kufitare, ZyberiKontrabanda e mallrave, ka çuar në pranga drejtorin e Policisë së Kufirit në Korçë, Ylber Zyberi. MB, ka bërë të ditur se, Zyberi është arrestuar në flagrancë. Dëmi i shkaktuar për rastin e sotëm është 10 mijë euro. Edhe 2 të tjerë në kërkim. (Në foto: Ylber Zyberi)