Kronikë
-
Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani ka dekretuar shpalljen e ligjit “Për dhënie amnistie”, të miratuar pak ditë më parë në Kuvend si dhe lirimin nga detyra të ambasadorit të vendit tonë në Holandë, Gazmend Barbullushi. 25 Mars 2014, 19:49
-
Shkodër, Çuçi: Territorialja është
25 Mars 2014, 20:01
kryereforma e kësaj mazhoranceShkodra ka qenë ndalesa e radhës e ministrit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, në kuadër të turit të konsultimeve publike për reformën territoriale. Ai tha se reforma administrative është një kryereformë e kësaj mazhorance, ndërsa 60% e komunave të Qarkut Shkodrës, janë jashtë funksionit si njësi vendore.
-
Seman, pika kufitare vëzhguese
25 Mars 2014, 19:40
në gjendje të mjeruar prej viteshDel jashtë funksionit pika kufitare vëzhguese në Seman të Fierit. Godinat e këtyre pikave janë amortizuar tërësisht, ndërsa kjo situatë është e njohur prej vitesh, por askush nuk merr masa.
-
Durrës,Totozani takim me qytetarët:
25 Mars 2014, 19:19
Kjo nismë nuk ndalet këtuInstitucioni i Avokatit te Popullit Igli Totozani ka organizuar në Durrës një takim me qytetarët në kuadër të nismës “Ditët e Hapura”. Qytetarët i shprehën Avokatit të Popullit problemet që i shqetësojnë ata më së shumti, ku më kryesoret kanë renditur papunësinë, mungesa e trehimit, rrugët e amortizuara etj.
-
Gjirokastër, konsulli grek i bën thirrje
25 Mars 2014, 19:29
për bashkim minoritetit në këtë zonëFesta e pavarësisë së Greqisë është shoqëruar me thirrje për bashkim të minoritetit grek në Gjirokastër. Gjatë një aktiviteti në Gjirokastër konsulli grek në Gjirokastër Nikolaos Kotrakoi kërkoi nga minoriteti të qëndrojë i bashkuar dhe jo i parcelizuar. VIDEO
-
Kapsollë makinës së portierit të
25 Mars 2014, 19:10
Tiranës: Sulmi nga jeta privateNjë shashkë e hedhur në makinën e portierit të dytë të ekipit të Tiranës, Xhino Sejdo, ka alarmuar policinë e Tiranës. Fillimisht u dyshua se bëhej fjalë për lëndë plasëse, por me mbërritjen e uniformave të policisë, u mësua se bëhej fjalë për një kapsollë.(Në Foto: Makina e porierit të Tiranës Xhino Sejdo) FOTO
-
Bashkia Lezhë, masa penalizuese
25 Mars 2014, 19:00
për debitorët e taksave vendoreTë gjithë punonjësit e administratës shtetërore që nuk kanë shlyer taksat vendore nuk do të marrin jo vetëm shërbime pranë këtij institucioni, por do t’u mbahet edhe paga. Kjo masë është marrë nga bashkia e Lezhës, pasi vitin e kaluar të ardhurat nga tarifat vendore u realizuan vetëm në masën 3%.
-
Angli, gjendet trupi i shqiptarit
25 Mars 2014, 18:18
u hodh nga anija gjatë deportimitPolicia britanike ka konfirmuar faktin se një trup i pajetë, i gjetur së fundmi në plazhin e Felikstowe i përket një shqiptari 27 vjeç, i cili ishte hedhur nga trageti teksa deportohej muajin e kaluar. BBC raporton se një kërkim i madh u në brigjet e Sufolkut dhe Esexit, që nga 26 shkurti kur u konfirmua se 2 persona u hodhën nga trageti.
-
Energjia elektrike, deri 5 vjet burg
25 Mars 2014, 17:18
për pronarët e bizneseve që e vjedhinAshpërsohen masat për ata që abuzojnë me energjinë elektrike, apo që krijojnë borxhe duke mos e paguar. Për bizneset që vjedhin energjinë elektrike parashikohet që pronari i subjektit të dënohet deri në 5 vjet burg. VIDEO
-
Korçë, morën peng 31-vjeçarin pas
25 Mars 2014, 17:12
konfliktit të çastit, dy në prangaNjë konflikt i çastit është bërë shkak i një pengmarrje në qytetin e Korçës. Dy shtetas me banim në fshatin Çiflig në Korçë, Voltan Piperi, 39 vjeç, dhe Sotir Cico, 36 vjeç, janë arrestuar ditën e sotme nga policia e Korçës pasi kanë marrë peng 31-vjeçarin me inicialet P.N, banues në fshatin Goricë.
-
Dita franceze e Drejtësisë, Moro:
25 Mars 2014, 15:56
Afrim legjislacionit shqiptar me BENë ditën franceze të drejtësisë ambasada frankofone me kreun e saj Christine Moro, treguan se prezenca e Francës luan një rol të rëndësishëm në afrimin e legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Europian. VIDEO
-
Tiranë, arrestohet një 27-vjeçar
25 Mars 2014, 16:47
i kërkuar për trafik drogeNjë 27-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga forcat e repartit Special të Rendit, Shqiponja, pasi kërkohej për trafik drogë. Edmond Kalia ishte dënuar me 4 vite e 8 muaj burg për trafik droge, ndërsa po tentonte të largohej, por u neutralizua nga forcat “Shqiponja”.
-
Vdekja e 5 të rinjve në Kryebushat
25 Mars 2014, 16:08
nis gjykimi për drejtuesin e kamionitProkuroria e Shkodrës ka dërguar kërkesën për gjykim ndaj shtetasit Prend Ndreca, i cili drejtonte kamionin që u përplas me makinën me të cilën udhëtonin 5 të rinj, të cilët humbën jetën. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesi të 22 tetorit 2013 në degëzimin e rrugës Shkodër-Vau i Dejës, në zonën e Kryebushatit.
Shkodër, 5 të rinj vdesin në aksident, Rama: Masa urgjente -
Reagon Isaku: I kam përmbushur
25 Mars 2014, 15:30
të gjitha detyrimet e mia ligjoreKa reaguar ambasadori ynë në Slloveni Agim Isaku, në lidhje me akuzën e ILDKPKI për fshehje të pasurisë, duke deklaruar se ndihet i befasuar pasi sipas tij ai i ka përmbushur të gjitha detyrimet ligjore.
-
Plaku për A1 Report: Gjatë 17 viteve
25 Mars 2014, 14:44
në detyrë nuk kam pasur konflikeKryetari i komunës së Farkës, Fatbardh Plaku, gjatë një interviste për A1 Report në ambientet e banesës së tij, ka treguar se, nuk di ku të dyshojë pasi nuk ka asnjë konflikt me ndonjë njeri. (Në foto: Fatbardh Plaku duke folur për A1 Report)
-
Greqi, nuk i japin leje, i dënuari
25 Mars 2014, 14:05
shqiptar vret me thikë gardianinI burgosur shqiptar, Ilia Kareli ka qëlluar me thikë një gardian të burgut të Malandrinos në Greqi, duke i marrë jetën. Ngjarja ka ndodhur sot në orën 13:00 me orën tonë. Shqiptari: “Ju nuk më lini që të shikoj nënën time, do marr jetën e njërit prej jush”. (Në foto: Policia tek burgu i Malandrinos)
-
Dibër, nuset vranë vjehrrën me vaj
25 Mars 2014, 13:42
të nxehtë në vesh, 19 vite burgGjykata e Peshkopisë ka dënuar 2 kunatat që në bashkëpunim me njëra tjetrën vranë vjehrrën e tyre, Naime Skuka. Gjatë ditës së sotme, Gjykata e Dibrës ka vendosur dënimin me 10.8 vjet burg për Xhemile Skukën, 35 vjeçe dhe 9.8 vite të tjera për Hike Skukën, 25 vjeçe.
-
Hapet drita jeshile për përfitimin
25 Mars 2014, 13:23
e pensionit nga emigrantët në ItaliHapet drita jeshile për të gjithë emigrantët që jetojnë dhe punojnë në Itali për të përfituar pensionin e pleqerisë. Komisioni i Shëndetësisë diskuton edhe përse kanë ngecur marrëveshjet për njohjen e viteve të punës së emigrantëve shqiptarë në Greqi, Gjermani dhe Anglinë.
-
Përgjimi i opozitës, PD e Ylli Zyla
25 Mars 2014, 13:24
abuzime nën emrin e NATO-sIsh-ministri i mbrojtjes Arben Imami dhe 6 zyrtarë të Shërbimit Informativ Ushtarak duket se kanë shfrytëzuar hyrjen e Shqipërisë në organizatën e NATO-s, për të kryer disa veprime të dyshimta korruptive, nën ermin e kësaj organizate.
-
Gruaja e Zylës, ishte ortake
25 Mars 2014, 13:22
e tregtarit të armatimeveLiljana Zyla, bashkëshortja e ish-kreut të SHIU, Ylli Zyla, ka qenë bashkëaksionere e një kompanie që kryente tregtinë e armëve nga Shqipëria në Nigeri.