Kultura
-
Shqipëria përfaqësohet me artistin Driant Zeneli me video-instalacionin “Maybe dhe Cosmos is not so extraordinary”, që lidh realitetin me fantazinë, nëntokën e Shqipërisë me kozmosin.
7 Korrik 2019, 09:45 -
Tregim-Zonja e verbër/ Nga Zija Çela
7 Korrik 2019, 08:07Pasi hynë në vilën e re, zonja Mine Sota i tha të shoqit: “Tani na duhen ca piktura. Por më parë dy portrete në ballë të sallonit, yti dhe imi.” Burri ia hapi rrugën menjëherë, le të zgjidhte një studio dhe ta niste nga vetja.
-
Zyhdi Dervishi/ Poetika e tij, plot shqetësime për probleme shqiptare e të përbotshme
7 Korrik 2019, 08:03Vështrim mbi katër librat e poetit: Qiej të përthyer” (1999), “Jehonëlebetia” (2005), “Vetëklanimi i maskave” (2009), “Mokra e hijeve” (2014), të cilët karakterizohet nga fryma e theksuar sa qytetare aq dhe humane në çdo qelizë të saj.
-
Tonin Fishta/ Plot 40 vite, Radio Shkodra ishte familja ime
7 Korrik 2019, 08:00Takim në Shkodër/ Kujtime që zbulojnë historinë e një ionstitucioni të rëndësishëm. Vite të mbushura me pasion për teknikën dhe dashurinë për muzikën…
-
Sanije Bollati/ Një vjershë, si një dëshmi e tragjedisë çame
7 Korrik 2019, 07:55Poezia e Gjergj Komninos, me 37 vargje, kushtuar tragjedisë çame, ku sundon dhimbja e skajshme dhe tragjizmi deri në ulërimë...
-
Rilindasi/ Eshtë Pal Engjëlli, jo Dhimitër Fargu, autori i librit të parë për Skënderbeun
7 Korrik 2019, 07:50-Pal Engjëlli që njihet për dokumentin e parë të shkrimit të gjuhës shqipe mendohet të jetë autori i një historie të Skënderbeut në latisht, botuar në Venedik më 1480, 30 vjet para veprës së Marin Barletit. Deri më sot njihej autorësia e Dhimitër Fargut. Fan Noli ka hedhur i pari tezën për autorin Pal Engjëlli
-
In memoriam/ Vilson Kilica, tre vjet pa mjeshtrin e parë të pikturës moderne shqiptare
7 Korrik 2019, 07:26- 7 korrik, mbushen tre vjet nga ndarja e piktorit Kilica nga jeta, që ishte drejtori i parë i Institutit të Arteve Shqiptare. Si nisi të sillte ai në moshën 30-vjeçare eksperiencat më moderne në artet figurative të kohës
-
“Zogu i Zi” në teatër, regjisori: Vepra kalon me elegancë në tema të nxehta, në qendër ka dashurinë tragjike
6 Korrik 2019, 13:03Regjisori Kiço Londo ngjit në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli” shfaqjen “Zogu i zi”. Ai rrëfen se kjo vepër edhe pse ka në qendër marrëdhënien intime të një 12-vjeçareje me një 41-vjeçar vjen si një autopsi e thellë për shoqërinë tonë, që nuk dialogon.
-
Frederik Stamati: Si e shpëtuam flamurin që mbuloi trupin e Ismail Qemalit
6 Korrik 2019, 08:17Gjatë një viti u ndeshën në mendimin tim dy përbindësha; ai nostalgjik dhe ai i detyrës së ruajtjes fizike të vetë objektit. Flamurin u detyruam ta lanim duke përdorur banja të pastrimit të njomë sipas recetave që rekomandon British Museum...
-
'Loja, shembja e qiellit' i shkrimtarit Bashkim Shehu botohet edhe në Itali
5 Korrik 2019, 20:47Një i dënuar në komunizëm, një i persekutuar, por edhe një dënues, që gjer në vdekje, shkon me idenë, se ka bërë gjënë e duhur, janë tre prej personazheve që ngrenë në këmbë romanin më të fundit të autorit Bashkim Shehu.
-
Restauratori Frederik Stamati në kërkim të historisë së flamujve (VIDEO)
5 Korrik 2019, 16:42Studiuesi dhe restauratori Frederik Stamati boton librin “Për flamujt e Muzeut Kombëtar”. Në këtë studim autori ndalet jo vetëm tek rëndësia historike e 15 flamujve të dorëzuar në Muzeun Kombëtar, por edhe tek zhvillimi, që ka pësuar shoqëria shqiptare ndër vite.
-
Liqeni i Ohrit 'i tëri' në UNESCO, një vlerë e shtuar për Pogradecin dhe Shqipërinë
5 Korrik 2019, 15:53Tashmë liqeni i Ohrit do jetë i tëri në listën e Trashëgimisë Mikse Natyrore dhe Kulturore Botërore të UNESCO-s. Në këtë listë ka qenë më përpara vetëm pjesa e Liqenit të Ohrit të shtrirë vetëm në territorin e Maqedonisë së Veriut, ndërsa tashmë zonë e mbrojtur në listën ku bëjnë pjesë shumë pak pasuri të tilla do të jetë edhe pjesa e Shqipërisë në qytetin e Pogradecit.
-
Sopranoja Inva Mula rikthehet me Festivalin ‘Mik’ në Korçë
5 Korrik 2019, 15:35Sopranoja Inva Mula rikthehet me Festivalin “Mik”. Artistja bën bashkë në Korçë artistë shqiptarë, si Jani Papadhimitri, Mirjam Tola, Genc Tukiçi dhe Florian Vlashi, të cilët krijimtarinë e tyre e kanë zhvilluar jashtë vendit. Mula shpjegon risitë e këtij edicioni
-
Intervista/ Mark Palnikaj: Zbulime nga dokumentet e Vatikanit, 5 shekuj është shkruar shqip (FOTO)
5 Korrik 2019, 07:26Në vitet 1600-‘700 janë përgatitur 206 shqiptarë në studimin e shqipes në Kolegjin Ilirik të Loretos dhe të Fermos në Itali, i cili qëndroi i hapur deri në vitin 1746.
-
Tre vepra arti për kufijtë nga Helidon Gjergji
4 Korrik 2019, 16:53Artisti i arteve pamore Helidon Gjergji prezantoi për publikun kryeqytetas tre vepra për kufijtë kulturor, etnik edhe fetar. Teksa na rrëfen eksperiencën e tij në vende të ndryshme, shton se kufijtë më të mëdhenj, janë klasorë.
-
Rikonstruksioni i sallës së koncerteve tek Artet, 150 mijë euro për studimin e fizibilitetit
4 Korrik 2019, 15:16Ministria e Kulturës ka nënshkruar një marrëveshje për financimin e studimit të fizibilitetit, që i paraprin rikonstruksionit të sallës së koncerteve në Universitetin e Arteve të Tiranës. Shuma për këtë iniciativë fillestare është 150 mijë euro.
-
Intervista/ Gazetari italian pasardhës i Skënderbeut: Ju tregoj jetën e familjes sime në Itali
4 Korrik 2019, 07:27Kush është Loris Castriota Skanderbegh, familja e të cilit rrjedh nga djali i heroit kombëtar.
-
Kineasti Piro Milkani vlerësohet me medaljen, ‘Ambasador i filmit shqiptar’
3 Korrik 2019, 16:31Pas vlerësimit me çmim në Çeki, një tjetër medalje mirënjohje iu dorëzua sot kineastit Piro Milkani nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti. Gjatë ceremonisë së dorëzimit të kësaj medalje, bashkëpunëtorët e tij, e vlerësojnë Milkanin jo vetëm si kineast, por edhe si njeri.
-
Artisti i ri frymëzohet nga ngjarjet familjare dhe realizon instalacion për minierën e Bulqizës
2 Korrik 2019, 17:16Artisti Megian Gjeta ka realizuar një instalacion për minierën e Bulqizës. Studenti i Grafikës tek Artet ka punuar rreth gjashtë muaj për realizimin e kësaj vepre dhe shpreson, që në të ardhmen shoqëria dhe shteti të reflektojnë për përmirësimin e kushteve, ku ata punojnë çdo ditë
-
Ekspozita/ Situata politike, dhuna në familje edhe ‘Luli i vocërr’ ‘rrëmbejnë’ vëmendjen e artistëve të rinj
2 Korrik 2019, 17:10Studentët e arteve ekspozojnë veprat e tyre në Fakultetin e Arteve Pamore. Dekani Ardian Isufi shpjegon trajtimin modern që artistët e rinj sjellin mbi tematika të ndryshme sociale.