Kultura

  • Pas kërkesës publike nga shoqëria civile por edhe nga banorët për devijimin e linjës së tensionit të lartë në Koman, OST ka vendosur të devijojë projektin dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve. Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore e ka përshëndetur vendimin e OST dhe ka thënë se do ta ndjekë deri në fund këtë rast dhe çdo rast tjetër të ngjashëm
  • Teatri “Aleksandër Moisiu”, 50
    vjet histori, godina e problematikat 

    Pesëdhjetë vjet më parë në qytetin e Durrësit u përurua godina e teatrit “Aleksandër Moisiu”. Ishte një ngjarje shumë e rëndësishme për qytetin bregdetar, që në atë kohë numëronte rreth 60 mijë banorë. Teatri i dramës dhe ai i varietesë ishin themeluar kohë më parë, përkatësisht në vitin 1953 dhe në vitin 1960.

  • Tole: Festivali i Gjirokastrës
    të mbahet njëherë në tre vjet

    Ministria e Kulturës sapo ka deklaruar vendimin e fundit të Komitetit Organizativ të Festivalit Folklorik Mbarëkombëtar të Gjirokastrës. KOFKM ka vendousr që Festivali të zhvillohet në datat 10-16 maj 2015.

  • Botohen shkrimet e nobelistes
    shqiptare, Nënë Tereza‏

    “Në zemër të botës” është një portret i fuqishëm i njërës prej femrave më të dashura të të gjitha kohëve, i rrëfyer me fjalët e saj nëpërmjet një përzierjeje magjepsëse të përvojave ditore të jetës, lutjeve dhe mençurisë shpirtërore.

  • Ardian Paci me “The Guardians”
    në Athinë: Zbuloni emrin mysliman!

    Galeria “Kalfyan” në bashkëpunim me Galerinë Peter Kilchman në Greqi, me 5 shkurt do të prezantojnë ekpsozitën e parë personale “The Guardians”, të artistit të njohur shqiptar Adrian Paci.

  • Festivali/ Florian Vlashi do të 
    sjell në Durrës tingujt spanjollë

    Bienalja artistike që ka mbërritur në edicionin e 7-të të saj nuk do të jetë as më shumë e as më pak sesa “një udhëtim muzikor në vendin e Servantesit”, siç shkruan në hyrje të projektit të tij Florian Vlashi, violinisti durrsak që jeton dhe punon që prej 23 vjetësh në Korunja, buzë oqeanit Atlantik.

  • Çështjet e restaurimit në dorë të 
    bashkëpunimit shqiptaro-francez

    Tryeza e rrumbullakët mbi çështje të restaurimit me pjesëmarrjen e Ministres së Kultures, Mirela Kumbaro dhe Ambasadorit të Francës në Shqipëri, z.Bernard Fitoussi, si dhe në praninë e ekspertëve të restaurimeve ka hapur dje rrugëne  e një dialogu të gjatë që do të vijojë deri më 14 shkurt në Tiranë Shkodër e Berat. 

  • “Tre Tenorët” sukses absolut në edicionin
    e 14-të, surpriza me të ftuar të veçantë

    Në edicionin e tij të 14-të, koncerti ‘Tre Tenorët”, shënoi mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve shfaqjen më të sukseseshme. Një sallë e mbushur plot, thuajse në limitet e saj, dëshmoi edhe vëmëndjen gjithnjë e në rritje për njërën prej shfaqjeve më të rëndësishme të muzikës lirike në vend.

  • Promovimi, Isa Alibali, ja një
    roman me personazhe realë

    "Pertej mjegulles ka drite", një dramë dashurie e kohës së komunizmit që rrëfen për persekutimet e atyre studentëve shqiptarë të ashtuquajtur “Grupi i agjentëve polakë”.

  • Tef Palushi, profili i një artisti
    të madh me humor shpotitës

    Të qeshje në vitet diktaturës me tollonat e mbrëmjet e vallëzimit... Profili i një artisti të madh/ Kujtime personale me humoristin shkodran

  • At Kolë Berishaj, Etnologu që ruajti 
    traditën e kulturën tonë në Mal të Zi

    Një vështrim mbi jetën dhe veprën e etnografit, folkloristit,dhe shkrimtarit që I solli lexuesit vepra si: “Sofrat në Malësinë e Madhe”, “Urti popullore”, “Malësia e Madhe – etnografi”, “Nder e burrni ndër mallet tona”, “Rrjedhë shprehjesh popullore në kallxime”, “Kajde e dyzene”..

  • Zenullah Rrahmani, një roman 
     ndryshe në letërsinë shqipe

    Mbi romanin “Pesë Vakte” botim i shtëpisë botuese “Faik Konica” Prishtinë, pjesë e triptikut qe u parapri nga romanet “Nëntëdhjetë e nëntë rruzaret prej smaragdi” dhe “Lypësi dhe Sofija”

  • Butrinti, një ndër destinacionet
    më të mira kulturore të Evropës

    Butrinti në Shqipëri, është përzgjedhur të jetë njëri nga 12 destinacionet historike për t’u vizituar në Evropë e që shumë kush mund të mos dijë për ekzistimin e disa prej tyre të renditura nga theculturetrip.com.Qyteti antik i Butrintit u shpall për herë të parë monument kulture më 1948, më 1999 u regjistrua në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s;

  • Promovohet libri i Isa Alibalit për
    diktaturën, 'Përtej Mjegullës ka Dritë'

    Shkrimtari Isa Alibali ka promovuar librin e tij të ri “Përtej Mjegullës ka Dritë” i cili trajton  jetesën dhe kozmosin e shoqërisë shqiptare të kohës së komunizmit dhe të famshmes luftë të klasave.

  • Vlerat etnokulturore, resurse për turizmin

    Profili turistik i Vlorës dhe gjirit të saj, shfaqet edhe nëpërmjet vlerave etnokulturore që ndodhen në këtë rajon. Studiuesi dhe historiani vlonjat, prof.dr. Bardhosh Gaçe, thotë se në kushtet e sotme të zhvillimit të turizmit, një vend të veçantë zënë edhe dukuritë e ndryshme social-shoqërore e ekonomike, por edhe lidhjet dhe ndërvarjet midis mjedisit, turizmit dhe pasurive kulturore e monumentale.

  • Kujtimet, Vitore Sallaku: Ju rrëfej
     dashurinë e rrallë me Skënderin

    Tetëdhjetëvjetori i lindjes së artistit të madh shqiptar Skënder Sallaku, pa praninë e tij, është i rëndë për bashkëshorten, akrobaten e shquar shqiptare Vitore Sallaku.

  • Doli në koncertin "Tre tenorët": Këtu
    do sjell Vjenën, atje çova Shqipërinë 

    Tashmë i kthyer në traditë koncerti “Tre tenorët” vjen  për të 14-in vit radhazi në Pallatin e Kongreseve me risi dhe zëra brilant për të paraqitur muzikën klasike. Për të zbuluar detaje më të shumta rreth këtij koncerti  të veçantë në studion e emisionit “Rreze Dielli” ishte i ftuar producenti I këtij koncerti Edmond Tullumani.  Këtë vit risia sipas Tullumanit do të jetë performanca e tre tenorëve me origjinë kosovare të cilët artin e tyre e shpërfaqin në skena të mëdha botërore.

  • Libri i njohur “Sekreti” në maj
    vjen si prodhim kinematografik

    Libri “Sekreti” i autores Rhonda Byrne i cili për 200 javë ka qëndruar si libri më i shitur në listën e New York Times për 200 javë, tashmë do të vi si prodhim kinematografik.“Sekreti”, i cili është një libër motivues për jetën do të adaptohet në film me skenar nga Bekah Brunstetter. 

  • Teatri Kombëtar do të
    zhvendoset afër Liqenit Artificial

    Ish Instituti i Energjitikës, i cili ndodhet 500 metra në distancë nga gjimnazi “Petro Nini Luarasi” do të bëhet një pikë takimi me artin. Së fundmi kjo godinë është shfrytëzuar nga Ministria e Arsimit, si qendër universitare e shërbimeve për nevojat e Fakultetit të Shkencave të Natyrës.

  • Ermonela Jaho me artistët e 
    famshëm shqiptarë vjen Tiranë

    Dy opera të Triptikut të Puçinit "Suor Angelica" dhe "Giani Schiçi", që do të kenë protagonistë Ermonela Jahon e Gëzim Myshketën do të shfaqen në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë në datat 12–14 - 16–18-20 shkurt 2015, ora 19.00 njofton Instituti Italian i Kulturës.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv