Alba Malltezi

Jam gazetare prej vitit 1994. Shkrimet e mia të para ishin për kulturën në redaksinë e "Gazeta Shqiptare", më pas kam qenë mes drejtuesve të Balkanweb dhe News24 . Nga 2011 deri më sot jam në bordin e grupit editorial të Report TV dhe Shqiptarja.com. Rubrika "Periferi" është një nga blogët e parë në shtypin e shkruar shqiptar, nisur që në vitin 2000 si një ide e trajtimit të temave të konsideruara "periferike" në të përditshmen tonë, me shpresën dhe dëshirën që cilido e lexon dhe e klikon, ta bëjë, sepse "periferike" nuk konsideron asnjë detaj të vogël të jetës sonë.

Periferi
  • Alba Malltezi: Kur Michelle dhe Barak Obama flasin për dinjitetin në punë

    Dinjiteti në punë duket se është një temë mëse qëndrore dhe aktuale në mbarë botën. Të rinjtë, por edhe punëmarrësit në përgjithësi, refuzojnë kushte pune që cënojnë të drejtat themelore dhe në këtë miniserial në Netflix, Barak dhe Michelle Obama sjellin shembuj se si gjërat funksionojnë mirë kur të gjitha hallkat e zinxhirit të hierarkisë në punë, ndjehen të vlerësuara.

  • Greqia nuk ka nevojë për Belerin dhe as ne

    Mendoni se një vend si Greqia, ku logjika, arsyeja dhe demokracia lindën atëherë kur mbarë bota mbante në dorë një dru dhe një ashtë, të ketë nevojë për fenomene si Beleri? As ne në Shqipëri nuk mund ta vendosim në qendër të vëmendjes një individ me disa identitete e një të kaluar të paqartë. Fredi Beleri nuk mund të jetë çështje mes Shqipërisë dhe Greqisë.

  • Alba Malltezi: Nuk mund të mallkohen shqiptarë për një humbje politike

    Është e trishtë, e papranueshme që shqiptarë të flasin me kaq përbuzje për të tjerë bashkëatdhetarë duke vënë në diskutim qytetërimin e mundimshëm e plot sakrifica që përditë bëjmë si shoqëri. Qytetërimi kalon edhe përmes humbjeve.

  • Njerëzit që “të shkrijnë” me fjalën dhe mendimin e mirë

    Në kohët e teknologjisë së sofistikuar ka njerëz, shqiptarë, që komunikojnë përmes mendimit dhe fjalës së mirë. Sa keni të tillë përreth vetes dhe sa ju ndihmojnë fjalët dhe mendimet e tyre pa interes, për t'u përmirësuar? 

  • Sa e vështirë të flasësh kundër Berishës, edhe me Shqipërinë të gjithën mavi

    Akuzat e liderit suprem ndaj të vetëve që nuk e mendojnë si ai vazhdojnë të jenë të egra, siç vazhdojnë të jenë të egër ata gazetarë-klonë të tij me gjithë anëtarët e PD-së që i dolën kundër

  • Alba Malltezi: Ata shqiptarë që po shpërndajnë margaritarë për këtë verë në Shqipëri

    Ndërsa ne ankohemi, qahemi, akuzojmë, shajmë, për çështje të politikës, shqiptarë të mirë i kanë hipur trenit me shpejtësi të lartë të Shqipërisë. Këtë verë kërkoni, përgatituni dhe gjeni xhevahiret e turizmit që janë shpërndarë kudo nëpër Shqipëri.

  • Alba Malltezi: Berishizmi dhe hileqarët rreth tij si një alergji rubeole, Shqipëria i flaku edhe me ndihmën e amerikanëve

    Ngjyra mavi në gjithë Shqipërinë si një reaksion ndaj një virusi që për pak na mori jetën: Berishizmi si më i rrezikshmi virus i një rubeole akute. Me fat që miqtë tanë amerikanë ofruan "antibiotikun", pastaj goditjen finale duhet t'ja japin vetë shqiptarët. Tamam si një virusi të dëmshëm. 

  • S’bëjnë përshtypje Berisha e Këlliçi, por gazetarë pro tyre të financuar dhe nga USAID apo fonde BE

    Faktikisht duhet të ishin gazetarët më të lirë dhe më pak të manipulueshëm në tregun mediatik shqiptar: Janë të lirë nga tregu lokal i reklamave dhe të mirëpaguar nga projekte të USAID dhe fonde komunitare. E megjithatë nxitojnë përherë të bëhen kori i manipulimeve berishiste, pa pritur asnjë sekondë verifikim dhe duke u bërë mburojë e gënjeshtrave

  • “Benvenuto” i Milanos, një ide mikpritjeje për t’u kopjuar edhe në Tiranë

    Shoqata nga dhjetëra deri qindravjçare që mbledhin filantropë, artëdashës, njerëz të biznesit, apolitikë me dëshirën për të ndarë bashkë pasione dhe eksperienca të vlefshme për anëtarët dhe për qytetin. Pse jo dhe në Tiranë?

  • Një kandidat i Saliut dhe Ilirit nuk ka nevojë për diplomë pjekurie, pse budalla është ai?

    Me 14 maj do ta kuptojmë nëse Shqipëria nuk u bën më “skonto” askujt që kapërcen radhët e gjata, rigoroze dhe të mundimshme  të jetës, qoftë edhe të një shkolle,dhe kemi ardhur vërtetë në pikën e artë të zhvillimit tonë kur njerëzit dimë t’i peshojmë nga ajo që bëjnë dhe jo nga ajo që thonë e premtojnë, apo përfaqësojnë. Qoftë ai Saliu apo Iliri.

  • Shqiptarët vigjilentë të dyfishtë, jo vetëm ndaj shkatërruesve, por edhe ndaj limuesve të tyre

    Në Shqipëri duhet të bëjmë një sforco të dyfishtë: ndaj keqbërësve dhe ndaj limuesve të tyre. Përditë, në 30 vite demokraci, ka sa keqbërës të shtetformimit, aq dhe limues të punëve të tyre që nuk i shërbejnë vendit.

  • Pse berishanët në rrugën “Mustafa Matohiti” ecin me kokën nën asfalt?

    Të ripropozosh sot politikanin Sali Berisha e pinjollwt e tij pa parë në sy veprimet që ai ka bërë dhe bën, është për të qeshur dhe për të qarë, duke filluar që nga shtëpia ku jeton dhe zyra ku Sali Berisha punon, të dyja në kullat e para të ndërtuara në Tiranë, mbi rrënoja vilash historike, të ngritura nga i njëjti, i dashuri i tij, oligark. 

  • Alba Malltezi: Pse korrupsioni në opozitë është shumëfish më i dëmshëm për një popull

    Opozitarët që në të njëjtën kohë baltosin ambasadoren SHBA dhe deri presidentin dhe gjithë administratën amerikane se deklaroi “non grata” idhullin e tyre, për Belindi Këlliçin, SHBA bëhet papritur një fanar ndriçues, që zbut verbërinë dhe bëhet garant kundër falsifikimit të dokumenteve.

  • Alba Malltezi: Për Ermonelën dhe për ekskluzivitetin e të bukurës dhe talentit

    Nëse talenti, e bukura e mirësjellëshmja do të ishin masive, do të shndërroheshin në vulg, në vulgarë, ndaj, Masterclass-i bosh  i Emanuela Jahos në Tiranë nuk ka pse të mërzisë as atë, as këdo që e adhuron. Një Maestro do të ishte i vlefshëm edhe për një nxënës të vetëm, nëse nxënësi nxë. 

  • Alba Malltezi: Këlliçi i Berishës, trishtimi më i madh i kësaj fushate

    Pamjet e hyrjes së autobusit elektoral me emrin "Belo" në fushën e gjelbërt të stadiumit të Arenës Kombëtare, janë të njohura për ne shqiptarët: Skena tipike të arrogancës së berishizmit dhe të shërbyesve të tij, që personalen e vendosin mbi të përbashkëtën, me një ego të tejskajshme

  • ADN-ja e njerëzve të mirë në gazetari ekziston edhe pse gabojnë

    Është e drejtë dhe indinjata në rrjet, kjo indinjatë na detyron të korrigjohemi, të reagojmë, por përpiquni të bëni një dallim mes atyre që gabojnë pa dashje dhe atyre, që “të keqen” e të shëtmuarën e kanë mision dhe pasion. Në Report TV dhe te Shqiptarja.com janë bërë dhe me siguri do të bëhen gabime edhe në të ardhmen, por ADN-ja jonë është dhe do të jetë ajo e njerëzve të drejtë dhe të mirë, që nuk duan të lëndojnë me dashje dhe padrejtësisht Askënd.

  • Nga Yuri Kim te vëllai i Bashkim Gazidedës, helmi i Berishës nuk ka kufi

    Për ata që ka dosje, apo fakte kompromentuese shantazhet i bën nën zë, ndërsa për ata që nuk gjen asgjë, ai dhe mediat e tij nisin linçimin publik, si me vëllanin e Bashkim Gazidedes

  • Utopia: Sikur të punohej 4 orë në ditë

    "Ka jetë përtej punës" protestojnë në Francë. Pas pandemisë, edhe në Europën e sakrificave, e ditëve mes trafikut për të arritur në vendet e punës, njerëzit po fitojnë një tjetër ndërgjegje: më shumë orë në ditë për veten, për familjen, për natyrën, artin. Punë, por edhe jetë e socializim jashtë saj. 

  • Sondazhet e tregojnë: Opozita e keqja e vetes, askënd të mos akuzojë!

    Sondazhet më të fundit të Institutit Piepoli e tregojnë qartë se nëse opozita shqiptare do të vazhdonte të ishte e bashkuar, do të ishte një forcë mëse dinjitoze dhe e madhe për të kundërshtuar pushtetin e gjatë të socialistëve. Kush ja ka fajin që vazhdojnë të "masakrohen" me njëri-tjetrin?

  • Alba Malltezi: E mbaj mend saktësisht kur gazetaria shqiptare u pushtua nga llumi

    Ky llum që sot shohim në gazetarinë shqiptare e ka ekzaktësisht një kohë, një fillim. E mbaj mend futjen në këtë fushë kaq të bukur, të drejtë, të vlefshme dhe elitare për një vend, të afaristëve dhe të "gazetarëve" të paskrupujt. Ata vazhdojnë të "plasin bomba", të shpifin, të krijojnë urrejtje, dizinformim e të shpërthejnë, por edhe kjo, nuk mund të vazhdojë përjetësisht, pavarësisht momenteve të famës apo triumfeve.. 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv