-
Korbat puplarënë të Berishës fluturojnë edhe mbi Vjosë
As lajmi i mirë i shpalljes së Vjosës Park Kombëtar nuk kënaq shërbëtorët e fundit dhe më të ngushtë të Sali Berishës. Ata si korba puplarënë duan të bëjnë pis çdo gjë të mirë shqiptare që arrihet me kaq vështirësi. Por e kanë kot, puplat u kanë rënë dhe kakarisja e tyre humb nga kënga e Vjosës së lirë.
20 Mars 2023 -
Të vetmet “shpërthime” që duhet të na interesojnë
Kushedi pse në Shqipëri ka përditë "shpërthime" njerëzore ndaj asaj apo ndaj këtij. Nuk janë kritika, fakte, por vetëm urrejtje të mbledhura nga padituria apo paragjykimet. Ka mënyra edhe për t'i shmangur këto. Shqipëria nuk është një vend në luftë.
18 Mars 2023 -
Drejtësia e Denisës për nënën e saj, Shqipen, që u vra vetëm 25 vjeçe në Gërdec
Denisa është sot studente Drejtësie dhe flet për mamanë e saj, Shqipen, të vrarë në shpërthimin e fabrikës së demontimit të fishekëve në Gërdec, kur ishte vetëm 25 vjeçe.
15 Mars 2023 -
Alba Malltezi: Një keqkuptim i rrezikshëm me lajmin e mirë dhe roli i medias si “nxirëse” e realitetit
Herë pas here hidhen teza se "media po nxin realiteti". Nuk janë "lajmet e këqija" me vrasje, tritol, trafiqe apo dhunime që dëmtojnë një shoqëri, por reagimi i saj ndaj padrejtësive dhe krimeve. Lajmet e mira duhet të pasqyrohen për të frymëzuar një shoqëri, por jo të zëvendësojnë të shëmtuarën dhe problematiken. Kjo është një lojë e rrezikshme me lirinë dhe demokracinë.
12 Mars 2023 -
Sa qesharake bëhemi me 8 Mars
Nis parada e 8 Marsit për të treguar se sa afër grave, nënave, motrave jemi të gjithë. E vërtetë, apo është një shaka?
7 Mars 2023 -
Alba Malltezi: Oborri plot me Range Rover e Benz-Mercedesa, protestuesit vend gati te kangjellat
Paradokset e një "force revolucionare" që kërkon të nxisë mbështetësit në protestë duke parë nga xhamat e Range Rover-ave apo Benz-Mercedesave. A e kuptojnë që nuk shikojnë dhe dëgjojnë?
3 Mars 2023 -
Si lind një Elly Schlein në krye të PD-së… italiane
Ndërsa në një vend të civilizuar si Italia liderët politikë ua lëshojnë vendin më të rinjve dhe kush konkurron pas humbjeve, në Shqipëri liderë të gangrenizuar në pushtet dhe korrupsion mbajnë një shishe helm në dorë me të cilën spërkasin çdo farë të re që "guxon" të lindë e të ndryshojë.
2 Mars 2023 -
Alba Malltezi: Kë duhet të kishin kapur vërtetë “prej zhelesh” në PD…
Në Partinë Demokratike, një grupim agresiv njerëzish vazhdojnë të mos tregojnë realitetin dhe gjendjen e vërtetë të partisë opozitare, duke përdorur këtë parti vetëm për interesa personale biznesi apo familjare. Kur do ta vërejnë këtë situatë të tjerët?
26 Shkurt 2023 -
Alba Malltezi: Se mos vetëm 21 janarin dhe Gërdecin, po vajza keniote si u vra?
Një krijesë e rrallë e Afrikës kishte zgjedhur të punonte e të jetonte në kryeqytetin tonë. U gjet e masakruar nën rezidencën ku jetonte dhe vdiq në Kenia pas plagëve që kishte marrë. Askush nuk pa, asnjë kamera nuk filmoi, hetimet nuk zbardhin asgjë.
15 Shkurt 2023 -
Alba Malltezi: Sa bukur Flamur Noka me bilbil! A tha ai “fjalët” më të mençura në Kuvend?
Kur Berisha me të tijët nuk kursen ofendimet e kërcënimet për ambasadoren Yuri Kim, sa të lehtë e ka ai të shprehet si të dojë për cilëndo ministre, deputete e më gjerë. Derisa ligji nuk funksionon me të.
13 Shkurt 2023 -
Alba Malltezi: Vetëgjyqësi dhe heshtja shurdhuese pas shpërthimit të Sarandës!
Ende asnjë reagim i fortë dhe i qartë për ngjarjen e rëndë të Sarandës! Qytetarët të pasqaruar se ç'ishte ai shpërthim i padëgjuar ndonjëherë në zemër të qytetit të tyre
13 Shkurt 2023 -
Alba Malltezi: Si nuk e shikoni napalmin që Berisha ju ka hedhur në PD!
Gjatë shëtitjes sot nën diellin e bukur të Tiranës pak figura në krah të Sali Berishës. PD është boshatisur nga djemtë dhe vajzat që luftonin për të. Në vite.Aty tani kanë mbetur kaq pak
11 Shkurt 2023 -
Dua vërtet t’i besoj Sali Berishës për orgjitë e McGonigal, por veset e tij më pengojnë
Vazhdon të përdorë akuza të forta, të hedhë aludime me sfonde orgjirash dhe seksluale për këdo. Duhet të publikojë fakte, foto, dokumente apo në këtë perversitet mendimesh është ai që jeton? Që prej fillimeve të Demokracisë?
10 Shkurt 2023 -
Ndjesa që duhet të kërkojmë ne, “kritikuesit” e opozitës!
Nëse gjendja edhe sot e kësaj dite, pas 30 vitesh debat nuk ndryshon, nuk përmirësohet në përpjekjet e ndërtimit të një Shteti të drejtë, të vërtetë dhe të ditur, faji është edhe i yni. Ne, kritikuesit e vazhdueshëm të sot "opozitës", (dje të njerëzve në pushtet), që mesa duket me logjikën, faktet dhe dijen tonë, nuk arrijmë të ekuilibrojmë e të harmonizojmë shoqërinë tonë.
5 Shkurt 2023 -
Rianimacioni i papranueshëm i pjesës së dëmtuar përjetësisht tek opozita
Dhjetë ditë pas 21 janarit, mund të shprehemi për atë që ndodhi nën sytë e të gjithëve: Disa prej nesh barazojnë krimet ndaj jetës njerëzore me ato të korrupsionit, si të ishte gjëja më e lehtë që mund të bëhet. Madje shkojnë përtej: Propozojnë të riabilitohen dhe të rianimohen si drejtues të shqiptarëve, ata që qëlluan pa asnjë hezitim ndaj tyre.
31 Janar 2023 -
Alba Malltezi: Katër të vrarët e 21 janarit 2011 i përgjigjen sot Sali Berishës
Katër trupat e të vrarëve me 21 janar 2011 flasin qartë. Ata nuk mund të ishin puçistët që sot vazhdon të shpikë para gjithë shqiptarëve Sali Berisha. Ata nuk sulmuan as godinën e Kryeministrisë, e jo më Sali Berishën. Ja si flasin trupat e tyre, që nga aty ku ranë.
23 Janar 2023 -
Ana Veizi po rritet nën sytë tanë dhe rastësisht ka pamjen e Drejtësisë
Në të njëjtën kohë që Ziver Veizi rrëzohej nga plumbat e Gardës para kangjellave të kryeministrisë, në të njëjtin moment ngrihej mbi të një dritë e së vërtetës që qëndron sot në mendjet eshqiptarëve që kërkojnë Drejtësi dhe në sytë e Anës.
21 Janar 2023 -
Luizi apo Luisi, shembujt e mirë nuk mungojnë
Dy shkodranë me emër të ngjashëm, por histori të ndryshme: Luiz Ejlli i Big Brother, ka marrë gjithë vëmendjen, sidomos të intelektualëve të indinjuar, ndërsa Luisi 18 vjeçar, me historinë e tij të jashtëzakonshme në "Pa gjurmë", do të kalojë si një lajm i mirë, për të cilin emocionohet dhe kthen sytë pakkush.
19 Janar 2023 -
Askush nga ne nuk mund të ndjehet superior ndaj banorëve të Big Brother
Vazhdojmë të ngatërrojmë se kujt duhet t'i kërkojmë llogari e nga kush duhet të pretendojmë sjellje korrekte morale apo të jenë model. Asnjë nga të rinjtë e Big Brother nuk na ka borxh asgjë, ndoshta ne po.
16 Janar 2023 -
Do të kishte qenë ndryshe historia e PD-së sikur…
Në vite Partia Demokratike ka pasur figura profesioniste dhe qytetare në komunikim, por që nuk patën hapësirën dhe forcën të mbizotërojnë. Sot Presidenti Begaj po rrethohet dhe nga ato duke bërë një staf këshilltarësh shumëngjyrësh dhe profesionist. Rezultatet mund t'i shohim shpejt. Arta Sakja, Klement Zguri janë dy prej tyre. Kujtoj sot dhe të paharrueshmen Linda Ihsani
15 Janar 2023