-
Opozita e Gazment Bardhit ka nevojë për evolucion, jo për revolucion
Tymosja e Kuvendit në ditën e diskutimit të buxhetit kujt i shërbeu? Shqiptarët sot panë mjegull me ngjyra, performanca folklorike, karrike të grumbulluara, por jo seriozitet.
20 Nëntor 2023 -
Guximi i Helena Kadaresë për të thënë se Shqipëria është në kohën më të mirë të saj
Nga tavolina e Panairit të librit në Tiranë, ndërsa firmosnin libra e bisedonin me gazetarë, çifti Ismail dhe Helena Kadare dha mesazhe të vlefshme dhe të guximshme për kohën në të cilën jetojmë.
18 Nëntor 2023 -
Skalitje e domosdoshme njerëzore në një metro’
Në metronë e një metropli e kanë të domosdoshme të kalojnë ditët edhe disa nga bashkëqytetarët tanë. Sidomos disa që e shohin veten në qendër të botës vetëm e vetëm se nuk kanë mundur të maten asnjëherë me madhështinë e saj. Ata, gabimisht, ndjehen superiorë përballë të tjerëve shqiptarë, përballë drejtësisë, përballë ligjit.
16 Nëntor 2023 -
Dërrmimi nga një edukatore
Sjellja e pashpirtë e një edukatoreje në kryeqytet ndaj vogëlushes 3 vjeçare, veprimet dhe fjalët e rënda të saj, duhet të na ndryshojnë. Si qytetarë.
10 Nëntor 2023 -
“Heronj” modernë të demokracisë sonë liberale
Nuk duhet të na shqetësojnë fjalët dhe veprimet e askujt, madje përkundrazi, në mrekullinë e demokracisë liberale, në transmetimet Live të kaq shumë televizioneve informative, shqiptarët kanë mundësinë të kuptojnë më mirë dhe më pas të zgjedhin se cilët do të jenë "heronjtë".
2 Nëntor 2023 -
Berishianët ose tragjedi-komedia e mungesës së peshës në kandar
Politikanët që ndjekin Berishën bërtasin sot se duan t’i eliminojnë. Vazhdojnë ta shohin problemin e vetëasgjësimit si një problem që u vjen nga jashtë, tamam si Enveri që na mbushte mendjen se gjithë imperialistët dhe revizionistët e kapitalistët donin të na asgjësonin, zhduknin, ndaj, bunkerët, u bënë kisha e xhamia jonë.
30 Tetor 2023 -
Dukeshin të gjithë si të çmendur viktimat e drejtësisë së kohës së Berishës! Apo jo Elida Cangonji?
Shumë shqiptarë ikën nga kjo botë pa marrë drejtësi për konfliktet e tyre. Si aktorja Elida Cangonji, e cila në prokurorinë e Berishës, apo në policinë e Berishës dhe institucionet e tij, çdo informacion ua kalonin kundërshtarëve.
24 Tetor 2023 -
Nis stina e re politike dhe televizive me kaq... vjetërsi
Ndërsa Edi Rama shpalos i pashqetësuar projektet dhe ëndrrat e tij për një Shqipëri europiane nga maja e ribërë e Piramidës, opozita shpalos me të njëjtën gjuhë, me të njëjtat mënyra projekte dhe strategji që shqiptarët me kohë e me vakt ja kanë bojkotuar.
20 Tetor 2023 -
Djemtë e Hemingway Tirana dhe “Ulkonja” e hekurudhës shqiptare
Eljan Tanini solli në “Esencë” në Report TV historinë mbresëlënëse të restaurimit të një prej lokomotivave historike të Shqipërisë, kryer me përkushtim dhe pasion nga vëllezërit Sukaj të Club Hemingway Tirana. Me detaje që nuk duhen humbur!
15 Tetor 2023 -
Çdo luftë e re është një humnerë e hapur për njerëzimin
“Jemi në Luftë!” deklaron Izraeli, që do të thotë një tjetër humnerë njerëzore i shtohet asaj të Ukrainës. Prandaj duhet të bëjmë të gjithë të pamundurën për paqen në Ballkan e të bëjmë të pamundurën për paqen në mbarë Tokën.
8 Tetor 2023 -
Nga burri në burr burime konfideciale, erotike, nga SPAK?
Ethet e një video të supozuar erotike që lidh vajza të showbizit shqiptar me botën e krimit, mobilizuan këtë javë kuvendime me imagjinata të papara e të pamenduara mbremjesh televizive dhe raportimesh në rrjete sociale.
1 Tetor 2023 -
Paska diçka tjetër më keq se video e Gjicit: Qënka Berisha!
Nuk mund të mendohej se zgjedhjet në Kukës do t’i fitonte një pasues i Safet Gjicit. Pamjet e rënda të zyrën e shtetit, tronditën mbarë Shqipërinë, Kukësin, po e po pa diskutim. Por ja që paska diçka më skandaloze e më të papranueshme se ato pamje. Qënka Sali Berisha dhe të tijët!
25 Shtator 2023 -
Milano Fashion Week përtej shkëlqimit dhe modës
Nëpër rrugë sheh djem e vajza me diametrin e kofshëve sa të një krahu. Të tjerë futen në borxhe e bëjnë blerje marramendëse në dyqanet e firmave të mëdha vetëm për të marrë më pas një ftesë në sfilatë si superkonsumator. Bloggera, sillen si zombi, në mes të trafikut e njerëzve, derisa të bëjnë foton më joshëse.
22 Shtator 2023 -
Bernard Tapie… dhe një prokuror i Republikës franceze
Një serial në Netflix tregon jetën e ish presidentit të Olimpik Marsejë, ish-pronar i Adidas, politikan, ministër, pronar mediash, aktor, prezantues televiziv; një njeri i plotfuqishëm i Francës së viteve '80 dhe... një prokuror i Republikës së Francës.
16 Shtator 2023 -
Nëse një shoqëri simpatizon dhunën...
Goditjet që Rexhep Rraja dhe të tijët i bënë me shkopa bejsbolli dhe pistoleta ndaj vëllezërve Maja nuk maten vetëm me lëndimin fizik. Ato goditje, të publikuara prej tyre, rëndojnë psikologjikisht mbi kurrizin e çdo shqiptari dhe për to të gjithë presin drejtësi
12 Shtator 2023 -
Vetëmbrojtja e Berishës me një intervistë paralajmëron një veprim të SPAK
Sali Berisha bën akuza të rënda dhe të mirëmenduara ndaj SPAK: Ka falsifikuar kundër meje tha ai në intervistën dhënë për gazetarin Çim Peka. Çfarë ka falsifikuar SPAK sipas tij?
8 Shtator 2023 -
Gazment Bardhi nuk është Belind Këlliçi
Politikani Gazment Bardhi ka projektin e tij brenda “Foltores”, një energji politike e mbajtur peng nga një një individ “i vdekur politikisht dhe ndërkombëtarisht”, por që herët a vonë, do të tërhiqet ose bllokohet. Cili është pozicioni dhe roli i Bardhit?
6 Shtator 2023 -
Deri kur të mos na interesojnë më fare emra ministrash...
Nga një asamble partie në pushtet duhet të pretendojmë të dimë se cilat ishin politikat më të mira që na përmirësuan dhe cilat ato që dëmtuan shqiptarët dhe Shqipërinë. Emrat e një ministri apo ministreje që shkojnë e vijnë nuk kanë fare rëndësi. Siç nuk ka fare rëndësi nëse PD do të vazhdojë të ekzistojë me Bashën, Bardhin apo Berishën, por si do të ekzsitojë dhe çfarë mund t'i ofrojë Shqipërisë.
4 Shtator 2023 -
Bëjmë sikur çamët nuk ekzistojnë, ndërkohë shihni Greqinë për Fredi Bejlerin...
Greqia e tëra e angazhuar për Fredi Bejlerin, nga kryeministër, kryebashkiakë, media greke duke kërkuar llogari; ndërsa ne të gjithë, mbyllim gojën e heshtim për çamët e Çamerinë. Ende një popull i tërë, gra, të moshuar e fëmijë të vrarë të Çamërisë mbajën vulën e padrejtë e të tmerrshme e të turpshme dhe absurde si "bashkëpunëtorë të nazi-fashistëve" gjatë Luftës së Dytë Botërore.
31 Gusht 2023 -
Nuk na e mbante të shkonim në Theth, Valbonë a Vlorë! Sot flasim për turizëm në Shqipëri
Është një gjë shumë e mirë që harrojmë shpejt se ku ishim, por më të mirët janë fokusuar dhe dinë se ku do të shkojnë. Po kalon dhe ky sezon turistik, pati probleme, “kurthe” alla shqiptare për turistë, por mos harrojmë se fshehim ende mrekulli. Lum kush i zbulon!
30 Gusht 2023