-
Lotët për 11 shtatorin mes orizoreve, në luginën e lumit 'Po'
Bota perëndimore mendoi se me rrëzimin e Murit të Berlinit, historia mbaroi. Paqja, harmonia do të mbizotëronin, por jo. Historianët mbledhin fakte, dëshmi, kombinime të fatit dhe të rastësive dhe na tregojnë se e keqja e ka forcën të ripërsëritet, ndaj ndërgjegjet njerëzore asnjëherë nuk duhet të flenë. Ndaj intelektualët punojnë për këtë. Si ky prezantim i historianit italian Paolo Colombo për 11 shtatorin 2001.
14 Janar 2023 -
Pse Zamira Durda sheh babëzinë që ne të tjerët nuk e shohim!
Ndërsa shumica mes nesh është fiksuar të numërojë deri më një eurot e grabitura në kasafortën e nëpunëses së shtetit, të tjerë grabitqarë-nëpunës shteti, që eurot i kanë vendosur haptazi si fasada të vilave të tyre në Gjirin e Lalëzit apo në kullat e ndërtuara me korrupsion, përpiqen të na thonë se: Afera "Rozeta" është kushedi sa më e rendë se Gërdeci e 21 janari bashkë. Kjo po ndodh vërtetë!
11 Janar 2023 -
Atdheu i dhunës i të gjithë ekstremistëve, është gjithnjë e më i vogël
Dhuna e ka përndjekur përherë njerëzimin, por njerëzimi, që në lashtësinë e tij ka vrarë përherë mendjen ta disiplinojë atë. Si në Perëndim, si në Brazil, si në Ukrainë. Si në Shqipëri tashmë.
9 Janar 2023 -
Në 2023, një sy ndryshe ndaj çdo këndi të Shqipërisë
Tashmë Shqipëria pretendon diçka tjetër prej nesh: Dashuria dhe përkushtimi ndaj saj! Eshtë një eksperiment që e ka nsiur me më të mirët, por që, gjatë 2023 do t'u takojë të gjithëve ta aplikojnë!
7 Janar 2023 -
Alba Malltezi: Njeriu i zi, me syze të zeza vazhdon ta kërcënojë hapur Drejtësinë
Pse vazhdon ta deklarojë si dështim reformën në drejtësi dhe pse përdori një tjetër kufomë sot para të gjithëve njeriu më i zi i Shqipërisë?
16 Dhjetor 2022 -
Për 2023? Më shumë Rita Petro, Mimoza Ahmeti, Helena Kadare në çdo grua e në çdo burrë, sidomos
Modesisht, si përvit, një urim nga "Periferi", kjo rubrikë e imja në këtë këndth të Shqiptarja.com, nga ku vëzhgoj, dëgjoj me dëshirën e madhe që edhe unë vetë përvit të ndryshoj, të përmirësohem, të dashuroj, të kritikoj, por kurrë, të ofendoj. Gëzuar!
15 Dhjetor 2022 -
Alba Malltezi: Qëndisja e xhubletës dhe "qëndisja" e Shtetit tonë
Shqiptarët që krijuan me aq durim, fantazi, teknikë, ngjyra, pasion xhubletën, këtë pasuri të njerëzimit tashmë, nuk janë në gjendje të krijojnë po kaq bukur, me kaq durim, me sakrificë dhe vetmohim dhe Shtetin e tyre? Një popull që të gjitha kostumet popullore nga Jugu në Veri i ka kryevepra unikale, të pasura dhe cilësore, nuk ditkëka të "qëndisë" me po aq bukuri, shije dhe harmoni Shtetin e tij?
6 Dhjetor 2022 -
Malltezi: Kujdes me nacionalizmin e urrejtjes dhe pse i fryu zjarrit i vetëm Sali Berisha
Sa e qartë është për të gjithë tashmë se Sali Berisha gëzon duke i fryrë instikteve të rrezikshme të urrejtjes dhe të nacionalizmit të rremë, mbetet ish-politikani i vetëm në Ballkan që i jep jehohë tifozerisë më të shëmtuar që i gjithë Ballkani kërkon ta mbajë larg. Ta harrojë!
4 Dhjetor 2022 -
Alba Malltezi: Jam Sali Berisha or ti… nuk zbres nga kali… dmth nga Bulevardi
Meqë kapriçot e Sali Berishës nuk kanë asnjëherë fund, meqë shumë shqiptarë kanë vendosur përfundimisht të mos merren më me të, na bie ne t'i kujtojmë Shtetit se kështu ndodh kur toleranca e ligjit përkëdhel pa fund një njeri, ndërsa dara e shtetit shtrëngon këdo që "zgjerohet", me përjashtim të Atij.
1 Dhjetor 2022 -
Asnjë shqiptar nuk është aq i keq sa përshkruhet nga armiqtë e vet. Shqiptarë gjithashtu!
Do të vijë shpejt një ditë që urrejtja që shpërthen mbi armiqtë tanë, do të zbutet nga faktet dhe logjika, duke lenë mënjanë mendimet e barkut dhe të instikteve që mbizotërojnë në këtë kohën tonë. Të rrjeteve sociale e të mendimit "fast-food".
30 Nëntor 2022 -
Alba Malltezi: Zemërgjerësia e Dua Lipës
Sa i dhamë ne Dua Lipës dhe sa na jep këngëtarja e mrekullueshme ne shqiptarëve përballë botës mbarë. Sa vlen koha jonë, ndjekësit tanët (të gjithë bashkë) dhe mbi 84 milionë ndjekësit që Dua Lipa ka në gjithë botën vetëm në Instagram
29 Nëntor 2022 -
Thjeshtësia e dashurisë ndaj Atdheut ose patriotizmi, thënë ndryshe
Sa patriotë jemi me 28 Nëntor dhe është kjo një ndjenjë e mrekullueshme, por fjalët dhe veprimet tona janë përherë njësoj? Jemi vërtetë të përkushtuar, të zotuar e të bindur ta bëjmë Shqipërinë vendin më të mirë dhe më të bukur ku të gjithë të vazhdojmë të jetojmë?
28 Nëntor 2022 -
Alba Malltezi: Shkodra e Sali Berishës, apo Shkodra e Lonely Planet?
Pse fajin prapë e ka Sali Berisha?! Qajnë ata që e mbështesin me çdo kusht. Ndoshta nuk ka faj për përmbytjet, por ka faj se ka privatizuar shpresën dhe ëndrrën për një ndryshim më të mirë, për një alternativë më të mirë, për një politikan më të mirë, më punëtor, më të drejtë e më shpresëdhënës!
23 Nëntor 2022 -
Alba Malltezi: Luca Zaia, veneciani legist shembulli i politikanit të së ardhmes?
Cilat janë vetitë që duhet të ketë një politikan që të pëlqehet dhe mbështetet nga zgjedhësit e tij? Italiani legist Luca Zaia është një shembull i njeriut optimist, çmues i arsyes, logjikës dhe punës. Të gjitha këto, sekrete të jetëgjatësisë së tij si guvernator i krahinës së pasur të Venetos.
21 Nëntor 2022 -
Alba Malltezi: Fundi i politikës agresive dhe i medias binjake të saj
Si po shkon përherë e më shumë në tkurrje e drejt zhdukjes ajo politikë e përbaltjes, e fakenews, e denigrimit të kundërshtarëve dhe të kujtdo e mendon ndryshe. Bashkë me të, e dhe media që e përkrah dhe i shërben.
20 Nëntor 2022 -
Alba Malltezi: Urrejtja për librin dhe një histori me sharje nga libri i dhuruar
A është e vështirë për të dalluar nëse lexohet shumë apo pak në një shoqëri? A ka shenja dalluese në sjelljen, mirësjelljen, komunikimin e një vendi ku libri dhe kultura që ai përcjell, ka lënë gjurmë?
19 Nëntor 2022 -
Kamza e gazetarit Adriatik Doçi dhe rezortet e politikano-gazetarëve-pasanikë, dy realitete të ndryshme të Shqipërisë
Pas heshtjes për dhunën e ushtruar ndaj gazetarit investigativ të Report Tv, Adriatik Doçi, fshihen dy botë të ndryshme: Nga një anë ajo e gazetarëve dhe politikanëve superpasanikë dhe nga ana tjetër ajo e profesionistëve të drejtë e të përkushtuar që jetojnë në normalitetin dhe logjikën ekonomike të Shqipërisë.
16 Nëntor 2022 -
Alba Malltezi: Luani i “Gangs of London" dhe ne
Ne që të tjerët i quajmë kollaj mafiozë, nazistë, zezakë, çifutë, kinezë e më të tjera përbuzje, bëjmë mirë që revoltohemi kur të tjerët na cilësojnë kriminelë. Por mbi një gjë duhet të reflektojmë.
12 Nëntor 2022 -
Alba Malltezi: Mos e harro kurrë, Grida Duma, politikën e turpit dhe të baltës!
Përditë e më shumë shqiptarë të ideve, prejardhjeve dhe profesioneve të ndryshme nuk duan, refuzojnë, ikin, largohen, braktisin ata që dhunën e fjalës, sulmet ndaj fëmijëve dhe familjes i patën vënë dhe i vendosin ende në piedestal. Ata kanë gojën më të pisët që imagjinohet dhe atë gojë e ka provuar kushdo që qoftë edhe për një sekond të vetëm, mendoi ndryshe.
8 Nëntor 2022 -
Alba Malltezi: Mirësia dhe qytetaria që do të ndjeni në rrugën “Fatos Baxhaku” në Tiranë
Qytetaria, profesionalizmi, fisnikëria, logjika, përulësia, respekti, dituria, në gazetarinë shqiptare përfaqësoheshin denjësisht me Fatos Baxhakun, kryeredaktori im në të atëhershmen "Gazeta Shqiptare". Vlerat e tij të njohura e të panjohura, do të ndriçojnë banorët në rrugën me emrin e tij.
7 Nëntor 2022