-
Në Itali të rinjtë i kthehen tokës, është çështje kohe edhe tek ne
Nëse secili prej nesh vendos të shohë më të mirën tek njerëzit nga të cilët rrethohet dhe të kuptojë magjinë që mund të prodhojë toka nga duart tona, kënaqësia e bashkëndarjes së sukseseve që do të shihen përditë, mund të bëhen mrekulli. Sigurisht, duhet një mbështetje konkrete, e barabartë dhe e sinqertë edhe nga ana e Shtetit.
21 Nëntor 2021 -
Ne fshehim plagët... dhe ato infektohen
Ndrësa gazetarët përpiqen që të sjellin të vërtetat e ngjarjes tronditëse të Mateos, djaloshi vetëm 8 vjeç i vrarë nga fqinji i tij, le të sjellim në mendje problemet e mëdha që kemi me trajtimin e fëmijëve: Diku i trajtojmë si të mëdhenj, duke ua djegur “me benzinën” e mëndjelehtësisë sonë vitet e çmuara të fëmijërisë (sikur mezi presim që ata të rriten, të bëhen të famshëm, të pasur, e të zotët që të na rregullojnë e të përmirësojnë dështimet tona!) e diku tjetër i braktisim, në emër të një “të ardhmeje më të mirë”.
18 Nëntor 2021 -
Kur na vjen keq për policin dhe jo për gazetaren
Kur një punonjës i shtetit sillet keq me një gazetar dhe me një kameraman, do ta gjejë kurajon 1000 herë më të madhe të shtyjë dhe të flakë tutje një qytetar të thjeshtë. Gazetarët as nuk shtyhen, as nuk flaken, as nuk përbuzen, pasi duke shtyrë, flakur përbuzur ata, nënkuptohet nënvleftësimi që i bën gjithë publikut që përfaqësojnë, sado i madh apo i vogël të jetë.
8 Nëntor 2021 -
Kanabisi mund të jetë vetëm fillimi i fundit
Bota kriminale e narkotikëve është bërë njëqindfish agresive duke kërkuar gjithnjë e më shumë viktima, “klientë” mes të rinjve, të moshuarve, profesionistëve në çdo formë dhe rrugë: nga darkëebi, në sheshe, në lokale.
4 Nëntor 2021 -
Të tradhtuar për një grusht ujë
Kush merr përsipër të marrë detyrën fisnike dhe të rëndësishme të shuajë etjen e banorëve të qytetit të tij, duhet të shqetësohet çdo sekondë që uji të jetë qelibar. A ka ndodhur kjo? A janë qendrat tona të ujësjellësit vende ku pastërtia, rregulli, përkushtimi, shqetësimi profesional është ngritur në piedestal? Apo në gjithë këto vite janë grumbulluar atje lloj lloj individësh të vendosur si "bankomatë" partish?
28 Tetor 2021 -
Që Sali Berisha të mos ikë si Aranit Çela
Mbahemi për trima, por faktet kanë treguar se mblidhemi rreth të fortëve dhe bullistëve sepse kemi frikë. Sikur mes nesh të kishte më shumë si ai kryekamarieri i Elbasanit, ata të frikshmit me mjekër, ata bullistë me të cilën e kemi mbushur e shumëfishuar këtë shoqëri, nuk do të ishin me shumicë.
23 Tetor 2021 -
Pabarazi, pabarazi që prodhon të keqen energji!
Të shohësh ish-kryeprokurorin të largohet qetësisht nga Shqipëria pak ditë para marrjes së vendimit të gjykatës, është trishtim. Adriatik Llalla është larguar në momentin kur një vend i tërë ëndërron, flet përditë, për DREJTESI! Dhe nuk është hera e parë që shqiptarët shohin se si rrëshkasin si ngjala, pa u përballur me përgjegjësitë para ligjit, të afërm apo vetë persona VIP.
23 Shtator 2021 -
Minatori i vrarë dhe familja e tij si në një Aushvic të viteve 2021
Report TV përmes gazetarëve të tij vendosi të hedhë më shumë dritë në jetën dhe në familjen që la pas minatori i vrarë: Dhe tragjedia që zbulohet nga një kamera dhe një mikrofon i ndezur i kalon përmasat e njerëzores
21 Shtator 2021 -
Pse përurimi i të bukurit TKOB nuk u bë dot gëzim i të gjithëve?
Ermonela Jaho dhe Plaçido Domingo u përpoqën me shpirt e me zemër që të bëheshin kumbarët fatndjellës të institucionit të rëndësishëm, por me gjithë sharmin, talentin, famën dhe zemergjerësinë e tyre, përurimi, në vend që të ishte një festë e të gjithëve, një festë e gjithë Tiranës, edhe pse pamundësisht e pranishme në sallë, u kthye në një privilegj për pak vetë, rrethuar me policë e siguri, me fishekzjarre në fund që trembën e bënë të zgjoheshin nga gjumi zogjtë e shumtë që flinin në pemët rreth TKOB, që më shumë se një festë e bukur, krijuan skena të frikshme si të “Zogjve” të të madhit Hitchckok
20 Shtator 2021 -
PD duhet të pastrohet nga urrejtja, PS nga vetëkënaqësia
Ndërsa një tjetër sëmundje po prek sic “xylella fastidiosa”ka prekur ullinjtë e bukur të Salentos në Itali, eksponentë të Partisë Socialiste. Vetëkënaqësia e disa drejtuesve, ministrave e deputetëve të PS, në fjalimet në Kuvend, përshkrimi i jetës së lumtur dhe arritjeve në Shqipëri, na prezantonte si të ishim në vendin më të pasur e më të begatë të Europës, e jo në të kundërtën.
17 Shtator 2021 -
Për ata që bëjnë sikur nuk kuptojnë aferën “Berisha” dhe SHBA-të
Ajo që SHBA-të bënë me z.Sali Berisha është rrjedha logjike e fakteve dhe e ngjarjeve në vitet e fundit në Shqipëri. "Non Grata" është më e pakta që SHBA-të mund të bënin për një individ që kërkon me këmbëngulje të pengojë punën e SHBA-BE në ndihmë të Shqipërisë, me pseudopatriotizmin e tij. Dhe dy fjalë për akuzat e tij ndaj investigimeve të ReportTV
14 Shtator 2021 -
Rritja e çmimit të bukës dhe jo vetëm, përfitim nga zemërgjerësia e shqiptarëve!
Buka, një nga produktet bazike të ushqimit në Shqipëri ka pësuar rritje dhe paralajmërohen rritje të mëtejshme. Nuk është produkti i parë që këtë fillimvjeshtë vë në alarm shoqërinë. Që në fillim të kësaj vere disa supermerkate në qendër të Tiranës shënojnë çmime të konsumit të gjërë, ato që përbëjnë shportën bazike të ushqimit të familjeve, sikur të ishin dyqane bizhuterish të shtrenjta
13 Shtator 2021 -
Dhuna, si një re e zezë e grumbulluar, qëndron mbi ne
Sa jemi dakord, në harmoni me njëri-tjetrin, jemi më të mirët. Në kafe bashkë, në punë bashkë, në familje bashkë, në argetime bashkë. Ku ka si ne. Problemi nis me të parin dhe të vetmin mendim ndryshe.
11 Shtator 2021 -
Epilogu i një sezoni/Kur një tropojan bën makaronat më të mira në bregdet
Nga Veriu në Jug Shqipëria po mbushet me vende ekselence të kulinarisë, mikpritjes dhe turizmit
6 Shtator 2021 -
Jeta na mësoi të dallojmë një gjyq demode' popullor, nga debati me fakte e logjikë
Disa vazhdojnë të këmbëngulin të bëjnë vetëm gjyqe demode', enveriste e popullore nëpër studio televizive e rrjete sociale për këdo e çdo gjë, duke harruar se shqiptarët, për fat apo jo, dinë të dallojnë një gjyq demode' enverist pa fakte dhe logjikë, nga dialogu dhe debati sokratian mbi jetën, ligjin, shtetin dhe demokracinë
3 Shtator 2021 -
Nuk mund të zhduket një energji si ajo e PD. Eshtë vetëm fillimi i transformimit…
Gabimi më i pafalshëm i lidershipit të vjetër të Partisë Demokratike, veç korrupsionit, krimeve shtetërore (që shpresojmë që një ditë të hetohen, gjykohen siç i takon një vendi vërtetë të lirë dhe demokratik), është infektimi I ndjekësve të tyre me më të pafalshmen sëmundje: Mungesa e tolerancës ndaj mendimit ndryshe, njerëzve ndryshe.
29 Gusht 2021 -
Profecia e Roberto Savianos për të ardhmen Kosovë-Shqipëri dhe kriminaliteti i Rajonit
Kanë kaluar gjashtë vite nga kjo intervistë e Roberto Savianos. Ndërsa shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë këmbejnë me njëri-tjetrin marrëdhënie, pushime, ndjenja dhe emocione, politika sa vjen dhe largohet. Lexuesit e njohin mirë gjendjen, shpesh më mirë se ata që flasin e shkruajnë publikisht. Nëse janë një profeci apo jo këto fjalë të gazetarit e shkrimtarit italian do ta tregojë përsëri koha. Deri tani e vërteta e fakteve është në anën e Savianos.
22 Gusht 2021 -
Çfarë truri dhe zemre duhet të kesh, të mos duash sot një Ballkan të hapur?!
Ne do t’i ofrojmë tregut ballkanas atë që dimë ne të bëjmë më mirë: turizmin me natyrën e shumëllojëshme, bregdetin, bimët mjeksore, agriturizmin, gastronominë mesdhetare që nuk ka të krahasuar me atë ballkanase e shumë produkte që janë të padukshme për masën, por konkurruese që tani për rajonin dhe ambicioze edhe për Europën dhe më gjerë.
13 Gusht 2021 -
Të ishin në komunizëm, këta do të dënonin me vdekje edhe Yuri Kim
Vetëm për të treguar që nuk ndajnë të njëjtin mendim me disa deklarata apo veprime të ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, disa nuk e mendojnë dy herë ta sulmojnë e ofendojnë Yuri Kim nga pikpamja fizike, raciale, origjina, duke i modifikuar edhe emrin.
8 Gusht 2021 -
Mes Labërisë dhe Salentos rreh një zemër, por italianët kanë një pikë më shumë
Prej vitesh tashmë, që kur nisa të kem Salenton shtëpinë time të dytë, nuk kam reshtur së dëshiruari që po kaq e bukur, mikëpritëse, e dashur, tërheqëse, të bëhej dhe Labëria e gjithë bregu ynë. Dhe dëshirat thonë, realizohen herët a vonë.
28 Korrik 2021