Alba Malltezi

Jam gazetare prej vitit 1994. Shkrimet e mia të para ishin për kulturën në redaksinë e "Gazeta Shqiptare", më pas kam qenë mes drejtuesve të Balkanweb dhe News24 . Nga 2011 deri më sot jam në bordin e grupit editorial të Report TV dhe Shqiptarja.com. Rubrika "Periferi" është një nga blogët e parë në shtypin e shkruar shqiptar, nisur që në vitin 2000 si një ide e trajtimit të temave të konsideruara "periferike" në të përditshmen tonë, me shpresën dhe dëshirën që cilido e lexon dhe e klikon, ta bëjë, sepse "periferike" nuk konsideron asnjë detaj të vogël të jetës sonë.

Periferi
  • Profesori i biologjisë në Kosovë i përket një bote më të mirë

    Profesori i biologjisë dha vetëm disa impulse hareje dhe pozitive me videon e tij, duke kërcyer në shtëpi. Kush nuk e kuptoi e kush e sulmoi, thjeshtë doli vetë zbuluar duke treguar qartazi se është, janë, njerëz që kanë humbur ndjeshmërinë, që nuk dinë të dallojnë të dëmshmen për një shoqëri, nga një performancë e thjeshtë miqësore e përcjellëse e një ndjenje të mirë

  • Liliana vdiq vetëm 66 vjeç! Në Fier! E ngrirë

    Ndjeshmëria nuk është ajo që trumbetohet si lëmoshë: më jep a të jap lekë, lekë,lekë, apo qeset me ushqime të fotografuara bukur e të shpërndara në social media, as shoqatat fetare që bëjnë garë se kush duket më mirë në ngjyrat e qeseve që shpërndajnë, veprime që mbushin stomakun e të varfërve vetëm për pak ditë, ndërsa pasurojnë me fonde milionash organizata e OJF.

  • Edhe pas 30 vitesh fraksioni politik i Sali Berishës vazhdon dhunën ndaj mendimit të lirë

    Demokracia është e ndërtuar mbi rregulla dhe kush del jashtë tyre, del jashtë një sistemi demokratik. Dhunuesit e historisë, kulturës, medias dhe institucioneve nuk kanë asgjë të përbashkët me demokracinë. Tashmë performancat e dhunës së tyre janë një muze në qiell të hapur, që shpejt do t’i mbetet vetëm historisë apo filmave të së ardhmes.

  • Kulturë për “drekë” te Teatri alla Scala dhe ky është një shkrim pa shumë “like”

    Jetojmë në këto kohë, kur kultura e mirë, ajo e vështira në kohë dhe hapsirë për t’u perfeksionuar, nuk bën shumë bujë, nuk merr shumë zemra, nuk përfiton shumë “like”. Njerëzit që bëjnë këtë kulturë dhe e shijojnë atë nuk bërtasin, nuk zhvishen, nuk publikojnë të rritur e fëmijë, banjo, dhomë gjumi e kuzhinë në FB apo Instagram. Nuk kanë kohë. Punojnë shumë për të krijuar Art.

  • Për ata që nuk shohin kurrë asgjë, as sot, ashtu si me 21 janar 2011

    Në momente të caktuara historike mungon guximi për ta parë në sy e për ta thënë të vërtetën, lerë pastaj për ta gjykuar. Kërkohet sot llogari se përse nuk ka ende drejtësi me 21 janarin e përgjakshëm 2011, kur shumë prej nesh kthejnë kokën nga ana tjetër sa herë ndodh një padrejtësi që përditë ndodhin.

  • Drejtorët e marketingut të Shqipërisë dhe gazetarët e Kosovës përballë Sali Berishës

    Sali Berisha mbrëmë, ndoshta për herë të parë në jetën e tij, ndodhej përballë një paneli me gazetarë, herë të tjera, si mund ta vinin përpara përgjegjësisë profesionistë të fushave të ndryshme të administratës, spitaleve, universiteteve, biznesit? Ata janë vartës të tij edhe më keq se vetë politikanët.

  • Stolkerat e ambasadores Yuri Kim ankohen për lirinë e medias dhe të mendimit!

    Prej vitesh tashmë në fokusin e “idiotëve të lagjes” virtualë është futur ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim. Çfarë nuk shkruajnë, çfarë nuk thonë, cfarë nuk vizatojnë. Përditë, dhe madje disa herë në ditë. Tani të shndërruar në stolkera (përndjekës) profesionalë. Dhe përse? Sepse vendi demokratik i saj, SHBA, ka shpallur “non grata” idhullin e tyre të paprekshëm, modelin e tyre të deformuar të demokracisë. E ndërsa përdorin harqe, shigjeta e qysqi me fjalë dhe fotografi, ankohen për Lirinë e mendimit dhe të medias në Shqipëri!

  • 8 janari nuk mund të jetë më një humnerë

  • Sa shumë viktima në protestën e 8 janarit

    Viktimat janë të shumta në protestën e 8 janarit. Janë të gjithë ata që në 30 vite nuk mundin, nuk duan të kuptojnë hilet e Doktorit. Viktima janë të gjithë ata pak dhjetëra vetë që kanë mbetur nga shumica e shqiptarëve, që ende nuk kanë provuar të thonë një fjalë kundër ish-liderit që po e mban imunitetin e tij me kokat, trupat, shpirtin e tyre, për ta parë edhe ata të vërtetën.

  • Agai i tatimeve heroi juaj... dhe heronjtë e të tjerëve

    Disa u përpoqën të shisnin “again e tatimeve” si një Snowden apo Assange, ku në të vërtetë asgjë, asgjë, në qëllimet e nëpunësve të antishtetit shqiptar, nuk është e përbashkët me sigurinë, antikorrupsionin, krimet e fshehura, përgjimet dhe përdorimin e të dhënave që Snowden dhe Assange shpërndanë.

  • Antishtetasit e fundit në reanimacionin e Dr. Berishës

    E ndërkohë që Shqipëria ringrihet pas goditjeve hileqare nga disa njerëz që për vite e vite i mbajti në piedestal, ky grusht i vogël antishtetas vazhdon përpjekjet e fundit për të realizuar atë që më të shtrenjtë ka: Katandisjen e Shtetit në një fis, klan, ku privilegjet pa kufi t’u përkasin atyre sic i mbajëtn të mbërthyera vite më parë, e të jetojnë kështu nën ombrellën e mbrojtjeve dhe dyrve të hapura vetëm për ta.

  • Shqipëria e 2022-s pret rebelin e ëndërruar!

    Nuk bëhen revolucionet nga dritare Facebook-u nga ku tregojmë atë që duam të shesim duke e zbukuruar apo shëmtuar, nga kafene luksi Tirane të lustruara me para’ informale, nga kolltuqe studiosh televizive të ngrohura nga disa rroga nëpër bordero’ bordesh, biznesesh, evazioni apo krimi. E sidomos, nuk bëhen revolucione e ndryshime nga seli partish më të korruptuara sa edhe më i korruptuari i imagjinuar nga letërsia më fantazioze e botës.

  • A duhet të vdesë një i burgosur kështu?

    Vdekja në brakstisje, në sëmundje dhe në dhimbje e një të dënuari shqiptar në Maqedoninë e Veriut, nuk është dinjitoze për vendin tonë. Të burgosur të tjerë aty thonë se janë të braktisur dhe në mëshirë të hakmarrjeve të autoriteteve maqedonase në kushte mbipopullimi dhe mungesa të ushqimit bazik

  • Me Artin në zemër/ Teatri Strehler në Milano plot me të rinj, fëmijë, të moshuar për “Arrëthyesin” e parë pas pandemisë

    Spektakli i fundvitit i nxënësve të Akademisë së La Scala-s është një ngjarje e rëndësishme kulturore për qytetin, pasi aty, artëdashësit që janë të shumtë dhe ndjekin shfaqjet mes familjesh, ku sheh në grup gjyshër, prindër, të rinj e fëmijë, kuptojnë dhe shohin se si ka investuar kjo Akademi me famë botërore për talentet. Ata shohin të ardhmen e Artit që e bën Milanon një nga qendrat e kulturës botërore. 

  • Skena primitive të stërpara në Tiranë. Me pak variacion

    Veprimet e Berishës dhe të pak njerëzve të ngjashëm të mbetur rreth tij, tashmë nuk habisin më njeri. E vetmja habi është bashkimi me të i ndonjë te riu dhe të reje, në formë dashamirës qytetërimi e demokracie Perëndimi, por në përmbajtje alergjikë ndaj penelatave mjeshtërore të shekujve që përkufizuan me finesë Shtetin e të Drejtës.

  • Për një 2022… pa filtra!

    Ka situata të panumërta në publikimet e fotove në rrjetet sociale: një bashkëshort “i torturuar” nga partnerja derisa të bëjë foton e duhur, vajza që iu ftohen pjatat në restorant derisa të kenë bërë foton me buzëqeshjen më të bukur, të fejuar që nuk flasin, por vetëm shkruajnë e fotografojnë, 40, 50 apo 60 vjeçare/ë që papritur gdhihen 20 vjeç dhe të gjithë njësoj...

  • Revolucioni i heshtur i tetraplegjikëve

    Tetraplegjikët sot para Kuvendit ishin si një llampë e ndezur ndaj një administrate që shpesh rezulton pa veshë, pa sy, pa zemër. Jemi një vend i vogël dhe zemrën e kemi patur përherë të madhe, ndaj nuk shkon, të ecim drejt progresit e perëndimit të shumëëndërruar e ta humbim atë rrugës.

  • Të vdesësh nga një qiri në 2021, si Krisanthi

    Vogëlushja Krisanthi vdiq ndërsa një qiri i ndezur nga mungesa e energjisë elektrike, dogji shtëpinë e saj. Për ne të qendrës, të Shqipërisë së vogël, Derviçani është shumë larg. U bëfsh dritë për gjithë ne që nuk shohim, vogëlushe e veçantë!

  • Lufta kundër dhunës ndaj grave e vajzave mbetet e vakët, mund të merret shembull nga beteja e LGBT

    Prandaj i vetmi shembull, e vetmja luftë origjinale dhe e sinqertë, për mbrojtjen e të drejtave të shkelura të të brishtëve të shoqërisë sonë, mbetet lufta e bërë nga përfaqësues të LGBT-së, sepse është një luftë e gjeneruar nga dashuria dhe dëshira e madhe për të qenë të barabartë.

  • Ambasadorja Yuri Kim, si të ishte ndër shqiptaret më të mira

    Përballë fundit të fundit ku po shkonim, ky rrugëtim për të pasur institucione më dinjitoze është një fillim që më pas mund të shkojë në duar më të pastra shqiptarësh. Në duar të atyre të rinjve që nga Tropoja në Përmet, ëndërrojnë të bëhen gjykatës e prokurorë e të vendosin drejtësi.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv