Politikë
-
Fitorja e thellë e 14 majit për kryeministrin Edi Rama nuk është një votë për tu vetëkënaqur me atë që qeveria qëndrore dhe vendore ka bërë deri tani por për dhe për një vetëpastrim nga ata që kanë turpëruar PS-në.
27 Maj 2023, 13:47 -
Rama tur falenderimesh në Selenicë: Në 14 maj të djathtët që nuk votuan bënë hap të mençur! Rruga e lumit të Vlorës do rrisë ekonominë e zonës
27 Maj 2023, 12:00Kryeministri Edi Rama, në turin e tij të falenderimeve të ndërmarrë në bashki të ndryshme të vendit pas fitores së 14 majit, është ndalur sot në Selenicë ku ashtu si në qytete të tjera ka falenderuar edhe qytetarët të cilët nuk dolën në votim pasi sipas tij kanë refuzuar të votojnë për koalicionin Berisha-Meta.
-
VIDEO/ Basha me demokratë të Njësisë 2 në Tiranë: Do bëj opozitë të vërtetë në shërbim të njerëzve! S’mund të mbetemi peng i hallit të Sali Berishës
27 Maj 2023, 11:23Lulzim Basha në një takim të zhvilluar me një grup anëtarësh të PD të Njësisë nr. 2 në Tiranë është shprehur nuk do të behet kurrë pjesë e baltosjes, duke iu përgjigjur kështu sulmeve të Sali Berishës. Basha shkruan se PD s’mund të mbetet peng i hallit të Sali Berishës.
-
Rama me studentë shqiptarë dhe të huaj në Vlorë: Hapat e reformës në arsimin e lartë të vështira por sistematike
27 Maj 2023, 10:27Nga Vlora, ku mori pjesë në një bashkëbisedim me pedagogë dhe studentë shqiptarë e të huaj të universitetit të Vlorës, “Ismail Qemali”, Kryeministri Rama u shpreh se Qeveria ka si synim që në universitetet shqiptare të ofrohen programe me standardet e vendeve të BE.
-
Henry Kissinger mbush sot plot 100 vite, Rama citon shprehjen e tij: Mënyra më e mirë për ta parashikuar të ardhmen është ta krijosh atë
27 Maj 2023, 10:10Një prej politikanëve amerikanë dhe studiuesve më me ndikim në politkibërjen e botës moderne, Henry Kissinger mbush sot plot një shekull jetë. Urimin për të e kishte të rezervuarKryeministri Edi Rama përcolli mëngjesin e sotëm urimin e ditëlindjes për Henry Kissinger.
-
Humbja e thellë më 14 maj, zv.kryetari i ‘Rithemelimit’ në Shkodër jep dorëheqjen: Patëm model me ‘njollë’, fajtorët të mbajnë përgjegjësi e të ikin
27 Maj 2023, 09:34Humbja e thellë në zgjedhjet e 14 Majit, sidomos në Bashkinë e Shkodrës, ka sjellë edhe dorëheqjen nga radhët e ‘Rithemelimit’ në kryeqendrën e veriut. Zëvendëskryetari i degës së ‘Foltores’ së Berishës në Shkodër, Arben Lushaj ka dhënë dorëheqjen. Në një postim në Facebook ai thotë se ata që duhet të kërkojnë të falur për strategjinë e gabuar dhe humbjen tregojnë me gisht.
-
Vizita dy ditore në Itali, Begaj pritet nga presidenti i Dhomës së Deputetëve! Diskutime për rolin e Shqipërisë në ruajtjen e qëndrueshmërisë në rajon
27 Maj 2023, 09:21Në kuadër të vizitës zyrtare dy ditore në Itali, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u prit në Pallatin Montecitorio nga Presidenti i Dhomës së Deputetëve, Lorenzo Fontana.
-
‘Notre Dame De Paris’ në Tiranë, Rama në podcast me Elhaida Danin: Ka qenë një fiksim i përbashkët! Këngëtarja: E bindur se do ketë sukses të madh
27 Maj 2023, 09:06Sot në podcastin e kryeministrit Edi Rama, 'Flasim', ka qenë e ftuar këngëtarja e mirënjohur Elhaida Dani e cila ka folur për sfidat e hasura në karrierën e saj dhe për spektaklin më të shikuar në Evropë “Notre Dame De Paris” që mbahet për herë të parë në Tiranë ditën e nesërme më 28 maj.
-
Rikthimi i Bashës në politikë/ Nesturi: Berisha mund të mundet vetëm nga dikush brenda PD-së ndaj të cilit nuk ka asnjë akuzë për të bërë
26 Maj 2023, 22:50Gjatë diskutimit në studion e “Pa Protokoll” me gazetaren Anduela Ndreu, analisti Plator Nesturi tha se kandidimi i Bashës për kreun e PD-së do të përsërisë të njëjtën situatë me kreun e Rithemelimit, Sali Berisha. Ai tha se ky i fundit mund të mposhtet në garën për kryetar të PD-së vetëm nëse përballë tij kandidon një person ndaj të cilit të mos ketë asnjë akuzë për të bërë.
-
-
-
-
Rama në Durrës: Persona me poste të larta i morën gjithçka PS-së, por i dhanë kosto! Transformojmë Kadastrën, s'është e deputetëve as e drejtorëve
26 Maj 2023, 20:13Kryeministri Edi Rama ka vijuar me turin e falënderimeve pas zgjedhjeve vendore, ku PS arriti një rezultat të thellë. Kësaj radhe, Rama u ndal në Durrës, ndërsa tha se rezultati i 14 majit ishte historik për Partinë Socialiste.
-
-
Dyfishim page për deputetët dhe ministrat, qytetarët: E padrejtë, rritja duhej për profesionistët, jo politikanët
26 Maj 2023, 18:55Dyfishimi i pagës së deputetëve shikohet nga qytetarët si akt i padrejtë. Të pyetur nga “Report Tv”, ata shprehën se rritjen më të madhe duhet ta kishin profesionistët e administratës dhe pensionistët por jo politikanët.
-
Tensionet në veri të Kosovës, Rama: Të mos ecim në këtë shteg të rrezikshëm, palët të ulen në dialog
26 Maj 2023, 18:32Kryeministri Edi Rama ka reaguar për tensionet në veri të Kosovës. Kreu i qeverisë u kërkon dy palëve që të mos ndjekin këtë shteg të rrezikshëm, por të ulen tensionet dhe të vijojnë rrugën e dialogut.
-
Fredi Beleri merr mandatin nga KQZ, debat i ashpër në Report Tv! Demaliaj: Ju ka hequr greku brekët për një pension! Zëdhënësi i fushatës: Ti je i sëmurë, ik zgjidhe me Berishën
26 Maj 2023, 18:05KQZ ka miratuar rezultatin e zgjedhjeve të 14 Majit për Bashkinë e Himarës dhe ky vendim ishte pjesë e një debati shumë të ashpër në Report Tv mes analistit Ilirjan Demaliaj dhe zëdhënësit të fushatës së kandidatit të Berisha-Meta, Fredi Beleri për Bashkinë e Himarës, Skerdian Dhuli.
-
Samiti i dytë i Komunitetit Politik Europian mbahet në Moldavi në 1 qershor! Rama pritet të ketë takime me liderë të lartë të BE
26 Maj 2023, 16:45Moldavia do të jetë shteti i radhës ku do të mbahet takimi i dytë për Komunitetin Politik Europian (EPC). Burime bëjnë me dije Më datë 1 qershor do të jetë dita e parë e takimit, ndërsa kryeministri Edi Rama pritet të niset më herët për të zhvilluar takime paraprake me liderë të lartë për të detajuar platformën e diskutimit të ardhshëm.
-
Bajram Begaj në Itali, pritet me ceremoni zyrtare nga homologu Mattarella! Presidenti: Të mbyllet sa më shpejt marrëveshja për sigurimet shoqërore
26 Maj 2023, 16:31Presidenti Bajram Begaj po zhvillon një vizitë zyrtare në Itali, ku është pritur me ceremoni shtetërore nga presidenti Sergio Mattarella. Në këtë vizitë, Begaj shoqërohet nga bashkëshortja Armanda Begaj. Kjo është vizita e parë e Presidentit Begaj në një prej vendet e Evropës Perëndimore, por edhe një konfirmim i një dialogu shumë të mirë politik e në nivelet më të larta midis dy vendeve.
-
Dyfishohen pagat e deputetëve dhe ministrave, Korreshi ironi në Report Tv: Do blej kostum të ri! Ndreca: Dinjitet për parlamentarët, kishin rrogë qesharake
26 Maj 2023, 15:24Deputeti i PD, Saimir Koreshi ka deklaruar se do të blejë një kostum të ri dhe këmishë me pagën e rritur nga vendimi i fundit i kuvendit. Ligji shkaktoi debate në hapësirën “Pro dhe Kundër’ në Report Tv, ku Plarent Ndreca, këshilltar i zgjedhur i PS, tha se pagat e reja u japin dinjitet parlamentarëve.