Politikë
-
Ashtu si Ilir Meta, edhe Sali Berisha ka paralajmëruar një shtator të nxehtë. Në konferencën për shtyp u shpreh se vjeshta do shndërrohet në pranverën e protestave të demokracisë. Gjithashtu theksoi se PD do të sjellë risinë e madhe, primaret që sipas tij janë arritja më e madhe e demokracisë pas themelimit të pluralizmit politik.
12 Gusht 2022, 12:20 -
Veliaj i përgjigjet Ilir Metës: Ke nostalgji për Tiranën ‘e fuksave’ dhe e ngatërron me Kabulin, është raciste! Të dha gjithçka ky qytet, iku koha e spiunëve
12 Gusht 2022, 11:47Akuzave të Ilir Metës se e ka bërë Tiranën të pajetueshme, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj i është përgjigjur sërish sot gjatë një inspektimi në shkollën ‘Bashkim Fino’ në kryeqytet.
-
Shqipëria kërkon drejtësi, ‘notë verbale’ Këshillit të Evropës, i çon Rezolutën e 21 korrikut: Raporti i Dick Marty për krime nga UÇK i pabazë, të bëhet raport i ri
12 Gusht 2022, 10:55Ashtu siç ishte angazhuar dhe pas rezolutës së miratuar në Kuvendin e Shqipërisë më 21 korrik, Shqipëria ka ndërmarrë hapa për të dënuar në Këshillin e Evropës raportin e Dick Marty, i cili shpalos pretendimet e pabaza për tregtinë e e organeve në Kosovë dhe Shqipëri dhe krimeve të tjera gjatë luftës nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
-
Rama publikon foto nga gjimnazi ‘Sami Frashëri’: Më 12 shtator hap dyert, 1 nga 12 super shkollat e reja
12 Gusht 2022, 10:45Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e ditës së sotme duke publikuar foto nga gjimnazi ‘Sami Frashëri’. Ndërsa ka ndarë pamje nga ambientet e reja të gjimnazit, Rama shkruan se më në fund shkolla do të hapët dyert këtë shtator, e cila ka kapacitet për të pritur deri në 1500 nxënës.
-
Transformimi i mjediseve të DRSHTRR në Shkodër, Rama publikon FOTOT: Tërësisht ndryshe
12 Gusht 2022, 10:40Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook pamje nga transformimi i qendrës së kontrollit teknik të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor.
-
'Blejnë toka në periferi dhe ndërtojne lagje në Tiranë', kë po paralajmëron Lorenc Vangjeli?
11 Gusht 2022, 21:16Analisti Lorenc Vangjeli ka bërë një paralajmërim për zhvillimet në politikën shqiptare pas përfundimit të verës. Vangjeli thotë se ‘moti politik’ do të bëhet shumë më i nxehtë duke nisur nga muaji shtator dhe se personazhe të njohur, në të majtë dhe të djathtë do të jenë subjekt i drejtësisë. Dhe po kështu, edhe lëvizje të mundshme në kabinetin qeveritar dhe hierarkinë e vetë maxhorancës.
-
-
-
Ilir Meta: Porti i Durrësit, aferë korruptive! Qyteti nën presionin e mafies, jemi dëshmitarë të 'importit të bananeve'
11 Gusht 2022, 19:12Në një takim me strukturat e Partisë së Lirisë në Durrës, Ilir Meta u ndal te Porti i qytetit btregdetar duke thënë se është aferë korruptive pasi nuk përfiton asnjë sipërmarrës i ndershëm si dhe thekson se nuk sjell asnjë ndikim në ekonomi. Ndër të tjera, u shpreh se Durrësi është nën presionin e mafies dhe me ironi thotë se të gjithë janë dëshmitarë të importit të suksesshëm të bananeve.
-
Dosja në SPAK/ ‘Elona Guri postiere e parave të pista të Ilir Metës drejt Anglisë, udhëtime të shpeshta dhe të pajustifikuara drejt Londrës’
11 Gusht 2022, 16:01SPAK ka regjistruar disa procedime penale për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, në skenë dalin Drini Kryemadhi, Elona Guri, Petrit Vasili dhe Muharrem Berisha si pronar i godinës së LSI-së. Asnjë justifikim dhe alibi për burimin e 1.2 milionë USD për lobim. A është kjo arsyeja se pse Meta ka humbur qetësinë?!
-
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi jep ‘ok’ për kandidimin e Arta Markut dhe Gent Ibrahimit për në ‘Kushtetuese'
11 Gusht 2022, 15:50Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka dhënë dakordësinë për vazhdimin e garës për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese për ish-kryeprokuroren Arta Marku.
-
Anija me 6 mijë tonë grurë nga Ukraina, Braçe: Bujqve tonë u ka mbetur pa shitur! Ministria e Bujqësisë të bëjë publike kostot (VIDEO)
11 Gusht 2022, 15:00Një ditë pasi mbërriti në Portin e Durrësit, anija me 6 mijë tonë grurë, ka reaguar deputeti socialist Erion Braçe, i cili i kërkon transparencë Ministrisë së Bujqësisë dhe kompanisë që e ka porositur të publikojnë koston me të cilën ka ardhur gruri dhe çmimin me të cilën është marrë gruri.
-
Frrok Çupi: Meta donte të ekzekutonte Becchettin për 2 milionë euro! Helmuan me kafe ambasadorin e Shqipërisë në Çeki
11 Gusht 2022, 13:50Gazetari i njohur tregon edhe një bisede që ka pasur me Azem Hajdarit, i cili sipas tij, ishte në dijeni se do të eliminohej nga Sali Berisha. Ai tregon edhe se si Ilir Meta donte të ekzekutonte Becchettin për 2 milionë euro dhe përfshirjen e kryetarit të Partisë së Lirisë në vrasjen e ambasadorit të Shqipërisë në Çeki në vitet 2005-2010, Qazim Tepshi.
-
Bashkia Tiranë: Zbulohet mashtrimi i Ilir Metës, postoi foton që ngjan si Kabuli dhe e shet si Tiranën
11 Gusht 2022, 13:44Bashkia e Tiranës ka reaguar pas postimit të një fotoje nga Ilir Meta, ku krahasonte Tiranën e viteve ’80 me Tiranën në vitin 2021, me synim për të treguar se shumë është betonizuar dhe ndotur kryeqyteti.
-
Përplasje në distancë mes Veliajt dhe ish Presidentit: Ke nostalgji për kohën kur ishe spiun! Meta: Qen i pa vaksinuar, do hedhim në Lanë tiraninë
11 Gusht 2022, 12:59Një përplasje në distancë ka nisur mes kryetarit të Partisë së Lirisë dhe kryebashkiakut Erion Veliaj që nisi me një postim të ish presidentit në Facebook të Tiranës në vitin 1981 dhe në vitin 2021. Por 'përplasja' e cila kaloi edhe në ofezë vijoi edhe në konferencën për media të Ilir Metës
-
Nisma e PS për zbulimin e spiunëve në politikë, Meta flet me iniciale: Mostrat manipuluan dosjen për të sulmuar Presidentin! Të mblidhet Kuvendi, ta sqarojmë
11 Gusht 2022, 12:37Nismën e Partisë Socialist për zbulimin e spiunëve në politikë, Meta e konsideron qesharake. Ai iu rikthye dosjes që ka dalë për të ku përmendet se ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Ai ka thënë se mostrat manipuluan dosjen për të sulmuar Presidentin! Meta përmendi edhe tre persona me iniciale.
-
-
-
Meta në konferencë për mediat: Referendumi, prioriteti ynë! Do punojmë për qeveri teknike (VIDEO)
11 Gusht 2022, 12:09'Pagëzimi' i LSI-së, me Partinë e Lirisë i ka dhënë drejtuesit të saj, Ilir Meta sigurinë se referendumi do të triumfojë mbi kapjen e shtetit padrejtësisht
-
Lajmi se punësuan një person të arrestuar për shpërdorim detyre, Drejtoria e Tatimeve përgenjështron: U shpall i pafajshëm, ja dokumenti
11 Gusht 2022, 11:08Drejtoria e Tatimeve ka reaguar pas një lajmi që ka publikuar një ditë më parë portali ‘BalkanWeb. Tatimet përgënjeshtrojnë lajmin e publikuar nga BalkanWeb, në të cilin thuhet se Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ceno Klosi ka emëruar në krye të drejtorisë së Verifikimit në Terren dhe Koordinimit, Trëndafil Tarja, një person i arrestuar më parë nga policia për favorizim të bixhozit dhe shpërdorim detyre në 2015.
