Politikë
-
Forcimi i komuniteteve lokale është i rëndësishëm për të përmirësuar qytetarëve shërbimet, por edhe qeverisjen lokale. Ndarja e Shqipërisë në 4 rajone zhvillimore, me ligjin e vitit 2020, ka qenë fokusi i intervistës në Report TV me kreun e fondacionit 'Konrad Adenhauer' (KAS) për Shqipërinë, Tobias Ruettershoff.
1 Prill 2022, 21:44 -
Në hetime kanë dalë emra të tjerë të pa përmendur në komisionin e inceneratorëve! Kush është personazhi misterioz që përmendi Lorenc Vangjeli?
1 Prill 2022, 19:51Një ditë para se SPAK të lëshonte urdhër-arrestin për deputetin socialist Alqi Bllako, analisti Lorenc Vangjeli, në studion e Kontrast, përballë ministres Elisa Spiropali, e paralajmëroi këtë ngjarje në studion e ‘Kontrast’. Por këtë të premte, Vangjeli tha se të tjerë personazhe mund të përballen me drejtësinë për çështjen e ‘Inceneratorëve’.
-
Arrestimet për Inceneratorët, Xhixho në Report TV: Drejtësia ka vepruar me vonesë, hetimi i SPAK të shtrihet deri në kupolën qeverisëse
1 Prill 2022, 17:41Afera e Inceneratorëve ka çuar pas hekurave një ish-ministër dhe një ish-deputet, por për nënkryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho, drejtësia ka vepruar me vonesë. E ftuar në Report Tv, Xhixho thotë se hetimet e SPAK nuk duhet të mbeten në nivel dytësor, por të shtrihen deri në kupolën qeverisëse.
-
‘Pusho se po flet Doktori!’, ‘Turp të të vij!’, zbardhet debati me dyer të mbyllura në PD! Bardhi: Ti na shkarkove të gjithëve! Berisha: Do mbroj dinjitetin e partisë time
1 Prill 2022, 16:15Sali Berisha zhvilloi dje për herë të parë në këtë legjislaturë mbledhje me Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike.
-
Edi Rama mund të zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm i NATO? Ja e vërteta
1 Prill 2022, 16:04Një twitter i akademikes gjermane Suzana Starikov shkruan se Kryeministri Edi Rama mund të zgjidhet në krye të NATO-s dhe ngre pyetjen “Kush do të jetë kryeministri i radhës i Shqipërisë?". Sipas saj kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas janë dy kandidaturat për Sekretar të Përgjithshëm të NATO-s në vend të Jens Stoltenberg.
-
Meta i rrethuar nga të rinj: 77% prej tyre largohen nga vendi për shkak të rrogave të ulëta, ta ndalim shpopullimin
1 Prill 2022, 15:32I rrethuar nga të rinjtë, presidenti Ilir Meta ka bërë një denoncim duke thënë se 77% prej tyre po largohen nga vendi për shkak të rrogave të ulëta.
-
SHBA, dhuratë shqiptarëve në 100-vjetorin e marrëdhënieve dypalëshe, nga sot viza deri në 10 vite! Ambasada: Aplikantja e parë e mori! Rama: Bashkëpunimi ynë intensifikohet
1 Prill 2022, 13:35Jo më 3 vite por plot 10 vite do të jetë e vlefshme një vizë amerikane turistike apo biznese që shqiptarët do të marrin duke filluar nga sot. 1 prillit për të vizituar SHBA-të. Lajmi u dha pak ditë më parë nga ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim , teksa aplikantja e parë përfitoi sot.
-
KQZ nis procedurat për zëvendësimin e Alqi Bllakos, Pandeli Majko drejt Kuvendit! Procedura që do ndiqet
1 Prill 2022, 12:38Me largimin e Alqi Bllakos për shkak të arrestimit të tij nga SPAK për afera korruptive me inceneratorët, KQZ do të marrë në shqyrtim rezultatin e zgjedhjeve të 25 Prillit, për të përcaktuar emrin e kandidatit që fiton mandatin nga lista shumëemërore. Kandidati pasardhës rezulton të jetë Pandeli Majko, i renditur i 19-ti në listën me 8785 vota të fituara nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
-
-
-
Shqipëria 13 vite në NATO! Nikolla: Anëtarë të denjë të Aleancës në operacionet për ruajtjen e paqes! Ministri i Mbrojtjes: Kontributi ynë do shtohet
1 Prill 2022, 10:48Shqipëria shënon 13 vjetorin e anëtarësimit zyrtar të saj në NATO. Pas përfundimit të ratifikimit të protokollit të anëtarësimit nga të gjitha vendet anëtare dhe depozitimit të instrumentit të aderimit në NATO në Departamentin Amerikan të Shtetit, Shqipëria u anëtarësua zyrtarisht në NATO më 1 prill 2009.
-
Mbledhja e grupit të PD/ Malko: Nuk synohet bashkimi, por kush do mbajë vulën! Nesturi: Berisha dominat, por s'kontrollon partinë! Klosi: Mund të bashkohet me Metën
31 Mars 2022, 22:38Mbledhja sot mes 2 PD-ve, të Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, ndonëse ky i fundit nuk ishte, është parë në këndvështrime të ndryshme nga të ftuarit në emisionin 'Repolitix' në Report Tv.
-
-
-
-
Ikën Voltana Ademi, Bardh Spahia merr zyrtarisht drejtimin e Bashkisë së Shkodrës
31 Mars 2022, 18:08Bardh Spahia ka marrë sot zyrtarisht detyrën si kreu i Bashkisë së Shkodrës. Në ceremoninë e betimit, ka qenë e pranishme edhe Voltana Ademi, teksa në fjalën e tij të parë si numri një i Shkodrës, Spahia tha se do të shërbejë për të githë qytetarët, pa asnjë përjashtim.
-
Ekskluzive/ Eurodeputeti: BE ka zvarritur integrimin e Shqipërisë dhe 5 vendeve të tjera të Ballkanit, lufta në Ukraina të jetë mësim! Zero argument pse Kosovës s’i janë liberalizuar vizat
31 Mars 2022, 17:33Shqipëria meriton të bëhet sa më parë pjesë e Bashkimit Europian. Ky është qëndrimi i eurodeputetit nga Austria Lukas Mandl, në një intervistë ekskluzive për Report Tv. Ai shprehet se Bashkimi Europian ka zvarritur procesin e integrimit dhe nuk ka bërë sa duhet për rajonin. Sipas eurodeputetit me integrimin e 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor forcohet vetë unioni.
-
Vetëm 15% e dosjeve të sakta në Kadastrën e Durrësit, Kim: Presim hapa konkretë, fajtorët të mbajnë përgjegjësi! Kufizoni korrupsionin
31 Mars 2022, 16:46Pas raportit që zbuloi se vetëm 15% e dosjeve të Kadastrës së Durrësit kanë rezultuar të sakta, ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim thotë se tani më është në pritje për të marrë masat e duhura për përgjegjësit.
-
FOTOLAJM/ Pse ky veprim? Floriana Garo futet në grupin e WhatsApp të LSI-së
31 Mars 2022, 16:37Floriana Garo, drejtoresha e komunikimit për Komisionin e Rithemelimit të Partisë Demokratike duke se nuk është mjaftuar që të marrë drejtimin e sektorit të mediave në Partinë Demokratike.
-
Mazhoranca rrëzon kandidaturën e opozitës për anëtarin Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë: Nuk plotëson kriteret! PD bojkoton votimin edhe për propozimet e PS
31 Mars 2022, 15:40Me 10 vota pro dhe 6 kundër Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar propozimin e opozitës për kandidaturën e Mateo Spahos, për anëtar të këshillit mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë.
