Politikë
-
Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, njoftoi emërimin e 31 kryetarëve të delegacioneve të Bashkimit Evropian. Christiane Hohmann do të jetë ambasadorja e re e BE-së në Tiranë dhe do të zëvendësoje në këtë detyrë Luigi Sorecën
8 Qershor 2022, 14:22 -
'Ballkani i Hapur' në Ohër, merr pjesë Mali i Zi e Bosnja, mungon vetëm Kosova! Firmosen 4 marrëveshjet! Rama: Lufta në Ukrainë e bën nismën domosdoshmëri! SHBA: E mbështesim
8 Qershor 2022, 07:27Në Ohër nisma Ballkani i Hapur mori mbështetjen më të madhe deri tani. Në samitin që po zhvillohet në Maqedoninë e Veriut, përveç shteteve themeluese Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, të pranishme ishin për herë të parë edhe Mali i Zi dhe Bosnjë Hercegovina. Të gjithë liderët pjesmarrës i bënë thirrje Kosovës që t'i bashkohet nismës
-
Presidenti, deputeti Gështenja në Report Tv: Do të jetë njeri i besuar i Ramës! PD do të ridepozitojë kërkesën për komision hetimor për investimet strategjike
1 Qershor 2022, 14:56TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja, i ftuar në emisionin “Sot Live në Shqipëri”, në Report-Tv, foli rreth përpjekjeve të grupit parlamentar në zgjedhjen e presidentit të ri si dhe çfarë pritet në raundin e 4-të.
-
-
-
Negociatat për presidentin, Alibeaj: Nuk duhet të marrim pjesë
26 Maj 2022, 11:30 -
-
‘Nuk ju ka uruar askush nga ndërkombëtarët’, përgjigjet Berisha: S'mbaj mend të më kenë uruar ndonjëherë ambasadorët
26 Maj 2022, 11:20Sali Berisha tha se nuk mban mend që ta ketë uruar më parë edhe gjatë fitoreve të tjera ndonjë ambasador. Kjo ishte përgjigja që ish-kryeministri u dha gazetarëve të cilët e pyetën për faktin se askush nga ndërkombëtarët se ka uruar për zgjedhjen në krye të PD-së
-
-
26 maji, dita kur Berisha dënoi me 'vdekje' zgjedhjet e lira në Shqipëri (kujtesë për foltoristët)
26 Maj 2022, 11:1826 maji i vitit 1996 shënon një nga ngjarjet më të errëta për demokracinë shqiptare, pasojat e të cilës ndjehen edhe sot.
-
-
Opozita paralajmëron bojkot të procesit të presidentit: Ne propozuam emrat, por mazhoranca u tërhoq! PS: Deri të dielën sillni emrat ose e zgjedhim vetë
26 Maj 2022, 08:56Opozita ka paralajmëruar se nuk do të ulet më në tryezë me mazhorancën për të diskutuar për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Në mbledhjen e grupit të Partisë Demokratike që u zhvillua sot në selinë e PD-së kreu i grupi, Enkelejd Alibeaj, deputetët Jorida Tabaku e Gazment Bardhi kanë kërkuar që opozita të mos marrë pjesë në raundet e mbetura për presidentin, pasi sipas tyre Edi Rama e tregoi që nuk i respekton marrëveshjen dhe se në fund do të zgjedhë presidentin që ata e kanë vendosur që në krye të herë.
-
Ambasadori italian për Report Tv: Finalja e rëndësishme për Shqipërinë, do të tregojë që është gati të anëtarësohet në BE
25 Maj 2022, 17:55Ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci në një intervistë për Report Tv është shprehur se kjo ndeshje finale është shumë e rëndësishme për vendin tonë, si një mënyrë për të treguar që është gati të anëtarësohet në Bashkimin Europian, teksa tha se shpresonte që mbrëmja të mbyllej me festë.
-
Rama zbulon projektin: Bazë detare të NATO-s në Shqipëri! Komandanti i Operacionales: Shqipëria, vëllai i madh i vendeve të rajonit
25 Maj 2022, 16:06Kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar mesditën e sotme medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike”, Komandantit të Komandës Operacionale të NATO-s, Gjeneral, Tod Daniel Wolters.
-
Vuçiç dhe Rama, nga shkëndijat deri te miqësia
25 Maj 2022, 15:47Dikur ka qenë “i nderuari Edi Rama”, sot është “Edi” – kështu janë zhvilluar ndër vite marrëdhëniet ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
-
-
PS shtyn deri më 31 maj afatin e aplikimeve dhe të propozimeve për 61 kryetarët e partisë në vend
25 Maj 2022, 13:20Partia Socialiste ka vendosur që të shtyjë deri më 31 Maj afatin e aplikimeve dhe të propozimeve për 61 kryetarët e partisë në 61 bashkitë e vendit.
-
-
Belinda Balluku prezantohet nga Gjiknuri si drejtuese politike e PS në Dibër
25 Maj 2022, 10:36Belinda Balluku është prezantuar si drejtuese e re politike e Partisë Socialiste për Qarkun Dibër. Ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i PS i cili ka marrë pjesë në prezantim. Gjiknuri në një postim në Facebook shpreh bindjen se procesi i zgjedhjeve që po zhvillohet në PS do të japë garancinë për fitore në zgjedhjet elektorale të 2023 dhe 2025.
-
'Trafiku i qenieve njerëzore', Meta takohet me ambasadoren Yuri Kim: Po forcojmë bashkëpunimin! Nevojitet trajnim i policisë, prokuroritë të hetojnë me shpejtësi rastet
25 Maj 2022, 10:05“Trafiku i qenieve njerëzore në Ballkan”. Kjo ishte tema që bëri bashkë presidentin Ilir Meta dhe ambasadoren amerikane Yuri Kim. E pranishme është edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, senatorë e kongresmenë nga SHBA dhe përfaqësues të qeverisë.