Politikë
-
Komisioni i Ligjeve miratoi aktin normativ për të shtyrë afatin për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, deri në 30 prill të këtij viti. Ministria e Financave sqaroi se shkak për këtë shtyrje është bërë pandemia dhe pengesat e krijuara prej saj. Ndërsa për opozitën më shumë se rivlerësimi, rëndësia ishte te situata e krijuar në zonën 5 maji.
19 Janar 2022, 18:37 -
Miratohet projektligji për njohjen dhe konvertimin e patentave shqiptare në Itali
19 Janar 2022, 18:31Miratimi i këtij projektligji i hap rrugë njohjes së ndërsjellë të patentave në të dyja vendet dhe konvertimin e tyre nga qytetarët rezidentë në secilin prej shteteve.
-
-
‘Referendum’ për vendimet strategjike për vendin, sa do t'u kushtojë shqiptarëve Këshillimi Kombëtar?
19 Janar 2022, 17:15Këshillimi Kombëtar do t'u kushtojë shqiptarëve 25 milionë lekë, para që do të merren nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit i miratuar për vitin 2022. Përmes kësaj nisme qytetarët do të pyeten për disa nga çështjet më me rëndësi për vendin
-
Brunilda Lilo lirohet nga detyra e Avokati të Përgjithshëm të Shtetit, ja kush emërohet në vend të saj
19 Janar 2022, 16:59Odise Moçka do të jetë Avokati i Përgjithshëm i Shtetit, pas lirimit nga kjo detyrë të Brunida Lilos. Vendimi u mor sot nga Këshilli i Ministrave, me propozim të kryeministrit Edi Rama. Lilo u emërua në këtë detyrë në qershor të vitit të kaluar.
-
Humbi mandatin nga dekriminalizimi, Valdrin Pjetri kërkon një shans të dytë: Po më mbështeti PS do kandidoj sërish për Shkodrën
19 Janar 2022, 16:23“Mund të kem një tjetër shans nëse kam mbështetjen e socialisteve”, këto janë fjalët e ish-kandidatit të PS për bashkinë e Shkodrës, Valdrin Pjetri, në një kohë kur pritet të zhvillohet edhe zgjedhjet lokale të pjesshme.
-
Komisioni i Ligjeve, Bardhi: Ndaloni shembjen e banesave te 5 Maji, duhet seancë dëgjimore banorë-bashki
19 Janar 2022, 16:16Anëtari i PD në Komisionin e Ligjeve, Gazment Bardhi ka kërkuar ndalimin e ndërhyrjes për prishjen e banesave në lagjen “5 Maj” në Tiranë si dhe zhvillimin e një seance dëgjimore mes banorëve që preken nga shembjet.
-
-
Pas përjashtimit të Spahos, Salianji caktohet drejtues politik i qarkut të Korçës për PD-në
19 Janar 2022, 15:05Ervin Salianji është caktuar drejtues politik i qarkut të Korçës për Partinë Demokratike pas përjashtimit të Edmond Spahos nga PD
-
Celibashi: I kërkova Metës datën 6 mars për zgjedhjet! Na jep më shumë kohë
19 Janar 2022, 15:03 -
'Po po edhe unë jam për tu arrestuar si Lefter Koka'...'s'më intimidon dot mua me problemet e brendshme të PD-së'! Përplasja Tabaku-Felaj në Komisionin e Inceneratorëve
19 Janar 2022, 14:58Lufta e brendshme nuk i ka penguar deputetët e partisë Demokratike që ta përqendrojnë punën e komisioneve parlamentare, në akuzat kundër qeverisë. Në komisionin hetimor për inceneratorët, ata kërkuan arrestimin e zyrtarëve të lartë për përfshirje në këtë aferë.
-
Basha takim me banorët e degës nr.7: Do të jem pengu i demokratëve dhe i shqiptarëve, por i lirë përballë atyre që kanë denigruar e përçarë! Dora e shtrirë për të penduarit
19 Janar 2022, 14:41Nga njësia 7 në kryeqytet, kreu i PD Lulzim Basha deklaroi se mbështetja për Berishën po tkurret gjithnjë e më tepër, ndaj ai u bëri thirrje simpatizantëve të tij që t’i bashkohen.
-
-
Kristalizohet poli i tretë politik, Ilir Meta dhe Sali Berisha drejt daljes me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e pjesshme lokale
19 Janar 2022, 14:37Grupi i Berishës dhe partia e Metës sinjalizojnë zyrtarizimin e aleancës për zgjedhjet lokale, pritet të dalin me kandidatë të përbashkët në 6 bashkitë.
-
-
Berisha kallëzon penalisht Lulzim Bashën dhe Gazment Bardhin për shkatërrim prone e pengim për të protestuar
19 Janar 2022, 14:08Komisioni i Rithemelimit të PD ka depozituar në SPAK kallëzim Penal për kryedemokratin Lulzim Basha dhe Sekretarin e Përgjithshëm Gazment Bardhi për protestën e 8 janarit të zhvilluar para selisë blu, të udhëhequr nga Sali Berisha.
-
-
-
-
Shembjet e banesave tek ‘5 Maji’, Mazniku: Qytetarët po marrin vlerësim të drejtë për pronën! 75% e tyre kanë firmosur marrëveshjen me bashkinë
19 Janar 2022, 13:10Mazniku tha se të gjithë banorët që preken nga projekti dotë përfitojnë kompensim të plotë, nëpërmjet shkëmbimit të pronës së tyre me objektet e reja që do të ndërtohen në lagjen e re. Mazniku tha se zona është në rizhvillim, për arsye të tërmetit të 26 nëntorit, ku në banesat e reja pritet që të strehohen edhe qytetarët që mbetën pa shtëpi nga tërmeti.