Politikë
-
Për Lulzim Bashën sulmin ndaj selisë se Partisë Demokratike e ka urdhëruar Sali Berisha. Kryetari i PD-së ka nxjerrë një video, ku sipas tij Berisha paralajmëroi, orkestroi dhe dirigjoi sulmin kundër PD
9 Janar 2022, 21:17 -
Mohoi dhunën ndaj tij në protestë, Roland Bejko i përgjigjet Berishës: Njëri nga ata që më sulmoi ish-punonjës i SHIK, mik i yti! Të dështoi me turp 'grushti i shtetit' për tu bërë kryetar
9 Janar 2022, 21:05Roland Bejko, Sekreter për Pushtetin Vendor në PD i është përgjigjur Sali Berishës, pasi ky i fundit mohoi të ketë pasur dhunë ndaj tij dje në protestën e zhvilluar në selinë e PD-së. Berisha tha sot se ai nuk u keqtrajtuar, por vetëm u thanë fjalë që nuk duhet të thuheshin
-
Berisha në vendin e krimit, Alibeaj: Dështoi që bashkë me Ramën të nxjerrë arkivole nga PD
9 Janar 2022, 18:35Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj thotë se Sali Berisha dështoi që bashkë me Edi Ramën të nxjerrë arkivolë nga selia e PD-së. Alibeaj shkruan në një postim në rrjetet sociale se Sali Berisha u rikthye në vendin e krimit dhe siç ka bërë gjithë jetën e tij vazhdon të gënjejë dhe të nxisë dhunë
-
-
Rama bashkëbisedim me demokratët, Açka ‘lëshon’ gojën: Demokratëve nuk iu ha fare Edi për Edin
9 Janar 2022, 16:48“Demokratëve nuk iu ha fare Edi për Edin”, këto janë fjalët e shkrimtares dhe deputetes së PD, Flutura Açka lidhur me bisedën që vendosi të bëjë kryeministri Rama mëngjesin e sotëm me demokratët, pas protestës së dhunshme dhe shkatërrimit të selisë blu.
-
Protesta e dhunshme para selisë së PD-së, mes të arrestuarve edhe Stresi
9 Janar 2022, 16:26 -
-
-
Rama del e bën pazar: Kur të thotë gruaja mos hajde pa domate
9 Janar 2022, 15:30Pas bashkëbisedimit të bëri me demokratët në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama, ka dalë që t'i bëjë pazarin gruas. Këtë të dielë, kreu qeverisë, para se të kthehet në shtëpi, bashkëshortja i ka dhënë një porosi
-
-
-
-
Basha nga selia e rrënuar: Për fat nuk pati gjakderdhje siç deshi Sali Berisha, u eksitua nga dhuna! PD do të ringrihet nga këto rrënoja për ta çuar betejën e ndryshimit deri në fund
9 Janar 2022, 15:34Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga selia e rrënuar e PD-së, tashmë nga militiantët e saj gjatë një deklarate për mediat u shpreh se sot nuk është një ditë për të festuar. Basha tha se për fat të mirë nuk pati gjakderdhje siç deshi Sali Berisha. Basha tha se është aty për t'ua ndërprerë vallen oligarkëve, që janë aleatë të politikës së trekëndëshit të Bermudës (Rama-Berisha-Meta)
-
-
-
-
-
-
Pas sulmit, Berisha rikthehet në 'skenën e krimit': Heronjtë e 8 janarit ruajtën gjakftohtësinë, nuk kemi hedhur asnjë gur! S'ka datë për protestën e radhës
9 Janar 2022, 13:44Edhe pse Partia Demokratike është 'skenë krimi' për autoritetet hetimore, Sali Berisha wshtw rikthyer sërish sot aty. Ai ka shkuar në Selinë e Partisë Demokratike së bashku me Komisionin e Rithemelimit për të mbajtur një deklaratë.
-
VIDEOLAJM/ Ja momenti kur Sali Berisha urdhëroi sulmin në PD. Do të thirret në Prokurori?
9 Janar 2022, 13:23Ishte rreth orës 11:45, kur Sali Berisha shkon në oborrin e selisë së Partisë Demokratike dje. Situata ishte e tensionuar, pas përplasjes me anëtarin e Kryesisë së PD Roland Bejko, por ende nuk kishte asnjë sulm nga të gjitha drejtimet në godinë. Me të mbërritur në oborr, në këtë moment Sali Berisha shfaqet duke udhëzuar turmën. Ky gjest përsëritet disa herë.