Politikë
-
“Bajrami i madh, falja e namazit herët në mëngjes, vizitat tek fqinjët e të afërmit për t’i uruar dhe ndjenja e të qenit pranë njëri-tjetrit na jep dritë dhe qetësi shpirtërore”...kështu e nis urimin e saj deputetja e PD-së, Grida Duma.
20 Korrik 2021, 12:49 -
Brenda korrikut, Basha kupolë të re me të besuarit në PD! Pritet të zgjedhë sekretarët, nënkryetarët dhe kryesinë
20 Korrik 2021, 12:22Nëse për betejën në Parlament të cilën Lulzim Basha e shpalli ditën e Kuvendit të PD, nuk i ka të gjithë të besuarit e tij, për betejën jashtë, ai do të ketë njerëzit më të afërt të tij. Brenda korrikut, Këshilli Kombëtar do të zgjedhë kryesinë, sekretariatet dhe nën kryetarët e rinj të PD, emra të cilët do të propozohen nga vetë kryedemokrati Basha.
-
'Zhduket' Monika Kryemadhi, asnjë urim për festën e Kurban Bajramit, Endrit Braimllari i 'zë vendin'
20 Korrik 2021, 10:17Që pas zgjedhjeve të 25 prillit dhe pranimit të humbjes, duket se çdo ditë më pak shohim gjurmë të kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhit në jetën publike të vendit. Në ditën e sotme, që është data më e rëndësishme në kalendarin mysliman, festa e Kurban Bajramit, mungon një urim nga kryetarja e LSI.
-
Nishani në '5 Pyetjet': PD s'bëri asnjë analizë, u mbrojt Basha dhe paaftësia e tij! Ai është sot 100 mijë kilometra larg perceptimit si Kryeministër i Shqipërisë
19 Korrik 2021, 21:13Kuvendi Kombëtar i PD duhet të shërbente në radhë të parë për të thënë të vërteta. Për ish-kreun të Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani, asgjë nuk ndodhi në këtë Kuvend përveçse u mor në mbrojtje Lulzim Basha dhe paaftësia e tij. Sipas tij një nga të vërtetat e mëdha është se si në këtë situatë PD nuk ka qenë kurrë.
-
Kuvendi i PD-së, Bozdo: Nuk solli asgjë të re, duhet të ishin analizuar gabimet e Bashës! Platforma e Kadillit, e vetmja që rrëzon Ramën
19 Korrik 2021, 18:50Kuvendi i Partisë Demokratike nuk solli asgjë të re. Kështu deklaroi në një intervistë në Report Tv Enno Bozdo, ish-koordinator i Partisë Demokratike, ku tha se u trajtua vetëm çështja e manipulimit të votës, që është e rëndësishme, por kjo ishte një pjesë e shteruar. Sipas Bozdos duhet që kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe vëtë Kongresi i PD-së, të mos ndalej vetëm në këtë çështje, por të rikthehej drejt vetes, se çfarë është bërë mirë dhe çfarë është bërë gabim
-
Patronazhistët, PS paditet në SPAK nga një organizatë rinore! Kërkojnë dëmshpërblim dhe fshirje të të dhënave! Por Prokuroria e Posaçme u shpreh një herë për çështjen
19 Korrik 2021, 16:17Rikthehet çështja e patronazhistëve. Një organizatë rinore me emrin GUXO ka paditur Partinë Socialiste pak muaj pas zgjedhjeve dhe i kërkon dëmshpërblim. 162 qytetarë të Qarkut të Tiranës, përfaqësuar nga organizata rinore GUXO, kanë 3 kërkesa për SPAK duke përfshirë edhe dënimin e atyre që ata i konsiderojnë përgjegjës.
-
Statuti i ri i PD-së/ Përfshihet dorëheqja e Lulzim Bashës dhe rikthimi i tij, ja kush e zëvendëson! Kreu i PD-së sinjalizon humbjen në 2025? Kopjon Ramën për kuotën e grave
19 Korrik 2021, 15:21Lulzim Basha përfshin për herë të parë në statutin e ri të partisë mundësisë në dorëheqjes dhe të mungesës së gjatë në selinë blu. Në rast dorëheqjes Gazmend Bardhi mbledh Këshillin Kombëtar dhe zgjedh kryetarin zëvendësues
-
Bledi Mane bën parashikimin, 'zbulon' ministrat e ardhshëm të Ramës: Do e 'mbysin' gratë
19 Korrik 2021, 15:05Megjithëse shtatori nuk ka ardhur akoma, “ethet” e tij për krijimin e qeverisë së re po fillojnë të përcillen që tani. Gazetari Bledi Mane ka guxuar të bëjë parashikimin e tij lidhur me vendimmarrjen e Ramës për ministrat në shtator, jo për një por për të gjithë kabinetin qeveritar duke theksuar se kryeministrin do e “mbysin” gratë.
-
Bislim Ahmetaj në Report Tv: Protagonizmi i Berishës në Kuvendin e PD i panevojshëm! Basha i kapur! Në listën e Këshillit Kombëtar ka bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit
19 Korrik 2021, 14:00Bislim Ahmetaj, anëtari i “Grupit për PD”, ka deklaruar se vënia e Luzlim Bashës në krye të Partisë Demokratike, është faji më i madh i ish-kryeministrit Sali Berisha. Në studion e Report Tv, ai e ka cilësuar si të pafalshme gabimin e Berishës, duke e vendosur në krye të PD-së, Lulzim Bashën, kjo sepse sipas tij, kryedemokrati nuk i ka sjellë asnjë të mirë demokratëve.
-
‘Problemet që po evidentoni ju tani në PD, ne i kemi thënë prej 2017’ Përmeti thumbon demokratët: Na quajtët tradhtar, por më mirë të kuptosh me vonesë së sa kurrë
19 Korrik 2021, 12:47Deputeti Andi Përmeti ka shprehur mendimin e tij lidhur me reagimet e fundit të demokratëve për Kongresin e Partisë Demokratike të zhvilluar dy ditë më parë.
-
Këshilli i ri i PD/ Demokrati: Lista e përpiluar nga A-ZH nga Gazment Bardhi, votat e mia i hodhi në Lanë
19 Korrik 2021, 12:02Aktivist i Partisë Demokratike, Skerdjan Dhuli ka hedhur akuza në drejtim të Sekretari të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi.
-
'Kuvendi Kombëtar teatër absurd', Nishani: Rama ka 8 vjet që i fut një shpullë Bashës, ky i kthen faqen tjetër! Mision të shpëtojmë PD
19 Korrik 2021, 10:22Bujar Nishani e ka cilësuar Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike një Teatër absurd, e nisur nga kjo e sheh si një mision urgjent shpëtim e partisë nga “kthetrat” e Lulzim Bashës. Bujar Nishani është renditur në listën e zërave kritik kundër lidershipit Basha, mirëpo pas mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të, ai ka folur me tone edhe më të ashpra duke drejtuar gishtin drejtpërdrejtë nga kryedemokrati.
-
Harxhi dhe Ristani mbetën jashtë Këshillit Kombëtar të PD, 'Grupi për PD': Vendimet e marra antistatutore! Do jemi opozitë e fuqishme në vend
19 Korrik 2021, 09:51Dy prej anëtarëve të Grupimit për PD, Edith Harxhi dhe Arben Ristani mbetën jashtë Këshillit Kombëtar të PD-së, por ky vendim për ta është në kundërshtim me statutin e partisë. Për këtë grupim, që lindi si një opozitë e fortë ndaj PD-së, lista e përgatitur nga Lulzim Basha dhe drejtuesit e qarqeve ishte klienteliste që nuk përfaqëson anëtarësinë. Në deklaratën zyrtare të tyre, thuhet se ky Kuvend i mbajtur, nuk kishte asnjë lidhje me atë se çfarë është parë në Kuvendet e mbajtura deri para vitit 2018.
-
Pamje piktoreske, Rama nxjerr publikon foton e dy të rinjve nga Bypass-i i Vlorës
18 Korrik 2021, 21:22Kryeministri Edi Rama ka publikuar mbrëmjen e sotme një foto nga Bypassi i ri Vlorës, i cili u inaugurua vetëm pak ditë më parë
-
-
Meta vlerëson me titullin ‘Mjeshtër i Madh’, profesorin e matematikës Xhorxhi Vasili: Qytetar dhe intelektual model
18 Korrik 2021, 16:17Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me titullin e lartë ‘Mjeshtër i Madh’, profesorin e matematikës dhe aktivistin shoqëror Xhorxhi Vasili
-
-
FOTOLAJM/ Tjetër blof i ish-Kryeministrit, Berisha e denoncon si 'arë të narkopartisë' drogën e mbjellë në mes të misrit në Bosnje-Hercegovinë
18 Korrik 2021, 14:56Një tjetër 'denoncim i bujshëm' i ish-Kryeministrit Sali Berisha me një kërkim të thjeshtë në 'google' rezulton një 'shaka pa kripë'.
-
PD zgjedh 300 anëtarët e Këshillit Kombëtar! 'Përjashtohen' anëtarët e grupit 'Për PD-në' Edit Harxhi dhe Arben Ristani! Shumë pak risi! Basha: Jemi e vetmja shpresë për shqiptarët (LISTA E PLOTË)
18 Korrik 2021, 14:12Është publikuar lista e fituesve. PD ka bërë të ditur 300 anëtarët që do të jenë në Këshillin Kombëtar të kësaj force politike për 4 vitet e ardhshme.
-
Një ditë pas Kuvendit të PD, priten sot 300 emrat e Këshillit Kombëtar! Cili do të jetë ekipi i Bashës për 4 vitet në vijim, ç'do ndodhë me kritikët
18 Korrik 2021, 08:05Sot, një ditë pasi Partia Demokratike zhvilloi në Pallatin e Kongreseve Kuvendin Kombëtar pritet të bëhen publike emrat e 300 anëtarëve të Këshillit Kombëtar, institucionit më të rëndësishëm drejtues të Partisë Demokratike, i cili më pas do të zgjedhë ekipin e ngushtë të Bashës për 4 vitet në vijim.