Politikë
-
Kryeministri Edi Rama ka ftuar 200 sipërmarrjet italiane që të investojnë në vendin tonë, pasi kemi disa avantazhe. Shefi i qeverisë shqiptare theksoi në Forumin e Biznesit se Reforma në Drejtësi është një garanci për investimet e huaja, ndërsa objektivi është që ta bëjmë Shqipërinë një Itali të vogël. Ndërsa ambasadori Alberto Cutillo u shpreh se Reforma në Drejtësi do të tërheqë më shumë investues dhe se Shqipëria me progresin që ka bërë është gati për hapjen e negociatave me BE, pasi e meriton.
VIDEO
19 Shkurt 2018, 10:32 -
Ypi-aktorëve:Nuk e doni teatrin,pas
19 Shkurt 2018, 10:21
kërkesës suaj fshihet një hile!
Ypi deklaroi se artistët kanë gabim dhe se në kërkesën e tyre për teatrin fshihet ndonjë hile. Sipas tij, vetëm në vendin tonë është parë që artistët të dalin kundër qeverisë, pasi ata duhet të demonstrojnë magjinë dhe artin e tyre, pavarësisht nëse skena është në majë të malit apo në fund të detit.
VIDEO
-
Cutillo: Reforma në Drejtësi do
19 Shkurt 2018, 09:12
tërheqë shumë investues italianë
Në Tiranë po zhvillohet Forumi i Biznesit Itali-Shqipëri. Në vendin tonë kanë ardhur 200 sipërmarrje italiane, ndërsa ambasadori Alberto Cutillo u shpreh se Reforma në Drejtësi do të tërheqë më shumë investues.
VIDEO
-
President kombëtar? Princ Leka
19 Shkurt 2018, 08:57
i përgjigjet Ramës: Duhet Mbret
Kreu i qeverisë shqiptare deklaroi dje nga Prishtina se një president i përbashkët Kosovë-Shqipëri do të ishte simboli më i mirë i një uniteti të të dyja vendeve.
-
Pr/ligjet dhe partia, Rama
19 Shkurt 2018, 08:31
mbledh grupin parlamentar
Kryetari i grupit të PS, Balla ka mbledhur grupin parlamentar në 08:30 të mëngjesit në Kryesinë e Kuvendit.
-
Rama publikon momentet
18 Shkurt 2018, 19:03
e pritjes në Kosovë/ VIDEO
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook disa momente nga pritja që i është bërë në Kosovë me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë. Rama e shoqëron videon me një status duke e konsideruar mikpritjen
-
President kombëtar? Paloka: Rama
18 Shkurt 2018, 18:38
deklarata bombastike, por pa vlerë
Pas propozimit të kryeministrit shqiptar Edi Rama për një President të përbashkët Kosovë-Shqipëri ka ardhur edhe reagimi i parë nga Partia Demokratike. Edi Paloka thotë se deklarata bombastike e Ramës është pa asnjë vlerë dhe se dëmton interesat e shqiptarëve.
-
President kombëtar, Hoti: Rama
18 Shkurt 2018, 18:28
mungesë respekti për Kosovën
Avdullah Hoti, anëtari i Kryesisë së LDK-së është kundër idesë së kryeministrit shqiptar Edi Rama për një president të përbashkët të dy shteteve. Ai thotë se propozimi i Ramës është një mungesë respekti për aspiratat e shqiptarëve të Kosovës për shtet të pavarur.
-
Kosova bashkon politikën shqiptare,
18 Shkurt 2018, 17:12
Basha dhe Kryemadhi të buzëqeshur
Kosova festoi 10-vjetorin e pavarësisë, ndërsa të ftuar ishin shumë personalitete, mes tyre edhe Presidenti dhe Kryeministri shqiptar, por edhe liderët e dy partive kryesore opozitare Basha dhe Kryemadhi.
FOTO
-
LSI, Petrit Vasili: Drejtësia e
18 Shkurt 2018, 14:51
goglave është për t'u refuzuar
Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, nëpërmes postimit të tij në facebook u shpreh se Ligji ka vetëm një lexim: të zbatohet pikë për pike siç është shkruar.
-
Bushati:Presim mbështetjen e
18 Shkurt 2018, 12:50
Spanjës për negociatat me B.E.
Ministri Bushati u shpreh se Shqipëria e vlerëson rolin e Spanjës në favor të politikës së zgjerimit të BE-së, ndërsa shtoi se do të dëshironte përfshirjen e saj aktive në Ballkanin Perëndimor. Ai theksoi se Shqipëria pret mbështetjen e Spanjës përsa i takon hapjes së negociatave me BE-në, duke theksuar progresin e bërë në plotësimin e pesë prioriteteve dhe sidomos implementimin e reformës në drejtësi.
-
Kryeministri Tsipras autorizon fazën finale të negociatave me Shqipërinë
18 Shkurt 2018, 11:46
Burime diplomatike pranë Ministrisë së Jashtme greke i kanë konfirmuar Top Channel se kryeministri grek, Aleksis Tsipras ka autorizuar fazën finale të negociatave për shportën e çështjeve të pazgjidhura mes Greqisë dhe Shqipërisë.
-
Meta-Mesiç bëjnë shqiponjën në
17 Shkurt 2018, 22:11
10-vjetorin e Kosovës/ FOTO
Presidenti Ilir Meta ndodhet në Kosovë në kuadër të festimeve të 10-vjetorit, ndërsa është takuar edhe me ish-presidentin kroat, Stipe Mesiç.
-
Ish-deputeti çam Tahiri: Politika e
17 Shkurt 2018, 21:04
kazanit do përballet me protesta
Në 27 vjetorin e Shoqatës Çamëria, ish-deputeti Dashamir Tahiri nuk ka nguruar të lëshojë deklarata të forta për politikën shqiptare. “Shoqata nuk ka nevojë për bindje politike, por të përfaqësohet nga të gjithë. Atë që e bën shoqata, nuk arrin ta bëjë dot asnjëherë politika.
VIDEO
-
Kundër Gjicit në vend të Kodhelit,
17 Shkurt 2018, 19:39
strukturat e PS Kukës grevë urie
Strukturat e Partisë Socialiste në qytetin e Kukësit kanë nisur sot një grevë urie, duke u mbyllur brenda selisë së partisë në këtë qytet. Arsyeja që japin grevistët për vendimin e tyre ekstrem, janë braktisja që sipas tyre u ka bërë kryetari i partisë dhe i deleguari.
-
Qeveria kërkon gjyqtar për
17 Shkurt 2018, 18:38
në Strasburg, ja kriteret
Këshilli i Evropës i ka kërkuar qeverisë shqiptare të paraqesë listën me propozime për tri kandidaturat më të përshtatshme për pozicionin e gjyqtarit të ri të Shqipërisë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (në vijim, GJEDNJ), i cili votohet nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës.
-
Takimi me Orban, Basha i flet për
17 Shkurt 2018, 13:04
autokracinë, autokratit të BE-së
Partia Demokratike ka njoftuar sot se kryetari i saj Lulzim Basha gjatë Samitit të udhëheqësve botërorë të partive të qendrës së Djathtë ka shprehur në Budapest vlerësimin e opozitës në Shqipëri për Strategjinë e Ballkanit Perëndimor, që rikonfirmon vullnetin politik të Unionit për anëtarësinë e rajonit në Bashkimin Europian.
VIDEO
-
Në pritje të “lejes” së Metës,
17 Shkurt 2018, 12:29
Bushati takon sërish Kotzias
Pak ditë më parë ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, nëpërmjet një shkrese i kërkoi presidentit Ilir Meta plotfuqinë për nisjen zyrtare të negociatave mes Shqipërisë dhe Greqisë për një sër çështjesh dypalëshe të pazgjidhura prej dekadash.
-
Reforma Zgjedhore,PS-PD sërish
17 Shkurt 2018, 11:54
përplasje për votimin elektronik
Shumica dhe opozita janë përplasur sërish për Reformën Zgjedhore. E ndërsa mbrëmë në një status në Facebook bashkëkryetari i reformës, Bylykbashi u shpreh se ‘komisioni ka vendosur prioritet votimin elektronik’, sot Bledi Çuçi e ka mohuar një gjë të tillë.
VIDEO
-
Sabit Brokaj: Ja kush e ka
17 Shkurt 2018, 07:39
radhën pas Adriatik Llallës
Ish-ministri i Mbrojtjes: Ndëshkimi i Llallës mesazh për politikanët shqiptarë, Berisha në merak se iu prish pazari me Greqinë. Brokaj pohoi se pas Llallës, në shënjestër të SHBA janë ata që kanë emëruar dhe mbrojtur Llallën, në dëm të drejtësisë dhe Shqipërisë, duke nënkuptuar ish-kryeministrin Sali Berisha. Duke u ndalur tek zbatimi i reformës në drejtësi, ish-ministri i Mbrojtjes u shpreh se Vetingu në vetvete do të përcaktojë karakterin e zhvillimeve të progresit të Shqipërisë.