Politikë
-
Nënkryetari i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, Taulant Balla tha se Shqipëria ndodhet shumë pranë marrjes së vendimit për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare dhe se Kuvendi ka shërbyer si urë lidhëse mes aktorëve të përfshirë në procesin e integrimit dhe KKIE është një shprehje e këtij roli. Balla tha se nuk mjafton vetëm vullneti i mazhorancës apo qeverisë për integrimin europian, por kërkoi nga gjithë aktorët politikë që të jenë bashkë në këtë proces.
23 Shtator 2020, 11:25 -
Topalli: PD-PS marrëveshje për pragun, heshtja e Bashës konfirmon lojën e tyre hileqare
23 Shtator 2020, 11:08Heshtja e kryedemokratit Lulzim Basha për propozimet e socialistëve në Këshillin Politik, për Jozefina Topallin është konfirmim i një marrëveshje me PS për të ruajtur karrigen e vet.
-
PS s'humbet kohë, depoziton në Kuvend draftin për listat e hapura! Konferenca e Kryetarëve e çon për diskutim te 'Ligjet', më 1 Tetor shkon në parlament
23 Shtator 2020, 10:27Mazhoranca nuk humbet kohë duke depozituar në Kuvend draftin për lista e hapura që do të reflektojë ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor. Konferenca e Kryetarëve ka vendosur që draftet për listat e hapura dhe koalicionet parazgjedhore të shqyrtohen nga Komisioni i ligjeve dhe në seancën e datës 1 tetor në parlament të futen në rend dite dhe të diskutohet në parlament.
-
Ambasadori Zingraf takim me Vitore Tushën: Të ngrihen sa më shpejt Gjykata Kushtetuese, pa të s'ka hapje të negociatave me BE-në
23 Shtator 2020, 09:40Ecuria e reformës në drejtësi dhe ngritja sa më parë e Gjykatës Kushtetuese ishin në fokus të takimit mes ambasadorit gjerman Peter Zingraf dhe Vitore Tushës, e cila është anëtarja me kompetencat e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese si dhe drejtuesja e KED që prej qershorit 2020.
-
Bushka: Pragu 3% garanton përfaqësi të mirë! Patozi: Basha hesht prej ditësh, mund të ketë një marrëveshje të fshehtë PD-PS
22 Shtator 2020, 23:15Një nga pikat e nxehta të propozuara në draftin e Partisë Socialiste për ndryshime në Kodin Zgjedhor, është pragu kombëtar 3 për qind. Pikërisht kjo ishte dhe tema e diskutimit në pjesën e dytë të emisionit "Repolitix" ku ka pasur dhe përplasje mes të ftuarve.
-
Shkëlqim Hajdari: Partitë të heqin dorë nga politika e ping-pongut! Sot përfaqësues të OSBE po bëjnë takime, do ketë zhvillime këto kohë
22 Shtator 2020, 23:09Konstitucionalisti Shkëlqim Hajdari tha se klasa politike në Shqipëri duhet të heq dorë njëherë e mirë nga politika e ping-pongut pasi vendi po humbet shumë. Ai tha se pritet që mbrëmja e sotme të sjellë zhvillime të reja në politike, pasi sipas tij përfaqësues të OSBE po zhvillojnë takime.
-
Bushka: Drafti i PS për hapjen e listave, praktikë ndërkombëtare! Patozi: Ai propozim është një poshtërsi politike dhe juridike
22 Shtator 2020, 22:40Drafti i PS i hap apo i mbyll listat ishte diskutimi në të cilën u fokusua mbrëmjen e sotme emisioni "Repolitix", ku përplasjet dhe argumentet ishin të forta mes të ftuarve. Deputetja e PS, Klotilda Bushka, e cila është pjesë e grupit të punës për ndryshimet në kodin zgjedhor, sqaroi pse drafti i propozuar nga mazhoranca i hap listat. Ndërsa për Astrit Patozin e Bindjes Demokratike, drafti i PS është një poshtërsi juridike dhe politike.
-
Maliqi 'tregon muskujt' paralajmëron Ramën: Kërko azil në Turqi, s’ka Perëndi që të mbron! Opozita e bashkuar merr 100 mandate
22 Shtator 2020, 21:13Deputeti i opozitës Lefter Maliqi ka paralajmëruar kryeministrin Rama se zgjedhjet e 25 prillit do të jetë një ndëshkim për të nga vota popullore dhe se nuk ka perëndi që e mbron. Maliqi shpreh bindjen se opozita e bashkuar do të marrë 100 mandate në zgjedhjet e ardhshme.
-
INTERVISTA/Bylykbashi: Nuk dorëzojmë asnjë draft në Këshill, i përmbahemi 5 qershorit! Pragu 3 % 'shfaros' partitë e vogla
22 Shtator 2020, 19:17Oerd Bylykbashi i ftuar në emisionin "5 pyetjet nga Babaramo" tha se Rama heq koalicionet pasi i trembet opozitës së bashkuar në zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa vendosjen e pragut 3 % e quajti një nisëm 'shfarosëse' për partitë e vogla.
-
'Zero tatim e TVSH për bizneset e vogla deri në 2029'! PD: Rama po riciklon premtimet e vjetra, rrëzoi ekonominë
22 Shtator 2020, 18:15Teksa Partia Demokratike ka nisur përgatitjet për fushatën elektorale, ajo ka intensifikuar akuzat në drejtim të qeverisë Rama. Për selinë blu, kryeministri Edi Rama po riciklon figurat dhe premtimet e vjetra për ulje taksash, por në 7 vite sipas PD taksat janë rritur dhe investimet e huaja kanë rënë.
-
Rudina Hajdari për Report Tv: Letra e PD-së për ODIHR-in nuk është prioriteti im, fillimisht të hapim listat 100%! Drafti i PS i shet shqiptarëve 'sapunin për djathë'
22 Shtator 2020, 17:42Në një intervistë për Report Tv, Rudina Hajdari tha se beteja e saj është e fokusuar vetën në hapjen e listave 100 % dhe respektimin e dëshirës së votuesve shqiptarë që në Kuvend të hyjnë ata kandidatë që kanë marrë më shumë vota dhe jo ata që janë përcaktuar nga partia. Në lidhje me draftin e PS, Hajdari tha se ai propozim është si t'i shesësh shqiptarëve sapunin për djathë.
-
Prapaskenat/ Pse s'u arrestuar Berisha për grushtin e shtetit të ’98, refuzimi për të dëshmuar dhe rikthimi në Kuvend me një pakt pajtues! Si e harroi Azem Hajdarin
22 Shtator 2020, 16:56Si e harruan politika dhe drejtësia vrasjen e Azem Hajdarit dhe 14 shtatorit ’98, Berisha u rikthye në Kuvend pas ngjarjes me kauzën e pasurive. Ndaloi akuzat dhe refuzoi 25 fletëthirrje të prokurorisë për të dëshmuar. Mesazhi i Fatos Nanos: Të kërkojë ndjesë për shkatërrimet që i ka bërë Shqipërisë dhe për burgosjen time.
-
Projektligjit për amnistinë fiskale, mazhoranca tërhiqet nga votimi më 24 shtator! Draftin nuk ka marrë dritë jeshile në komisione
22 Shtator 2020, 16:51Mazhoranca është tërhequr nga votimi në seancën së të enjtes të projektligjit për amnistinë fiskale.Mazhoranca është tërhequr pasi do të plotësohet edhe me kritikat që erdhën nga grupet e interesit.
-
Pas 1 ore, përfundon mbledhja e Bashës me aleatët
22 Shtator 2020, 16:03 -
Ambasadori britanik Norman: Mbështesim 5 qershorin, nëse ka ndryshime të jenë transparente e me konsensus! Çdo sistem bëhet funksional me vullnet politik (VIDEO)
22 Shtator 2020, 15:53Nga Shkodra, ambasadori britanik, Duncan Norman kërkoi që të respektohet marrëveshja e 5 qershorit mes palëve politike dhe çdo ndryshim duhet të bëhet në mënyrë transparente dhe me konsensus. Norman tha se do sistem që propozohet mund të bëhet funksional nëse ka vullnet politikë dhe se këshilli politik duhet të vijojë punën që të implementojë një sistem që të sigurojë zgjedhje të lira e të ndershme.
-
Zero tatim e TVSH për bizneset e vogla deri në 2029, Rama i përgjigjet PD: Shifrat flasin vetë, kohën tuaj tatoheshin më shumë (VIDEO)
22 Shtator 2020, 14:57Më shumë para për biznesin e vogël dhe më pak taksa. Ky është objektivi i qeverisë i shpalosur edhe një herë këtë të martë nga Kryeministri Edi Rama teksa ju përgjigj akuzave të opozitës me shifra për rritjen ekonomike. Kreu i qeverisë tha se heqja e TVSH dhe e tatim-fitimit për biznesin e vogël është unikale në rajon. Në të njëjtën linjë ministrat e kabinetit Anila Denaj dhe Arben Ahmetaj kanë bërë publike shifrat e bizneseve, të taksave të vendosura dhe të punësimit duke i krahasuar me ato të qeverisjes së PD.
-
-
-
-
Nga ish- drejtor policie, te gazetar e bashkëpunëtorët e afërt të Bashës, zbulohet lista e kandidatëve të PD në Qarkun Durrës
22 Shtator 2020, 13:29Një prej garave më të rëndësishme brenda Partisë Demokratike është ajo në Qarkun e Durrësit, ku edhe janë mësuar emrat më të përfolur.