Politikë

  • Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar pas lajmit të publikuar në Report Tv dhe Shqiptarja.com në lidhje me lotimin e parave të zeza me kompani amerikane. LSI deklaron se është audituar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbi fondet e përfituara dhe të shpenzuara gjatë fushatës zgjedhore të 25 qershorit 2017. 
  • 'Kryeprokurori', Monika Kryemadhi:
    Qytetarët të ngrihen në revoltë

    PD dhe LSI pritet të organizojnë një protestë përpara Parlamentit ditën e hënë, për të penguar zgjedhjen e Kryeprokurorit. Ndonëse vendimi nuk është ende zyrtar, pasi do të jenë strukturat e këtyre forcave politike që do konkludojnë në një qëndrim unik, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi pohon se opozita do nisë protestat. 

  • Kryeprokurori,PS u merr firmat
    deputetëve për kandidatin e piketuar 

    Partia Socialiste ka mbledhur seancën e të enjtes firmat e deputetëve për Kryeprokurorin. Të paktën katër ligjvënës socialistë thanë për Report Tv se iu është paraqitur një fletë e bardhë gjatë seancës së Kuvendit, ku nuk shkruhej asgjë dhe iu është kërkuar të hedhin firmën për të propozuar një kandidat për pasardhësin e Adriatik Llallës. 

  • Veliaj takim me kryetarin e bashkisë
    së Metz: Projekte të përbashkëta

    Kryebashkiaku Erion Veliaj është takuar gjatë ditës së sotme me kryetarin e Bashkisë së Metzit Dominique Gros në Tiranë, në fokus të këtij takimi ka qenë bashkëpunimi për projekte të përbashkëta veçanërisht në çështjet e mjedisit, kulturës dhe të teknologjisë së avancuar, në dhënien dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët. VIDEO

  • Protesta të hënën, PD dhe LSI për
    herë të parë në një tubim sëbashku 

    Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do organizojnë për herë të parë një protestë së bashku, kundër zgjedhjes së Kryeprokurorit sipas procedurës së nisur nga maxhoranca. Tubimi do zhvillohet të hënën në orën 09:30 përpara Kuvendit, kur njëkohësisht është paralajmëruar mbajtja e seancës së Kuvendit për Kryeprokurorin. 

  • Basha me tren nga Edinburgh në
    Londër, PD: Ja si qëndron e vërteta

    Ditën e djeshme deputeti i PS-së Taulant Balla postoj në profilin e tij në “Facebook” foto që tregonte udhëtimin e Lulzim Bashës në Britaninë e Madhe me ftesë të Partisë Konservatore Britanike të Kryeministres Theresa May.

  • Ekskluzive/ LSI lobim me para
    të zeza me kompani amerikane
    KQZ:LSI s'justifikon burimin e parave për kontratat

    Jo vetëm Partia Demokratike, por edhe Lëvizja Socialiste për Integrim nuk justifikon me dokumentacion ligjor paratë e shpenzuara për konsulencë, lobim dhe sondazhe, me anë të kompanive amerikane, gjatë vitit 2017. Relacioni i KQZ për kontrollin e financimit të fushatë, LSI nuk justifikon burimin e parave për kontratat me dy kompani. VIDEO

  • Paralajmëron Hysi: Ja kush e ka
    radhën pas Kryeprokurorit

    Deputetja socialiste, Vasilika Hysi, paralajmëroi ngritjen e KLP dhe KLGJ, pas zgjedhjes së Kryeprokurorit të përkohshëm. në emisionin “Repolitix”, në Report Tv, Hysi deklaroi se këto janë çështje madhore dhe që kërkojnë bashkëpunim politik, pasi zgjedhja e tyre sjell dhe ngritjen e SPAK. 

  • 'Kryeprokurori',PD mbledh nesër
    me urgjencë grupin parlamentar

    Partia Demokratike ka thërritur nesër në orën 18:00 një mbledhje urgjente me grupin parlamentar. Burime pranë selisë blu bëjnë të ditur se PD ka thërritur deputetët për të kontretizuar aksionin politik të opozitës, pasi maxhoranca ka vendosur të zgjedhë të hënën Kryeprokurorin e ri të përkohshëm. 

  • Del fotoja,Basha udhëtoi më parë
    në Edinburgh, pastaj në Londër

    Mbrëmjen e sotme, Sekretari i Përgjithshëm i PS ka publikuar një foto, ku Basha shfaqet në tren me bashkëshorten e tij, teksa shkruan se kreu i selisë blu duke udhëtuar nga Edinburgh për në Londër. Ndër të tjera, deputeti socialist ironizon Bashën, teksa shkruan se ai thotë që është “në Londër duke takuar shqiptarët që jetojnë këtu”.

  • Balliu protestoi,ish-diplomati Çejku:
    Ramën e ke çdo ditë përballë

    Diplomati kritikoi anëtarët e PD për këtë protestë, duke thënë se nuk ishte vendi i përshtatshëm. Duke iu drejtuar direkt deputetit Klevis Balliu, si pjesëtar i kësaj proteste, Çejku tha se ai e ka përballë çdo ditë kryeministrin, ndaj dhe tubimi i sotëm ishte jashtë kontekstit.  VIDEO

  • Meta me ministrin francez:Luftë
    grupeve kriminale e terrorizmit

    Në mënyrë të veçantë Presidenti Meta u ndal në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, duke theksuar se agjencitë ligjzbatuese shqiptare e franceze, duhet të bashkëpunojnë e koordinojnë më mirë për të goditur me efikasitet grupet kriminale që veprojnë në të dy vendet.

  • Akuzat e PD, Ahmetaj:Jepini fund
    përbaltjes, flisni me fakte e shifra

    Ministria e Financave iu është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike lidhur me investimet e huaja në vendin tonë, të cilat u cilësuan si më të ulëtat nga kjo forcë politike. MF i bën thirrje deputetes Jorida Tabaku dhe gjithë anëtarëve të PD ta bazojnë mbi fakte dhe shifra konkrete debatin mbi ekonominë. 

  • 'Kryeprokurori', Basha: Nëse
    zgjidhet, fundi i shtetit ligjor

    Gjatë qëndrimit në Londër, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bashkëbisedoi me komunitetin shqiptar të Londrës. Aktualiteti në Shqipëri ishte në vëmendjen kryesore dhe pyetjet e tyre ishin për çështjen e kryeprokurorit, krimit të organizuar, fuqizimit të Partisë Demokratike.  VIDEO

  • Rama:Pikë të përbashkët doganore.
    Zaev:Ja memorandumet që firmosëm

    Pas mbledhjes së parë mes dy qeverive të Shqipërisë dhe të Maqedonisë, kryeministrat e dy vendeve kanë dalë në një konferencë, ku kanë vënë theksin te forcimi i bashkëpunimit. Nga ana e tij, kryeministri Rama deklaroi se do punohet intensivisht që deri në mbledhjen e dytë mes dy qeverive dy vendet të kenë pikën e parë të përbashkët doganore.

  • Gjuha shqipe zyrtare në Maqedoni?
    Zaev jep lajmin e rëndësishëm

    Nga Pogradeci, ku u zhvillua mbledhja e parë mes dy qeverive, Zaev u pyet nga një gazetare se kur do të nisë përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoni si gjuhë zyrtare, duke thënë se ka kaluar faza e parë dhe tashmë pritet që kryetari i Parlamentit ta kalojë ligjin për miratim. 

  • Edi Rama:Doganë të përbashkët
    Zaev:Aprovojmë gjuhën shqipe

    POGRADEC - Në mbledhjen mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Maqedonisë, kryeministri Edi Rama ka vënë theksin te bashkëpunimi i mëtejshëm mes dy vendeve, duke deklaruar se do të mundësohet lëvizja e lirë e mallrave, ku deri në mbledhjen e dytë do jetë pika e parë doganore e përbashkët.Nga ana e tij, Zaev tha se deri në fund të janarit do të aprovohet gjuha shqipe në Maqedoni.  VIDEO

  • Mbledhja e qeverive, Rama pret
    Zaev, Balliu i PD proteston/FOTO

    Kryeministri Edi Rama ka pritur në Pogradec homologun maqedonas, Zoran Zaev në kuadër të mbledhjes së përbashkët të qeverive të të dy vendeve që pritet të zhvillohet pas pak minutash. 

  • Shqipëria josh ministrin francez: 
    Do vij sërish dhe do rri 7-8 ditë

    Ministri francez, Gerard Collomb e mbylli fjalën e tij gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Edi Ramën se i kishte bërë një premtim homologut shqiptar, Fatmir Xhafaj. 

  • Basha nga Londra: 7 vjet më parë
    hoqëm vizat,sot rrezikojnë të rikthehen

    Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një deklaratë për media ka kujtuar sot ditën kur shtatë vite më parë janë liberalizuar vizat.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv