Politikë
-
Kryetari i Partisë Demokrisitiane, Nard Ndoka, ka hedhur akuza të forta ndaj deputetes së opozitës parlamentare Rudina Hajdari duke e quajtur një dështim si për PD dhe vetën e saj. Ndoka zbulon bisedat me Lulzim Bashën, ku kanë diskutuar se disa deputetë të opozitës në parlament do i pranojmë sërish!
24 Qershor 2020, 18:30 -
Braçe tallet me Bashën: Çfarë uji pi ti mor Lyl?! Boll e nxorët rrugëve se po shkëlqen me paditurinë e tij
24 Qershor 2020, 17:01Zv/ kryeministri Erion Braçe ka ironizuar kryetarin e PD-së duke thënë se nuk ka bërë kurrë pazar, ndërsa u kërkon këshilltarëve të tij të mos e nxjerrin më rrugëve, pasi shkëlqen me paditurinë e tij.
-
'Shtëllunga' tymi të bardha, Këshilli Politik bie dakord për Kodin Zgjedhor! Gjiknuri: Ky ligj u shkrua nga PD! Hajdari: Dakordësi për votën e diasporës! PD/LSI: Siguruam votën e shqiptarëve
24 Qershor 2020, 14:40Mbrëmjen e sotme pas më shumë se 4 orë mbledhje anëtarët e Këshillit Politik dolën dhe dhanë lajmin e mirë "puna me kodin zgjedhor u mbyll. U arrit një kod që është i gjithëpranuar". Më në fund pas muajsh diskutime për të arritur një kod të ri zgjedhor 'shtëllunga' tymi të bardhë kanë dalë nga Këshilli Politik.
-
Propozimi i Lleshajt për 2 gjuhësi ku ka minoritete/ Idrizi: Tradhti kombëtare! Paralajmëron protesta (VIDEO)
24 Qershor 2020, 13:40Tradhti Kombëtare e ka quajtur, kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) Shpëtim Idrizi propozimin e qeverisë shqiptare për dygjuhësi në qytetet ku ka minoritete në masën e 20%.
-
LSI i kërkon Ramës të dëgjojë kambanat e alarmit të BE, Xhixho për Report Tv: Pa plotësimin e kushteve nuk kemi integrim
24 Qershor 2020, 13:28I konsideron kambanë alarmi nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho deklaratat e fundit në Parlamentin Evropian për Shqipërinë. Sipas saj, Komisioni i Venecias qartësoi se veprimet e Presidentit Meta për emërimet në Gjykatën Kushtetuese ishin të drejta. Erisa Xhixho tregon për Report TV edhe se çfarë po ndodh brenda kësaj force politike për përzgjedhjen e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhje.
-
PD: Qeveria i pagoi dje 500 mijë euro inceneratorit të Fierit, që nuk ekziston
24 Qershor 2020, 13:04Dorian Teliti nga selia e PD-së u shpreh se kryeministri në largim “kap ça t’kapësh” i pagoi dje 500 mijë euro inceneratorit që nuk ekziston në Fier.
-
PS-ja 'ndez motorët' për zgjedhjet nga jugu, Balla: Fitojmë mandatin e tretë, opozita shumë dobët
24 Qershor 2020, 10:32Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla mori pjesë në takimet me ekipet drejtuese vendore të Partisë Socialiste në Fier, Vlorë dhe Gjirokastër.
-
'Venecia' dhe zgjedhja e anëtarëve të Kushtetueses, zëdhënësi i Presidentit: Meta javën tjetër do të ftojë Ruçin në takim
24 Qershor 2020, 10:00Tedi Blushi njofton se në fillim të javës së ardhshme, Presidenti Meta do të ftojë për takim zyrtar Kryetarin e Kuvendit.
-
Rama publikon videon: Rrugë të mbarë në aksin e ri Elbasan - Banjë
24 Qershor 2020, 08:43Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke publikuar një video nga aksi i ri Elbasan- Banjë.
-
Biba: Nëse realizohet teknologjia biometrike, shqiptarët identifikohen me shenjat e gishtit
23 Qershor 2020, 22:51 -
Denar Biba: Propozimi i PD, i njëjtë me atë që u arrit në marrëveshje, një KQZ politike! Vota e emigrantëve nuk ndodh
23 Qershor 2020, 22:24Denar Biba, nënkryetar i KQZ aktuale që përfaqëson PS, në lidhje me propozimin e ri të PD për përbërjen e KQZ, tha se është i njëjti me atë që u arrit gjatë marrëveshjes së 5 qershorit.
-
PS dhe PD përgatiten për zgjedhje, mbledhin strukturat! Basha të enjten me kryesinë e partisë, socialistët takime në Vlorë
23 Qershor 2020, 21:54Dy forcat më të kryesore politike PS dhe PD po organizohen për zgjedhjet e ardhshme politike. Kreu i PD, Lulzim Basha pas një turi në të gjithë Shqipërinë të enjten zhvillon një mbledhje me kryesine e partisë.
-
Rama publikon videon e Calaveras: S'ka 15 kushte, kush e përsërit ka qëllim politik të luftës qorre me qeverinë
23 Qershor 2020, 17:32Kryeministri i vendit Edi Rama ka publikuar fjalën e drejtoreshës për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Politikat e Fqinjësisë Europiane, Genoveva Luiz Calavera, e cila deklaroi se nuk ka 15 kushte për të hapur bisedimet ndërqeveritare Shqipëri-BE
-
Topalli 'masakron' Bashën: Dështak manipulues si Enver Hoxha! Je minë me sahat, që i ndërronin ministritë prej skandaleve që krijonte
23 Qershor 2020, 17:28Përmes një postimi, Topalli, një nga kritiket më të forta të Bashës, këtë herë ka shkuar edhe më tej duke e cilësuar atë si 'minë me sahat që ndërronte ministritë çdo dy vite prej skandaleve që shkaktonte, dhe manipulues i fakteve njësoj si ish diktatori Enver Hoxha.
-
Ja si Sali Berisha ‘pushtoi’ rrugët e Kamzës me emrin e tij, të Lazaratit dhe të ish-drejtuesve të PD, përdori Xhelal Mziun si në rastin e Gazidedes
23 Qershor 2020, 16:16Lista me emrat e dyshimtë dhe të njëanshme që u janë vënë rrugëve të Kamzës nga ushtarët politikë të Sali Berishës, si u emërua rruga ‘Berisha’ dhe rruga ‘Lazarati’, një tjetër rruge iu vendos emri i ish-punonjësit të SHIK që u vra në Vlorë gjatë revoltave.
-
Nga COVID-i, te konflikti në Ukrainë, Rama flet si president i OSBE-së: Në organizatë, jo gjithçka shkon mirë, koha për armëpushim global
23 Qershor 2020, 15:06Në fjalën e tij, kryeministri shqiptar e vendosi theksin në 4 pika, situata në raport me COVID-in, konflikti në Ukrainë dhe zona të tjerë, terrorizmi dhe kontrolli i armëve.
-
PD kërkon të futet në parlament me veto për KQZ e re
23 Qershor 2020, 14:51Partia Demokratike bën propozimin e ri për të tretën herë për formatin e trupës të KQZ-së së re. Anëtarët e rinj ti zgjedhë një komision parlamentar në të cilin PD të ketë një anëtar me të drejtë vetoje.
-
Rama e Basha replikë në distancë/ Kryeministri: Pagën e luftës e kanë përfituar çerek milionë shqiptarë, kryedemokrati: I keni braktisur (VIDEO)
23 Qershor 2020, 14:18Paga e luftës dhe ndihma që i ka dhënë qeveria bizneseve të prekura nga covid kanë përplasur në distancë dy kryetarët e partive më të mëdha në vend. Kryeministri Edi Rama në videon e tij në facebook ka sjellë dëshmi të punonjësve që thonë se janë paguar ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha nga Zall Bastari deklaron se fermerët nuk kanë marrë asnjë qindarkë.
-
Rama në kantierin e ndërtimit në Fushë Krujë/ Ahmetaj: Javën tjetër ndryshohet buxheti i shtetit, 600 mln $ për rindërtimin (VIDEO)
23 Qershor 2020, 13:19Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në Fushë- Krujë për të inspektuar punimet për rindërtimin e lagjes së re për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Në këtë lagje të re do të ndërtohen 100 apartamente dhe 128 njësi individuale, ku do të strehohen 1100 banorë. Lista, siç kryeministri Edi Rama, sqaroi lista me përfituesit është e mbyllur. E gjitha lagjja do të jetë e ndërtuar në një hapësirë prej 103 mijë m2, teksa shefi i qeverisë e cilësoi si një kthesë nga pikëpamja e arkitekturës.
-
Zgjidhet ngërçi, pas 3 refuzimeve, socialistët pranojnë kandidaturën e Metës në krye të KLSH-së, Shehu: Do bëj transparencë
23 Qershor 2020, 12:13Arben Shehu ka marrë besimin e anëtarëve si drejtues të Kontrollit të Lartë të Shtetit.