Politikë

  • Maqedonia zhvilloi ditën e sotme zgjedhjet lokale, ku qytetarë të shumtë iu drejtuan kutive të votimit në mbarë vendin, nga ora 07:00 e mëngjesit deri në orën 19:00 të mbrëmjes, kur u njoftua dhe mbyllja e procesit të votimit. Tashmë, ka nisur numërimi i votave, ku nga rezultatet e para në Tetovë është shumë para me vota kandidatja Teuta Arifi, ndërsa në Kërçovë është kandidati shqiptari i BDI, i cili ka arritur të marrë vota dhe në fshatrat maqedonase, duke lënë pas kundërshtarin maqedonas.
  • Lajm i madh nga Struga,shqiptarët
    nisin festën, ja kush fiton

    Vijon numërimi i votave në Maqedoni, ku disa kandidatë kanë filluar festën, duke konfirmuar dhe fitoren e tyre. Festa ka filluar dhe në Strugë, ku kandidati për kryetar, Ziadin Sela, është në epërsi ndaj kundërshtarëve të tij. Lajmi është bërë i ditur nga “Aleanca për Shqiptarët”, të cilët përcjellin nga Struga mesazhin e fitores.

  • Maqedoni,zëdhënësja e KQZ për
    Report Tv:Pjesëmarrje e ulët në zgjedhje

    Zëdhënësja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Maqedoni, Arjeta Xhemali, ka folur për Report Tv në lidhje me zgjedhjet lokale që u mbajtën ditën e sotme në vendin fqinj. Në një lidhje direkte për Report Tv, Xhemali tha se deri tani nuk është paraqitur ndonjë parregullsi, ndërsa është mbyllur procesi i votimit në orën 19:00. Në lidhje me pjesëmarrjen në votime, zëdhënësja e KQZ tha se këto zgjedhje kanë shënuar një rënie të pjesëmarrjes në krahasim me zgjedhjet e vitit 2013, sidomos në komunat shqiptare.

  • Basha i merr 'qytetarin dixhital'
    Berishës, denoncon pengmarrje

    Kryetari i PD, Lulzim Basha ka vendosur në veprim ‘qytetarin dixhital’ të ish-kryeministrit Sali Berisha duke bërë një denoncim për pengmarrje. Basha deklaron se një efektiv policie nga qyteti i Fierit i ka shkruar se Renato Çami mori peng për tre ditë një person, ndërsa policia nuk ka ndërhyrë.

  • Rama: Luftë grupeve kriminale
    me agjentët e SHBA-ve e BE-së

    Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar “të fortët” e vendit, që sipas tij, janë mësuar prej vitesh të lëvizin të lirshëm. Në “komunikimin javor’, Rama tha se do të vihen para drejtësisë të gjithë kriminelët, duke sekuestruar asetet kriminale të përfituara prej tyre  VIDEO

  • Kërcënimi i Greqisë, PDIU: Jemi
    në një moment të rrezikshëm

    Pas deklarata të Presidentit dhe Ministrisë së Jashtme të Greqisë për ligjin e minoritetit që kaloi në Kuvend dhe shqetësimit të banorëve në Himarë për banesat që do të prishen si rrjedhojë e shëtitores që do të ndërtohet ka reaguar ish-deputetja e PDIU, Doda.

  • Minoriteti, Greqia: Shqipëria
    po vazhdon regjimin e Hoxhës

    Presidenti grek Prokopis Pavlopulos dhe ministri i Jashtëm kanë kërcënuar Shqipërinë për rrugën e integrimit në BE, pasi sipas tyre nuk po respektohet minoriteti. Pas votimit të ligjit për minoritetin në Kuvend, Ministria e Jashtme Greke deklaron se ligji përbën një hap pas për minoritetin më të madh. 

  • TVSH te biznesi i vogël,Basha nis
    takimet:Do luftojmë këtë çmenduri

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, takoi sot përfaqësues të biznesit të vogël lidhur me projektin e qeverisë Rama për përfshirjen e tyre në skemën e pagesës së TVSH. Tregtarët e vegjël me biznes kryesisht familjar, në zonën e Paskuqanit, thanë se futja e tyre në skemën e TVSH do të sjellë kosto shtesë për ta, rritje çmimesh, dhe pamundësi për të mbajtur akti​vitetin, pasi edhe me çmimet aktuale ata mezi ia dalin të mbyllin muajin.  VIDEO

  • Vlorë, ministri Ditmir Bushati 
    bashkëbisedim me maturantë

    Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vlorës, ku mori pjesë në mbledhjen e qeverisë, ka zhvilluar edhe një takim me maturantë të shkollës “Halim Xhelo”.  FOTO

  • Vlorë, ministrja Xhaçka: Ja ku të
    drejtoheni për problemet që keni

    Rruga e dëmtuar, mungesa e ujit të pijshëm apo shpronësimet janë çështje që shqetësojnë jo pak familjet e fshatit Bestrovë e Vogël, pak kilometra larg Vlorës.

  • Presidenti grek kërcënon: Me pakicat
    Tirana po dëmton rrugën drejt BE

    Presidenti grek Prokopis Pavlopulos ka kërcënuar Shqipërinë duke i kërkuar që të respektojë të drejtat e minoritetit, referuar protestave për pronat në Himarë. Ai theksoi se me Shqipërinë duam të kemi marrëdhënie të mira, por e cilësoi sjelljen e Tiranës si aventurizëm ndërkombëtar.

  • Kaninë,Rama inspekton punimet:
    Rikthejmë ish-Qendrën e Kulturës

    Qendra e Kaninës, e cila do të kthehet shumë shpejt në një zonë të mbrojtur të trashëgimisë kulturore do të pësojë transformim rrënjësor. Kryeministri Rama foli gjatë inspektimit të punimeve për investimet që do të kryhen, duke nisur që nga rikonstruksioni i rrugës së fshatit, e deri te ristrukturimin e sheshit historik dhe i Pallatit të Kulturës.  VIDEO

  • Intervista e Ramës për gazetën
    gjermane, Shehu: Kërcënoi BE

    Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, në një reagim për sa i përket intervistës së kryeministrit Rama në gazetën gjermane “ Frankfurter Rundaschau”, është shprehur se kryeministri ka kërcënuar Bashkimin Europian për vonesat në hapjen e negociatave me Shqipërinë

  • Berisha 73-vjeç: Hyra në vitin e
    katërt të vjeshtës time si pranverë

    Ish-kryeministri Sali Berisha sot feston ditëlindjen e tij. Në 73-vjetorin e lindjes, Berisha falënderon familjen në një status në Facebook.  

  • Balla inspekton ndërtimin e banesave 
    të komunitetit egjyptian në Librazhd

    Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra, inspektuan punimet për rikonstruksionin e banesave të komunitetit egjiptian, projekt i Bashkisë së Librazhdit, i financuar nga Ministria e Zhvillimit Urban  VIDEO

  • Lulzim Basha: Dekriminalizim
    zgjedhjeve goditja nis nga koka

    Kreu i PD: Rama ka perfeksionuar skemën e bashkëpunimit me krimin, lufta ndaj mafies nis me goditjen e politikë.

  • Ngjela ‘zbulon’ disfatat e Ramës:
    Ja konkluzioni që i dha Merkel

    Avokati Spartak Ngjela ka vijuar sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama, teksa “zbulon” detaje nga takimi i fundit i tij në Berlin. Ngjela shkruan në “Facebook” se ky takim ishte shumë i ftohtë, sepse gjermanët e kuptuan, sipas tij, se gjermanët kishin të bënin me një kryeministër që thoshte vetëm fjalë pa lidhje. 
     

  • Luan Rama takon Presidentin
    Vladimir Putin në Rusi

    Me anë të një postimi në facebook, Luan Rama  ka njoftuar se  është takuar me Presidentin e Rusisë Vladimir Putin, pas seancës solemne të Asamblesë së Përgjithëshme të Unionit Ndërparlamentar.

  • Rama paralajmëron të tjera
    largime, ja kush e ka radhën

    Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të tjera largime, ku këtë radhë do të preken Prefektët në të gjithë vendin. Nga Vlora, ku po zhvillon një takim me drejtuesit e pushtetit vendor, kryeministri deklaroi se do të ketë një skuadër të re Prefektësh, që do të mbulojnë territorin e tyre në bashkëveprim me Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Mbrojtjes. 
     

  • Pastrimi i vijës bregdetare, Rama
    zbulon planin: Gjoba të ashpra!

    Kryeministri Edi Rama ka zbuluar planin e qeverisë për pastrimin e gjithë vijës bregdetare në sezonin e ardhshëm turistik. Duke iu bërë thirrje bashkive të vendosin gjoba sa më të ashpra për çdo rast, Rama tha se po punohet me Ministrinë e Mjedisit për një skenë të re kontrolli mjedisor. 
     

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv