Politikë
-
Në luftën “mediatike” për të marrë më shumë reagime nga personazhet kyç e të rëndësishëm të Reformës në Drejtësi që pritet të miratohet sot në Kuvend, duket se opinion i Ben Blushi nuk ka aq shumë rëndësi sesa ai i ish-kryeministrit Berisha.
VIDEO 21 Korrik 2016, 15:25
-
Fleckenstein fajëson opozitën:Sjell
21 Korrik 2016, 14:48
Gjithmonë diçka të re në tavolinëEurodeputeti gjerman, Knut Fleckenstein ka fajësuar opozitën për ngërçin politik në Shqipëri për gjetjen e konsensusit për miratimin e Reformës në Drejtësi. Fleckenstein shprehet se “opozita, gjithmonë kur është menduar se gjithçka u vu në vijë, sjell diçka të re në tavolinë".
-
Berisha:Qeveria teknike, zgjidhje
21 Korrik 2016, 13:38
dorëheqja e Metës qetëson gjakratIsh-kryeministri i vendit Sali Berisha në një deklaratë për mediat ka thënë sot se krijimi i qeverisë teknike ka qenë një propozim i kreut të demokratëve Lulzim Basha dhe se do ishte një zgjidhje, ndërkohë që dorëheqja e deklaruar nga Meta, në rast se ai voton reformën pa konsensus, do të ishte një zgjidhje për të qetësuar gjakrat.
VIDEO
-
Lu e Vlahutin takim me Metën
21 Korrik 2016, 12:20
e Bashën te Kryesia e KuvenditAmbasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin po zhvillojnë një takim me kryeparlamentarin Ilir Meta dhe kreun e opozitës, Lulzim Basha.
VIDEO
-
Manjani: Xhafaj spekuloi me fjalët
21 Korrik 2016, 11:08
e mia, mbrëmë kërkova mbledhjeMinistri i Drejtësisë dhe njëherazi negociatori i LSI pë reformën në drejtësi, Ylli Manjani ka deklaruar se kryetari i komisionit të posaçëm parlamentar, Fatmir Xhafaj ka spekuluar me fjalët e tij. Ai tha se drafti i ardhur mbrëmë ka pasur ndryshime ndaj dhe ai ka kërkuar mbledhjen e komisionit të cilën Xhafaj s'e bëri.
VIDEO -
BE: Palët politike të respektojnë
21 Korrik 2016, 10:46
angazhimin për reformën në drejtësi -
Përplasja, Meta: Pse s’mblodhe
21 Korrik 2016, 09:22
komisionin, Xhafaj: Ule zërinKryetari i Kuvendit Ilir Meta është përplasur sot në mbledhjen e konferencën kryetarëve. Meta i ka kërkuar Xhafës llogari me tone të larta se përse nuk e ka mbledhur mbrëmë Komisionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi, ndërkohë që Xhafa i është kundërpërgjigjur duke i thenë se duhej të ulte zërin, pasi nuk merrte urdhra prej tij.
VIDEO -
Propozim i ri?Basha:Mashtrim
21 Korrik 2016, 08:11
4 institucionet me një formulëKryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një dalje urgjente për mediat këtë mëngjes, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që ti përmbahet marrëveshjes së arritur mes palëve, sipas së cilës krijimi i katër institucioneve të Reformës në Drejtësi të bëhet sipas nenit 88, që parashikon zgjedhjen me 2/3 e votave edhe për KLGJ e KLP. Ai i ka konsideruar mashtrime pretendimet se PD ka nxjerrë propozim të ri.
VIDEO
-
Vendim historik, 140 vota
21 Korrik 2016, 07:17
për Reformën. Tani Drejtësi!
PDF/Drafti i Reformës KushtetueseVotë historike në Kuvendin e Shqipërisë! Miratohet unanimisht me 140 vota "pro" Reforma në Drejtësi. Duartrokitje nga ambasadori i SHBA, Donald Lu dhe kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian, Romana Vlahutin, ndërsa Shqipëria nis një epokë të re, me një sistem drejtësie të reformuar sipas standardeve Europiane. Reforma në drejtësi cilësohet si reforma më e rëndësishme e Shqipërisë në këto 25 vite pluralizëm politik, ndërsa për Bashkimin Europian ishte kushti bazik për çeljen e negociatave të anëtarësimit dhe dhe të ardhmen europiane të vendit.
VIDEO/Miratohet Reforma ne Drejtesi, votimi
FOTO
VIDEO
Letra e Hahn: Jam i surprizuar nga zhvillimet
Fleckenstein: PD gjithmonë sjell diçka të re
Berisha: Qeveria teknike, zgjidhje dorëheqja e Metës qetëson gjakrat
Selami: Fatura bie mbi ne, ka dy deklarata nga SHBA kundër PD
Fleckenstein: Propozimi i fundit në tryezë, votojeni
-
Si arriti Hahn konsensusin e parë
21 Korrik 2016, 07:06
me Ramën, Metën dhe BashënNegociatat e ndërmjetësuara vrullshëm në Tiranë nga ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin, u përmbyllën më shpejt se ç’pritej nga Komisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn në Bruksel.
-
Kthesa e befasueshme e PD, ja
21 Korrik 2016, 01:31
si rrodhën negociatat trepalësheNënkryetari demokrat i reformës zgjedhore, Oerd Bylykbashi u shpreh se PS ka bojkotuar mbledhjen e komisionit të posaçëm parlamentar të reformës zgjedhore. Ai tha se PD s'ka kërkuar asgjë më shumë se sa ajo që u diskutua gjatë negociatave të hënën.
-
Xhafaj: Nesër në Kuvend drafti i parë
21 Korrik 2016, 00:07
ekspertët e huaj eliminojnë kandidatëtKryetari i Komisionit të posaçëm parlamentar Fatmir Xhafaj u shpreh sot se nesër në Kuvend do të hidhet në votim drafti i Victoria Nuland, ku ekspertët ndërkombëtarë kanë rol përjashtues ndaj kandidaturave gjyqtarë. Dokumenti që po negociohej nga tryeza trepalëshe nuk do të merret parasysh, për shkak se PD vuri një tjetër kusht, pas arritjes së konsensusit të vettingut mesditën e të mërkurës.
VIDEO -
BE: Basha të mbajë premtimin, është
20 Korrik 2016, 23:42
çështje kredibiliteti politik e personalKa reaguar edhe Bashkimi Europian për ngërçin e krijuar në reformën në drejtësi. Një kusht i ri i demokratëve ka vënë në lëvizje edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë.
-
PS: Dy çështjet nuk janë negociuar
20 Korrik 2016, 22:45
presim zbardhjen e marrëveshjes -
Kërkesa e PD, Fleckenstein: Sërish
20 Korrik 2016, 22:27
probleme? S'dua ta besoj, më vjen keqKërkesa e papritur e Partisë Demokratike për zgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga Kuvendi me shumicë prej 2/3, ka sjellë edhe reagimin e raporterit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckestein.
-
Komisioneri Hahn: Vettingu
20 Korrik 2016, 13:59
ndërkombëtar rekomanduesKomisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Johannes Hahn, i është drejtuar me anë të një letre Kryeminsitrit Edi Rama, Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha. Hahn e ka vënë theksin te një prej pikave të kontestuara nga opozita, rolin e ONM (Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit). Sipas Hahn, roli i ONM do të jetë vetëm rekomandues dhe jo detyrim ligjor, ndërsa vendimmarrja do të jetë e komisionit të vettingut.
Nishani: Vlerësoj konsensusin, thelbësore finalizimi i reformës nesër
Fleckenstein: I lumtur për konsensusin, Kukan: Lajm i mirë
Merkel-Bashës: Vlerësoj lidershipin e treguar për reformën në drejtësi
Gjosha: Krenare për Shqipërinë dialogun e vullnetin e klasës politike
PDIU: Arritja e konsensusit akt i rëndësishëm patriotik
PPE, Daul: PD të votojë reformën vendimtare për kauzën e integrimit -
'Drejtësia', PD cakton kushte
20 Korrik 2016, 22:03
të reja, Reforma në rrezikNjë kërkesë e papritur e minutave të fundit nga Partia Demokratike për aplikimin e shumicës absolute për zgjedhjen e gjyqtarëve nga Kuvendi, pra me 94 vota, ka vënë në rrezik konsensusin e reformës në drejtësi. Reagon ashpër SHBA: "Kërkesa e papranueshme, BASHA po bllokon reformën në Drejtësi". SHBA ndërpret komunikimin me PD, thirrje deputetëve: "Votoni individualisht"!
Bylykbashi Negociuam me PS-LSI dhe për dy institucionet
Fleckenstein: Sërish probleme? S'dua ta besoj
Manjani: Të hënën biseduam për çështjet pezull -
Strazimiri: Mbledhja s'ka nisur
20 Korrik 2016, 21:51
presim të vijnë anëtarët e PSAnëtari demokrat i komisionit të posaçëm parlamentar i reformës në drejtësi, Gent Strazimiri, shkruan në Facebook se mbledhja e këtij komisioni s'ka nisur ende. Sipas tij, në këtë mbledhje s'kanë mbërritur ende deputetët e PS-së, ndërsa ata të PD dhe LSI janë të pranishëm.
-
Reforma në Drejtësi, pritet të
20 Korrik 2016, 21:32
mblidhet komisioni i reformësPas dakordësisë së shprehur në parim nga liderët e politikës, Edi Rama, Ilir Meta e Lulzim Basha, për miratimin konsensual të reformës në drejtësi, janë anëtarët e komisionit të posaçëm parlamentar që po e shqyrtojnë pakëtën e ndryshimeve kushtetuese.
-
Fleckenstein: I lumtur për
20 Korrik 2016, 21:05
konsensusin, Kukan: Lajm i mirëRaportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein dhe eurodeputeti Eduard Kukan, kanë uruar arritjen e konsensusit mazhorancë-opozitë, për miratimin e reformës në drejtësi.
