Politikë
-
Alberto Cutillo do të jetë ambasadori i Italisë në Tiranë. Ai ka paraqitur sot zyrtarisht letrat kredenciale para presidentit Bujar Nishani. Cutillo merr kështu dhe formalisht detyrën duke zëvendësuar Massimo Gaiani-n në përfundim të mandatit. 18 Nëntor 2015, 18:22
-
Mazhoranca: Drejtësia përgjegjëse
18 Nëntor 2015, 17:16
për lënien të lirë të kriminelëveNjë ditë pas deklaratës së ambasadorit amerikan Donald Lu, i cili artikuloi emra të krimineleve që lëvizin të lirë, ministra e deputetët të mazhorancës kanë dhënë reagimet e tyre. Për ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani reforma në drejtësi është mjaft e rëndësishme për të zgjidhur pikërisht këtë shqetësim. Për Kryetarin e Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho mazhoranca nuk duhet të ketë frikë, por duhet të vetëpastrohet. Lidhur me deklaratën e ambasadorit për faktin se ka dhe ministria dhe deputetët që i tremben reformës në drejtësi, deputeti socialist, xhemal Qefalia tha se, do të ishte mirë të artikuloheshi emra konkretë të deputetëve apo ministrave të inkriminuar nëse ka.
VIDEO -
Serveri i Tatimeve, Briseida
18 Nëntor 2015, 16:12
Shehaj në komision?DebateKomisioni hetimor për “Serverin e Tatimeve” do të thërrasë për të dhënë dëshmi edhe drejtoreshën e Përgjithshme të Tatimeve, Briseida Shehaj. Plani hetimor i rishikuar nga kryetari demokrat i komisionit, Arben Ristani parashikon mbledhjen e informacionit për ndërhyrjen në server, të pretenduar nga opozita, nga Ministria e Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit. Dhe pjesë e hetimeve do të jetë edhe dëshmia e Shehajt, gjë e cila u kundërshtua nga përfaqësuesit e mazhorancës.
-
Aleanca e Grave Deputete, lobim në
18 Nëntor 2015, 15:38
trevat shqiptare për të drejtat e graveAleanca e Grave Deputete në Parlamentin e Shqipërisë nisi një tur takimesh në rajon, për të lobuar për të drejtat e grave, të cilat jetojnë në trevat shqiptare jashtë kufijve të Shqipërisë. Takimi i parë u zhvillua në Tetovë me Kryetaren e Komunës, Teuta Arifi.
-
Basha:Në dogana e tatime mungojnë
18 Nëntor 2015, 13:43
326 mln $, Rama gjeti 3 koka turkuFjalën e tij të hapjes në mbledhjen e grupit parlamentar mesditën e kësaj të mërkure e hapi me cështjen e doganave shqiptare duke theksuar se në këtë sektor buxhetit të shtetit i mungojnë 326 mln $.Basha tha se Rama gjeti vetëm 3 koka turku për të justifikuar vjedhjen e tij.
-
Bumçi sulmon ambasadorin Hoffman
18 Nëntor 2015, 09:55
"Bllokoi në kufi 13 500 shqiptarë"Nënkryetari demokrat i komisionit parlamentar për politikën e jashtme, Aldo Bumçi u shpreh sot se ambasadori gjerman, Helmut Hoffman dhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri kanë kthyer në kufi 13 500 shqiptarë, të dyshuar si azilkërkues. Komisioni i Jashtëm/Debate për azilkërkuesit, 52 mijë aplikime në 9 muaj
-
Sherr në PD, katër skenarët për
18 Nëntor 2015, 07:28
rivotimin e kryetarëve të degëveBasha mbledh koordinatorët. Bozdo e Ruli kërkojnë ristrukturimin e degëve. Ja 4 projektet për ndryshimin e strukturës së drejtimit të Partisë Demokratike në bazë. Debatet në mbledhjen me dyer të mbyllura mes kryetarit Basha dhe përfaqësuesve të grupit të punës.
-
Zgjedhjet FRPD, Këlliçi fiton në
17 Nëntor 2015, 19:39
Mat me 122 vota, lë pas NebiajnForumi Rinor i Partisë Demokratike ka mbajtur votimin e parë për zgjedhjen e kreut të ri. Anëtarët e FRPD-së në Mat kanë votuar me 122 vota Belind Këlliçin, Ervin Salianjin me 71 vota, dhe Oriela Nebiajn me 10 vota. Në votime morën pjesë 206 persona.
Këlliçi ka lënë pas Nebiajn
Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com) -
Hetimi i CEZ, mazhoranca shtyn
17 Nëntor 2015, 19:25
projektiligjin e PD-së/ DEBATETShumica parlamentare në komisionin e Ligjeve vendosi të shtyjë projektligjin e propozuar nga Partia Demokratike për hetimin ndërkombëtar të ish-kompanisë së Shpërndarjes së energjisë CEZ. Sipas mazhorancës nevojitet kohë për të përgatitur si edhe për të marrë opinionin e institucioneve të ndryshme. Ky argument i mazhorancës duket se nuk i pëlqeu deputetëve demokrat.
VIDEO -
Thellohen përplasjet për kreun e
17 Nëntor 2015, 16:51
FRPD, në garë vetëm 3 kandidatëZgjedhjet në Forumin Rinor të Partisë Demokratike kanë shënuar tërheqje të tjera të garuesve. Tashmë janë tërhequr nga kjo përballje kandidatët Enri Çeno, Greta Koçi dhe Lisandër Hoxha. Në garë vetëm Belind Kellici, Ervin Salianji dhe Oriela Nebiaj. Priten deklarata zyrtare nga kandidatët per te argumentuar vendimin.
FRPD, pas Vlorës, Salianji fiton edhe në Kavajë, Greta Koçi 1 votë
Salianji fiton në Vlorë, Greta Koçi vetëm 17 vota -
Përmbytjet, 'rimëkëmbet' Novosela
17 Nëntor 2015, 15:40
Edi Rama: Kompensuam fermerëtKryeministri Edi Rama bashkë me përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe ministrin e Bujqësisë Edmond Panariti, prezantuan të martën në Novoselë, 20 km larg qytetit të Vlorës në jug të vendit, projektin për rimëkëmbjen nga përmbytjet.
VIDEO -
Luan Rama: Të emëruarit në
17 Nëntor 2015, 15:35
administratë të gjithë sipas ligjitTë gjithë të emëruarit në administratë, qofshin këta dhe me teserën e Lëvizjes Socialiste për Integrim, janë bërë kundrejt ligjeve dhe konkurseve. Ka qenë kjo përgjigja e sekretarit të LSI-së Luan Rama ndaj pretendimeve të deputetëve të Partisë Socialiste në mbledhjen e grupit parlamentar të hënën mbi terrenin e fituar në punësime nga kjo forcë.
-
LSI faqe online për transparencën
17 Nëntor 2015, 15:26
mbi buxhetin e financimin e partisëBuxheti i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim tashmë do të jetë transparent për publikun, në një faqe online të posaçme. Kështu ka deklaruar në një dalje për mediat Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama. Sipas tij për çdo veprimtari të LSI-së do të publikohet fatura financiare brenda 2 ditëve.
VIDEO -
Reforma në drejtësi, ja lapsusi në
17 Nëntor 2015, 14:38
letrën e Komisionit të VeneciasNë letrën që kreu i Komisionit të Venecias Gianni Buquiçhio, i ka dërguar Presidentit Bujar Nishani, mbi reformën në drejtësi, bie në sy një lapsus. Teksa Buquiçhio flet mbi analizën që Komisioni i Venecias po u bën projekt-ndryshimeve të propozuara nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi, pa pjesëmarrjen e opozitës, padashur ka bërë pjesë të kësaj të fundit, edhe Lëvizjen Socialiste për Integrim.
-
"Skandalet e shëndetësisë", PD:
17 Nëntor 2015, 14:26
Në 4 barna abuzimi mbi 9 mln $Partia Demokratike vijon të denoncojë skandalet që sipas saj po bëhen në sistemin shëndetësor. Deputetja Albana Vokshi tha se dosja e abuzimeve po shtohet përditë, ndërsa evidentoi vjedhjen prej 9 milionë dollarë të një kompanie të vetme faramceutike.
VIDEO -
Reforma në Drejtësi, Nishani letër
17 Nëntor 2015, 14:03
nga kreu i Komisionit të VeneciasPresidenti i Republikës, Bujar Nishani ka marrë këtë të martë një letër nga presidenti i Komisionit të Venecias, Gianni Buquiçhio, në lidhje me reformën në drejtësi. Në letrën në fjalë kreu i Komisionit të Venecias e ka vlerësuar përkushtimin e Presidentit të Shqipërisë për të shënuar përparim në reformën e drejtësisë, ndërsa deklaron se Komisioni i Venecias ka qenë dhe mbetet në dispozicion të autoriteteve shqiptare për t’i ndihmuar në këtë proces.
-
Shtyhet Këshilli i Mandateve për
17 Nëntor 2015, 12:01
deputeten e PS Valentina LeskajKuvendi ka shtyrë mbledhjen e planifikuar për në orën 16:00 të Këshillit të Mandateve, që do të shqyrtonte kërkesën e demokratëve për heqjen e mandatit nënkryetares Valentina Leskaj
-
Basha: Situata alarmante, qeveri
17 Nëntor 2015, 11:43
teknike, zgjedhje të parakohshmePrej kohësh figura të rëndësishme të PD-së si ish-kryeministri Berisha dhe ish-kryeparlamentarja Topalli flasin për zgjedhje të parakohshme, por këtë të martë, lideri i opozitës Lulzim Basha ka deklaruar publikisht se zgjedhjet e parakohshme dhe një qeveri teknike janë e vetmja zgjidhje nëse qeveria nuk reflekton për të realizuar në kohë dekriminalizimin dhe për të luftuar korrupsionin.
VIDEO -
Ankesa të shumta nga deputetët
17 Nëntor 2015, 10:41
në mbledhjen e grupit të PS-sëMbledhja e përjavshme e grupit parlamentar socialist, e drejtur nga Gramoz Ruçi, këtë të hënë është karakterizuar nga ankesa të shumta të ngritura nga deputetët e majtë.
-
Lu takon Tahirin, më tej kokë më
17 Nëntor 2015, 10:05
kokë me Bashën në selinë e PD-sëAmbasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu e ka nisur mëngjesin e kësaj të marte me një takim me ministrin e Punëve të Brendshme Saimir Tahiri. Takimi mes tyre u mbajt tek Hotel Tirana aty ku pritej të niste një konferencë kundër terrorizmit.
