Politikë
-
17 Tetor 2019, 10:38
-
Merkel: Shanset nuk janë shumë të mira! Macron: Vështirë t'i shpjegoj popullit tim një vendim pozitiv për Shqipërinë
17 Tetor 2019, 10:21Gjermania ende kërkon gjetjen e një pozicioni të përbashkët me Francën për çeljen e negociatave. Presidenti Macron, që kundërshton çeljen e tyre përmend numrin e lartë të azilkërkuesve shqiptarë në Francë.
-
Kuvendi miraton buxhetin faktik për 2018 dhe Korporatën e Investimeve (Xhafaj abstenon)/ Spiropali: Papunësia në nivelin më të ulët historik
17 Tetor 2019, 10:15Kuvendi i Shqipërisë miratoi projektligjin për Korporatën e Investimeve dhe buxhetin faktit të vitit 2018, por seanca e sotme plenare ishte e dominuar me debatet për krizën politike dhe cështjen e negociatave, që pritet të vendoset në orët në vijim në Bruksel.
-
Mediat italiane: Franca vendosi veton për negociatat! Presidentja e KE: Më vjen keq për Tiranën dhe Shkupin
17 Tetor 2019, 09:31Krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së po zhvillojnë samitin dyditor në Bruksel, ndërsa Franca ka vendosur veton duke bllokuar hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Vendimi final pritet që të jepet nesër, por mediat italiane shkruajnë se Presidenti Macron nuk lëviz nga qëndrimi për të mos hapur negociatat pa reformuar BE-në.
-
Tanja Fajon: Zgjohu Macron, ky është turp! Shqipëria e Maqedonia e Veriut meritojnë negociatat, mbani fjalën
17 Tetor 2019, 08:43Pas qëndrimit të përsëritur të presidentit të Francës Emanuel Macron për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duke theksuar se më parë duhet reformuar BE-ja dhe më pas të bëhet zgjerimi ka reaguar edhe antarja e Parlamentit Europian Tanja Fajon.
-
Pak orë pasi la qelinë Balliu sërish në protestë: Do shkoj një mijë herë në burg! Rama dhe Lleshaj kërkojnë vëllavrasje
16 Tetor 2019, 23:12Pas orë pasi u lirua nga qelia, ish-deputeti i PD, Klevis Balliu është shfaqur sërish në mbështetje të banorëve të Unazës së Re, të cilët tashmë kanë zhvendosur protestën e tyre në trotuar. Balliu tha se Rama po largon Shqipërinë duke i ofruar Beogradin.
-
Hezitimi ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do e përndjekë Bashkimin Europian
16 Tetor 2019, 22:58Kur Këshilli Europian të mblidhet më 17 dhe 18 tetor për të vendosur hapjen ose jo të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, do të jetë duke marrë një vendim edhe për të ardhmen e vetë Bashkimit Europian. Ky vendim ka pasoja të rëndësishme dhe do ndikojë shumë te taktikat, strategjia, por dhe vetë ndërgjegjja e bllokut europian.
-
-
Hapja e negociatave/ Pëllumbi në Repolitix: Kemi besim për një 'PO'
16 Tetor 2019, 22:27 -
Ish-kryeministri grek pakënaqësi ndaj Francës për negociatat: Po vihen në dyshim vlerat europiane
16 Tetor 2019, 22:00Ish-kryeministri grek, George Papandreou në një deklaratë është shprehur i pakënaqur për ”veton” e Francës dhe Holandës për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë, duke theksuar se BE-ja duhet të respektojë angazhimin e Greqisë në Ballkanit Perëndimor.
-
Franca kërkon reformim përpara zgjerimit/ Rama: Europën e bashkon plogështia e saj përballë fatit
16 Tetor 2019, 22:00Pasi Franca ripërsëriti qëndrimin e saj se nuk do të mbështesë hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama.
-
-
Negociatat e kriza politike/ Arben Pëllumbi në Repolitix: Refuzimi, çështje e riorganizimit të BE! Nazarko: PD ka humbur 300 mijë vota
16 Tetor 2019, 21:07Në emisionin Repolitix sonte është diskutuar rreth temës “Negociatat dhe kriza politike”. Sekretari organizattiv i PS, Arben Pellumbi ka thënë se kontradita mes vendeve të BE ka tema të tjera përvec negociatave me Shqipërinë. Ndër të tjera Pëllumbi ka thënë se hapja e negociatave është çështje e riorganizimit në tërësi të europës.
-
Macron nuk ndryshon qëndrim pas takimit me Merkel: Negociata me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pas reformimit të BE
16 Tetor 2019, 19:33Në një konferencë të përbashkët me kancelaren gjermane Angela Merkel, presidenti i Francës Emanuel Macron u shpreh se këto dy vende kanë ndërmarrë reforma të rëndësishme por fillimisht duhet të reformohet procedura e pranimit në Bashkimin Europian. Macron tha se Reformat e ndërmarra nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë sinjale pozitive që vijnë nga një vend strategjik si Ballkani Perëndimor.
-
Rama takon Donald Tusk në Bruksel: Një nga zërat më të fortë në frontin e PO-së për hapjen e negociatave
16 Tetor 2019, 19:19Kryeministri Edi Rama është takuar në Bruksel me presidentin e Këshillit Europian Donald Tusk, dy ditë nga vendimi për hapjen e negociatave. Rama e ka quajtur Tusk një nga zërat më të fortë në frontin mbështetës për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
-
Hahn: Nëse nuk hapen negociatat rrezikohet besimi tek BE! Zaev: Anëtarësimi ynë ndihmon dialogun Kosovë-Serbi
16 Tetor 2019, 19:08Eurokomisioneri Johanes Hahn deklaroi ditën e sotme në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev se nëse nuk do të hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë do të rrezikohet besueshmëria e Bashkimit Europian. Ai tha se është optimist se vendet vendimmarrëse do të japin një dritë jeshile.
-
Meta dekorohet me Medaljen e Kryqit të Madh të Urdhërit të Shën-Karlit të Principatës së Monakos
16 Tetor 2019, 18:17Pas takimit zyrtar, Princi Albert II dekoroi Presidentin Meta, me titullin më të lartë të Principatës së Monakos, Medaljen e Kryqit të Madh të Urdhërit të Shën-Karlit, në vlerësim të angazhimit për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
-
Ministri i Jashtëm i Hungarisë: Shtyrja e negociatave me Shqipërinë është katastrofike
16 Tetor 2019, 17:29Ministri i Jashtëm i Hungarisë Levente Magya e ka konsideruar katastrofike shtyrjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së ministrave të Jashtëm të BE ai tha se ky vendim do të kërcënonte paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
-
Conte në Senatin italian: Veprim dritëshkurtër të shtyhen negociatat me Shqipërinë e Maqedoninë, do sillte pasoja
16 Tetor 2019, 16:03Conte në mbledhje e Senatit italian është shprehur se do të ishte dritëshkurtër të shtyhet fillimi i negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë. Ai ndër të tjera është shprehur është kundër ndarjes së dy vendeve për sa i përket hapjes së negociatave pasi një gjë e tillë do t'i largonte nga horizonti Europian.
-
Aleatët e Bashës: Negociatat përgjegjësi e dy kaheve politike, nëse nuk hapen në Tetor thellohet kriza në vend
16 Tetor 2019, 15:14Për aleatët e selisë blu Fatmir Mediu dhe Dashamir Shehi hapja e negociatave kërkon vullnet politik mazhorancë opozitë. Të dy aleatët e Bashës shprehen se mos hapja e negociateve do të thellonte më shumë krizën politike në vend, ku ndoshta dhe opozita do ti rikthehej protestave të saj. Shkarkimi i presidentit Ilir Meta nga mazhoranca për Mediun dhe Shehin është tregues se Rama kërkon të kapë dhe institucionin e presidentit.