Politikë
-
Deputetja e partisë Socialiste Blerina Gjylameti, me anë të një deklarate për shtyp i ka kërkuar Kryetarit të Bashkisë së tiranës se tashmë në fund të mandatit të tij në krye të bashkisë të dalë dhe tu thotë të gjithë qytetraëve të tiranës se ku dhe si i ka hapur 25 000 vende e punës që deklaron se ka hapur.
VIDEO 1 Maj 2015, 15:37
-
PD: Papunësia në nivele alarmante
1 Maj 2015, 13:04
Shqiptarët borxhe për të mbijetuaNë ditën ndëkombëtare të punëtorëve, Jorida Tabaku, deputete e Partisë Demokratike, nëpërmjet një deklaratë për mediat nga vendi ku në shtatorin e vitit 2013 duhej të kishin filluar punimet për ndërtimin e tramit, ka theksuar edhe një herë se ka qenë bllokimi i fondeve nga qeveria që nuk ka lejuar fillimin e punës për tramin.
VIDEO -
PR: Largimi i Shehut, pazare
1 Maj 2015, 14:54
shitblerje e deputetit nga PS-LSIPartia Republikane i cilësoi pazare të shitblerjes të deputetëve arsyet e largimit të deputetit Ylli Shehu te Lëvizja Socialiste për Integrim. Në reagimin e saj, Partia Republikane tha se pretendimet e ngritura për largim, deputeti Ylli Shehu nuk i ka shprehur asnjëherë në asamblenë e partisë republikane apo në forumet e saj.
-
Rama: Veliaj kryepunëtor, e bën
1 Maj 2015, 12:06
Tiranën lokomotivë të punësimitNdryshimi radikal që Erjon Veliaj i solli si ministër qasjes së qeverisë ndaj punësimit dhe mirëqenies sociale, do të vijojë edhe në shndërrimin e Tiranës. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama nga Panairi i Punës, ku theksoi se kandidati i alenacës së majtë për Bashkinë e Tiranës, do ta kthejë kryeqytetin në lokomotivë të punësimit real.
VIDEO
Fotolajm/Të rinjtë protestë te Panarii Punës 2015: "Panairi i Kotësisë" -
Rama: Blushi flet me shifrat e
1 Maj 2015, 14:34
tij, po shqiptarët s'janë budallenjKritikave që Ben Blushi ka artikuluar në adresë të kësaj qeverie, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur t’i përgjigjet nga Panairi i Punës, por duke u kujdesur ta lë të nënkuptuar se i referohej socialistit, pa ja përmendur emrin. Rama e cilësoi si mënyrën më të ulët të të bërit politik, ndërsa shtoi se kushdo që mendon se rilindja do të ndodhë vetë, ka parë diçka që nuk ekziston.
VIDEO
Blushi: Po qeverisim si Saliu pa Saliun, kryetarët sollën kriminelë -
Meta çel sezonin veror në Velipojë:
1 Maj 2015, 13:27
Keti për Shkodrën, projekti i duhu“Keti për Shkodrën” është projekti i madh ndryshues për metropolin verior, i cili falë investimeve të qeverisë do rikthehet ndër qytetet më të rëndësishëm në rajon. Garancia për këtë shkodranëve u është dhënë nga kreu i Kuvendit Ilir Meta, njëkohësisht lider i Lëvizjes Socialiste për Integrim, i cili ishte në Velipojë në kuadër të çeljes së sezonit veror.
VIDEO -
Shehu: Ika nga PR se Mediu shkeli
1 Maj 2015, 11:35
fjalën për Dukën...qëndrim inferior!Shkaku kryesor i largimit nga PR dhe bashkimit me LSI, sipas deputetit Ylli Shehu është mosmbajtja e fjalës nga ana e kreut të republikanëve Mediu, se PR do të dilte e vetme në zgjedhje nëse demokratët nuk vendosnin të kandidonin Agron Dukën për Bashkinë e Durrësit në garën e 21 Qershorit.
Deputeti Ylli Shehu ‘braktis’ PR para zgjedhjeve lokale, kalon me LSI -
Kosova takon banorët e Laprakës:
1 Maj 2015, 11:07
S'do ketë më stërzgjatje projekteshKandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova zhvilloi paraditen e sotme një takim me banorë të Laprakës.
VIDEO
Kosova me tregtarët: Bashkohuni me projektin tim për të krijuar vende pune -
Batuta vulgare e Ballës për doktor
1 Maj 2015, 11:04
Kosovën:Çfarë s’ka prekur me duaDeputeti i PS Taulant Balla ka adresuar nje batute vulgare ndaj doktor Halim Kosovës, kandidatit për Bashkinë e Tiranës. Nga Kuvendi Balla tha: Si t’i them unë Halim Kosovës tani hajde Halim bjer shenjat e gishtërinjve, ai ça s’ka prekur”, duke iu referuar keshtu propozimit te demorkateve per t'i kerkuar shenjat e gishterinjve kandidateve per zgjedhjet lokale.
VIDEO -
Presidenti turk Erdogan në 13
1 Maj 2015, 10:34
maj në Tiranë me ftesë të NishanitPresidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan do të vizitojë Shqipërinë në një vizitë zyrtare një ditore më 13 maj, ku pritet të ketë takime me liderët politikë të vendit.
-
Hapen dosjet e ish-Sigurimit të
1 Maj 2015, 07:25
Shtetit, kush ka të drejtë t’i shohKuvendi miratoi dje me 84 vota pro ligjin për hapjen e dosjeve. Sipas këtij ligji të hartuar nga qeveria tashmë do të hapen dosjet e sistemit të shkuar por nuk do të ketë lustracion. Gazeta Shqiptarja.com boton nenet qe tregojne se kush ka te drejte te njihet me dosje te vecanta.
PDF - Projektligji që u miratua sot për hapjen e dosjeve
Veliaj: Versioni ynë më i miri, të tjerat spekulime
Dekriminalizimi, Balla: Ja drafti, Bylykbashi: Farsë
VIDEO/Votimi në Kuvend për dosjet e komunizmit
-
Vendorët pas dekriminalizimit
1 Maj 2015, 07:10
testohen edhe për dekomunizimLigji i ri i votuar dje në Kuvend veç shumë problemeve që kanë të bëjnë me të kaluarën ka lidhje edhe me të ardhmen e pushtetarëve si në nivelet qendrore, ashtu edhe në ato lokale.
-
Dëshmia, Abazi: Berisha mbylli
1 Maj 2015, 07:10
qendrat stërvitore të UÇK ne '90Në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” Eduart Abazi, kreu e Aleanca Demokratike, njëherësh ish-ushtaraku që me urdhër të Ramiz Alisë në vjeshtën e 1991, bashkë me pesë ushtarakë të tjerë stërviti ushtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tregon pas çerek shekulli mbresat e asaj kohe.
-
Presidenti Nishani në Dibër
30 Prill 2015, 21:24
nderon viktimave të komunizmitPresidenti i Republikës Bujar Nishani ishte i pranishëm në fshatin Blliçe të Komunës Fushë – Çidhen duke nderuar në piedestalin më të lartë të nderit banorët e këtij fshati për rezistencën në mbrojtjen e fizionomisë e vlerave njerëzore shqiptare është një kurajo e madhe e njohjes dhe pohimit të të vërtetave të pa thëna për diktaturën.
VIDEO -
KQZ angazhon 12 persona PAK si
30 Prill 2015, 21:03
specialistë në zgjedhjet e qershoritPër herë të parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore të datës 21 qershor 2015, do të angazhojë si specialistë pranë Zyrave Rajonale Zgjedhore, 12 Persona me Aftësi të Kufizuara, të cilët i trajnoi sot në ambientet e KQZ-së.
-
AP:Në zgjedhje garojmë të pavarur
30 Prill 2015, 20:49
Në Librazhd kandidojmë KryetarinAleanca Popullore e Artur Dojakës duket se do të hyjë e vetme në këto zgjedhje lokale. Kryetari aktual i Bashkisë Librazhd, Shefki Çota ka shpallur rikandidimin për zgjedhjet e 21 qershorit për partinë Aleanca Popullore në këto zgjedhje, duke u bërë kështu kandidati i parë zyrtar i AP.
-
Ligji për dosjet, Patozi:Mos i hapni
30 Prill 2015, 20:03
se dhe Blushin do e shpallnit agjentGjatë diskutimit për ligjin për hapjen e dosjeve të sigurimit në kohën e diktaturës komuniste, deputeti i PD Astrit Patozi u shpreh se qeverisë do t’i interesonte që të mos e miratonte ligjin. Sipas tij në këtë mënyrë qeveria do të kishte mundësinë që të shpallte çdo kënd do guxonte t’i prishte gjumin Kryeministrit, ku mes tyre ai përmendi emrin e Blushit.
-
Dekriminalizimi, Balla prezanton
30 Prill 2015, 19:01
draftin, Bylykbashi: Është një farsëBylykbashi e ka cilësuar draftin e PS si një farsë e dredhi. Por pas kundërshtisë nga ana e Bylykbashit për draftin e propozuar nga PS, Balla theksoi se kanë marrë 90 % të shqetësimeve të PD, por ndryshimet janë bërë që ky proces të mos bëhet qesharak.. Kreu i Kuvendit, Ilir Meta nuk e ka kaluar për votim draftin e prezantuar nga Balla për shkak se nuk është arritur ende konsensusi.
VIDEO
ARKIVA - Lajme të tjera për dekriminalizimin -
Miratohet me 84 vota ligji
30 Prill 2015, 18:35
Shqipëria do të hapë dosjet
VIDEO/Votimi në Kuvend për dosjet e komunizmitMe 84 vota pro është miratuar sot ligji për hapjen e dosjeve të sistemit komunist. Sipas këtij ligji tashmë do të hapen dosjet e sistemit të shkuar por nuk do tq ketë lustracion. Pasi ka prezantuar draftin, Veliaj ka vlerësuar se pr/ligji që ministria e tij ka sjellë për votim siguron transparencën dhe çdo nisëm tjetër që kalon caqet e përcaktuara nga ky pr/ligji do të përbënte thjesht një spekulim politik dhe do të ishte mënyra më e mirë për ta sabotuar.
VIDEO
PDF - Projektligji që u miratua sot për hapjen e dosjeve -
Deputeti Ylli Shehu ‘braktis’ PR
30 Prill 2015, 17:51
para zgjedhjeve lokale, kalon me LSIDeputeti republikan Ylli Shehu largohet nga kjo forcë politike për t’iu bashkuar Lëvizjes Socialiste për integrim. Lajmi u konfirmua fillimisht nga burime brenda partisë republikane e më pas vete deputeti Shehu konfirmoi vendimin e tij.