Politikë
-
Fatmir Mediu bëri sot të qartë se negociatat me Partinë Demokratike për koalicion të mundshëm në zgjedhjet lokale janë në dorën e Partisë Republikane...dhe kandidati i Durrësit për garën elektorale të 21 Qershorit, vijon të jetë pika kyçe për vijimësinë e këtyre negociatave.
VIDEO 14 Prill 2015, 11:26
-
"Bashkimi kombëtar", Presheva:
14 Prill 2015, 09:51
Politikë, të sigurohen të drejtat tonaDeklaratat e kryeministrit Edi Rama, rreth bashkimit të Shqipërisë dhe Kosovës në mënyrën klasike, kanë ngjallur reagime në radhët e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
-
Kandidatët, PS në avantazh
14 Prill 2015, 07:23
në 12 nga 15 bashki përballë PDMegjithëse Partia Demokratike ka qenë e kujdesshme në shpalljen e kandidaturave për zgjedhjet vendore, duke publikuar kandidatë në qarqe të veriut apo qytete në të cilat përgjithësisht ka marrë komuna, sërish shifrat e çojnë drejt një humbjeje të thellë në zgjedhjet e 21 qershorit 2015.
Zgjedhjet lokale, PS kandidon në Sarandë gazetaren Floriana Koka
Zgjedhjet, Basha zyrtarizon edhe tre kandidatë për Bashkitë
-
Zgjedhjet lokale, PS kandidon në
13 Prill 2015, 19:49
Sarandë gazetaren Floriana KokaFloriana Koka do të jetë kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë Sarandë në zgjedhjet lokale të 21 qershorit, konfirmojnë burime jo zyrtare. 38-vjeçarja Koka ka studiuar gazetari me rezultatet të shkëlqyera dhe flet tre gjuhë të huaja. Znj. Koka aktualisht mban postin e Drejtoreshës së Burimeve Njerëzore në Bashkinë Sarandë.
-
PD: Rama i përfshirë në aferën e
13 Prill 2015, 19:51
arkitektit flaman, s’duhet të heshtëPartia demokratike i kërkon kryeministrit të shprehet për skandalin e publikuar nga autoritetet belge për nisjen e hetimeve për Peter Swinen, arkitekt i qeverisë flamane. Nga selia blu deputeti Luçiano Boçi tha se kryeministri Rama pasi rezultoi bllokues i kërkesës së Interpol Brukselit për deputetin e tij, tani po shfaqet edhe me aferën e korrupsionit me arkitektin e qeverisë flamane.
VIDEO -
Vendoret, 28 parti regjistrohen
13 Prill 2015, 19:54
në KQZ, 14 prilli afati i funditKQZ-ja ka regjistruar sot Partinë Demokratike, LSI-në, PDK-në e Nard Ndokës dhe PBDNJ-në e Vangjel Dules, si subjekte zgjedhore për zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Sipas një njoftimi për shtyp të KQZ-së, bëhet me dije se dita e nesërme, 14 prilli, është afati i fundit i regjistrimit të partive politike për zgjedhjet vendore. Deri tani janë regjistruar 28 parti.
-
PD mbron Mziun, sulmon kandidatin
13 Prill 2015, 17:32
e PS-së për Kamzën: Vodhi bankënPartia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se ka ndikuar në vendimin e gjykatës ndaj kryetarit të Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu. Deputeti Gerti Bogdani gjithashtu ka hedhur akuza ndaj kandidatit të PS për Kamzën, Safet Gjici.
VIDEO
Dënimi,Mziu:Vendimi politik, Rama nuk e merr dot Kamzën me votë
Dënimi Mziut, Gjokutaj: Çështja pa themel, dosja ka të meta
Foto/ Gjykata e dënon me dy vite burg, Mziu shijon kafetë e Tiranës -
Vladimir Kosta s'ikën nga PS
13 Prill 2015, 16:30
ndryshimi pas bisedës me RamënDeputeti i partisë socialiste Vlasdimir Kosta, është tërhequr nga vendimi për t’u larguar nga partia socialiste dhe për të dalë i pavarur. Shkak për këtë ndryshim të mendimit të deputetit të Përmetit ka qenë ndërhyrja e kryeministrit Edi Rama
-
Qeverisja lokale ne 25 vite, kalimi
13 Prill 2015, 16:21
nga vota, programi te bastionetNë 25 vjet qeverisja vendore është dominuar nga dy partitë e mëdha. Referuar 12 qendrave të prefekturave/qarqeve vetëm në një rast (Lezhë 2007-2011) kemi pasur fitues një kandidat të një partie të tretë, të mbështetur fuqishëm një herë nga PS dhe herën tjetër nga PD.
-
Nard Ndoka: Basha mungesë
13 Prill 2015, 12:49
vizioni dhe vlerësimi për aleatëtPartia Demokratike pas problemeve të shfaqura në raport me republikanët gjatë procesit të negociatave, ditën e djeshme pakënaqësitë janë shfaqur edhe nga partia tjetër e koalicionit opozitar, PDK-ja e Nard Ndokës.
-
PD: Bushi u kap për trafik droge në
13 Prill 2015, 11:48
Itali. PS: Ja çertifikata e pafajësisëDekriminalizimi si dhe përfshirja e personave me rekorde kriminale në Kuvend, është sërish ditën e sotme objekt akuzash dhe replikash në distancë ndërmjet Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste.
VIDEO -
6 deputetët që kandidojnë për
13 Prill 2015, 09:10
bashkitë, ja kush i zëvendësonMazhoranca ka treguar se e ka vlerësuar maksimalisht ndarjen e re territoriale kur për tre nga njësitë vendore kanë propozuar deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.
-
"Bashkimi kombëtar", Kukan: U
13 Prill 2015, 11:00
nervozova nga deklarata e RamësDeklarata e Kryeministrit Edi Rama për bashkim kombëtar në mënyrë klasike mes Shqipërisë dhe Kosovës kanë sjellë edhe nervozizëm në radhët e ndërkombëtarëve. Është deputeti i Parlamentit Europian Eduark Kukan, i cili i pyetur nga media serbe Blic, është shprehur se “pasi kam dëgjuar deklaratat e Ramës është bërë nervoz.
Arkiva, Lajme të tjera për deklaratat e Edi Ramës për bashkim kombëtar -
PD zyrtarizon kandidatët për Beratin
14 Prill 2015, 10:40
Kuçovën, Kukësin e Fushë ArrëzinPartia Demokratike vijon të zyrtarizojë kandidatë të tjerë që do të garojnë për Bashkitë në zgjedhjet lokale të 21 Qershorit. Këtë të martë demokratët zyrtarizuan kandidaturën e Kasem Mahmutajt për garën elektorale në Bashkinë e qytetit të Beratit. Po ashtu ne Bashkine e Kucoves demokratet vendosen te garojne me Myslim Haxhi. Ndërsa në Bashkinë e Fushë Arrëzit do të kandidohet Gëzim Vata. Për bashkinë Korçë PD ka zgjedhur të kandidojë Rektorin e Universitetit të këtij qyteti Gjergji Meron,
-
PE miraton me duartrokitje
14 Prill 2015, 09:40
draft-rezolutën për ShqipërinëKomisioni i Jashtëm në Parlamentin Evropian miratoi draft-rezolutën për Shqipërinë me 24 rekomandime të raportuesit për vendin tonë Knut Fleckenstein. Debatet në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian gjate diskutimeve te se henes.
VIDEO -
PS prezanton Jaçen në Përmet
12 Prill 2015, 12:35
Kosta paralajmëron dorëheqjenKryetari aktual i Bashkisë së Përmetit Gilberto Jaçe do të jetë kandidati i PS edhe për këto zgjedhje lokale. Rikandidimi i Jaçajt ka hasur në pakënaqësinë e deputetit socialist të Përmetit Vladimir Kosta, i cili ka paralajmëruar të largohet nga PS. Kosta per A1 Report: Kunder rikandidimit, Jacaj abuzoi me fondet. PS zyrtarizon kandidatet ne Tepelene, Memaliaj
VIDEO -
Braçe "kundër" aksionit të IKMT-së
12 Prill 2015, 12:27
në Lushnje:Dëmshpërblim banorëveKreu i Komisionit të Ekonomisë dhe njëherësh edhe deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe është shprehur kundër aksionit të Inspektoriatit Kombëtar për mbrojtjen e Territorit në Lushnje.
-
Paloka: Do arrijmë marrëveshje
12 Prill 2015, 11:57
me PR, negociata për DurrësinProcesin negociues me aleatët, Partia Demokratike e mbyll me arritjen e marrëveshjes me Partinë Republikane. Nënkryetari i selisë blu Edi Paloka shpreh bindjen se do të arrihet marrëveshja me aleatin kryesor të PD-së Fatmir Mediun , ndërsa thekson se për Durrësin po negociohet.
VIDEO -
Rama vendos për Tiranën pas
12 Prill 2015, 07:30
vizitës në Emiratet e BashkuaraKryeministri Edi Rama do të vendosë për kreun e ri të Bashkisë së Tiranës, pas vizitës që do të zhvillojë në fillim të javës në Emiratet e Bashkuara Arabe.
PS konfirmon kandidatët për 8 qarqe
Kandidat, ja kush zëvendëson 3 deputetët
ARKIVA- Lajmet e tjera për zgjedhjet lokale 2015
-
Basha kandidon Hoxhën, shok
12 Prill 2015, 08:06
me trafikantin e grupit "Kokaina"Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zgjedhur që pjesë e 61 kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet lokale të 21 Qershorit, të jetë edhe ish-prefekti i Beratit, Bujar Hoxha i cili është një nga miqtë e kryetrafikantit të grupit “Kokaina” të Xibrakës, Ilir Hyseni, ku është i përfshirë edhe nipi i Enver Hoxhës, Ermali.
VIDEO