Politikë

  • Pas vendimit të Gjykatës së Apelit për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj që shpalli fajtor dhe dënoi me burgim të përjetshëm Arben Frrokun ka reaguar Partia Demokratike. Kreu i grupit Parlamentar të PD, Edi Paloka tha se vendimi i pafajësisë u dha për Arben Frrokun në shkallën e parë për të përdorur vëllain e tij deputet në procesin e vrasjes së dy deputetëve nga Ilir Meta, të denoncuar nga Tom Doshi.  VIDEO
  • ​Foto / Rama: Sezoni turistik
    ka nisur me standard të reja

    Shqipëria deri tani është një pikë tërheqëse për turistët kryesisht nisur nga kuriozitet për të vizituar një vend të që ka qenë për shumë vite i izoluar. Mikpritja por dhe shërbimet kanë bërë që shumë turistë të rikthehen apo të reklamojnë tek miqtë e tyre që të vizitojnë Shqipërinë. Por nga ana tjetër shumë turistë edhe mbeten të zhgënjyer, kryesisht për shkak të papastërtisë.  FOTO

  • Bumçi-Dade: Vizita e pritshme
    e ministrit grek është pozitive

    Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë Arta Dade dhe Aldo Bumçi e konsiderojnë vizitën e pritshme të ministrit të Jashtëm grek Nikos Kotzias në Tiranë si pozitive. Në mbledhjen e Komisionit parlamentar të Jashtëm, deputetja socialiste Arta Dade dhe demokrati Aldo Bumçi u shprehën se e mirëpresin këtë vizitë e cila sipas tyre është konfirmim se pala greke ka vullnet për të zgjidhur çështjet e mbetura pezull mes Greqisë e Shqipërisë.  VIDEO

  • Merkel piketon Ramën lider
    të rajonit, nis turin nga Tirana

    Kancelarja gjermane Angela Merkel më 8 korrik mbërrin në Tiranë, nga ku nis turin ballkanik në funksion të mbështetjes së këtyre vendeve për integrimin në BE, por dhe për t’i vënë fre përpjekjes ruse për influencë në këtë rajon. 

  • Ndryshimet në qeveri? Meta: I
    bën Rama, të lexohet vota e LSI

    Numri dy i shtetit, dhe kreu i partisë së tretë, Ilir Meta ka lëshuar mesazhe indirekte për ta lexuar shumëfishimin e votës së LSI.

  • "Lazarati kronikë e paralajmëruar
    policia shtigje për autorët e vërtetë"

    “Lazarati një kronikë e paralajmëruar”- shkruan ish-kryeministri Sali Berisha, ndërsa jep fakte të cilat sipas tij nëse do ishte ndërhyrë në kohë do të ishte evituar edhe vrasja e efektivit Ibrahim Basha. Sipas Berishës lista e publikuar si të implikuar në ngjarje nuk ka lidhje me autorët  e vërtetë për të cilët shton ai “policia ka krijuar shtigje” që ata të largohen.

  • Ambasadori kroat: Ne e dimë, për
    Shqipërinë dielli lind në Perëndim

    Ne e dimë që për Shqipërinë dielli lind në Perëndim, deklaroi ambasadori kroat në Tiranë, Aleksander Stipetiç. Diplomati kroat i kushton marrëdhënieve dypalëshe shqiptaro-kroate dhe procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

  • ​Tritan Shehu: Lazaratësit nuk kanë
    lidhje me terrorizmin dhe ISIS-in

    Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka kërkuar që trajtim më të kujdesshëm në etiketimin e asaj që po ndodh në Lazarat si terrorizëm dhe duke e lidhur me ISIS-in. “Lazaratasit janë njerëz të moderuar me aspirata të thella demokratike.

  • "Zgjedhjet" Kuvendi shtyn sërish
    seancën, nuk ka ligje për miratim

    ​Kuvendi i Shqipërisë ka shtyrë sërish seancën plenare që parashikohej të zhvillohej ditën e enjte. Zyra e shtypit pranë Kuvendit bën me dije se, seanca nuk do të zhvillohet sepse “deputetët do punojnë në komisionet e përhershme parlamentare për shqyrtimin dhe përgatitjen e projektligjeve”.

  • FH: Shqipëria vendi i vetëm në
    Ballkan që shënoi përmirësim

    Demokracia në vendet e Ballkanit vazhdon të jetë e brishtë dhe në disa raste ka pësuar rënie, sipas raportit të organizatës Freedom House “Vendet në Tranzicion”, të botuar sot. Asnjë nga vendet e Ballkanit nuk ka një demokraci të konsoliduar, thuhet në raportin që mbulon zhvillimet e vitit 2014 dhe 4 nga 7 vendet e përfshira pësuan rënie.
    Sipas Freedom House, krahasuar me një vit më parë, Shqipëria ka shënuar përparim, Kosova nuk ka ndryshim dhe Maqedonia ka pësuar rënie. 

  • ​Kancelarja gjermane Angela
    Merkel më 6 korrik vizitë në Tiranë

    Kancelarja Gjermane Angela Merkel pritet të vizitojë Shqipërinë në javën e parë të muajit Korrik. 

  • Berisha denoncon dhunën ndaj
    kreut të PS në Krutje Pjerin Vogli

    Ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar një rast dhune të ushtruar ndaj kreut të PS-së së Krutjes, njëkohësisht dhe drejtori i shendetit publik të Lushnjes, Pjerin Vogli. Në një status në faqen e tij në  “Facebook”  Berisha shkruan se mëngjesin e sotëm anetarë të bandës Hakmarrja për Drejtësi kanë marë me forcë në zyrën e Kryetarit të Bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe dhe kanë goditur dhe dëmtuar rëndë drejtorin e shëndetit publik të rrethit të Lushnjes dhe Kryetarin e PS-së për Krutjen Pjerin Vogli si dhe kryetarin e komunes Allkaj, Erges Gjordeni.

  • Meta në kongresin e DPS në Mal të
    Zi: Miqësia jonë shembull në rajon

    Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta me ftesë të Kryetarit të DPS-së dhe Kryeministrit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç përshëndeti sot punimet e Kongresit të 7-të të Partisë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi.

  • Intervista/Zef Brozi: Mazhoranca të
    dënojë krimet e qeverisë së kalua

    Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit Zef Brozi nga SHBA flet për zgjedhjet e 21 qershorit dhe përse duhet që qytetarët shqiptarë të votojnë Veliajn për Tiranën dhe të majtën në gjithë vendin. "Do votoja Veliajn. Denim me vote te inkriminuarve".

  • Ndarja nga jeta e i Demirel, Meta
    ngushellimet në Ambasaden turke

    Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta zhvilloi një vizitë në Ambasadën e Republikës së Turqisë në Tiranë për të shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit, Sulejman Demirel.

  • Dosjet e Sigurimit, Gentiana
    Sula anëtarja e parë e Autoritetit

    Këshilli i Ministrave ka propozuar dje zëvendësministren e Mirëqenies Sociale, Gentiana Sula, për postin e anëtares së Autoritetit për informimin në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. 

  • Vendimi, legalizimet, sot AKKP
    hap aplikimet për kompensim

    AKKP bën me dije se sot ka nisur zyrtarisht pranimin kërkesave për dëmshpërblim për 550 pronarë të prekur nga ndërtimet pa leje.

  • Reforma territoriale:Lejet e 
    ndërtimit, si do aplikojnë qytetarët

    Ministrja e Zhvillimit Urban thotë se në më pak se dy vjet janë vënë në kontroll ndërtimet e territorin. Qeveria ka miratuar rregulloren që përcakton çfarë lloj ndërtimesh kërkojnë leje nëpër bashki, dhe punimet që mund të kryhen nga qytetarët pa këtë kusht. 

  • Lejet e ndërtimit,Gjermeni: Si
    do merren në 61 bashkitë e reja

    INTERVISTA- Ministrja Gjermeni flet për shqiptarja.com lidhur me procedurën që do të ndiqet për ndryshimet në banesë, apo për leje ndërtimi. AKKP hap aplikimet për kompensimin e tokave të zëna me ndërtime informale. Përfitojnë 550 subjekte

  • Rama inspekton punimet në Dajt:
    Kjo rrugë nuk çon tek shtëpia ime

    Kryeministri, Edi Rama ka inspektuar sot punimet që po zhvillohen në rrugën që lidh Tiranën me Dajtin, rrugë e cila ishte lënë në një gjendje të shumë të keqe gjatë qeverisë “Berisha” edhe pse është e vetmja mënyrë për të shkuar në parkun kombëtar. “Me atë rrugë që ishte ju e dini vetë, ishte mision i pamundur të mendoje për të tjera gjëra, sepse ishte dekurajuese për njerëzit. Saliu ikte me teleferik, prandaj nuk e kishte problem rrugën”, u shpreh Rama gjatë inspektimit të punimeve.  VIDEO  FOTO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv