Politikë

  • Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk e mohon se ka patur një ndërmjetësim ndërkombëtarë një vit më parë në zyrën e tij në Bashkinë e Tiranës, për të firmosur një bashkëqeverisje me Edi Ramën. 
  • Ruçi për Shqiptarja.com: Nuk u
    mënjanua asnjë grua nga 6 rajonet

    Kryetari i  Asamblesë së Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, shpjegon në një prononcim për “Shqiptarja.com” se asnjë prej ministrave apo figurave qendrore të PS-së nuk është mënjanuar gjatë ristrukturimit të saj ditëve të fundit. "Shtabin me 6 koordinatore e drejtoj une, ja pse keto rajone. Si do te funksionoje PS e riorganizuar.

  • Nëse Ligji i Arsimit të Lartë rikalon 
    në Kuvend, PD drejt Kushtetueses

    Opozita po përpilon hapat ligjorë që do të ndjekë për kundërshtimin e hyrjes në fuqi të ligjit të ri të arsimit të lartë, duke parashikuar që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje. Ky ligj pritet të rindezë debatin politik në Parlamentin e Shqipërisë me nisjen e sesionit të ri.

  • Basha në PPE: Mbështetje 
    për të ndalur keqqeverisjen

    Shqetësimet e Partisë Demokratike në raportet me qeverisjen në Shqipëri pritet të përcillen në asamblenë politike të Partisë Popullore Europiane. Në punimet kësaj asambleje në takimet me drejtues të larte të PPE kryetari i PD Lulzim Basha pritet të kërkojë mbështetje për një aksion të përbashkët për të ndalur përmbysjen që qeveria po i bën standardeve demokratike.

  • PD:Klientelizmi në qeveri, në krye
    të farmacive ka vendosur mbetësen

    Sistemi shëndetësor konsiderohet nga demokratët një nga fushat me korrupsionin më të lartë në vend. Sipas deputetes Albana Vokshi, ky sektor po qeveriset nga klientela dhe interesa financiare. Sipas saj ndërsa kryeministri ulëret për informalitetin në krye të institucioneve të shëndetësisë janë vënë persona joprofesionalë.  VIDEO

  • Ristani:Trafiku i drogës me avionë
    vazhdon ende, kumbarët në qeveri

    Sipas Partisë Demokratike trafiku i drogës me avionë vazhdon ende sepse kumbarët e saj janë pjesë e qeverisë. Kjo deklaratë u bë mesditën e të martës nga sekretari pranë të djathtës Arben Ristani sipas të cilit asgjë nuk po ndryshon,vetëm pritet që trafikantët të zbulohen nga policitë e huaja.  VIDEO

  • Reforma në Drejtësi, Opozita thyen
    bojkotin,i vë kushte mazhorancës
     

    Opozita ka thyer bojkotin e komisionit parlamentar për reformën në sistemin e drejtësisë. Në tryezën e organizuar dje nga komisioni i posaçëm parlamentar me temë “Drejtësi Miqësore për Fëmijët”, morën pjesë edhe përfaqësuesit e Partisë Demokratike, anëtarët e komisionit, Arben Ristani dhe Eduard Halimi, si dhe ish- ministrja e Integrimit, njëkohësisht kryetare e komisionit për Integrimin, Majlinda Bregu. 

  • Qëndrimi/PD bojkoton këshillat
    bashkiak në Kavajë e Krujë

    Një qëndrim i pazakontë ka ardhur dje nga degët lokale të Partisë Demokratike në Kavajë dhe Krujë, të cilat thonë se nuk njohin legjitimitetin e kryebashkiakëve të zgjedhur. 

  • Basha “shkund” deputetët: Do
    raportoni te departamentet 

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kërkuar dje nga deputetët, që të raportojnë te departamentet çdo projektligj të qeverisë.

  • ​Okruzenje, Rama: Po diskutojmë
    krijimin e Unionit Ekonomik

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiç kanë dhënë një intervistë të përbashkët për emisionin “Okruzenje”. Rama duke thënë se Shqipëria dhe Serbia mund të bëjnë në Ballkan atë që Gjermania dhe Franca bënë për Evropën pas Luftës së Dytë Botërore, tha se mes dy vendeve është diskutuar edhe krijimi i një Unioni Ekonomik.

  • Informaliteti, Basha: Si mund të
    besohet Rama kur "është i pastreh"

    ​Lideri i opozitës e ka nisur me paragjykim fushatën e qeverisë për të luftuar informalitetin. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se, qëllimi nuk mund të jetë i besueshëm pasi vetë kreu i qeverisë ka fshehur pasurinë.

  • Rama takon deputetët e veriut,
    Nikolla koordinatore e Lezhë-Dibë

    Në kuadër të riorganizimit të Partisë Socialiste për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kreu i kësaj force politike po zhvillon një takim me deputetet e katër qarqeve të veriut të vendit. Në takimin që po mbahet në selinë e PS-së marrin pjesë deputetët e qarqeve të Shkodrës, Lezhës, Kukësit dhe Dibrës.

  • Basha:Rama quan sukses 
    ​përfshirjen e efektivit në trafik

    Lulzim Basha përmes rrjetit social ‘Facebook’ ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Rama  në konferencën e sotme. Sipas Bashës, Rama vazhdon të kërkojë fajtorë për gjithçka por nuk mban asnjë përgjegjësi për bilancin skandaloz të dy viteve.

  • Reforma në drejtësi, Halimi:Ne
    kemi përgatitur një draft të plotë

    "Kemi përgatitur draft të plotë do ta paraqesim javën që vjen në kuvend, dokumenti i mazhorancës për këtë reformë është i njëanshem dhe nuk e bën drejtësinë të pavaruar politikisht, do bëjmë propozime për një reformë të plotë, opozita nuk është fasadë e mazhorancës është për të realizuar një reformë të sigurt dhe gjithëpërfshirëse."- tha deputeti i PD, Eduard Halimi.  VIDEO

  • Zgjedhjet 2017,ja të 'fortët' e Ramës
    nga veriu në jug e funksionet e tyre

    Kryeministri Edi Rama ka përcaktuar një mekanizëm të ri brënda partisë socialiste, duke emëruar 6 koordinatorë , që do mbulojnë 12 qarqe. Kreu i qeverisë në disa takimet të ditëve të fundit me deputetë të Tiranës dhe të Vlorës e Gjirokastrës, ka vendosur që të të ketë unifikime të qarqeve, duke i ndarë në 6 rajone.  VIDEO

  • Bilanci tragjik në miniera,PD:Rama
    përgjegjës për mungesë kushtesh 

    Partia Demokratike me anë të një reagimi lidhur me vdekjen tragjike në miniera ka akuzuar kryeministrin Rama për neglizhencë vrastare lidhur me këto aksidente.Sipas deputetes Albana Vokshit 26 qytetarë kanë humbur jetën në miniera dhe kryeministri Rama nuk gjen asnjë minutë kohë as për ti ngushëlluar.  VIDEO

  • Sesioni i ri Parlamentar, Basha 
     thërret grupin për veprimet

    Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka paralajmëruar më herët një aksion të fortë të opozitës në vjeshtën e këtij viti, të shtrirë në dy rrafshe, në parlament dhe në rrugë përmes protestave.

  • PD: Administrata në presion politik
    Ja format e dhunimit të votës

    Qeveria po vë nën presion politik administratën publik kjo sipas deklaratës së Partisë Demokratike e ardhur sot përmes përfaqësuesit ligjor Ivi Kaso.“Rama ka urdhëruar drejtorët në administratë të bëjnë presion për votat”, tha Kaso në daljen e tij për mediat

  • Kryeministri Rama pas Vjenës:
    Ja projektet tona me Ballkanin

    Ndërsa ka folur për Samitin e Vjenës Rama veçoi firmosjen e një projekti të përbashkët me Serbinë të cilin e krahasoi si atë mes Francës e Gjermanisë.Kryeministri Rama gjatë konferencës për shtyp të zhvilluar pas samitit të Vjenës i pyetur për prishjen e Kishës së Shën Thanasit në Dhërmi, sqaroi se do të ndërtojnë një shëmbëlltyrë të Kishës së vjetër duke e kthyer në një vend ku do të ekspozohet tradita shqiptare.  Gjatë fjalës tij Rama u ndal edhe te aksioni kundër informalitetit, çmimit të naftës, operacioneve antidrogë.  VIDEO

  • Zgjedhjet parlamentare të 2017-s
    struktura e PS-së nis organizimin

    Kryeministri Edi Rama mblodhi dje deputetët e qarkut të Vlorës e Gjirokastrës, por dhe drejtuesit vendorë të Partisë Socialiste, për të diskutuar mbi organizimin e ri të kësaj force politike. Gjatë këtij takimi në Vlorë, ku ishte i pranishëm edhe kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, është diskutuar mbi organizimin e strukturave mbi bazë rajonesh, por dhe ngritjen e grupeve të punës për të koordinuar veprimtarinë e çdo strukture të partisë, nga baza në qendër. Grupi i punës për Rajonin e Jugut do të drejtohet nga deputeti Koço Kokëdhima.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv