Politikë

  • Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka përmes një deklarate për mediat akuzon qeverinë si të imlikuar në trafikun e drogës me avion përmes Vlorës. Sipas tij edhe pse sot Rama ndodhej në Vlorë nuk tha asgjë në lidhje me  përfshirjen e zyrtarëve të lartë në trafik droge. 
    VIDEO
  • Veliaj: Nisma adopto një çerdhe 
    i kurseu bashkisë 2 milion euro

    2 milion euro i janë kursyer buxhetit të bashkisë nga nisma “adopto një cerdhe” e bashkisë Tiranë. Ishte Kryetari i bashkisë Erjon Veliaj gjatë një inspektimi në çerdhen 30 në Laprakë, i cili publikoi këtë shifër, duke lëshuar një falenderim për bisnesin që rregolloi 29 çerdhe, ndërsa 2 u bënë nga grupet e bashkisë.  VIDEO

  • Basha:Në 7 muaj 160 milion dollarë
    kontrabandë, evazion e korrupsion

    Kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar të dhënat e Ministrisë së Financave që sipas tij vërtetojnë se në vetëm 7 muaj janë bërë 160 milion dollarë kontrabandë, evazion dhe korrupsion

  • Rama nga Vlora: Askush nuk
    do ta gëzojë pronën e vjedhu

    Kryeministri Edi Rama ndërsa mblodhi gjithë institucionet ligjzbatuese në një aksion të ri, paralajmëroi se askush nuk do ta gëzojë pronën e vjedhur. Kryeministri tha se çeshtjes së pronës do ti bëhet operacion i thellë duke e shëruar atë që në qelizë.  VIDEO

  • Kuvendi mblidhet në 7 shtator, ja
    debatet që do përplasin PD - PS

    Drejtësia dhe dekriminalizimi, “nxehin” Kuvendin. Komisionet hetimore pranë dështimit. Pas një pushimi të gjatë 1 mujor, politika do t’i rikthehet rutinës së përditshme e karakterizuar nga debate dhe përplasje mes mazhorancës dhe opozitës për projektligjet në diskutim.

  • Basha zgjon departamentet:
    Hetoni banesat e shembura

    Shqiptarja.com ka siguruar urdhrin e posaçëm të Bashës, drejtuar Departamenteve të Ekonomisë, të Drejtave të Njeriut, Çështjeve Ligjore, Ambientit dhe atij të Shëndetësisë, ku thuhet se grupi i punës do të përbëhet nga dy përfaqësues të secilit prej departamenteve të cilët do të zbresin në terren për të mbledhur informacion rreth dëmit ekonomik, social dhe mjedisor, shkaktuar nga aksionet e INUV gjatë dy viteve të fundit.  VIDEO

  • Basha: Vendi është në krizë
    ekonomike, e pranon dhe INSTAT

    Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se INSTAT me të dhënat e publikuara ka pranuar se vendi ndodhet në krizë ekonomike. Sipas liderit të opozitës tha se INSTAT ka konfirmuar uljen e pagave dhe pensioneve, gjë e cila ndodh për herë të parë në 25 vjet.

  • Bilanci i Samitit të Vienës, Rama:
    Me drejtësinë mbyllim detyrimet

    Në përfundim të Samitti të Vienës, Kryeministri Edi Rama ka bërë një bilancë me ato që përfiton Shqipëria dhe arritjet më të rëndësishme për Ballkanin. Rama tha: -"Mbetet aktuale me reformën në drejtësi dhe pasi të mbyllim të gjithë detyrimet tona i takon BE-së të vendosë datën për hapjen e negociatave".  VIDEO

  • Rama në Vienë,falimentimi i CEZ-it
    dhe si rrezikuam blackout në 2013

    Pas samitit të Vjenës kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në konferencën për 10 vjetorin e themelimit të komunitetit të energjisë që po në Vjenë. Kryeministri shqiptar foli për reformat që ka ndërrmarre qeveria e tij në sektorin e energjisë, sidomos kalimi i periudhës ku vendi rrezikoi kolapsin energjitik, në një situatë normale energjitike.  VIDEO

  • Fotolajm/Halimi misterioz në plazh
    por nuk u shpëton dot adhuruesve

    Eduard Halimi është duke kaluar këto ditë të fundit të muajit gusht në bregdetin e Vlorës. Por sado që është munduar që të fshehë fytyrën me anë të kapelës, Halimi nuk i ka shpëtuar dot syrit kurioz të njerëzve të cilët nuk kanë nguruar që ta fotografojnë atë.

  • PD, Ristani: Tahiri e qeveria fshihen 
    s'japin shpjegim për avionin e drogës

    Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani  i ka kërkuar qeverisë e në mënyrë të veçantë Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, tu japë përgjigje disa pyetje në lidhje me rrjetit të trafikut të drogës me avionë dhe përfshirjes në këtë rrjet mafioz të shefit të Policisë në Vlorë."Qeveria dhe Ministri i Brendshëm vazhdon të fshihet dhe nuk jep asnjë shpjegim pas zbulimit që i bënë autoritetet italiane rrjetit të trafikut të drogës me avionë", - tha Ristani nga selia e PD-së.  VIDEO

  • Selami: Basha të dëgjojë
    kritikët dhe të bëjë korrigjime

    Deputeti i Partisë Demokratike Eduart Selami, “këshillon” lidershipin demokrat, Lulzim Basha që të nxjerrë mësime nga humbja e 21 qershorit dhe të bëjë korrigjimet e duhura në PD.  VIDEO

  • Ristani e deputeti me banorët e
    Dhërmiut, pas shembjes së Kishës

    Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani i shoqëruar edhe nga deputeti Aldo Bumçi, bashkëbiseduan me banorët e Dhërmiut për prishjen e Kishës së fshatit të tyre nga autoritet qeveritare.

  • Këshilli i Ministrave miraton 
    Strategjinë e Rendit 2015-2020

    Qeveria ka miratuar  gjatë mbledhjes së sotme Strategjinë e Rendit Publik 2015-2020 dhe të planin e veprimit 2015-2017. Gjithashtu qeveria mori vendim për krijimin e skemës “Voucher”. Sipas vendimit krijimin e skemës “Voucher”, është me vlerë të përgjithshme 9 000 000 (nëntë milionë) lekë, për një kohëzgjatje zbatimi 3 (tre) vjet, për periudhën 2015-2017. 

  • Prishja e kishës, kreu i PD Basha:
     Rama tregon forcë e arrogancë 

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagoi sërisht të mërkurën pasdite ndaj prishjes së kishës ortodokse të Shën Athanasit në Dhërmi nga INUV. Kryetari i PD akuzoi kryeministrin Rama se “tregon forcë e arrogancë mbi një komunitet, pa i dëgjuar, pa u ulur me ta për zgjidhje paqësore siç do të bënte një kryeministër i qytetëruar”.

  • Rishfaqet Nano, debat me Dylgjerin
    e Malltezin, bën “Ham-Ham”

    Pas një mungese të gjatë në rrjetet sociale, Fatos Nano, njeriu në emrin e të cilit numërohen qindra profile falso, është shfaqur në Facebook, përmes adresës së tij të vërtetë dhkëmben komente në rrjetin social me ish drejtorin e tij

  • Zgjedhjet e 21 qershorit, politika
    në pritje të raportit të ODIHR

    Certifikimi i standardeve ndërkombëtare të këtyre zgjedhjeve që sapo kaluam, do të kryhet përmes raportit përfundimtar që misioni i OSBE/ODIHR-it do të publikojë në muajin shtator. 

  • Ndryshimet në Kodin Zgjedhor asnjë 
    hapësirë për votën e emigrantëve

    Kodi Zgjedhor ka pësuar ndryshime në mënyrë rigoroze sa herë ka patur zgjedhje në Shqipëri. Edhe pse ligjit të zgjedhjeve i janë bërë ndërhyrje të vazhdueshme, duke parashikuar jo vetëm ndryshimin e sistemit zgjedhor, por edhe pragun elektoral, kuotën gjinore etj, për votimin e emigrantëve nuk është prekur asnjë nen i tij..

  • Vota e emigrantëve, PS-LSI me
    propozime të ndryshme për Kodin

    Partia socialiste mbështet votën përmes postës ndërkohë që LSI kërkon votimin në zyrat kosullore.Mazhoranca është angazhuar për gjetjen e zgjidhjes ligjore që do të mundësojë votimin e emigrantëve në vendet ku ata jetojnë dhe punojnë. 

  • Vota e emigrantëve,PD:shprehemi
    pas raportit të OSBE/ODIHR

    Partia socialiste mbështet votën përmes postës ndërkohë që LSI kërkon votimin në zyrat konsullore.Partia Demokratike do të ketë propozimet e saj për amendimin e Kodit Zgjedhor, fillimisht vetëm për dekriminalizimin dhe problemet e vërejtura në zgjedhjet e fundit, ndërsa për votën e emigrantëve ende nuk ka një propozim zyrtar. 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv