Politikë

  • Partia Demokratike ka denoncuar atë që e quan “një aferë të pastër korrupsioni”. Nëpërmjet Arben Ristanit, partia më e madhe opozitare në vend thotë se para zgjedhjeve është blerë një kryetar komune për t’i shërbyer Metës në Cërrik.  VIDEO
  • Nishani: Vijim të bashkëpunimit me
     Suedinë në fusha të ndryshme

    Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, priti sot në një takim lamtumire të Ngarkuarin me Punë të Suedisë në Shqipëri, Patrik Svensson. Pasi vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira dypalëshe dhe rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve tona, Kreu i Shtetit nënvizoi mbështetjen e Suedisë në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

  • Rama: Të ardhurat nga doganat në
    2015, më të mirat e viteve të fundit

    Kryeministri Edi Rama publikon tabelën e të ardhurave nga tatimet dhe doganat krahasuar me qeverisjen e mëparshme, duke ironizuar deklarimet e opozitës dhe pretendimet e tyre.

  • Basha: Qeverisë i mungojnë
    160 milionë dollarë në 7 muaj

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është përgjigjur tabelës së shifrave të publikuara nga kryeministri Rama dhe akuzon qeverinë duke e bërë përgjegjëse për vjedhjen e 160 milion dollarëve që mungojnë nga të ardhurat e tatimeve dhe doganave.

  • Frenimi i ekonomisë kineze
    tronditen bursat,më të ultat prej '08

    Frika për një frenim të gjatë të ekonomisë kineze ka luhatur edhe njëherë tregjet ndërkombëtare. Paniku është përhapur mes investitorëve çka ka shkaktuar edhe rënien më të keqe të 4 viteve të fundit në bursë. Bursa Nikkei në Tokio është mbyllur me 4.61% rënie. Bursa e Shangait ka humbur 8.5%, duke i zeruar të gjitha fitimet e 2015-s.

  • Vokshi: Rama gënjeu, nuk dha
     përgjigje, por bëri sarkazëm

    Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, deputetja e PD Albana Vokshi ka reaguar ndaj kryeministrit Rama duke u shprehur se ai zgjodhi ta zhvillonte intervistën me qytetarët në rrjetet sociale, pasi nuk dha përgjigje, por bëri sarkazëm.

  • Reformat në infrastrukturë, Veliaj
    takohet me ministrin Haxhinasto

    Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u takuan sot me qëllim koordinimin për realizimin me sukses të reformave në fushën e shërbimeve publike.

  • Berisha: Shqiptarët po ikin se
    krimi i Ramës u vrau shpresën

    "Shqiptarët po ikin se ky i inkurajon, aktori Rama dhe lidhja e tij me krimin". Kështu u shpreh ish-Kryeministri, Sali Berisha në një bashkëbisedim nga zyra e tij me gazetarët.  VIDEO

  • Lufta ndaj informalitetit, Shehaj:
    Mbrojmë biznesin e taksapaguesit

    Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Brisida Shehaj një deklaratë për mediat tha se operacioni që qeveria do të ndërmarrë në shtatorë për të luftuar informalitetin nuk është një luftë kundër biznesit, por për të mbrojtur taksapaguesit shqiptarë dhe vetë biznesin.  VIDEO

  • Videolajm/ Shehaj “nervozohet”
    me gazetaren për një pyetje

    Në përfundim të deklaratës së saj, Drejtoresha e Tatimeve Brisida Shehaj pati një replikë me një nga gazetaret e pranishme.  VIDEO

  • Akuzat e Lelit, Gjika: Nuk
    flas me të paaftët ligjorë

    Gjika ka ofenduar pasuesin e tij në krye të Bashkisë Vlorë, Dritan Leli pas deklarates së këtij të fundit për ndërtimet në qytetin bregdetar. Në një status në Facebook ai shkruan se “zgjedh të heshtë përballë idiatorëve".  VIDEO

  • Topi: Sali Berisha “Kalë Troje” 
    te PD,Bujar Nishani produkt i tij

    Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi fajëson ish liderin demokrat, Sali Berisha, për gjendjen, sipas tij, ku ndodhet sot e djathta dhe Partia Demokratike. 

  • Lulzim Basha reagon pas statusit
    të Ramës në Facebook 

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në Facebook duke akuzuar edhe njëherë qeverinë Rama se po abuzon me tatimet dhe pajisjet fiskale. 

  • Topalli: Drama njerëzore e
    emigrimit po ndodh tek porta jonë

    Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë dhe deputetja e PD-së, Jozefina Topalli e ka konsideruar emigracionin nga Afrika dhe Azia drejt Evropës si dramatik dhe sipas saj, drama është përqëndruar mes kufirit të Greqisë dhe Maqedonisë, ndërsa ne heshtim.

  • Artan Shkëmbi: Ja si do të bëhen
    punësimet në 61 bashkitë e reja

    Pas miratimit të numrit të punonjësve në këshillat bashkiakë, kryetari i secilës bashki do të bëjë dhe punësimet përkatëse. Në një intervistë për “Shqiptarja.com”, Artan Shkëmbi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjensisë për Zbatimin e Reformës Territoriale shpjegon mënyrën si do të bëhet punësimet e reja, të cilat do të jenë në dorë të Kryetarit të Bashkisë.

  • Kastriot Islami: PD parimore
    për zgjedhjen e Presidentit

    Deputeti i Partisë Demokratike, Kastriot Islami shprehet gjatë një interviste për Shqiptarja.com se reforma në drejtësi duhet të jetë produkt i konsensusit dy palësh. Sa i takon formulës së zgjedhjes së Presidentit, ish kryetari i Kuvendit thekson se ajo do të varet nga “dashuri/urrejtja” mes Ramës dhe Metës, ndërsa opozita, sipas tij, duhet të jetë parimore në propozimet e saj.

  • Akuza, Elmo: Nishani e Ceka
    dhanë dekorata politike në Itali 

    Shkrimtari arbëresh Italo Elmo denoncon me një letër të hapur shkeljet e Presidentit Nishani në vizën e 7 prillit në Kalabri. Në prill të këtij viti presidenti Nishani ishte për një vizitë dyditore në Kalabri mes arbëreshëve të Italisë. Ndërmjet të tjerash, ai akordoi një serë medaljesh, urdhërash e dekoratash për personalitete të komunitetit italo-shqiptar. "Dekoratat u përzgjodhën në mënyrë klienteliste"-shkruan Elmo.  VIDEO

  • Dade: LRI, shembull për të gjitha
    forumet rinore, politike e jo politike

    Kryetarja e Komisionit parlamentar për Politikën e Jashtme, Arta Dade ka marrë pjesë në një bashkëbisedim me të rinjtë e LRI-së gjatë a Akademisë Poltike verore dhe seminareve që po zhvillohen në kampin veror të Jalës  "LSI SUMMER CAMP 2015". Zyra për shtyp e LSI-së me anën e një nJoftimi thekson se deputetja e PS-së ka vlerësuar aktivitetet që po zhvillohen në kampingun e ngritur në bregdetin jonian nga LRI-ja, duke e cilësuar forumin rinor të LSI-së si një shembull për të gjitha partitë dhe organizatat.

  • Reforma në drejtësi, Halimi: Nishani
    tha të vërtetën për ekspertët vendas

    Pas deklaratës së Kreut të komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj ka reaguar edhe deputeti i PD, Eduard Halimi i cili i ka dalë në mbrojtje asaj çfarë shprehu pak ditë më parë Presidenti Nishani. Ndërsa Xhafaj u shpreh se Nishani përdori gjuhë të gabuar, Halimi u theksoi se  Presidenti tha të vërtetën për ekspertët vendas.

  • Basha:Rama në krye të sofrës me
    kontrabandistë nafte dhe cigaresh

    Kreu i Partisë Demokratike ka hedhur akuza politike ndaj kryeministrit Rama. “Ai është në krye të një sofre tjetër, tog me kontrabandistët e naftës dhe cigareve, tog me klanet kriminale të Bushëve dhe Roshëve me shokë.”- shprehet Basha ndërsa thekson se të quash sukses gropën ekonomike prej 160 mln $ në dogana dhe tatime domethënë të jesh jashtë realiteti.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv