Politikë
-
Ka hyrë në ditën e tretë greva e nisur nga disa anëtarë të Partisë Socialiste në qytetin e Kukësit. Nga burime brenda grevës për Shqiptarja.com mësohet se anëtarët në fjalë vazhdojnë në jenë të ngujuar brenda selisë së kësaj partie.
19 Shkurt 2018, 23:03 -
Pakti me Greqinë, Bushati:
19 Shkurt 2018, 22:35
Metës do i jap të dhëna shtesë
Ditmir Bushati garanton presidentin Ilir Meta se do t’i japë çdo informacion të nevojshëm për negociatat me Greqinë. Kryediplomati shqiptar i ftuar te "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv, pranoi se ka marrë një letër nga kreu i shtetit sa i takon termave të negocimit me Athinën, por sqaroi se trupa e negociatorëve do bëhet publike pasio kreu i shtetit të japë autorizimin për çeljen e negociatave me fqinjin jugor.
VIDEO
-
Bushati: Për heqjen ose jo të
19 Shkurt 2018, 22:07
termit 'Çamëri' vendosin ekspertët
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, mohon që të ketë rënë dakord me homologun grek, Nikos Kotzias, për heqjen e termit Çamëri nga tekstet shkollore.
VIDEO
-
'Deti', Bushati: Shqipëria merr
19 Shkurt 2018, 21:17
hapësirën e humbur në 2009
Kryediplomati shqiptar Ditmir Bushati e quan marrëveshjen e re për Detin me Greqinë, si marrëveshje më të mirë se ajo e 2009-ës e firmosur nga Berisha dhe Karamanlis, pakt ky i rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese për cenim të sovranitetit.
VIDEO
-
Bushati: Në pranverë presim që
19 Shkurt 2018, 20:57
Greqia të heqë 'Ligjin e Luftës'
Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, i ftuar te "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv, u shpreh se Tirana pret që brenda pranverës Greqia të shfuqizojë "Ligjin e Luftës". Kryediplomati shqiptar tha se shfuqizimi i këtij ligji do bëjë të mundur që qytetarëve shqiptarë të cilëve u janë sekuestruar pronat në Greqi, t'u kthehen këto prona.
VIDEO
-
Adriatik Llalla i shpëtoi Vetingut?
19 Shkurt 2018, 19:05
Deputetja e PS: ONM e ka apeluar
Adriatik Llalla duket se nuk do ta ketë të lehtë t'i shpëtojë filtrave të Vettingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi dy ditë më parë të pranojë kërkesën e tij duke ndërprerë procesin e Vettingut, pasi ish-kryeprokurori u tërhoq nga sistemi i drejtësisë.
VIDEO
-
Tsipras në Shqipëri në
19 Shkurt 2018, 18:23
prill, ja detajet e vizitës
Kryeministrat e Shqipërisë dhe të Gerqisë, Edi Rama dhe Aleksis Tsipras do të takohen zyrtarisht gjatë muajit prill. Report TV ka mësuar disa mëson detaje nga parapërgatitjet e kësaj vizite.
-
“S’kemi nevojë për tjetër hajdut”/
19 Shkurt 2018, 17:50
Patozi ironizon Bashën: Me Metën apo Thaçin e ke?
Ish-deputeti demokrat Astrit Patozi, rival i Lulzim Bashës për drejtimin e kësaj partie, e ka “thumbuar” sërish këtë të fundit për deklaratën e sotme kur kritikonte nismën e Edi Ramës për një president të përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës, me pretendimin se dy vendet nuk kanë nevojë për një tjetër hajdut.
-
Pakti me Greqinë,Meta-Bushatit
19 Shkurt 2018, 17:42
Dua të di termat e negocimit
TIRANE - Kreu i Shtetit Ilir Meta i është drejtuar ministrit të Jashtëm, Bushati përmes një letre të klasifikuar sekret shtetëror, ku i kërkon informacione për termat e negociatave me Athinën, për zgjidhjen e çështjeve të hapura mes dy vendeve. Dy nga çështjet e nxehta mes Shqipërisë dhe Greqisë janë marrëveshja e Detit dhe shfuqizimi i Ligjit të Luftës. (Ministri i Jashtëm Bushati, do jetë sonte i ftuar te "5 pyetjet nga Babaramo" ku do të komentojë pikërisht këto çështje)
VIDEO
-
Nisja e negociatave me BE/Finlanda
19 Shkurt 2018, 17:30
tregon kriterin për të votuar pro
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, priti sot në një takim Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës, Peter Stenlund. Ky i fundit shprehu gatishmërinë e Finlandës për ta mbështetur të gjithë rajonin dhe Shqipërinë për t’u integruar në BE, por përmendi meritokracinë si një kriter ku do të bazohet vlerësimi i vendit të tij, për të votuar pro ecurisë së proceseve intergruese.
-
Forumi, Gjiknuri: Shqipëria ofron
19 Shkurt 2018, 16:53
potenciale për investitorët italianë
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri mori pjesë në Forumin e Biznesit Shqipëri-Itali, ku ishin të pranishëm rreth 200 sipërmarrës italianë. Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, ministri Gjiknuri u shpreh se infrastruktura është një sfidë e madhe që ka Shqipëria.
-
Veliaj-sipërmarrësve italianë:
19 Shkurt 2018, 16:43
Ja tre sektorët ku mund të investoni në Tiranë
“Tirana është sot vendi ideal për të bërë biznes”. Kështu u shpreh Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj gjatë punimeve në Tiranë, të Forumit të Biznesit Shqipëri-Itali, ku morën pjesë 200 delegatë dhe rreth 350 sipërmarrje italiane.
-
Spartak Ngjela, 15 pyetje
19 Shkurt 2018, 16:32
Vuçiçit për Kosovën
Avokati Spartak Ngjela, ka ndërhyrë në debatin e ndezur mes Serbisë dhe Shqipërisë, lidhur me Kosovën, me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së saj, që kulmoi me deklaratat e Edi Ramës për një president të përbashkët mes dy shteteve, që u kritikuan edhe nga Bashkimi Evropian.
-
President kombëtar? Basha: S’na
19 Shkurt 2018, 16:32
duhet një hajdut i përbashkët
Pas mbledhjes së grupit parlamentar, kryetari i PD, Lulzim Basha ka komentuar propozimin e Edi Ramës dje në Kosovë për një President të përbashkët Shqipëri-Kosovë. Kreu demokrat e quajti shashkë tezën e kryeministrit, pasi sipas tij, as Shqipërisë dhe as Kosovës nuk i duhet një hajdut më shumë.
VIDEO
-
Veting në polici/Propozimi Doshit
19 Shkurt 2018, 16:09
e metafora e dashit e deputetes
Deputeti i Partisë Social Demokrate në qarkun e Shkodrës Tom Doshi, i cili në legjislaturnë e fundit ka votuar gjithnjë pro qeverisë, ëhstë dukur i matur gjatë diskutimit të sotëm në Komisionin e Ligjeve lidhur me projekt-ligjin për Vettingun në radhët e policisë.
-
President i përbashkët? Vasili: BE në
19 Shkurt 2018, 16:07
Bruksel reagoi, në Tiranë s’kanë kohë...
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar pas propozimit të kryeministrit Edi Rama në parlamentin e Kosovës se duhet një president i përbashkët Shqipëri-Kosovë si simbol i unitetit kombëtar.
-
Rekrutimet/Xhaçka: Më shumë
19 Shkurt 2018, 15:36
gra në Forcat e Armatosura!
130 djem e vajza janë kandidatët më të rinj për oficerë në Forcat e Armatosura. Për 9 javë ata do të jenë pjesë e Stërvitjes Individuale Bazë, në Shkollën e Trupës në Bunavi (Vlorë).
-
1 president me Kosovën/BE-
19 Shkurt 2018, 15:19
Ramës: Ndërhyrje e brendshme
Basha: S’na duhet një hajdut i përbashkët
Deklarata që mund të interpretohen si ndërhyrje politike ne vendet fqinje nuk ndihmojnë në ndërtimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Një gjë të tillë e ka thënë sot në Bruksel zëdhënsja e KE-së, Catherine Ray, duke komentuar deklaratën më të fundit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka sugjeruar së fundmi se Shqipëria dhe Kosova të mund të kenë në të ardhmen një kryetar Shteti të përbashkët.
-
Meta: të fokusohemi në prodhimin
19 Shkurt 2018, 15:10
vendas që t'i afrohemi B.E.
-
Beqiri: Opozita po merret me
19 Shkurt 2018, 14:52
Kryeministrin e jo me qytetarët
Komisioni i Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik lidhur me punën që ka bërë deri tani dhe mënyrën si zhvillon diskutimet nuk është në nivelin e një komisioni kulture dhe edukimi.
VIDEO