Politikë

  • Ne jemi për zgjidhjen që godina të restaurohet. Bashkia mund te ndërtoje nje teatër tjeter nëse dëshiron, e ta quaje si të dojë. Historia jonë është e bukur dhe e kujtojme me nostalgji. Mjaft e kemi kafshuar histrorinë. Kur po vija nga ju, kalova nga stadiumi që po ndërtohet, historia e tij është zhdukur por nuk mund të zhdukim historinë tonë të bukur duke shembur godina për interes privat. Planimetria është botuar  në shtypin e kohës, krahas interesave të  tij është fshehja e gjurmëve që është kryer nga Kryeministri.  VIDEO
  • Shkeljet te rruga Tiranë-Elbasan
    Haxhinasto: Ja çfarë dëshmova

    Për rreth një orë ish-ministri i Transportit Haxhinasto ka dëshmuar sot te Prokuroria e Krimeve të Rënda për abuzimet në rrugën Tiranë-Elbasan që po hetohen pas padisë së KLSH dhe ministrit Gjiknuri. Përveç Haxhinastos, në pyetje për abuzimet në rrugën Tiranë-Elbasan do të merret edhe ish-ministri tjetër i LSI, Sokol Dervishaj”. VIDEO

  • Deklaratat e Ramës acarojnë
    Serbinë:Të shpallet 'non grata'

    Deklarata e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Parlamentin e Kosovës se Shqipëria e Kosova duhet të kenë një politikë të përbashkët të jashtme dhe mbase edhe një president mbarëkombëtar, ka nervozuar disa politikanë në Serbi. 

  • Vettingu/Deputeti i PS pyetje të
    forta,Xhafaj e pranon:Politika ndikon

    Deputeti socialist, Pjerin Ndreu, i ka bërë një sërë pyetjesh ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, lidhur me Vetting-un në polici. Në Komisionin e Sigurisë, ku po prezantohet pr/ligji i Vetting-ut në polici, deputeti Ndreu e pyeti ministrin pse do të kalojë në këtë proces edhe Garda e Republikës, si dhe nëse politika është stërmullar i problemeve të mëdha në radhët e policisë.

  • Komision 'Tahiri',PS:Duam kohë
    PD:Absurde, po zhduken provat

    Konferenca e Kryetarëve ka shtyrë kërkesën e opozitës për të ngritur një komision hetimor për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe problemin e drogës në vend. Në përfundim të mbledhjes, kryetari i grupit të PD, Edmond Spaho, dhe nënkryetari i PD, Edi Paloka, deklaruan se mazhoranca po zvarrit çështjen, në mënyrë që të zhduk provat dhe të largojë dëshmitarët.  VIDEO

  • Integrimi, Bushati: Presim që 
    të hapen negociatat me BE-në

    Ministri i Jashtëm Bushati duke folur në Akademinë e Integrimit Europian dhe Negociatave u shpreh sot se Shqipëria pret në muajin Prill çeljen e negociatave me BE. Ai theksoi se data lexohet nga ana jonë si një shtysë, po jo qëllim në vetvete.

  • KQZ merr vendimin, Astrit
    Veliaj zyrtarisht deputet i PD

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë sot zyrtarisht mandatin e deputetit Astrit Veliajt, i cili do të zëvendësojë në Kuvend ish-deputetin e Partisë Demokratike, Eduard Halimi. Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të KQZ, me vendim unanim. Astrit Veliaj ishte i dyti në listën e kandidatëve të PD në Qarkun e Beratit.

  • Debati për Teatrin, Vokshi: Kumbaro
    mungoi me urdhër nga Rama

    Temat kryesore lidheshin me kërkesat e aktorëve për të mos shembur teatrin, si edhe për transparencë në lidhje me projektligjin i cili përmes ndërrimit të Drejtorit të teatrit, u mohon artistëve lirinë e vendimmarrjes.  VIDEO

  • Sipërmarrjet, Rama: Ta bëjmë
    Shqipërinë një Itali të vogëlCutillo: Drejtësia e re do tërheqë shumë investues

    Kryeministri Edi Rama ka ftuar 200 sipërmarrjet italiane që të investojnë në vendin tonë, pasi kemi disa avantazhe. Shefi i qeverisë shqiptare theksoi në Forumin e Biznesit se Reforma në Drejtësi është një garanci për investimet e huaja, ndërsa objektivi është që ta bëjmë Shqipërinë një Itali të vogël. Ndërsa ambasadori Alberto Cutillo u shpreh se Reforma në Drejtësi do të tërheqë më shumë investues dhe se Shqipëria me progresin që ka bërë është gati për hapjen e negociatave me BE, pasi e meriton. VIDEO

  • Ypi-aktorëve:Nuk e doni teatrin,pas
    kërkesës suaj fshihet një hile!

    ​Ypi deklaroi se artistët kanë gabim dhe se në kërkesën e tyre për teatrin fshihet ndonjë hile. Sipas tij, vetëm në vendin tonë është parë që artistët të dalin kundër qeverisë, pasi ata duhet të demonstrojnë magjinë dhe artin e tyre, pavarësisht nëse skena është në majë të malit apo në fund të detit. VIDEO

  • Cutillo: Reforma në Drejtësi do
    tërheqë shumë investues italianë

    Në Tiranë po zhvillohet Forumi i Biznesit Itali-Shqipëri. Në vendin tonë kanë ardhur 200 sipërmarrje italiane, ndërsa ambasadori Alberto Cutillo u shpreh se Reforma në Drejtësi do të tërheqë më shumë investues.
    VIDEO

  • President kombëtar? Princ Leka
    i përgjigjet Ramës: Duhet Mbret

    Kreu i qeverisë shqiptare deklaroi dje nga Prishtina se një president i përbashkët Kosovë-Shqipëri do të ishte simboli më i mirë i një uniteti të të dyja vendeve. 

  • Pr/ligjet dhe partia, Rama
    mbledh grupin parlamentar

    Kryetari i grupit të PS, Balla ka mbledhur grupin parlamentar në 08:30 të mëngjesit në Kryesinë e Kuvendit. 

  • Rama publikon momentet
    e pritjes në Kosovë/ VIDEO

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook disa momente nga pritja që i është bërë në Kosovë me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë. Rama e shoqëron videon me një status duke e konsideruar mikpritjen

  • President kombëtar? Paloka: Rama
    deklarata bombastike, por pa vlerë

    Pas propozimit të kryeministrit shqiptar Edi Rama për një President të përbashkët Kosovë-Shqipëri ka ardhur edhe reagimi i parë nga Partia Demokratike. Edi Paloka thotë se deklarata bombastike e Ramës është pa asnjë vlerë dhe se dëmton interesat e shqiptarëve.

  • President kombëtar, Hoti: Rama
    mungesë respekti për Kosovën

    Avdullah Hoti, anëtari i Kryesisë së LDK-së është kundër idesë së kryeministrit shqiptar Edi Rama  për një president të përbashkët të dy shteteve. Ai thotë se propozimi i Ramës është një mungesë respekti për aspiratat e shqiptarëve të Kosovës për shtet të pavarur.

  • Kosova bashkon politikën shqiptare,
    Basha dhe Kryemadhi të buzëqeshur

    Kosova festoi 10-vjetorin e pavarësisë, ndërsa të ftuar ishin shumë personalitete, mes tyre edhe Presidenti dhe Kryeministri shqiptar, por edhe liderët e dy partive kryesore opozitare Basha dhe Kryemadhi.  FOTO

  • LSI, Petrit Vasili: Drejtësia e
    goglave është për t'u refuzuar

    Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, nëpërmes postimit të tij në facebook u shpreh se Ligji ka vetëm një lexim: të zbatohet pikë për pike siç është shkruar.

  • Bushati:Presim mbështetjen e
    Spanjës për negociatat me B.E.

    Ministri Bushati u shpreh se Shqipëria e vlerëson rolin e Spanjës në favor të politikës së zgjerimit të BE-së, ndërsa shtoi se do të dëshironte përfshirjen e saj aktive në Ballkanin Perëndimor. Ai theksoi se Shqipëria pret mbështetjen e Spanjës përsa i takon hapjes së negociatave me BE-në, duke theksuar progresin e bërë në plotësimin e pesë prioriteteve dhe sidomos implementimin e reformës në drejtësi.

  • Kryeministri Tsipras autorizon fazën finale të negociatave me Shqipërinë

    Burime diplomatike pranë Ministrisë së Jashtme greke i kanë konfirmuar Top Channel se kryeministri grek, Aleksis Tsipras ka autorizuar fazën finale të negociatave për shportën e çështjeve të pazgjidhura mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv