Politikë

  • Ministri i Brendshëm Xhafaj po zhvillon një vizitë pune në Mbretërinë e Bashkuar, ku u takua me zyrtarët më të lartë të çështjeve të brendshme dhe sigurisë, me të cilët bisedoi për çështje me interes të përbashkët.
  • Festë me fishekzjarre në
    shtëpinë e Saimir Tahirit/VIDEO

    Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili është duke u hetuar në lidhje me rolin e tij në trafikun e marijuanës nga Shqipëria drejt Italisë, në kuadër të dosjes “Habilaj”, është dukur sot tepër i gëzuar teksa festonte ditëlindjen e djalit të tiuj të vogël, Drinit.

  • Kamëz, Lulzim Basha: Janë hequr
    780 familje nga ndihma ekonomike

    Kryetari i Paritsë Demokratike, Lulzim Basha ka ka vizituar disa familje të varfra në Bashkinë e Kamzës, të cilët janë hequr nga skema e ndihmës ekonomike pa marrë asnjë  shpjegim. Basha pati një bashkëbisedim me kryefamiljarët që i kanë treguar kryedemokratit për kushtet aspak të mira në të cilat ata jetojnë dhe vështirësitë ekonomike me të cilat përballen çdo ditë.  VIDEO

  • President me Kosovën/Ambasada
    e SHBA: Të zhgënjyer me Ramën

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar për deklaratat e kryeministrit Edi Rama në Kosovë. Ambasada është shprehur se është mjaft e zhgënjyer nga deklarata e kreut të qeverisë shqiptare për një president të përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës.

  • Niko Peleshi: Inspektimi i AKU, rrit
    standartet e sigurisë ushqimore

    Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi ka zhvilluar një takim me sipërmarrësit, dhe operatorët që kryejnë aktivitetin e tyre në fushën e industrisë së mishit dhe të përpunimit të qumështit.  Takimi është organizuar në kuadër të iniciativës të marrë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me qëllim sensibilizimin dhe inspektimin në distancë ndaj të  gjithë njësive të tregtimit të mishit dhe të qumështit dhe nënprodukteve të tij.

  • Ngjela-Ruçit e Xhafës: Edhe sa
    do ta duroni Ramën kryeministër?

    Avokati Spartak Ngjela e ka përmendur disa herë në shkrimet e tij, rrëfimin që sipas Ngjelës i ka bërë Gramoz Ruçi, se në vitin 2005, ky i fundit u detyrua ta bënte Ramën kryetar partie pasi Fatos Nano kishte mbyllur telefonin dhe nuk i përgjigjej, ditën e votimit.

  • Kreu i senatit çek-Metës: Mbështetje
    Shqipërisë për çeljen e negociatave

    Çekia si një vend anëtar i Bashkimit Europian mbështet çeljen e negociatave me Shqipërinë. Kështu ka deklaruar sot në Tiranë gjatë një takimi me Presidentin Ilir Meta, kryetari i Senatit të Republikës Çeke, Milan Štěch. 

  • Përçarja në Kukës, ‘rebelët’ kundër
    Ballës, PS: Trilluesi me precedent

    Grupi i kritikëve socialistë në Kukës kanë reaguar pas deklaratës së mbrëmshme të Taulant Ballës për zgjedhje të reja në degën e partisë dhe përjashtimet. Balla pas mbledhjes së Kryesisë së PS mbrëmë, u shpreh se strukturat e PS në Kukës do riorganizohen nga e para.

  • Ndryshim kufijsh në Ballkan?
    Meta: Ide e papranueshme

    Presidenti Meta, përmes deklaratës së tij shprehu se konsideron të papranueshme dhe të pamundura idetë destruktive për ndarje apo shkëmbime territoresh. Sipas tij, këto tentativa janë të dëshpëruara për mbivendosjen e agjendave populiste mbi agjendat jetike të integrimit dhe stabilitetit.

  • Kamzë, Basha bisedon me familjet
    e përjashtuara nga ndihma sociale

    Basha ka bërë publike një bisedë me një nënë të varfër bashkëshorti i të cilës ka vdekur dhe ajo është në përpjekje për të marrë KEMP-in ditën që bashkëshorti u nda nga jeta.

  • Qeveria zhvendoset për
    mbledhje zyrtare në Berat

    Kryeministri Rama nuk e mblodhi këtë të mërkurë kabinetin e tij. Burime për Report TV saktësojnë se qeveria do të mblidhet të premten dhe të shtunën në qarkun e Beratit, në kuadër të nismës së kryeministrit për tu zhvendosur me qeverinë të paktën një herë në muaj në një qark të vendit.

  • Xhafaj:Vettingu në policinë e
    shtetit sipas modelit britanik

    "Modeli për ne - përvoja e shkëlqyer britanike në procesin e Vetting-ut të Policisë. Premtim për mbështetje konkrete për operacionin #ForcaELigjit. Bashkëpunim për operacione dypalëshe."

  • Strategjia e re/PD-LSI protestë në
    mars kundër SPAK-ut dhe varfërisë

    Krerët e opozitës takime derë më derë për protestën e radhës, udhëzimi i Bashës për deputetët dhe krerët e degëve. Basha ka udhëzuar të gjithë vartësit e tij të marrin informacione të vërteta mbi familjet e hequra nga ndihma ekonomike, nëse ata janë vërtet në nevojë ekonomike dhe përjashtimi nga skena rëndon gjendjen e tyre.  VIDEO

  • Ypi: Mos guxoni të merreni me
    Ramën,ai doli lakuriq dhe ju mundi!

    Më tej, Ypi u ndal dhe te veshja e kryeministrit Edi Rama, e cila është shpesh në qendër të vëmendjes dhe shumë e komentuar. Ypi ju bëri thirrje të gjithë qytetarëve, por edhe politikanëve, të mos merren me veshjen e Ramës, pasi ai është një njeri aventurier i mendimit dhe mund të thotë çfarë të dojë. Sipas tij, Rama ka provuar të dalë dhe lakuriq dhe prapë ka triumfuar, duke i mundur të gjithë. VIDEO

  • Mediat greke: Meta po pengon
    marrëveshjen midis 2 vendeve

    “Ilir Meta i cili tashmë është pjesë e opozitës shqiptare dhe kjo gjë duhet theksuar, ka refuzuar të firmosë dekretin që autorizon qeverinë shqiptare që të vazhdojë negociatat me Greqinë mbi kufijtë detarë në detin Jon. Për të justifikuar qëndrimin e tij, Meta ka theksuar nevojën për informacion më të detajuar dhe transparencë mbi çështjen, duke theksuar se roli i tij nuk është që të firmosë “letra të bardha” ose “letra problematike”

  • Deti, 10 kushtet për Ditmir
    Bushatin që të bindë Metën

    Hapat që parashikon ligji marrjen e autorizimit nga Presidentit për negociatat me Greqinë dhe si formohet grupi negociator.

  • Bushati diplomatëve të rinj:Të keni
    dashuri për atdheun dhe detyrën

    “Është e rëndësishme që në thelb të punës suaj si diplomatë të keni dashurinë për atdheun. Jetojmë në kohë të pasigurta, kur tundet flamuri i nacionalizmit, por dashuria për atdheun,duhet të ndërthuret me dashurinë për detyrën, shumëfishimin e dijeve tuaja në praktikë. Kështu do të kemi një pozicionim më të mirë në Shërbimin tonë të Jashtëm”, u shpreh ministri. 

  • Integrimi/Prapaskenat e pajtimit
    PD-PS,mbrojtën imunitetin

    Përfaqësuesit e BE, PD dhe PS hoqën dorë nga propozimin për heqjen e imunitetit për deputetët gjatë mbledhjes së dakordësimit të rezolutës së përbashkët. VIDEO

  • Rama: Shqipëria do të jetë
    anëtare e BE deri në 2025

    Kryeministri Rama ka folur për deklaratën e bërë prej tij në ditën e Pavarësisë së Kosovës për një President të përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë. Një deklaratë kjo e cila ka shkaktuar shumë debatë në media dhe në opinionin publik.

  • Deputetja Kadiu: Po shkatërrohet
    thesari arkeologjik i Durrësit/FOTO

    Deputetja e Partisë Demokratike, Fatbardha Kadiu, ka denoncuar sot  publikisht një skandal në qytetin e Durrësit që po konsumohet në sytë e gjithë publikut, në një kohë që qeveria nuk po vepron

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv