Politikë
-
Kryeministri Edi Rama ka komentuar shkurtimisht intervistën e Zv.Ndihmës Sekretarit të Shtetit, Hoyt Brian Yee, lidhur me çështjen ‘Tahiri’. Lidhur me akuzat për përfshirjen e Tahirit në trafikun e drogës dhe kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e tij, zyrtari i lartë amerikan tha se ligji duhet të jetë mbi gjithçka dhe se ai duhet lënë të veprojë.
26 Tetor 2017, 11:30 -
“Tahiri” Kryemadhi: Rama frikë
26 Tetor 2017, 11:27
përpjekje të kota intimidimi
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaron se Rama përpiqet kot të intimidojë me mënyrën e tij të komunikimit prokurorinë apo median, pasi nuk do të mundin kurrësesi të mposhtin vullnetin e një populli që po qeveriset nga mafia dhe rrezikon të shndërrohet në diktaturën e kanabisit.
-
Votat e PS për Tahirin,Vasili:
26 Tetor 2017, 11:14
Faqe e zezë,vendi pa kryeministër
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka komentuar me tone të ashpra votën e mazhorancës një ditë më parë në Kuvend kundër arrestimit të deputetit Saimir Tahiri. Vasali shkruan në ‘facebook’ se krimi fitoi publikisht kryeministrin dhe se votimi ishte një faqe e zezë e pashlyeshme moralisht dhe politikisht për Ramën.
-
Sistemi i radarëve,LSI i kërkon llogari
26 Tetor 2017, 11:08
Xhaçkës: Pse s’ishin në punë 3 vite?
Deputeti i LSI, Luan Rama ka reaguar pas deklaratës së Ministres së Mbrojtjes për blerjen e radarit të ri për hapësirën ajrore dhe vëzhgimit të atyre detarë. Ai ngre pyetjen se përse nuk kanë qenë në punë prej më shumë se tre vitesh radarët ekzistues.
-
“Tahiri” Rama falënderon Lu:
26 Tetor 2017, 10:51
Mesazh i qartë,jo gjyqe komuniste
Pas deklaratave të ambasadorit të SHBA, Donald Lu për çështjen Tahiri, ka reaguar kryeministri Rama. Kryeministri falënderon ambasadorin, i cili deklaroi për çështjen Tahiri se nuk duhet të ketë gjyqe komuniste dhe se duhet të zbardhet e vërteta.
-
Donald Lu: Shumë politikanë i
26 Tetor 2017, 10:36
kanë shpëtuar drejtësisë në 27 vite
Ambasadori i SHBA, Donald Lu ka deklaruar se në 27 vite shumë politikanë të fuqishëm nga e djathta dhe nga e majta, që kanë kryer krime të tmerrshme i kanë shpëtuar drejtësisë.
VIDEO
-
'Tahiri', Lu: Jo dënime si në
26 Tetor 2017, 10:35
komunizëm, të dalë e vërteta
Ambasadori Donald Lu ka folur mbi kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e ish-ministrit Saimir Tahiri, teksa solli në kujtesë kohën e komunizmit, ku sipas tij, njerëzit e pafajshëm dërgoheshin në burgjet më të tmerrshme. Lu tha se më parë duhet zbardhur e vërteta, duke shtuar se do të ishte e papërshtatshme të thonte nëse Tahiri është i fajshëm apo i pafajshëm.
VIDEO
-
Rama sërish sulm medias, thirrje
26 Tetor 2017, 10:16
investitorëve:Mos takoni gazetarët
Kryeministri Edi Rama vijon që të mos lëvizë nga qëndrimi i djeshëm për mediat. Edhe sot në aktivitetin për Dhomat e Tregtisë, Rama iu drejtua investitorëve të huaj që të mos dëgjojnë gazetarët.
VIDEO
-
Investitorët, Rama: Shqipëria
26 Tetor 2017, 10:04
është vend i sigurt për biznes
Kryeministri Edi Rama nga konferenca kombëtare e Dhomave të Tregtisë deklaroi se Shqipëria është në kushtet e një modeli të ri ekonomik.
VIDEO
-
Bushati: Diplomacia, instrument
26 Tetor 2017, 09:59
që promovon interesat ekonomike
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Bushati deklaroi në konferencën kombëtare të Dhomave të Tregtisë se Shqipëria po ecën në rrugën e duhur drejt hapjes së negociatave me BE.
-
Ahmetaj: Rritja ekonomike
26 Tetor 2017, 09:44
6% deri në fund të mandatit
Në konferencën kombëtare të Dhomave të Tregtisë, ministri Arben Ahmetaj deklaroi se deri në fund të mandatit të dytë objektiv është që rritja ekonomike të shkojë në mbi 5.5-6%.
-
Akuzat, Xhaçka: Blejmë radar
26 Tetor 2017, 09:02
ajror, vëzhgim detit me Xhafajn
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka deklaron se përmes aktit normativ, të miratuar pak javë më parë, qeveria dha mbështetjen e saj për Forcat e Armatosura. Xhaçka konfirmoi se janë 400 mln lekë shtesë për buxhetin e mbrojtjes me qëllim blerjen e sistemit radar ajror, ndërsa do të ketë grupe pune me ministrin Xhafaj për vëzhgimin e hapësirës detare.
VIDEO
-
‘Bëre figurë të keqe me median”
26 Tetor 2017, 08:56
Edi Rama: Më neverit ai kazan
Kryeministri Rama është kritikuar edhe nga komentuesit në faqen e tij në Facebook për ofendimet dje ndaj gazetarëve pas përfundimit të seancës në Kuvend.
-
'Tahiri', Boçi: Rama ka humbur fillin
25 Tetor 2017, 22:03
e tregojnë sulmet ndaj gazetarëve
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka reaguar pas sulmit dhe fyerjeve që kreu i qeverisë Edi Rama, ka bërë ndaj gazetarëve. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Boçi shprehet se “Rama e ka humbur fillin…Ka degraduar si ai personazhi në librat për fëmijë".
-
Repolitix, përplasje Hysi-Çupi:
25 Tetor 2017, 21:57
Kush tradhëtoi sekretet e hetimit
Dy anëtaret e Komisionit të Mandateve në Kuvend, Vasilika Hysi nga radhët e Partisë Socilaiste dhe Dhurata Çupi si përfaqësuese e Partisë Demokratike, të ftuara në emisionin “Repolitix” të gazetarit Denis Minga ne Reporto Tv, kanë analizuar votimin e kuvendit për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin që t’i kontrollohet banesa dhe kontrolli personal, por duke mos plotësuar kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për t’i hapur rrugë arrestimit të tij.
-
Polemikat me gazetarët, Rama:
25 Tetor 2017, 20:04
Nuk ofendova, dhashë një opinion
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Facebook pas incidentit të mesditës me gazetarët lidhur me çështjen "Tahiri". Kreu i qeverisë shkruan se nuk ka fyer asnjë gazetar, por ka shprehur një opinion për punën e medias, të cilët sipas tij kanë dizinformuar publikun.
-
Patozi këshillon gazetarët: Bojkotoni
25 Tetor 2017, 18:02
Ramën, vetëm kështu hakmerreni
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka këshilluar gazetarët që të bojkotojnë aktivitetet e kryeministrit Edi Rama.
-
Sulmi ndaj gazetarëve,Paloka:
25 Tetor 2017, 16:26
Ja cili ishte qëllimi i Ramës
Nënkryetari i Parlamentit, Edi Paloka, ka sulmuar kryeministrin Edi Rama pas fyerve që ky i fundit adresoi ndaj gazetarëve. Paloka ‘zbulon’ qëllimin e këtij skandali, që sipas tij, ishte mbulimi apo lënia në hije e skandalit të vërtetë, faktit që mazhoranca votoi për imunitetin e krimit dhe mafies në Shqipëri.
-
Vendimi për Tahirin,deputeti i PD:
25 Tetor 2017, 15:36
Turp t'iu vijë që votuat krimin
Deputeti i PD, Klevis Balliu, e ka cilësuar të turpshëm vendimin e sotëm të Kuvendit për të mos arrestuar deputetin Saimir Tahiri. Balliu shkruan në ‘facebook’ se ky ishte vendimi më i turpshëm në histori dhe kurrë nuk është parë e dëgjuar që Parlamenti të bëjë rolin e gjykatës.
-
Kryemadhi: Rama pas prokurorëve
25 Tetor 2017, 15:23
sulmoi gazetarët, sjellje rrugaçërore
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar pas ofendimeve të kryeministrit Rama kundër gazetarëve. Ajo shprehet se sjellja e Ramës ishte rrugaçërore, ndërsa duhet të reagojë trupi diplomatik në Tiranë.