Politikë
-
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka reaguar pas sulmit dhe fyerjeve që kreu i qeverisë Edi Rama, ka bërë ndaj gazetarëve. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Boçi shprehet se “Rama e ka humbur fillin…Ka degraduar si ai personazhi në librat për fëmijë".
25 Tetor 2017, 22:03 -
Repolitix, përplasje Hysi-Çupi:
25 Tetor 2017, 21:57
Kush tradhëtoi sekretet e hetimit
Dy anëtaret e Komisionit të Mandateve në Kuvend, Vasilika Hysi nga radhët e Partisë Socilaiste dhe Dhurata Çupi si përfaqësuese e Partisë Demokratike, të ftuara në emisionin “Repolitix” të gazetarit Denis Minga ne Reporto Tv, kanë analizuar votimin e kuvendit për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin që t’i kontrollohet banesa dhe kontrolli personal, por duke mos plotësuar kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për t’i hapur rrugë arrestimit të tij.
-
Polemikat me gazetarët, Rama:
25 Tetor 2017, 20:04
Nuk ofendova, dhashë një opinion
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Facebook pas incidentit të mesditës me gazetarët lidhur me çështjen "Tahiri". Kreu i qeverisë shkruan se nuk ka fyer asnjë gazetar, por ka shprehur një opinion për punën e medias, të cilët sipas tij kanë dizinformuar publikun.
-
Patozi këshillon gazetarët: Bojkotoni
25 Tetor 2017, 18:02
Ramën, vetëm kështu hakmerreni
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka këshilluar gazetarët që të bojkotojnë aktivitetet e kryeministrit Edi Rama.
-
Sulmi ndaj gazetarëve,Paloka:
25 Tetor 2017, 16:26
Ja cili ishte qëllimi i Ramës
Nënkryetari i Parlamentit, Edi Paloka, ka sulmuar kryeministrin Edi Rama pas fyerve që ky i fundit adresoi ndaj gazetarëve. Paloka ‘zbulon’ qëllimin e këtij skandali, që sipas tij, ishte mbulimi apo lënia në hije e skandalit të vërtetë, faktit që mazhoranca votoi për imunitetin e krimit dhe mafies në Shqipëri.
-
Vendimi për Tahirin,deputeti i PD:
25 Tetor 2017, 15:36
Turp t'iu vijë që votuat krimin
Deputeti i PD, Klevis Balliu, e ka cilësuar të turpshëm vendimin e sotëm të Kuvendit për të mos arrestuar deputetin Saimir Tahiri. Balliu shkruan në ‘facebook’ se ky ishte vendimi më i turpshëm në histori dhe kurrë nuk është parë e dëgjuar që Parlamenti të bëjë rolin e gjykatës.
-
Kryemadhi: Rama pas prokurorëve
25 Tetor 2017, 15:23
sulmoi gazetarët, sjellje rrugaçërore
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar pas ofendimeve të kryeministrit Rama kundër gazetarëve. Ajo shprehet se sjellja e Ramës ishte rrugaçërore, ndërsa duhet të reagojë trupi diplomatik në Tiranë.
-
Nard Ndoka: Bashës partinë ia
25 Tetor 2017, 15:16
dhuroi Berisha, Rama po i dorëzon...
Deputeti Nard Ndoka pas rrëzimit të kërkesës së prokurorisë nga Kuvendi për Saimir Tahirin ka ironizuar me liderin demokrat Basha.
-
Fyerjet,Basha në mbrojtje të
25 Tetor 2017, 15:07
gazetarëve:Rrugaçëri e Ramës
Kreu demokrat, Lulzim Basha, ka reaguar pas deklaratave të forta dhe fyese të kryeministrit Edi Rama ndaj gazetarëve.
-
‘Tahiri’,Manja:Të flasë drejtësia,
25 Tetor 2017, 14:18
Kuvendi ka rrëzuar dy raste tjera
Deputeti i PS, njëherësh anëtar i Këshillit të Mandateve, Ulsi Manja, ka komentuar sërish vendimin e Kuvendit për hetim të lirë ndaj deputetit Saimir Tahiri. Në studion e Report Tv, Manja tha se pas vendimit të Kuvendit tashmë duhet të flasë drejtësia dhe se Prokurorisë i është hapur rruga për të hetuar deri në fund ndaj deputetit.
VIDEO
-
Ngjela: Tahiri do dënohet,
25 Tetor 2017, 14:05
do ketë dhe raste të tjera
Avokati Spartak Ngjela ka komentuar çështjen ‘Tahiri’, duke thënë se tregoi se rreziku i të ardhmes së Shqipërisë është Rama dhe jo ish-ministri dhe se shkaku i degradimit të qeverisë aktuale është vetë kryeministri.
-
Kontrollin e vendos gjykata
25 Tetor 2017, 14:03
Tahiri: S’kam gjë për të thënë
Pas vendimit të parlamentit është Gjykata e Krimeve të Rënda që do të vendos tashmë nëse banesa e ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri do të kontrollohet apo jo.
VIDEO
-
Bushati me homologun e EBA:
25 Tetor 2017, 13:35
Të hiqen vizat për shqiptarët
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, zhvilloi një takim me homologun e tij, LT Sheikh Abdullah Bin Zayed Al Nahyan, Ministër i Jashtëm dhe i Bashkëpunimit Ndërkombëtar të EBA. Takimi u zhvillua në kuadër të vizitës së punës të Kryeministrit Rama në EBA dhe u përqendrua te marrëdhënia e mirë mes dy vendeve.
-
Basha: Pasi vendosën Tahirin, dy
25 Tetor 2017, 13:32
deputetë të PS darkonin në luks
Kryetari i PD, Lulzim Basha deklaroi në Kuvend se kur deputetët socialistë të Këshillit të Mandateve vendosën për të mos i hequr imunitetin Saimir Tahirit darkuan në luks.
-
Petrit Vasili: Rama në kazanin
25 Tetor 2017, 13:30
e trafikantëve, do të mbytet
Kryetari i grupit të LSI, Petrit Vasili shprehet se Rama ndodhet në mes të kazanit të trafikantëve, ndërsa nuk del dot dhe do të mbytet.
-
Deputeti i PD me tone të forta:
25 Tetor 2017, 13:20
Revolucion për të shporrur krimin
Deputeti demokrat, Flamur Noka, foli me tone të ashpra në fjalën e tij në seancën plenare, ku u miratua kërkesa e mazhorancës për hetim të lirë të deputetit Saimir Tahiri. Noka tha se ky Parlamenti demonstroi se është Parlamenti i turpit, i drogës, vendi ku bëhet avokaturë ndaj krimit e drogës.
-
Rama i ofendon, gazetaret
25 Tetor 2017, 13:15
i ndërpresin fjalën/ VIDEO
Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer sot në akuza dhe ofendime për gazetarët në përfundimit të seancës plenare ku u rrëzua kërkesa e prokurorisë për arrestimin e Tahirit.
VIDEO
-
‘Tahiri' Rama-gazetarëve:Turp
25 Tetor 2017, 13:03
t’ju vijë, beni vetëm pyetje idiote
Rama ka shpërthyer në sulme e fyerje ndaj gazetarëve, teksa i quajti ata të paditur, të papërgatitur, pjesë të llumin e kazanit dhe që flasin përçartë. Në shenjë 'hakmarrjeje' ndaj të parit të vendit, gazetarët bojkotuan fjalën e Ramës, teksa ranë dakord me të dhe u larguan duke i thënë 'ok, keni të drejtë'.
VIDEO
-
Rama paralajmëron opozitën:
25 Tetor 2017, 12:43
Keq e më keq do e paguani
Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij në Kuvend me akuza ndaj opozitës, e cila është larguar nga salla, sapo kryeministri ka marrë fjalën. Rama ka paralajmëruar deputetët e opozitës se do ta pësojë keq e më keq, duke menduar se po i bëjnë për budallenj shqiptarët.
VIDEO
-
Seanca për Tahirin, opozita
25 Tetor 2017, 12:42
largohet nga salla e Kuvendit
Deputetet e opozitës kanë braktisur seancën parlamentare në momentin që kryeministri Edi Rama ka filluar të flasë në foltoren e Kuvendit.
FOTO