Politikë

  • Ndryshe nga varianti i depozituar në Kuvend me 67 nene, në seancën plenare të 30 gushtit, projektligjit të vetingut i ishin shtuar dhe edhe 4 nene të tjera në fund, të cilët janë vendimtare për afatet të cilat bëjnë të mundur nisjen e procesit të rivlerësimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve.
  • Frika nga hetimet/15 garancitë që
    kërkon PD nga prokurorët e rinj

    Partia Demokratike u trembet hetimeve nga prokurorët, të cilët do t’i mbijetojnë procesit të Vetingut. E vetëdijshme se disa eksponentë të saj mund të jenë objekt i Byrosë së Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Prokurorisë me juridiksion të përgjithshëm, opozita ka propozuar 15 rregulla dhe direktiva, në formë garancish, të cilat duhet të udhëheqin punën e prokurorëve, gjatë hetimeve, ndjekjeve penale dhe referimit të dosjeve në gjykatë.  VIDEO

  • Ethet e listave, rebelët e PD në
    rresht, autokritikë para Bashës

    Tërhiqen dhe futen në rresht rebelët e Partisë Demokratike, të cilët në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar, por edhe në mbledhje të mëparshme, kanë akuzuar kryetarin Lulzim Basha për humbjet e njëpasnjëshme në zgjedhje. Kthesa e befasishme vjen 9 muaj para zgjedhjeve të parlamentare, ku shumë anëtarë të grupit aktual parlamentar demokrat, nuk kanë siguri nëse do të jenë pjesë e parlamentit të ardhshëm.  VIDEO

  • Rama ndan tapitë në Pukë, batuta
    për mustaqet dhe Gjonin/ Video

    Kryeministri Edi Rama nga Gjegjani në Pukë ku ka shpërndarë certifikatat për tokat bujqësore ka premtuar rrugën që lidh bashkinë me komunitetin, projektin e ri të rilindjes së qendrës së qytetit që do të lidhet me liqenin.  VIDEO

  • Tahiri-Bashës:Lazarati ishte nën
    hundën tënde, trafiku nga Rinasi

    Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar pas akuzave të kreut të PD, Lulzim Basha për kultivimin e kanabisit në vend dhe trafikun me avion.Tahiri shprehet se trafiku i drogës me mjete nga më të ndryshmet është fenomen botëror, pasi  në Amerikë kanë arritur të bëjnë edhe tunele nëntokësore, kanë përdorur edhe nëndetëse. Sipas ministrit fluturime avionësh të tillë si në rastin e Ishmit  janë një shqetësim në të gjithë Evropën. Tahiri akuzon Bashën se kur ishte ministër ai dhe Noka, trafikantet as nuk kishin nevojë të eksperimentonin, pasi sipas ministrit kishin më kollaj portet, pikat e kufirit, madje dhe Rinasin.

  • ​Kryetari i ri i LSI/Meta nuk vonon
    nis fushatën, takimet në Korçë

    Ilir Meta apo Shezai Rrokaj? Zgjedhjet brenda Levizsjes Socialiste për Integrim me 6 nëntor do vendosin se cili do të jetë kryetari i ri i kësaj partie.  Pas mbledhjes së kryesisë së LSI ku u shpall dhe kandidatura e Prof. Shezai Rrokaj për postin e kryetarit të LSI, Ilir Meta nuk vonon dhe fillon fushatën për këto zgjedhje

  • Ruli mbron Bashën pas 'kryqëzimit'
    nga grupi i PD: Betejën e kemi me PS

    Deputeti i PD, Genc Ruli ka dalë në mbrojtje të kryetarit Lulzim Basha pas akuzave të shumta që janë hedhur në drejtim të tij nga grupi parlamentar, por edhe nga baza për humbjen e thellë që pësoi e djathta në zgjedhjet e pjesshme lokale në Dibër.

  • Librazhd, Balla e ministrja Gjermeni
    inspektojnë rrugën në Dragostunjë

    Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni së bashku me kryebashkiakun e Librazhdit Gurra dhe deputetin Taulant Balla inspektuan punimet në rrugën që lidh banorët e fshatit Dragostunjë me rrugën nacionale.

  • Basha: Droga po shkatërron vendin
    të bashkohemi të gjithë kundër krimit 

    Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka dhënë një alarm ku sipas tij po humben jetë nga konfliktet e kanabisit. Kreu i opozitës ka shkruar se droga po dëmton të gjithë shoqërinë, nga ku ju bën thirrje për bashkim në rezistencën kundër krimit. 

  • Vau i Dejës,Rama-kryebashkiakut
    të PD: Sill projekte, i financojmë

    Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me strukturat e Partisë Socialiste në Vaun e Dejës. Rama ka takuar edhe kryebashkiakun e djathtë Zef Hila. 

  • FOTO/ Rama fundjavë në 
    Vermosh: Eksperiencë unikale
     

    Kryeministri Rama e ka kaluar fundjavën në Malësine e Madhe. Kreu i qeverisë në një postim në rrjetin social Facebook, tregon sesi e ka shijuar mëngjesin e kësaj të shtune në Bujtinën e Fratit.

  • Paratë e pista, politikanët
    humbasin shtëpitë nëse i fshehin

    Ngushtohet laku për funksionarët dhe ish-funksionarët, të cilët kanë përvetësuar paratë e shqiptarëve dhe pasuritë publike, me anë të praktikave korruptive. Deputetëve, ministrave dhe ish-ministrave, drejtorëve dhe ish-drejtorëve, gjyqtarëve, prokurorëve etj., të cilët kanë shpërdoruar apo fshehur paratë e korrupsionit, do t’u konfiskohen pasuritë e tjera të ligjshme, me vlerë ekuivalente. Kështu parashikon ligji i ri anti-mafia, i hartuar nga misionet e SHBA-BE në Tiranë, bazuar në rekomandimet e PAMECA.  VIDEO

  • Meta President, LSI-PS-së: Është
    ende në detyrën e kreut të Kuvendit

    Një ditë pas deklaratës së bërë nga ministri i jashtëm Ditmir Bushati se Ilir meta është kandidatura më e fortë për të qenë president i Shqipërisë, ka reaguar deputetja më e re në radhët e LSI-së Kejdi Mehmetaj ku përmes një postimi në Facebook ka thënë se ai ënde nuk ka përfunduar detyrën si kryetar i Kuvendit.

  • Rama fshikulloi kryebashkiaken si
    hu, Basha:Kryeministër burracak

    Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar sot ndaj fshikullimit që kryeministri i vendit Edi Rama i ka bërë kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi të cilën e ka etiketuar si një hu.

  • Dade: Mbretëria e Bashkuar, partner
    i rëndësishëm historik i Shqipërisë

    Në përmbyllje të vizitës zyrtare të Kryetarit të Kuvendit dhe delegacionit parlamentar shqiptar në Londër, Kryetarja e Komisionit të Politikës së Jashtme, Arta Dade, si dhe anëtari i Komisionit deputeti  Gerti Bogdani, shoqëruar prej Ambasadorit të ri të Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar zhvilluan këto ditë një sërë takimesh me përfaqësues të të dy dhomave të Parlamentit Britanik.

  • Majlinda Bregu nuk tërhiqet: Basha
    po shkatërron degët e PD-së

    Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu ka vazhduar të thumbojë kreun e opozitës për humbjen në Dibër, ku e fajëson atë gjithashtu për gjendjen të në cilën ndodhet Partia Demokratike sot.

  • Haxhia-Berishës: Pse e fike telefonin
    para vrasjes së Azemit, kur e ndeze?

    Izet Haxhia vijon që të nxjerrë në ditë fakte që, sipas tij, janë detajet e aktivitetit të ish-kryeministyrit Sali Berisha, ku përmes një statusi në Facebook ai ka thënë se Berisha ka fikur telefonin e tij tre ditë përpara se të vritej ish-deputeti Azem Hajdari.

  • PD:Shëndetësia e Ramës e Beqës
    të merr jetën,veç për pasurimin e tyre

    Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa në një dalje të posaçme për mediat ka folur për humbjen e jetës së nënës Aida Çajkas dhe foshnjes së saj, ku ka akuzuar kryeministrin Rama dhe Ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj se e kanë kthyer shëndetësinë si një shërbim që të merr jetën dhe që funksionon vetëm për pasurimin e tyre.

  • Më 6 nëntor LSI zgjedh kreun e ri
    Shezai Rrokaj përballë Ilir Metës

    Është mbledhur pasditen e kësaj të premte kryesia e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim ku pas takimit, ku Luan Rama në një komunikim për mediat ka thënë se temë kryesore e këtij takimi ishin zgjedhjet që do mbahen në parti më 6 nëntor ndërkohë që ka theksuar se Ilir Meta ka shpallur kandidaturën vendim të cilin e ka marrë edhe Shezai Rrokaj.  VIDEO
    Deklarata për shtyp e Sekretarit të Përgjithshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama 

  • Asamblea e Përgjithshme e OKB
    Ditmir Bushati niset për në SHBA

    Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, niset për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë kësaj vizite Ministri Bushati do të marrë pjesë në punimet e sesionit të 71-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku do të zhvillojë një sërë takimesh dypalëshe me homologë dhe personalitete nga disa vende mike dhe partnere.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv