Politikë

  • Ligji i importit të mbetjeve do të miratohet në 22 shtator në Kuvend. Kjo ka qenë deklarata e deputetit socialist Eduart Shalsi menjëherë pas daljes nga mbledhja e grupit të partisë Socialiste në të cilën është diskutuar gjërësisht për draftin e ri të hartuar për këtë çështje.  VIDEO
     
  • ​Caka: Mes Metës dhe Rrokajt do
    ketë një përballje publike

    Mes Ilir Metës dhe Shezai Rrokajt do të ketë një përballje publike. Lajmin e konfirmon deputeja e LSI-së Silva Caka gjatë një interviste për Report TV. Deputetja komentoi gjatë zgjedhjet brënda Lëvizjes për Integrim (LSI), që do të zhvillohen në 6 Nëntor.  VIDEO

  • PD: Tonelata droge drejt Europës
    nga Karteli i Ramës

    Partia Demokratike ka akuzuar sërish sot kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri se me mbështetjen e tyre po dëgohen tonelata me drogë drejt vendeve të Europës. Kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, se karteli i Ramës nuk ka të ndalur

  • Zgjedhjet për kreun e partisë, Meta:
    LSI s'është strehë e të privilegjuarve

    Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta zhvilloi një takim me strukturat e LSI-së në qytetin e Pogradecit në kuadër të zgjedhjeve të brendshme që do të zhvillohet në datën 6 nëntor ku ka thënë se LSI-ja nuk mund të jetë një strehë e të privilegjuarve.

  • Bushati me Diasporën shqiptare në
    Boston:Bashkëudhëtarë të ndryshimit

    Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i cili gjendet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Sesionin e 71-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, zhvilloi gjatë ditës së djeshme një bashkëbisedim me përfaqësues të Diasporës shqiptare në Boston, i organizuar në bashkëpunim me Qendrën për Zhvillim Ndërkombëtar të Universitetit të Harvardit

  • ​Institucionet e reja në Drejtësi,
    mblidhet Komisioni i Posaçëm

    Komisioni i posaçëm i Reformës në Drejtësi mblidhet ditën e sotme për të diskutuar mbi Ligjin për Organet e reja të Drejtësisë që krijohen, Këshilli i Lartë i Gjyqësorit, (KLGJ), Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) dhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, (KED)

  • Nishani në OKB në Nju-York me ftesë
    të Sekretarit të Përgjithshëm, Moon

    Me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Ban Ki-moon dhe Presidentit të Asamblesë së Përgjithshme, Peter Thompson, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, së bashku me Zonjën e Parë, Odeta Nishani, në krye të delegacionit zyrtar shqiptar, u nis drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Sesionin e 71-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që do të zhvillohet në Nju-Jork.


     

  • Video- mesazhi i Ramës, reagon
    Paloka: Zgjedhjet në Dibër u blenë

    Kryetari i grupit të PD, Edi Paloka ka reaguar pas video- mesazhit të kryeministrit Rama për zgjedhjet në Dibër dhe humbjen e thellë të opozitës.

  • Zgjedhjet në LSI, Meta: Gara për të
    ardhmen, reforma në drejtësi shpresë

    Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta zhvilloi një takim me strukturat në Korçë në kuadër të zgjedhjes së drejtuesit të ri të LSI, teksa përballë do të ketë Shezai Rrokajn. VIDEO

  • Rama në Pukë:Projekt ambicioz për
    rilindjen e këtij qyteti të mrekullueshëm

    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ishte dje në qytetin e Pukës. Ai është shprehur se ai vend i mrekullueshëm është lënë në harresë për dekada me radhë, por Rilindja do të bëjë transformimin rrënjësor të tij.  FOTO

  • Rama: Nuk jemi të pakritikueshëm
    por jemi koalicion reformist/ Video
    Rama: PD refuzon të pranojë dështimin

    Në rubrikën e re të komunikimit javor me qytetarët kryeministri Rama përmes një video në faqen e tij në Facebook ka folur për rezultatin e zgjedhjeve në Dibër, kandidatin e PD, Bashën dhe koalicionin qeverisës.

  • Rama në Veri, Basha: Asnjë investim
    publik, vetëm kanabis dhe shfaqje

    Kryetari i PD, Lulzim Basha përmes një statusi në Facebook ka akuzuar kryeministrin Rama se nuk ka asnjë bilanc për t'u treguar qytetarëve në fund të mandatit qeverisës.

  • '14 shtatori', Izet Haxhia: Tradhtia
    e Berishës gjatë marrjes së RTSH

    Izet Haxhia, akuzon ish-eprorin e tij, Sali Berisha se tradhtoi demokratët gjatë pushtimit të godinës së RTSH-së, gjatë grushtit të shtetit të 14 shtatorit, 1998. Gjatë ceremonisë mortore për Azem Hajdarin, një turmë e armatosur sulmoi ndërtesën e Kryeministrisë dhe atë të Radio Televizionit të Shqipërisë. Haxhia sjell në vëmendje momentin kur pritej fjalimi i Berishës, pas marrjes së televizonit, por sipas tij ai hezitoi të mbërrijë në ambientet e RTSH.

  • Avioni, Meta: Transparencë
    Tahiri: Në 2013-ën droga fshihej

    Nga Korça, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka komentuar edhe rënien e avionit në Ishëm, çështje për të cilën tha se politika dhe ndërkombëtarët duhet të bëjnë transparencë. Deklarata e Metës është përshëndetur nga Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili ka shkruar në Facebook se rezultatet e punës në luftën kundër kanabisit janë konkrete, ndërsa ka theksuar se kjo luftë deri 3 vite më parë ishte e paimagjinueshme.

  • Rilindja Urbane në Pukë, Rama: 135
    mln lekë investime, zonat të harruara

    Mbas 30 vitesh, 11 mijë hektarëve tokë bujqësore në fshatrat e Lezhës dhe Vaut të Dejës në Shkodër ju rikthehet kullimi. Dhera, ferra dhe inerte e kishin nxjerrë plotësisht jashtë funksionit kanalin  kullues në segmentin Gjadër-Mjedë. Edhe reshje shiu jo të forta mund të përmbytnin tokat bujqësore të fshatrave Zojs, Gramsh, Mabe, Kukel, Barbullush, Bushat, Mjede etj., duke u shkaktuar dëme serioze fermerëve.  VIDEO

  • Arrihet marrëveshja, bashkohen 
    partitë shqiptare në Malin e Zi

    Historike! Më në fund partitë politike shqiptare në Malin e Zi janë bërë bashkë, duke formuar një koalicion të gjerë. Tre partitë shqiptare, Forca e Re Demokratike, Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Alternativa Shqiptare, kanë firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
     

  • Zgjedhjet në Dibër, Paloka: I fitoi
    Rama me krimin, vendi në kaos

    "Nuk mund të zhvillohen zgjedhjet në lira në Shqipëri me Edi Ramën Kryeministër". Kjo është e prerë për opozitën, ku nënkryetari Edi Paloka thotë se duhet zgjedhur çfarëdolloj formati tjetër qeverisje por pa Edi Ramën në krye në mënyrë që të sigurohen zgjedhje me votë të lirë në Shqipëri.  VIDEO

  • 'Presidenti', Meta: Nuk komentoj
    garat e pashpallura, fokusi LSI-ja

    ​Ilir Meta shprehet se fokusi i tij janë zgjedhjet për kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Gjatë një takimi me banorë dhe fermerë në Korçë, kryetari i Kuvendit dhe njëherazi edhe i LSI-së, Ilir Meta s'pranoi të komentojë zërat që e lidhin atë me një kandidim të mundshëm për postin e Presidentit të Republikës.  VIDEO

  • Akuza e Shpend Ahmetit: Thaçi 
    sponsorizon shkrime kundër Ramës

    Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, njëherazi nën kryetar i "Vetëvendosjes" ka akuzuar Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi se ka sponsorizuar shkrime kundër kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
     

  • Magjistratura shtyn konkursin 
    për prokurorët dhe gjyqtarët e rinj

    Shkolla e Magjistraturës ka vendosur të shtyjë përkohësisht konkursin për pranimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve të rinj. Konkursi i përvitshëm ishte parashikuar për në 5 shtator, por për shkak se ligji i vetingut i miratuar në 30 gusht detyron këtë institucion të organizojë dhe dy konkurse jashtë radhe, e ka detyruar Shkollën e Magjistraturës të marrë një vendim të ndërmjetëm.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv