Politikë

  • Zbardhet deklarata, e cila do të nënshkruhet nga të gjithë gjyqtarët, prokurorët si kandidatët që shprehin interesin për t’u bërë pjesë e institucioneve të reja të drejtësisë.  VIDEO
  • Qeveria shqiptare dhe serbe do
    takohen në Nish brenda 1 muaji

    Pas deklaratës së kryeministrit serb Vuçiç, gjatë një konferencë të përbashkët me zv/presidentin amerikan Joe Biden se së shpejti do të presë kryeministrin Rama në Serbi, bëhet e ditur se takimi do të mbahet në Nish. Sipas mediave, një takim i përbashkët i qeverisë së Serbisë dhe asaj të Shqipërisë, në praninë e përfaqësuesve politik të shqiptarëve të Kosovës, pritet të mbahet brenda një muaji.

  • Rama: Kopshti i Divjakës 
    qendër shembullore për fëmijët

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në rrjetin e tij social “Facebook” disa foto nga kopshti i rindërtuar i Divjakës. Kryeministri thekson së në kuadër të projektit kombëtar të Rilindjes Urbane është ndërtuar një tjetër qendër shembullore për fëmijët në Divjakë. Gjatë rikonstruksionit është dyfishuar sipërfaqja e godinës së vjetër dhe ka edhe tre fusha të reja sportive. 

  • Vettingu, Euralius e Opdat:
    Roli i ONM nuk do të reduktohet
     

    Pas mbledhjes së Komisionit të Reformës në Drejtësi, Euralius ka dalë në një deklaratë ku ka theksuar se, ndryshe nga idetë e propozuara nga opozita roli i misionit ndërkombëtar të monitorimit nuk duhet të reduktohet dhe procesi i rivlerësimit do përdorë informacionet, dosje si dhe struktura administrative ekzistuese veçanërisht të ILDKP-së.

  • Vërejtjet e PD për vettingun,Euralius:
    Nuk ndryshon roli i ILDKP dhe DSIK

    Euralius dhe opdat kanë dhënë gjykimin e tyre mbi verejtjet e PD-së për ligjin e vetingut. Përfaqësuesi i Euralius i  ka bërë të qartë deputeteve se janë pranuar vetëm ato pika për të cilat ka rënë dakord Brukseli. Ndërkaq, mbetet i pandryshuar, pavarisht kundërshtive të PD-së, roli i ndërkombëtarëve dhe ILDKP dhe DSIK në hetimin e pasurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve.  VIDEO

  • Noka-Cutillos:Vini në dispozicion të
    dhënat e monitorimit ajror të drogës

    Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë në Parlament Flamur Noka i është drejtuar me një letër ambasadorit Italian në Shqipëri, Cutillo, ku i kërkon të dhëna mbi monitorimin e drogës nga ajri. Noka kërkon vënien në dispozicion të të  dhënave për parcelat e drogës, duke argumentuar se policia mashtron me operacionet anti-kanabis.

  • Meta: Mund t’i miratojmë 7 ligjet
    me 84 vota, pakt me PS për Dibrën 

    Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka artikuluar dje dy mesazhe dekurajuese në adresë të opozitës shqiptare, e cila prej një viti, i ka përqendruar të gjitha shpresat, strategjitë dhe energjitë politike tek varka e Lëvizjes Socialiste për Integrim, si e vetmja rrugë për të shkurtuar numrin e viteve në opozitë.  VIDEO

  • Mungesa e investimeve, Basha:
    Rama pranon korrupsionin me të tijët

    Kryetari i Partisë Demokratike përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë sot se në vend mungojnë investimet në ujësjellësa, kanalizime, rrugë, shkolla, kopshte e çerdhe, ndërkohë që ka shtuar se këtë fat e ka pranuar edhe vetë kryeministri Edi Rama, që sipas Bashës, pranon edhe korrupsionin që bëhet me lekët e shqiptarëve.

  • Vettingu, mblidhet sot Komisioni 
    prezantohen komentet e Euralius
     

    Komentet e e EURALIUS mbi opinionin e PD për ligjin e vettingut po prezantohen sot në Komsionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi.

  • PS-LSI-PDIU bashkë në Dibër
    PD aleancë me Kreshnik Spahiun

    Tre partitë kryesore që përbëjnë boshtin e shumicës në pushtet, Partia Socialiste, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, do të jenë zyrtarisht të bashkuara, si pjesë e një koalicionit, në sfidën e zgjedhjeve të 11 Shtatorit, për të rimarrë Bashkinë e Dibrës, pas shkarkimit të ish-kryebashkiakut Shukri Xhelili. 

  • Formulë e re për zgjedhjen anëtarëve
    të Këshillit të Lartë Gjyqëso

    Ndryshon radikalisht projektligji për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë. Në draftin e ri, i zbardhur nga Shqiptarja.com, janë reflektuar propozimet dhe diskutimet në mbledhjet e komisionit për Reformën në Drejtësi.  VIDEO

  • Projektligji i ndryshuar për KED
    i përgjysmohen kompetencat 

    Projektligji i ndryshuar për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë përgjysmon kompetencat e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Në draftin e fundit, Këshillit të Emërimeve në Drejtësi i hiqet kompetenca për verifikimin e përmbushjes së kushteve ligjore dhe të kritereve profesionale e morale të 5 kandidatëve jo gjyqtarë për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe 5 kandidatëve jo prokurorë për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

  • Duma-Ramës: Mos u tall, kërko
    drejtësi për shqiptarin e masakrua

    Pas deklaratës së Kryeministrit Rama se qeveria po ndjek hap pas hapi rastin e vdekjes së shqiptarit në një rajon policie në Greqi, ka reaguar edhe Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun në PD, Grida Duma. Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Duma thekson se Rama nuk mund ti fshihet detyrimit që ka për ta ngritur këtë cështje në nivelin më të lartë politik dhe si kryeministër nuk duhej që të reagonte i fundit.

  • Vuçiç me Biden: Së shpejti do
    të pres sërish Ramën në Serbi

    Kryeministri i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka deklaruar gjatë një konferencë me zëvëndës/presidentin amerikan, Joe Biden se shumë shpejt do të presë në takim kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama si dhe një grup investorësh nga Serbia, Kosova e Shqipëria.

  • Alibia e Bashës për humbjen e
    radhës në Dibër e lufta për kreun e PD

    Ka muaj që në Partinë Demokratike ka trazime dhe përçarje. E thënë më saktë, kjo përçarje ka nisur që kur kryetari aktual Lulzim Basha u emërua në krye të PD pas një aksidenti të të ndjerit Sokol Olldashi. Përçarje e cila tentohet të amortizohet me të tjera tema dite që krijohen nga aktualitet politik dhe jo vetëm. Ulëritëse ishte përçarja në ditët e fundit para miratimit të reformës në drejtësi, ku ish-kryetai i PD-së, Eduart Selami doli hapur kundër Bashës duke deklaruar se do e votonte reformën dhe nëse ky i fundit do të bllokonte votat e PD-së. Pas tij vërshuan edhe Bregu&co. Nën hije qëndron gjithmonë “zemërluani”, presidenti Nishani, i cili në çdo rast që i jepet mundësia nxjerr shpatën e opozitarit për t’i treguar Berishës se ai mund të bëjë më mirë opozitë se Basha.

  • Rama:Shkolla 'Rilindja' në Vlorë e
    'Stavri Themeli',Korçë të përfunduara

    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në vazhdën e promovimit të punës së Rilindjes Urbane ka publikuar fotografitë e rikonstruktimit të shkollës 9-vjeçare “Stavri Themeli”, Korçë dhe shkollës “Rilindja” në Vlorë.

  • Dega e PD Berat: Rikthehen në punë
    3 doganierë të arrestuar në qersho

    Vendimi i Drejtorisë së Doganave për të rikthyer në detyrë  3 punonjës të doganës në Berat, të arrestuar në muajin qershor, pas vendimit të Gjykatës së Apelit për t’i gjykuar në gjendjë të lirë, është kundërshtuar nga dega e PD-së në Berat.

  • Zgjedhjet në Dibër, PD:Rama bllokoi
    regjistrimin e 6 partive, do apelojmë

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve regjistroi dy koalicionet zgjedhore, atë të maxhorancës me 4 parti në përbërje dhe koalicionin opozitar me 12 parti. 6 parti të vogla që PD i kishte përfshirë si pjesë e koalicionit nuk u regjistruan pasi subjektet zgjedhore nuk kishin kryer detyrimet financiare ndaj KQZ.

  • Vdekja e shqiptarit në Greqi
    Rama: Po e ndjekim çështjen

    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar pas komenteve të drejtuara ndaj tij në lidhje me heshtjen për vdekjen e shqiptarit në Greqi Ai është shprehur se qeveria jo vetëm nuk ka heshtur, po e ka ndjekur dhe po e ndjek hap pas hapi këtë çështje. Rama ka publikuar deklaratën e plotë të Ministrisë së Jashtme në të cilën thuhet se po ndiqet me vëmendje të veçantë rasti dhe kërkohet nga autoritetet greke kryerja e një hetimi të plotë dhe transparent, në respekt të të drejtave të njeriut dhe standardeve ndërkombëtare.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv