Politikë
-
Deputeti i PS Taulant Balla ka adresuar nje batute vulgare ndaj doktor Halim Kosovës, kandidatit për Bashkinë e Tiranës. Nga Kuvendi Balla tha: Si t’i them unë Halim Kosovës tani hajde Halim bjer shenjat e gishtërinjve, ai ça s’ka prekur”, duke iu referuar keshtu propozimit te demorkateve per t'i kerkuar shenjat e gishterinjve kandidateve per zgjedhjet lokale. VIDEO 1 Maj 2015, 11:04
-
Presidenti turk Erdogan në 13
1 Maj 2015, 10:34
maj në Tiranë me ftesë të NishanitPresidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan do të vizitojë Shqipërinë në një vizitë zyrtare një ditore më 13 maj, ku pritet të ketë takime me liderët politikë të vendit.
-
Hapen dosjet e ish-Sigurimit të
1 Maj 2015, 07:25
Shtetit, kush ka të drejtë t’i shohKuvendi miratoi dje me 84 vota pro ligjin për hapjen e dosjeve. Sipas këtij ligji të hartuar nga qeveria tashmë do të hapen dosjet e sistemit të shkuar por nuk do të ketë lustracion. Gazeta Shqiptarja.com boton nenet qe tregojne se kush ka te drejte te njihet me dosje te vecanta.
PDF - Projektligji që u miratua sot për hapjen e dosjeve
Veliaj: Versioni ynë më i miri, të tjerat spekulime
Dekriminalizimi, Balla: Ja drafti, Bylykbashi: Farsë
VIDEO/Votimi në Kuvend për dosjet e komunizmit
-
Vendorët pas dekriminalizimit
1 Maj 2015, 07:10
testohen edhe për dekomunizimLigji i ri i votuar dje në Kuvend veç shumë problemeve që kanë të bëjnë me të kaluarën ka lidhje edhe me të ardhmen e pushtetarëve si në nivelet qendrore, ashtu edhe në ato lokale.
-
Dëshmia, Abazi: Berisha mbylli
1 Maj 2015, 07:10
qendrat stërvitore të UÇK ne '90Në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” Eduart Abazi, kreu e Aleanca Demokratike, njëherësh ish-ushtaraku që me urdhër të Ramiz Alisë në vjeshtën e 1991, bashkë me pesë ushtarakë të tjerë stërviti ushtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tregon pas çerek shekulli mbresat e asaj kohe.
-
Presidenti Nishani në Dibër
30 Prill 2015, 21:24
nderon viktimave të komunizmitPresidenti i Republikës Bujar Nishani ishte i pranishëm në fshatin Blliçe të Komunës Fushë – Çidhen duke nderuar në piedestalin më të lartë të nderit banorët e këtij fshati për rezistencën në mbrojtjen e fizionomisë e vlerave njerëzore shqiptare është një kurajo e madhe e njohjes dhe pohimit të të vërtetave të pa thëna për diktaturën. VIDEO
-
KQZ angazhon 12 persona PAK si
30 Prill 2015, 21:03
specialistë në zgjedhjet e qershoritPër herë të parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore të datës 21 qershor 2015, do të angazhojë si specialistë pranë Zyrave Rajonale Zgjedhore, 12 Persona me Aftësi të Kufizuara, të cilët i trajnoi sot në ambientet e KQZ-së.
-
AP:Në zgjedhje garojmë të pavarur
30 Prill 2015, 20:49
Në Librazhd kandidojmë KryetarinAleanca Popullore e Artur Dojakës duket se do të hyjë e vetme në këto zgjedhje lokale. Kryetari aktual i Bashkisë Librazhd, Shefki Çota ka shpallur rikandidimin për zgjedhjet e 21 qershorit për partinë Aleanca Popullore në këto zgjedhje, duke u bërë kështu kandidati i parë zyrtar i AP.
-
Ligji për dosjet, Patozi:Mos i hapni
30 Prill 2015, 20:03
se dhe Blushin do e shpallnit agjentGjatë diskutimit për ligjin për hapjen e dosjeve të sigurimit në kohën e diktaturës komuniste, deputeti i PD Astrit Patozi u shpreh se qeverisë do t’i interesonte që të mos e miratonte ligjin. Sipas tij në këtë mënyrë qeveria do të kishte mundësinë që të shpallte çdo kënd do guxonte t’i prishte gjumin Kryeministrit, ku mes tyre ai përmendi emrin e Blushit.
-
Dekriminalizimi, Balla prezanton
30 Prill 2015, 19:01
draftin, Bylykbashi: Është një farsëBylykbashi e ka cilësuar draftin e PS si një farsë e dredhi. Por pas kundërshtisë nga ana e Bylykbashit për draftin e propozuar nga PS, Balla theksoi se kanë marrë 90 % të shqetësimeve të PD, por ndryshimet janë bërë që ky proces të mos bëhet qesharak.. Kreu i Kuvendit, Ilir Meta nuk e ka kaluar për votim draftin e prezantuar nga Balla për shkak se nuk është arritur ende konsensusi. VIDEO
ARKIVA - Lajme të tjera për dekriminalizimin -
Miratohet me 84 vota ligji
30 Prill 2015, 18:35
Shqipëria do të hapë dosjet
VIDEO/Votimi në Kuvend për dosjet e komunizmitMe 84 vota pro është miratuar sot ligji për hapjen e dosjeve të sistemit komunist. Sipas këtij ligji tashmë do të hapen dosjet e sistemit të shkuar por nuk do tq ketë lustracion. Pasi ka prezantuar draftin, Veliaj ka vlerësuar se pr/ligji që ministria e tij ka sjellë për votim siguron transparencën dhe çdo nisëm tjetër që kalon caqet e përcaktuara nga ky pr/ligji do të përbënte thjesht një spekulim politik dhe do të ishte mënyra më e mirë për ta sabotuar. VIDEO PDF - Projektligji që u miratua sot për hapjen e dosjeve
-
Deputeti Ylli Shehu ‘braktis’ PR
30 Prill 2015, 17:51
para zgjedhjeve lokale, kalon me LSIDeputeti republikan Ylli Shehu largohet nga kjo forcë politike për t’iu bashkuar Lëvizjes Socialiste për integrim. Lajmi u konfirmua fillimisht nga burime brenda partisë republikane e më pas vete deputeti Shehu konfirmoi vendimin e tij.
-
Veliaj takim lamtumire, i dorëzon
30 Prill 2015, 16:50
dorëheqjen Ramës, gati për fushatëMinistri Mirëqenies Sociale Rinisë dhe Sportit, Erion Veliaj i ka dorëzuar dorëheqjen kryeministrit Edi Rama, duke mos qenë më anëtar i kabinetit qeverisës. Kërkesën për dorëheqje, Veliaj e bërë publike gjatë aktivitetit përmbyllës si ministër për 18 muaj në krye të kësaj ministrie. "Mezi pres që nis një punë të re. Nga sot nuk do të jem më Ministër, i kam dërguar Kryeministrit Dorëheqjen time."- tha Veliaj gjatë aktivitetit. VIDEO
-
Blushi: Po qeverisim si Saliu pa
30 Prill 2015, 16:13
Saliun, kryetarët sollën kriminelë“Po qeverisim si Saliu por pa Saliun,” –tha Blushi nga foltorja e Kuvendit duke lëshuar një lumë akuzash se asnjë nga kryetarët e partive nuk ka kurajën që të dalin e tu kërkojnë falje qytetarëve që kanë futur në parlament kriminelë që kanë vrarë e që kanë tregtuar drogë. VIDEO
Patozi:Mos i hapni dosjet se dhe Blushin do e shpallnit agjent -
Rama thirrje turqve: Investoni
30 Prill 2015, 14:02
në Shqipëri, kemi pesë burimeSTAMBOLL-“Ambicia jonë është të krijojmë kushtet për investime të huaja në disa fusha ndër të cilat kryesorja është turizmi”. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama në konferencën "Tryeza e Ideve", gjatë vizitës në Turqi. VIDEO Rama në Turqi, PD: Negociatë sekrete. Kryeministria: Keqardhje
-
VIDEO/ Bumçi ngatërron 21 janarin
30 Prill 2015, 13:22
me 21 qershorin: Do ju rrëzojmë!Edhe demokratët duket se nuk e kanë harruar atë që ka ndodhur më 21 janar të 2011, ku katër qytetarë u vranë në bulevard. Deputeti demokrat Aldo Bumçi duke folur në Kuvend ka ngatërruar 21 janarin me 21 qershorin, që sipas tij do të jetë dita kur shqiptarët do të shpëtojnë nga kjo qeveri. VIDEO
-
FRESSH protestë kundër kandidatit
30 Prill 2015, 11:42
të PD: Të flasë për ndërtimin pa lejeSARANDE-Kreshnik Bozho kandidati i Partisë Demokratike në Bashkinë e Sarandës ka legalizuar në kundërshtim me ligjin pallate në kryeqytet gjatë kohës kur ishte drejtor i ALUZINI-t në Tiranë. Kështu deklarojnë të rijntë e Forumit Rinor Eurosocialist dega Sarandë, të cilët pasditen e së mërkurës kanë zhvilluar një tubim në shëtitoren e qytetit. VIDEO Abuzoi me detyrën, procedim penal ndaj ish-drejtorit të ALUIZN-it
-
Kontrolle për cilësinë e naftës
30 Prill 2015, 11:04
Rama: Zero tolerancë abuzuesvePas aksionit të energjisë elektrike dhe për ndërtimet pa leje, qeveria ka nisur një tjetër aksion të paralajmëruar dhe më herët, atë për cilësinë e naftës. Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat tha se tani ka ardhur momenti për të kthyer sektorin e naftes në binaret shtetit. VIDEO
-
KQZ: 4 maji, afati i regjistrimit të
30 Prill 2015, 10:57
kandidatëve, fushata nis më 22 majDeri më 4 maj partitë politike duhet të kenë regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kandidatët e tyre për zgjedhjet lokale të 21 Qershorit. VIDEO
-
Kundër koalicionit me PS-në
30 Prill 2015, 10:22
dorëhiqet kreu i FRD-së ShkodëKryetari i Partisë Fryma e Re Demokratike në Shkodër, Zef Kolombi, ka paraqitur dorëheqjen e parevokueshme nga posti që mban si dhe ka vendosur të largohet nga kjo forcë politike.