Politikë

  • Si sot 20 vite më parë në 19 prill 1992 mori mandatin për të qeverisur kabineti i parë qeveritar i PD-së, e cila kishte fituar me mbi 60 për qind zgjedhjet parlamentare të 22 marsit 1992. Kryeministër u zgjodh Aleksandër Meksi dhe më pas kabineti pësoi disa ndryshime në përbërje në 7 gusht 1993, 4 dhjetor 1994.
  • PS: Pushteti Berishës i vdekur
    PD: Provoni mocionin

    Parlamenti përfshihet në debate në lidhje me seancën e kaluar, ku Elvis Çefa u zgjodh anëtar i KLD-së, e cila shikohet si provë nëse mazhoranca i ka numrat për të zgjedhur Presidentin e ri të Republikës. Ruçi: Berisha po ndjen se nuk i ka më numrat për të mbajtur pushtetin. Patozi: Skeni këllqe të rrëzoni qeverinë. Topalli: Nuk ju lejojmë të pengoni zgjedhjen e presidentit. (Pamje nga seanca kur u votua Elvis Cefa)
    Ligori filmoi sherrin

  • Dade: Presidenti të
    jetë propozim i opozitës

    Ish-ministrja e jashtme, deputetja aktuale e PS Arta Dade tha se kreu i shtetit duhet të zgjidhet përmes konsensusit dhe të jetë një kandidaturë e ardhur nga opozita. Ajo e cilëson deklaratën e Berishës në lidhje me konsultimet me opo¬zitën, por një kandidat të ardhur nga PD, si një propozim shumë kontradiktor.

  • Maqedoni: Topi takon sot
    Ivanov, nesër shqiptarët

    Presidenti Bamir Topi do të takohet sot në Shkup me homologun e tij Ivanov, ndersa pas takimit pritet dhe konferenca per shtyp. Pasdite Topi takon kryeministrin Gruevski dhe autoritetet te tjera te shtetit maqedonas, ndersa neser vizita e tij zhvendoset ne Teteove, ku do te takoje perfaqesuesit e partive politike shqiptare.

  • MPJ: Clinton në Tiranë
    në gjysmën e dytë të vitit

    Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, mund të vizitojë Shqipërinë në gjysmën e dytë të këtij viti. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Jashtme shqiptare shqiptare përmes një komunikate për shtyp. Premtimi ka ardhur sot gjatë një takimi të ministrit të Jashtëm, Edmond Haxhinasto, me zonjën Clinton gjatë vizitës së kryediplomatit shqiptar në Bruksel ku po merr pjesë në punimet e Ministerialit të NATO-s.

  • PD i përgjigjet Ramës: Të
    prishi planet interkonjeksioni

    Partia Demokratike ka reaguar ndaj deklaratave të liderit socialist Edi Rama në lidhje me çështjen e linjës së interkonjeksionit me Kosovën, duke i vendimi “i drejtë dhe ligjor i OST-së” i ka kursyer shqiptarë “së paku 1 miliardë e dyqind milionë lekë”.

  • PS mbledh tryezën: S’ka plan
    zhvillimi, kriza drejt rëndimit

    Partia Socialiste mblodhi sot tryezën për zhvillimin kombëtar, gjatë të cilës Eduard Shalsi tha se “Shqipëria ka një territor të degraduar”. Sipas tij, “nuk ka ende një plan zhvillimi afatgjatë” në vendin tonë. Rama: "Kriza ka gjasa të përkeqësohet". Politika për zhvillim e Qeverisë përmblidhet në fjalinë “Pas meje u bëftë qameti”. Koncesionet nuk do anulohen por "do kalohen në proces të plotë transparence".

  • Incidentet, Topi në Maqedoni
    Shqiptarët të pasigurtë

    Presidenti udhëton sot drejt vendit fqinj të Maqedonisë. Vizita e tij ndodh në një moment kur tensionet etnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve janë rritur ndjeshëm pas vrasjes së dy shqiptarëve nga një polic maqedonas, dhe vrasja e fundit e pesë maqedonasve në periferi të Shkupit, që ndodhi javën e kaluar.
    Apeli i Fyle dhe shoqatave te gazetareve: Media mos nxisni dhunë

  • Koka: Mocioni ndaj Berishës?
    I bie të ikë LSI nga qeveria

    Kreu i grupit të LSI Koka është shprehur se ende s'ka parë një kërkesë për mocion ndaj qeverisë, që të japë një qëndrim ndaj këtij akti të opozitës. I pyetur nëse votat e LSI në Kuvend do jenë pro një mocioni mosbesimi ndaj kryeministrit Berisha ai tha se në parim një parti pjesë e qeverisjes është kundër mocionit, pasi i bie që të largosh veten nga qeverisja

  • Opozita, mocion mosbesimi
    ndaj Berishës dhe Topallit

    Gazeta Shqiptarja.com shkruan sot, se opozita po sheh si një mundësi reale kërkesën për zhvillimin e një mocioni mosbesimi në Kuvend për kryeministrin Berisha dhe për kryetaren e Kuvendit, Topalli. Mbështetur në lëvizjet e fundit brenda kampit mazhoritar në qeverisje, PS tenton të bëjë një provë force ndaj kreut të mazhorancës, vetëm pak kohë përpara zhvillimit të sfidës presidenciale pikërisht në Kuvend. (Në foto: Seanca e votimit të Elvis Çefes në parlament)

  • Tiranë: Arvizu takon
    Berishën, drekë te Vila 31

    Ka përfunduar pa deklarata takimi në vilën 31 në kryeqytet, mes ambasadorit të SHBA, Aleksandër Arvizu, dhe Kryeministrit Sali Berisha. Një ditë më parë Arvizu takoi liderin e PS, Edi Rama. 

  • Ndalimi i gjyqtarëve, PDIU:
    Hakmarrje e ulët e Greqisë

    PDIU thotë se është një “hakmarrje e ulët” ndaj zyrtarëve të drejtësisë shqiptare që në mënyrë të ligjshme dënuan shkelësin e ligjit, shqiptari bukëshkalë tashmë të arratisur Naum Disho. Ministria e Jashtme te nderhyje.

  • Dhuna në Maqedoni e Kosovë,
    Dade: Të ruhet stabiliteti në Ballkan

    PS kërkon angazhimin e faktorit ndërkombëtar për ruajtjen e stabilitetit në rajonin e Ballkanit.Deputetja Arta Dade dënoi aktet e dhunës në Maqedoni dhe Kosovë dhe kërkoi që faktori politik në bashkepunim me ndërkombëtaret te kontribuojnë për paqen.

  • Gjiknuri: Reforma zgjedhore
    mund të mbyllet në prill

    Bashkëkryetari i komisionit të Reformës Zgjedhore, përfaqësuesi socialist Damian Gjiknuri shprehet optimist se reforma zgjedhore mund të përfundojë brenda këtij muaji. Gjiknuri shton se PS pret një konsensus më të gjerë për rishikimin e sistemit zgjedhor, të kërkuar nga partitë e vogla.

  • Rama: Kryeministri dëshmi
    e suksesit të mafias në vend

    Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, denoncoi sot sulmin që kryeministri Sali Berisha i ka bërë gazetës kosovare “Zëri”, e cila sipas tij publikoi fakte për implikimin e shefit të qeverisë në skandalin e interkonjeksionit. Rama – Berishës: Hiq postbllokun e korrupsionit.
    OST kundër gjermanëve: Linjën me Kosovën e kanë boshnjakët!
    Financat: KfW të pranojë kosto më të ulët
    Shkëlzeni: S'takova serbët "Zëri": Kemi fakte për takimet
    Kryeredaktori i “Zëri”: Kosova hesht për skandalin

  • AK: Topalli jo në garën për President
    jeton më shumë në ajër se në tokë

    Sipas Aleancës Kuq e Zi, Topalli nuk mund të garojë për postin e Presidentit, pasi Kushtetuta kërkon që kandaidti të ketë jetuar 10 vitet e fundit në Shqipëri, ndërsa Topalli 2 vitet e fundit ka jetuar më shumë në ajër se në tokë, referuar vizitave te saj jashtë vendit.

  • Haxhinasto në Bruksel
    në takimin e ministerialit të NATO-s

    Zhvillohet në Bruksel takimi i Përbashkët dy ditor i Ministrave të Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s. Qëllimi i takimit: përgatitja e cështjeve kryesore si Afganistani dhe Paketa e Mbrojtjes

  • Kastriot Islami: Mazhoranca i
    ka 71 vota për Presidentin

    Ish depueti socialist deklaron se pse votova për kandidatin e mazhorancës. Islami: I qëndrova koherent linjës së PS antiGërdec, siç bëri Majko. S'kam ofertë nga Berisha për ministër apo President. Do jem deputet.

  • Wollfarth përsëri në Elbasan:
    Keni krijuar impakt te qytetarët

    Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, priti sot në një takim kreun e prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Eugen Wollfarth.

  • Rama: Berisha shpif, tahmaja
    e madhe do ta lërë pa gjë

    “Shpif shpif se diçka mbetet mendon Saliu! Fakti është se tahmaja e madhe të lë pa gjë dhe vidh vidh asgjë në fund mund të mos i mbetet”. Lideri socialist Edi Rama i është kundërpërgjigjur kështu Kryeministrit Sali Berisha dhe deklaratave të tij gjatë konferencës për shtyp pasditen e sotme.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv