Politikë

  • LSI I ka kujtuar sërish mazhorancës së kjo parti është forcë përcaktuese e pushtetit. Deklarata ka ardhur nga Sekretari I Përgjithshëm I kësaj partie Luan Rama në Konferencën Zgjedhore të LSI-së së Rrethit të Matit
  • Kandidati për president
    të gjithë kundër Nanos

    Nano President, duket se do të krijojë fraksione brenda partive politike. Kjo edhe për shkak të karrierës së tij në politikë. Partia Socialiste, më herët ka deklaruar se nuk është Nano kandidaturë, por koha do të vërtetojë gjithçka. Ndërsa PD pretendon të ketë kandidatin e vet. Por interevista e të enjtes nuk i ka lënë shije të mirë socialistëve.

  • Deputetët socialistë dhurojnë gjak

    Kryetarja e Grupit të Punës së Programit për Shëndetësinë në Partinë Socialiste, Klodiana Spahiu, tha se nisma ka qëllim sensibilizimin e të gjithëve për të dhuruar gjak për ata që kanë nevojë.

  • Analistët: Presidenti? Më mirë
    jo politik

    Analistet e medias shprehen se presidenti i ri do te ishte mire nese nuk do te ishte nga politika. Në një prononcim për TCH, Remzi Lani dhe Andi Bushati përvijuan profilin e presidentit të ri, që sipas tyre mund të jetë ose një aktor i shoqërisë civile, ose një politikan në fund të karrierës

  • Xhafaj: Qeveria po nxjerr
    Kushtetuesen jashtë funksioni

    Sekretari per ceshtjet ligjore, Fatmir Xhafaj: Mazhoranca synon mbajtjen e tre vendeve bosh ne Gjykaten Kushtetuese për ti dekretuar pas emerimit te Presidentit për të ruajtur kontrollin politik të qeverisë mbi vendimmarrjet e saj.

  • Patozi: Nano jo President
    Ndryshimet ne qeveri pozitive

    Gjatë emisionit “Debat” të gazetarit Alfred Peza në Vizion Plus, Kryetari i grupit Parlamentar të PD-së tha se Fatos Nano nuk mund të jetë i propozuar nga e djathta dhe se “nuk e shikonte si Preidentin e ardhshëm”. Nëse Topi zgjedh nënkryetarin e KLD-së, Presidenti i ri do ta ndryshojë.
    SONDAZH -Eshte Nano kandidati i përshtatshëm?
    Koçi: Nano i fiksuar pas Presidencës, shanse të pakta
    Berisha: Mazhoranca ka emrat e saj
    21 janari, Brace: Nano, mos bjerr vlerat tona
    Një dele, kandidat për president

  • Plloçi: Pse votova pro Topit e kundër Kuvendit

    Anëtari i Gjykatës Kushtetuese Petrit Plloçi ka dhënë dorëheqjen duke mos qënë dakord që mandati i tij që kishte mbaruar para një viti e gjysmë të shtyhej deri më 2013. Kur Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e Topit për dekretet, ai me mendim pakice u shpreh kundër shtyrjes së mandatit dhe pro Presidentit të Republikës.

  • Kushtetuesja, Abdiu: Jam
    me Presidentin per dekretet

    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Fehmi Abdiu thotë se Presidenti kishte të drejtë që kërkonte shfuqizimin e vendimit të Kuvendit për dekretet e tij për anëtarët e kësaj Gjykate. Në një intervistë për gazetën "Shqiptarja.com" Abdiu thotë se mosmarrëveshjet mes presidentit dhe Kuvendit kanë krijuar një situatë “paradoksale” dhe se pas dorëheqjes së anëtarit të Kushtetueses, Petrit Plloçi janë krijuar disa probleme juridike të cilat do ti zgjidhin ata që e krijuan këtë precedent.(Ne foto ne te majte, Petrit Plloçi, ne te djathte Fehmi Abdiu)

  • "Mein Kampf", Bavaria
    mund të padisë Shqipërinë

    Në një rrëfim të gjatë në emisionin “Tonight Ilva Tare”, kryediplomatja gjermane në Tiranë për herë të parë ka folur për botimin në gjuhën shqipe të librit të Hitlerit “Lufta Ime”: "Libri i parë nga këndvështrimi juridik është një kopje e vjedhur pasi përsa i përket të drejtave, ato i takojnë Bavarisë", tha ambasadorja. Gjithashtu gjatë emisionit u prononcua dhe sa i përket çështjes së PRESIDENTIT TE RI, Holtkemper: Të jetë figurë unitetit kombëtar.

  • Koçi: Nano i fiksuar pas
    Presidencës, shanse të pakta

    Petro Koçi flet në një intervistë për Shqiptarja.com në lidhje me vetëkandidimin e Fatos Nanos si president i ardhshëm i vendit. Një ide sipas Koçit e “kthyer në obsesion” për ish kreun e socialistëve, por që “ka shanse të pakta” për t’u realizuar. Lideri i PSV’91 tregon se në shtëpinë e aleatëve të tij në Partinë Socialiste ka një simpati për Nanon që nuk do të thotë se mund të përkthehet në vota.

  • Presidenti, Nano takon Metën:
    Kemi një histori bashkëpunimi

    Kandidati i vetëshpallur për postin e presidentit të Republikës, Fatos Nano, është takuar sot me kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Ilir Meta, në hotel Rogner. “Me Metën na lidh një histori e gjatë bashkëpunimi. Partia e tij është partia e Integrimit dhe unë dua të lëviz me tonin e integrimit”. Meta: "Një kënaqësi dialogu me Nanon". Në fillim të javës takimi tjetër me liderin e PS, Edi Rama.
    21 janari, Brace: Nano, mos bjerr vlerat tona
    Një dele kandidat për president

  • Dashamir Shehi: Piramidat?
    Gaboi ish-presidenti Berisha

    Ish-ministri i Punës i qeverisë "Meksi1", Dashamir Shehi, shprehet për gazetën se pavarësisht sukseseve, ajo qeveri gaboi me pronat, privatizimet dhe në veçanti me firmat huamarrëse. Por për të gabime kishte dhe Presidenti, Parlamenti dhe strukturat e tjera që nuk i parandaluan.

  • Gabimet e PD-së në qeverisje
    Aleksandër Meksi: Më harruan

    INTERVISTA E PLOTE/ Ish-kryeministri i të parës qeveri demokratike që vinte në pushtet pas 45 vite diktaturë të egër komuniste, Aleksandër Meksi, rrëfen për gazetën “Shqiptarja.com” përvojën e atyre viteve, e vështirësitë me të cilat u përball gjatë qeverisjes në 1992. Meksi: Njoftova presidentin për piramidat. Nuk na falën heqjen e 80 përqindshit.

  • Braçe: Në 5 muaj mbajtëm
    Serbinë me lekë, ja provat

    Deputeti socialit Erion Braçe denoncoi sot nëpërmjet shifrave varësinë, sipas tij të kryeministrit Berisha ndaj Serbisë, në sektorin energjitik. Sipas Braçes, në total, në 5 muajt e krizës, KESH dhe Qeveria importuan dhe blenë 86.4 mln euro energji. Prej tyre, 82% e shumës iu paguan kompanive serbe.

  • Topalli-Marles:
    Bashkëpunimi Shqipëri-Australi

    Gjatë vizitës në Tiranë zv ministri I jashtëm I Australisë Richard Marles ka takuar kryetaren e Kuvendit, Topalli ku është shprehur për forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

  • Topi takon Thacin e Ahmetin:
    Duhet harmoni dhe bashkepunim

    Presidenti shqiptar Bamir Topi takoi në Tetovë kreun e PDSH, Menduh Thaci. PAs takimit Topi deklaroi se duhet harmoni dhe bashkëpunim, që të dy vendet të integrohen së bashku në Bashkimin Europian.

  • Kushtetuesja, jep dorëheqjen
    Plloçi: Po mbahem peng

    Anëtari Petrit Plloçi ka paraqitur shkresën e dorëheqjes rreth orës 10.00 në zyrën e kreut të GJK, Bashkim Dedja. Sipas shkresës zyrtare, ish anëtari i Gjykatës Kushtetuese shprehet kundër zgjatjes së mandatit të tij, të cilin ai e cilëson si të pajustifikuar. Plloçit i ka mbaruar mandati një vit më parë. Në 12 prill Gjykata rrëzoi dekretet e presidentit për emrimet në Gjykata.

  • Interkonjeksioni, Gjermania:
    S'heqim dorë, KfW korrekte

    Qeveria gjermane reagon pas skandalit me linjën e interkonjeksionit mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ambasadorja gjermane në Tiranë, Carola Holtkemper e ka cilësuar si shumë korrekte qëndrimin e bankës gjermane KfW lidhur me projektin.DIPLOMATJA: Tenderi për ne vazhdon.

  • Tryeza e 'të vegjëlve'
    PS konfirmon prezencën

    Demokracia Sociale nga e majta dhe republikanët nga e djathta janë bërë iniciatorë të tryezës së gjerë politike për reformën zgjedhore, e cila do të mbahet mesditën e së hënës së javës që vjen.

  • Nano President? Berisha:
    Mazhoranca ka emrat e saj

    Kryeministri Berisha është pyetur nga gazetarët për kandidaturën e Fatos Nanos. “Sot nuk do flas për politikë. Por, ju them se mazhoranca do të paraqesë kandidatët e saj për kreun e ri të shtetit”, tha kryeministri. AMBICIA/ Pas humbjes në garën presidenciale të vitit 2007, ish kryeministri socialist i propozon opinionit publik dhe politikës shqiptare ofertën e tij për të qenë në garë. "Është në nderin e Ramës të më mbështesë si kandidatin më të mirë".
    Një dele, kandidat për president

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv