Sociale
-
Programet 2-vjeçare profesionale në arsimin e lartë këtë vit kanë shënuar një rritje të ndjeshme të studentëve në auditorët e tyre por edhe më shumë degë të reja. Nga Durrësi, ku mori pjesë në inagurimin e ndërtesës së re të Universitetit "Aleksandër Moisiu" ministrja Nikolla deklaroi se 1700 studentë kanë zgjedhur të studiojnë këtë vit në programet profesionale 2 vjeçare.
29 Tetor 2018, 17:57 -
“The Guardian” artikull për Tiranën: Veliaj, kryebashkiak i shkëlqyer, po i bën gjërat ashtu siç duhet (Foto)
29 Tetor 2018, 15:20Tirana ka zënë sërish vend në faqet e mediave botërore, të cilat po i japin një vëmendje të madhe transformimit që ka pësuar kryeqyteti nën drejtimin e kryebashkiakut Veliaj. Për të dytën herë në harkun e një kohe të shkurtër, prestigjiozja britanike “The Guardian” i ka kushtuar një artikull të gjatë ndryshimit dhe vizionit me të cilin kryebashkiaku Veliaj po punon për t’i dhënë Tiranës pamjen e një qyteti europian.
-
Mallakastër/ Banorët e fshatit Ngraçije në protestë: S’i çojmë fëmijët në shkollë, s’ka transport
29 Tetor 2018, 14:1916 fëmijë të fshatit Ngraçije që prej fillimit të vitit të ri shkollor kanë pasur probleme me transportin për në shkollë. Prindërit e tyre sot kanë protestuar për zgjidhjen e këtij problemi, pasi fëmijët deri tani janë marrë nga mësuesit në mënyrë vullnetare, pasi bashkia dhe Drejtoria arsimore nuk i kanë siguruar një gjë të tillë.
-
Rikonstruktohen shkollat e mesme në Librazhd, Balla: Objektiv monitorimi me kamera
28 Tetor 2018, 22:39 -
Shpëtohen kafshët e Fierit, transportohen nga kopshti zoologjik privat në Tiranë
28 Tetor 2018, 10:35Mbrëmjen e sotme rreth orës 22:30 kanë mbërritur të gjitha kafshët e “Safari Park” në kopshtin Zoologjik në Tiranë. Pas mbylljes së dyerve nga ana e pronarëve të “Safari Park” për të penguar transferimin e 3 luanëve dhe 10 kafshëve të tjera nga i cilësuari si “Parku i ferrit”, inspektorët e Pyjores ndërhynë duke finalizuar transferimin mbrëmjen e sotme.
-
Këndi i ekspertit/ Fadil Kepi: Emigrantët, ja si mund të plotësojnë vitet e pensionit
28 Tetor 2018, 07:34Eksperti ynë, Profesor Dr. Fadil Kepi sqaron në Report Tv se cilat janë kushtet që duhen plotësuar për të marrë pension në Shqipëri
-
'Vrapo me shpresë'/ Dhjetra të rinj i bashkohen nismës, Veliaj: Kontrolli i vazhdueshëm shpëton jetë
27 Tetor 2018, 16:37Tirana i bashkohet nismës ndërgjegjësuese për parandalimin e hershëm të kancerit të gjirit. Dhjetra të rinj realizuan një vrapim sensibilizues në Liqenin e Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Veliaj bëri një apel për të gjitha gratë dhe vajzat.
-
Fushatë për gratë që vuajnë nga kanceri i gjirit, dy vajza të reja dhurojnë flokët: Bashkojuni edhe ju kauzës
27 Tetor 2018, 15:36Organizohet për të tretin vit radhazi fushata e dhurimit të flokëve për gratë që vuajnë nga kanceri i gjirit. Dy vajza të reja dhuruan flokët e tyre në shenjë solidariteti, duke dhënë mesazhe të rëndësishme. Të pranishme në aktivitet ishin dhe mjaft gra të cilat kanë vuajtur nga kanceri i gjirit.
-
Shqipëria, një ndër 10 vendet që duhen vizituar në 2019-n, 'Lonely Planet': Mbart vlera të jashtëzakonshme
27 Tetor 2018, 11:20Sipas "Lonely Planet", Shqipëria ofron për turistët argëtim, histori e kulturë.
-
Bypassi në Shkodër, banorët e Dobraçit në protestë: S'jemi kompensuar për tokat, jemi gati të shkojmë në burg
27 Tetor 2018, 10:49Banorët e Dobraçit kanë dalë në protestë, duke thënë se projekti Bypass i qeverisë jo vetëm që iu ka marrë tokat, por nuk i ka siguruar as kompensimin e tyre. Ata kërcënojnë me bllokim të rrugës.
-
Jo vetëm të papunët, nga Shqipëria po largohen edhe ata me rroga mbi 1000 euro (TABELA)
27 Tetor 2018, 09:52Sipas një studimi të fundit të Fondacionit Friedrich Ebert, gjysma e personave që marrin paga nga 1000-1400 euro duan të largohen. Por gjithashtu u pa se 70% e emigrantëve të rikthyer duan të ikin sërish.
-
'Pa gjurmë', përballja e çiftit Muçi, bashkëshorti: Dafina më tradhtonte, ja mesazhet dhe fotot erotike në FB
26 Tetor 2018, 19:10Bashkëshortja Dafina tha në emisionin e kaluar se dilte në chat-line në Facebook, pasi një gjë të tllë ia kërkonte Jonidi për të joshur persona të tjerë kundrejt përfitimeve monetare. I pranishëm vetë në studion e "Pa gjurmë", Jonidi e mohon diçka të tillë. Drama familjare bëhet edhe më e rëndë kur del në pah një abuzim seksual ndaj djalit 7-vjeçar të çiftit, ndërsa autori nuk ka marrë ndëshkim ligjor.
-
Rikonstruksioni në aksin Fushë Krujë-Vorë, punimet në të dyja korsitë shkaktojnë radhë kilometrike (VIDEO)
26 Tetor 2018, 19:01Rikonstruksioni i aksit Fushë Krujë-Vorë ka mbi një muaj që ka filluar, por punimet ende nuk kanë mbaruar. Për pasojë, qytetarët kanë rënë "pre" e radhëve të gjata të trafikut, por edhe të përshkimeve të dyfishta të rrugës prej 11 kilometra.
-
Cilësia e studentëve të mësuesisë lë për të dëshiruar, Nikolla publikon shifrat: 43% mbetës në provimin e shtetit
26 Tetor 2018, 15:45Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla argumenton pse u ndërmor reforma në mësuesi me synim rritjen e cilësisë në auditoret e universiteteve.
-
Banka Botërore: Shqipëria ndër 6 vendet me mungesë të theksuar të kapaciteteve të sigurisë ushqimore
26 Tetor 2018, 07:46Banka Botërore në një studim të fundit për statusin e Sigurisë Ushqimore në vendet në Zhvillim e ka renditur Shqipërinë të 6-tën në mesin e 90 vendeve nga e gjithë bota në lidhje me hendekun e kapaciteteve për të menaxhuar sigurinë ushqimore, sidomos nga ushqimet me origjinë shtazore
-
‘Këndi i Ekspertit’/ Specialistja e ALUIZNI-t: Si legalizohen shtesat e pallateve
26 Tetor 2018, 07:36Klodi Kuçuku, shefe e Zyrës së Legalizimeve pranë Drejtorisë së Tirana-2 sqaron qytetarët në Report TV
-
Zbardhet udhëzimi/ Trashëgimtarët e ish-të përndjekurve, radha si do merret kësti i parë, i dytë dhe i tretë
26 Tetor 2018, 07:32Nëse dosja s’ka mangësi në dokumentacion merret më shpejt kësti. Rastet kur e humbisni të drejtën e përfitimit për marrjen e lekëve
-
Tropojë/ Fshati Rragam i Shalës prej 11 vitesh pa energji elektrike
25 Tetor 2018, 21:40Prej 11 vitesh mungesa e telave dhe e transformatorit i ka lënë pa energji elektrike banorët e fshatit Rragam në Shalë të Tropojës. Banorët shprehen se gjatë zgjedhjeve të vitit të kaluar deputetja Mimi kodheli, ka sjelle një transfomator të ri, por që nuk u vu në punë asnjëherë.
-
‘Pa gjurmë’/ Rrëfimi i 31-vjeçares: Flirtoja online për lekë, më mësonte burri. Jonidi: S’kam lidhje, ti shikoje trupin lakuriq…
25 Tetor 2018, 19:15Një tjetër histori në studion e Pa gjurmë. Dafina, nënë e tre fëmijëve kërkon sot që të rikthehet me bashkëshortin. Ndërkohë që ajo bashkë me të shoqin kanë tentuar të fusin në kurth një person për ti marrë para. Ata kishin krijuar një skemë chat-i në Facebook, ku i bënin presion me disa foto zhveshur mashkullit me të cilin fliste Dafina.
-
Ngacmimet seksuale në hapësirat publike në Tiranë, zonat e rrezikuara qendra dhe Astiri
25 Tetor 2018, 15:45Qendra e Tiranës dhe zona e Astirit rezultojnë zona problematike për sa i përket ngacmimeve seksuale ndaj vajzave dhe grave. Sipas një studimi të kryer nga instituti Idra dhe UN Woman, faktorë rreziku rezultojnë mbipopullimi i autobusëve, ndriçimi i pakët në zona specifike dhe mungesa e policëve. Fenomeni nuk është i përhapur vetëm në Tiranë por edhe në qytete të tjera ne vend.