Sociale

  • “Lonely Planet” ka përzgjedhur plazhin “Jaz” në Mal të Zi si plazhin më të mirë në Evropë. Plazhi idilik është një guvë në detin Adriatik afër Budvës dhe cilësohet një nga perlat e vendit tonë fqinj. Në listën e 10 plazheve më të mira të Evropës bëjnë pjesë Portugalia, Franca, Italia, Greqia, Islanda, Britania, Spanja dhe Lituania.
  • Tekstet dixhitale, çelet konkursi
    15 ditor për shtëpitë botuese
    PDF-Udhëzimi i MASH për tekstet digjitale

    Për 15 ditë me radhë shtëpitë botuese do të kenë mundësi që të dorëzojnë projektet e tyre për tekstet dixhitale për klasat e dhjeta. Ministria e Arsimit ka hapur dje konkursin i cili do të mbyllet në 2 korrik ndërsa fituesit do të shpallen në 12 korrik. Tekstet dixhitale do të zbatohen në kuadër të projektit e-learning.  VIDEO

  • Gjimnastja kampione myslimane
    kritikohet për “veshjen” gjatë garës

    Edhe pse i dha medaljen e arit dy herë rradhazi Malajzisë vendit të saj në lojrat  e Azisë Juglindore, sërisht merr kritika të ashpra gjimnastja myslimane.  FOTO

     

  • Udhëtim në liqenin e Komanit 
    ja një nga mrekullitë shqiptare 

    Një udhëtim me varkë në liqenin e Komanit është përshkuar shpesh herë si një nga udhëtimet me varkë më madhështore në botë, duke kaluar nëpër pamjet e mrekullueshme të maleve të thepisura.

  • VIDEOLAJM/ Ja çfarë bën një
    baba për të zgjuar nga gjumi vajzën

    Të zgjohesh nga gjumi në mëngjes është një ndër gjërat më të vështira. Në këtë video shohim përpjekjet e një babai për të zgjuar vajzën e tij 5-vjeçare.

  • Formula për pensionet, si 
    llogariten të ardhurat suplementare

    Sa pension  përfitohet sipas pagave mesatare. Dosja që duhet të plotësohet nga ministritë. Një ish-ushtarak me pagë 70 mijë lekë, që ka 25 vite shërbimi, sipas aktit normativ të miratuar në vitin 2010-t, do të marrë një pension prej 21 mijë lekësh, pa llogaritur shtesat që mund të përfitohet për vitet e shërbimit.

  • Ish-ushtarakët, ja rillogaritja e 
    pensionit për 10 mijë rezervistë

    Që nga viti 1991 deri në 2013-n, ish-ushtarakët janë endur dyerve të gjykatave për të marrë përfitimet që ata pretendojnë. Si do të veprohet me skemën e rillogaritjes sipas pagës së referencës. ISSH: Pensioni për 30 vite punë, 36 mijë lekë. Pagat e referncës.  VIDEO

  • Nishani uron besimtarët myslimanë:
    Harroni dasitë e përditshme

    Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të Muajit të Ramazanit. Nishani duke uruar për një “Ramazan të lehtë, mendje të kthjellët, shpirt të kulluar”, presidenti nënvizon se, “Ramazani është Festa që realizon lidhjen mes sakrificës së vullnetshme hyjnore me efektet pozitive tokësore të asaj sakrifice.”

  • Raporti / Shqipëria e fundit 
    në rajon për cilësinë e jetesës

    Zvicra është vendi ku njerëzit bëjnë një jetë më cilësi të mirë. Ndërsa, Kanadaja edhe pse vlerësohet si vendi më i mirë për të jetuar nuk bën pjesë në 10 vendet me jetesën më cilësore. Në renditjen që mat cilësinë e jetesës, të publikuar nga “Numbeo.com”, ku merren parasysh siguria, kujdesi shëndetësor, fuqia blerëse dhe çmimet e konsumit dhe ndotja, Shqipëria bën pjesë tek vendet e rajonit me cilësinë më të dobët bashkë me Maqedoninë.

  • Gjeorgji, tigri i arratisur sulmon 
    për vdekje një person, vritet 

    Në Tbilisi kryqytetin Gjeorgjian ndodhi ajo që gjithkush kishte frikë. Shumë kafshë janë arratisur nga kopshti zoologjik i qytetit për shkak të përmbytjeve të fundit massive..Një nga kafshët e egra të larguara prej kopshtit një tigër i bardhë ka vrarë një njeri.


  • Sot nis Ramazani, Bruçaj:
    Muaj i paqes dhe solidaritetit

    Komunitetit Mysliman Shqiptar ka uruar besimtarët myslimanë në prag të fillimit të muajit të Ramazanit. Kreu i KMSH-së, Skënder Bruçaj duke uruar agjërim të lehtë, tha se ky është muaji i paqes dhe solidaritetit. “Nesër është dita e parë e agjërimit të Ramazanit, muajit të paqes, solidaritetit dhe Mëshirës Hyjnore. Agjërimi është një institucion moralo-shpirtëror”, u shpreh Bruçaj.  VIDEO

  • Video/ Ja ç`duhet të dimë për
    tatuazhet, trendet dhe kujdesi

    Tatuazhet në pjesën më të madhe të rasteve bëhen për ndjesi estetike duke vizatuar trupin  me figura që simbolizojnë karakterin dhe personalitetin njerëzor, familjar e shoqëror. Megjithatë, tatuazhet sot mund të shpjegohen si pjesë përbërëse e kulturës, modës apo dhe nevojës estetike.

  • Të mësosh të vishesh me stilin 
     e rrugës, ja tendencat e fundit

    Këto veshje nuk është e thjeshtë ti gjesh kudo. Moda nëpër rrugët e Firences gjendet në çdo vend madje edhe në rrugë. FOTO

  • Spanjë, 50-vjecari vdes pasi piu një 
    gotë verë në lokal....me detergjent

    Një 50-vjeçar humbi jetën pasi kërkoi një gotë me verë të bardhë në një bar në Spanjë. Brenda gotës në të vërtetë kishte detergjent për lavastoviljen (makinën larëse të enëve të kuzhinës). Tragjedia ka ndodhur ne Vinaros të Spanjës.

  • Fotolajm/ Qentë që respektojnë
    radhën më shumë se njerëzit! 

    Kjo foto tregon qentë që presin në radhë për të marrë ushqim. Qetësia e tyre është stoike. Fotoja është publikuar në rrjetin social “Reddit”, ku vihet në pah disiplina mbresëlënëse të anëtarëve të vegjël të akademisë së policisë në Kinë. Siç edhe shihet në imazh, qentë janë rreshtuar në vijë të drejtë ndërsa në gojë mbajnë enën me të cilën do të marrin ushqimin.

  • Skoci, ishulli që njeh për herë
    të parë vjedhjen pas 50 vitesh 

    Një ishull i vogël skocez njeh vjedhjen për herë të parë pas 50 vitesh, hajdutët vodhën të vetmin supermarket.Banorët u shokuan nga ngjarja dhe ata shtojnë se dyqani rrinte të gjithë natën i hapur që të lejontë peshkatarët të mernin atë që u nevoitej.

  • Multimiliarderi shet gjithçka
    në këmbim të 'kuptimit të jetës'

    Kërkimet e fundit tregojnë se të shpenzosh para për eksperienca në jetë i bën njerëszit më të lumtur sesa të shpenzosh për të mira materiale. Fabrice Grida është shembulli perfekt për ta vërtetuar këtë.

  • Ndryshimet në statut: Farmacistët
    në moshë duhet të dalin në pension

    Farmacistët që kanë mbushur moshën e pensionit në rast se nuk janë të vetëpunësuar do të duhet që të dalin në pension. Kështu parashikon ndryshimi që është bërë në statutin e urdhërit të farmacistit i cili ka hasur në reagimet e para negative.  VIDEO

  • Fotolajm / Fshati shqiptar në Turqi

    Arnavutkoy është një lagje e Stambollit që ruan ende formën e saj të mëparshme. Kjo lagje është pika e bashkimit e shkëlqimit dhe të qetësisë.Ky është një vend që e ruan strukturën tradicionale shumëvjeçare, sado që me kalimin e viteve kjo strukturë po zvogëlohet.

  • Matura Shtetërore,nxënësit zgjedhin
    për provim lëndët qytetari e anglisht

    Qytetaria dhe anglishtja janë dy lëndët që sërish edhe këtë vit kryesojnë listën e lëndëve me zgjedghje për provimet e maturës shtetërore. Burime nga Agjencia Kombëtare e Provimeve kanë bërë me dije se testimi i anglishtes si lëndë me zgjedhje do të jetë më i vështirë sesa ai i detyrueshëm. Ndonëse pas nuk mbeten edhe lëndët e shkencave ekzakte sërish maturantët kanë preferuar të testohen në lëndët e profilit shoqëror.  VIDEO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv