Sociale

  • Të rinjtë e Lazaratit kanë sfiduar imazhin e keq të krijuar në vitet e fundit si vendi i hashashit. Nxënës të shkollave të mesme dhe nëntëvjeçare kanë organizuar një aktivitet për promovimin e traditës dhe vlerave të këtij fshati. Të rinjtë shprehen se ka ardhur koha që Lazaratasit të mos shohin nga e shkuara  por nga e ardhmja, që për ta ka shpresë.  VIDEO
  • Ndotja nga nafta, alarmohen banorët
    në Mërtinaj të Vlorës, duan ndërhyrje

    Zona naftënxjerrëse e Gorishtit ku përmbledh disa fshatra të njësisë administrative Vllahinë të bashkisë Selenicë, prej disa vitesh është e rrezikuar nga ndotja që shkaktojnë puset e naftës në këtë zonë.  VIDEO

  • Trajnimi profesional/ Hoffman: 350
     infermierë punësim në Gjermani

    Oferta për punësim të sigurt dhe ligjor në Gjermani, ka sjellë ulje të numrit të personave që kërkojnë azil në këtë shtet. Ambasadori Gjerman në Tiranë, Helmut Hoffman, u shpreh i kënaqur nga ky fakt. Ai tha se shqiptarët janë kthyer në një forcë punëtore në vendin e tij. Sipas tij kjo është rruga e vetme e sigurtë për t’u punësuar në Gjermani.

  • Arsimi, 1500 praktikantë me
    kontratë të përkohshme pune

    Plot 1500 mësues të cilët do të kryejnë praktikat profesionale në shkolla të ndryshme të vendit do të punësohen me kontrata të përkohshme në sistemin parauniversitar në të gjithë vendin.  VIDEO

  • Merr fund "dilema", Facebook
    jo me "dislike" por me emotions

    Zuckenberg godet sërish me ndryshimet në rrjetin e tij social Fcaebook. Përdoruesit mund të përdorni tashmë një buton "Like" ndryshe, duke u pasuruar edhe me 5 ikona emocionesh.

  • Klosi me biznesin durrsak: Me një
    zanat, çdokush mund të punësohet

    “Endi sh.p.k” dhe “Er&Njaz” në qytetin e Durrësit, janë dy biznese të tjera që përballen me problemin shumë sipërmarrjeve të tjera në vend për punëtorë të kualifikuar. Në kuadër edhe të promovimit të programeve të nxitjes së punësimit, ministri Blendi Klosi ka vizituar sot ambientet e këtyre kompanive, ndërsa është njohur me kërkesën e sipërmarrësve për zgjerimin e aktivitetit dhe fuqi punëtore të kualifikuar. 

  • Video/ Kur merr vrull e të sulmon
    rinoceronti, ja momenti i frikshëm

    Ky është momenti i tmerrshëm kur një rinoceront sulmon makinën e një grupi turistësh në një nga parqet afirkane në Namibi. Siç duket në video ai merr vrull përpara se të dogasë makinën e parkuar në rrugë.

  • E frikshme, kjo grua kineze në
    vend të lotëve nxjerr gurë/Foto

    Një grua kineze, në vend të lotëve nxjerr gurë. Ding Aihua, vazhdimisht prodhon gurë të vegjël nga sytë e saj. Për herë të parë, gruaja është përballur me fenomenin në fjalë përpara 7 vjetësh dhe që nga ai moment, nuk është ndalur më. 

  • Tiranë, nisin parkimet me lekë 
    Ja sa paguhet sipas zonave /Foto

    Rruga ‘Gjin Bue Shpata”, pranë stadiumit “Dinamo” dhe Bulevardi Deshmoret e Kombit, jane dy rrugët e para që do aplikohet parkimi publik me pagesë nga Bashkia e Tiranës. Çdo qytetarë që nuk është banorë i zonës, duhet të paguajë 100 lekë të reja, për çdo orë qëndrimi.  VIDEO

  • Gjermeni:  Nga 1 Prilli lejet e
    ndërtimit online, stop korrupsionit

    Që nga data 1 prill të gjitha aplikimet për leje ndërtimi do të bëhen online. Kush dëshiron të ndërtojë ose të bëjë shtesë banese, duhet të paraqesë kërkesën elektronikisht në portalin unik të shërbimeve qeveritare, E-Albania Përvec zhdukjes së korrupsionit, sipas zëvendëskryeministrit Niko Peleshi, kjo mënyrë e re redukton dhe dokumentacionin që qytetari duhet ët paraqesë për të përfituar lejen.  VIDEO
     

  • Ja formula se si bëhet
    sot llogaritja e pensioneve

    Pensioni suplementar dhe i përkohshëm, sa lek marrin ish-ushtarakët. Pensioni minimal përfitohen 11 mijë e 500 lekë. Ish-ushtarakët mund të marrin pension suplementar pleqërie dhe pension të përkohshëm

  • Projektligji i ri/ Lejohet importi i 
    mbetjeve të listës së gjelbër të BE

    Vendimi i parë i marrë nga Parlamenti aktual për ndalimin e importit të mbetjeve, pritet të pësojë ndryshime. Gjatë aktivitetit të djeshëm të Shoqatës së Ricikluesve, u bë e ditur se po përgatitet një projektligj i ri që parashikon lejimin e importit të disa mbetjeve të riciklueshme si plastikë, letër dhe metale me ngjyra. 

  • Prej një viti nëna dhe djali 10 vjeçar
    në Shkodër jetojnë pa çati mbi kokë

    Nëna dhe djali i saj 10-vjeçar prej rreth një viti nuk kanë një strehë të tyren. Shtëpia e tyre në një fshat të njësisë administrative Guri Zi pjesë e bashkisë Shkodër, është shembur thuajse krejtësisht. Ajo godinë e vjetër tashmë është e pabanueshme. Valdete Cafi dhe djali i saj 10-vjeçar tregojnë se si ka degraduar shtëpia në të cilën jetonin deri para një viti. 

  • VIDEO/ Sa e vështirë është të
    gërmëzosh emrin e Shkëlzen Gashit?

    Sulmuesit të Kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashit, i kanë uruar mirëseardhjen në skuadrën Colorado Rapids me një video humoristike. Të gjithë lojtarëve të skuadrës u është kërkuar të gërmëzojnë emrin e kolegut të tyre, Shkëlzen, por ky ishte praktikisht një mision i pamundur.

  • Pozita dhe roli i gruas, pakënaqësi
    në shoqërinë mbarëshqiptare /Video

    Gratë shqiptare nga rajoni nuk janë të kënaqura me rolin dhe pozitën aktuale të gruas në shoqërinë mbarëshqiptare.

  • Statujë për vogëlushin Aylan Kurdi
    simboli i tragjedisë së refugjatëve

    Statuja e vogëlushit Aylan Kurdi, i cili u mbyt shtatorin e kaluar në detin Egje dhe që fotoja e tij bëri xhiron e botës duke treguar problemet e refugjatëve, është paraqitur sot në qytetin irakian Sulejmanie, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA).

  • Tregëtimi i mishit në Tropojë
    pa thertore e kontroll sanita

    TROPOJË- Bashkia Tropojë,tashmë e riorganizuar sipas reformës administrative-teritoriale, vazhdon të përballet çdo ditë me keqqeverisjen vendore të drejtuesve paraardhës  të këtyre dy dekadave.Një ndër shqetësimet e herëpashershme të banorëve ka qënë dhe  mbeten kushtet  higjieno-sanitare të tregtimit dhe furnizimit  të mishit,në veçanti por edhe të produkteve ushqimore në përgjithësi. Tashmë prej kohësh shërbimi i kontrollit higjieno-sanitar ka kaluar nga drejtoria e bujqësisë dhe ushqimit në varësi të bashkisë, ku ka në organikë edhe specialistë kontrolli, të cilët në bashkëpunim edhe me inspektorin e inspektoriatit të ushqimit kontrollojnë cilësinë e shërbimit.

  • Objektet pa leje, Gjermenji: Zgjidhje
    arkitektonike, Boeri: Të shfrytëzohet 

    32 arkitektë shqiptarë e italianë po studiojnë zgjidhjet për të përshtatur 400 mijë objektet pa leje të ndërtuara nga vitet 90’ me realitetin ekonomik e social shqiptar.  VIDEO

  • Klosi: 2 grupe pune për çështjen
     e pensioneve të ushtarakëve

    Ministri i Mirëqenies Sociale Klosi u ka siguruar mbështetje të gjithë ushtarakëve duke theksuar se do ti rikthejë dinjitetin. Në një takim me përfaqësues nga kjo shoqatë Klosi tha se synimi i qeverisë është trajtimi i denjë i tyre dhe bashkimi i të gjithë personave që mbajnë titullin " Ushtarak"

  • Shkelën ligjin anti-duhan, ISHSH
    ndëshkon 36 biznese në 7 qarqe

    36 biznese në shtatë qarqe të vendit janë ndëshkuar për jo më shumë se 6 ditë nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor, pasi ata kanë shkelur ligjin anti-duhan në ambientet ku ata ushtrojnë aktivitet.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv